|
16
korrik 2003 / Besim Abazi / Zėri
i Amerikės
Njė trup gjykues ndėrkombėtarė,
i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, shpalli sot fajtorė pėr
krime lufte dhe i dėnoi me gjithsejt 45 vjet heqje lirie, katėr
pjestarė tė ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Rrustem
Mustafa, I njohur me emrin e luftės Remi, komandant i Zonės
Operative tė Ushtrisė Clirimtare tė Kosovės pėr rajonin e
Llapit, nė veri tė Prishtinės, u dėnua me 17 vjet burgim, ndėrkaq
ish bashkėlufėtarėt e tij, Nazif Mehmeti me 13 vjet, Latif
Gashi me 10 dhe Naim Kadriu me 5 vjet heqje lirie.
Qė tė gjithė kėta akuzohen pėr
krime kundėr civilėve shqiptarė gjatė periudhės sė luftės nė
Kosovė.
Sipas kryetarit tė trupit gjykues,
britanikut Timothy Clason, ata janė fajtorė pėr arrestimin e
paligjshėm, keqtrajtimin dhe vrasjen e pesė qytetarėve tė pėrkatėsisė
kombėtare shqiptare, pėr tė cilėt ėshtė vlerėsuar se kanė
qenė bashkėpunėtorė tė regjimit serb. Tė dėnuarit kanė
mohuar vazhdimisht akuzat, duke theksuar se viktimat e pėrfshira
nė akzuė janė ndaluar nga Ushtria Clirimtare e Kosovės pėr
shkaqe sigurie, por mė pas ata janė lėnė tė lirė.
Avokatėt mbrojtės tė tyre thanė
sot se do tė apelojnė vendimin e gjyqit nė Gjykatėn e Lartė tė
Kosovės, duke I cilėsuar dėnimet si shumė tė ashpra dhe tė
pambėshtetura nė prova, siq u shpreh avokatja Nekibe Kelmendi,
duke krahasuar dėnimet e deritashme tė serbėve tė akuzuar pėr
krime lufte me dėnimin e sotėm.
Tė marrim rastin e fundit nė
Pejė qė pėr 41 viktima, (I akuzuari serb) u dėnua me vetėm 7
vjet burgim. E kėtu 45 vjet burgim pėr vepra penale tė cilat nė
mėnyrė tė sigurtė dhe tė padyshimtė nuk janė vėrtetuar,
tha zonja Kelmendi.
Ndėrkaq, pėrfaqėsueist politik tė
Kosovės ende nuk kanė bėrė ndonjė koment rreth vendimit tė
sotem tė gjykatės, pėrvec kryetarit tė Partisė Demokratike,
Hashim Thaci, i cili shkurtazi ka theksuar se kjo ėshtė ēėshtje
qė i takon drejtėsisė.
Ndėrkohė mijėra veta kanė
protestuar nė Podujevė, qytet ne veri tė Prishtinės,
vendlindja e tė dėnuarėve. Protestuesit e kanė cilėsuar
procesin gjyqėsor politikisht tė motivuar, duke kėrkuar lirimin
e tė dėnuarėve.
Kryetari i trupit gjykues tha sot
gjatė shqiptimit tė dėnimit se procesi gjyqėsor nuk ka tė
bėjė me Ushtrinė Clirimtare por me individėt e pėrfshirė nė
veprimet pėr tė cilat akzuohen. Komandant Remi ėshtė
arrestuar nė fillim tė muajit gusht tė vitit 2002, ndėrsa tre
tė akuzuarit e tjerė nė janar tė vitit tė kaluar.
Komandant Remi, njėri ndėr
drejtuesit mė tė njohur te ish Ushtrise Clirimtare te Kosoves,
pas luftes ishte nje nga drejtuesit me te larte te Trupave
Mbrojtese te Kosoves organizatė kjo e cila ka trashėguar Ushtrinė
Clirimtare.
Ai qe pezulluar nga kėto
trupa pasiqė emri I tij ishte gjetur nė nje urdhėr ekzekutiv tė
presidentit amerikan George Bush. Ky ėshtė rasti I parė qė
shqiptarėt akuzohen dhe dėnohen pėr krime tė kryera gjatė
periudhės sė luftės nė Kosovė.
|