16.07.2003 - Trepca.net

Lajme

E mėrkure 16 korrik 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Nexhat Daci bisedoi me njė grup hulumtues amerikan pėr ēėshtje tė Ballkanit

  • Katėr eprorėt e lartė tė ish-UĒK-sė nė zonėn e Llapit u dėnuan me gjithsej 45 vjet burgim

  • Komuna e Prishtinės ka caktuar lokacionin pėr ndėrtimin e objektit tė ri pėr ASHAK-un

  • Kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės vizitoi sot Shefin e Zyrės Amerikane ne Prishtinė

  • Nė Prishtinė i pėrfundoi punimet konferenca ndėrkombėtare kushtuar planifikimit hapėsinor

  • Anulohet provimi pranues nė departamentin e shkencave politike dhe i njėjti mbahet nė shtator

  • Pėrfaqėsuesit e grupit tė "pesėshes" nesėr flasin para gazetarėve

  • UNMIK-u ka filluar njė fushatė pėr t'i inkurajuar qytetarėt se Kosova ėshtė atdheu i tė gjitha komuniteteve

  • Ministria e Bujqėsisė sė Kosovės synon themelimin e agjencisė sė sigurimit tė ushqimit

  • Alarmi i rremė pėr bombėn e vendosur nė Prishtinė

  • Nė Prishtinė po i vazhdon punimet konferenca e nivelit tė lartė pėr planifikimin hapėsinor nė Evropėn Juglindore

  • Koalicioni serb "Kthimi" ka pėrjashtuar nga radhėt e veta deputetėt Rada Trajkoviq dhe Rangjell Nojkiq

  • Nėnkryetari i BSPK-sė ėshtė mbajtur 14 orė nga policia serbe nė aeroportin e Beogradit

  • Athinė: Premtime pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė lejeve

  • Komisioni Evropian ka ndarė nė ndihmė falas pėr Shqipėrinė nė vlerė prej 46.5 milionė eurosh

  • Nė afėrsi tė zonės kufitare, ushtarėt maqedonas kanė plagosur njė qytetarė tė Kosovės

  • Ministria e rendit tė Malit tė Zi do tė marrė nė mbikėqyrje kufirin me Kosovėn

  • Nė Teheran nga rrahjet ka vdekur njė gazetare kanadeze Kazemi

  • Biseda Pauell-Zhaoxing lidhur me ambiciet bėrthamore tė Koresė sė Veriut

  • Drejtori i CIA-s do tė pėrballet sot me pyetje tė vėshtira para njė komisioni tė senatit

  • Uragane nė Amerikė, temperatura tė larta nė Evropė

  • Bremer tha se varet nga populli i Irakut se sa gjatė do qėndrojnė trupat amerikane nė kėtė vend

  • Vritet njė ushtar amerikan dhe plagosen dy tė tė tjerė

  • Stuhia e fuqishem ka marrė jetėn e katėr njerėzve nė Francė

  • Lufta nė Irak i ka kushtuar SHBA-ve deri mė tash 48 miliardė dollarė

  • Franca nuk do tė dėrgojė trupa nė Irak

  • Vriten pesė ushtarė rusė nga rebelėt ēeēenė


 
Nexhat Daci bisedoi me njė grup hulumtues amerikan pėr ēėshtje tė Ballkanit
                
Prishtinė, 16 korrik 2003 - Ėshtė nė interes tė gjerė qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė angazhohen edhe mė tutje posaēėrisht nė shpejtimin e proceseve tė gjithmbarshme aktuale nė Kosovė, sepse kjo ndihmė ėshtė e pazėvendėsueshme, duke ditur se Evropa nuk ka referenca tė mjaftueshme pėr Ballkanin dhe nuk ka treguar rezultate, nė rastet kur nuk janė pėrfshirė edhe ShBA-tė.
 
Kėto ishin disa nga konstatimet e takimit tė sotėm tė kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci me profesorėt Stiv Mejer dhe Obrad Kesiq nga njė grup hulumtues amerikan pėr ēėshtje tė Ballkanit, ku u fol pėr ēėshtjen e statusit final tė Kosovės, si dhe pėrgatitjet pėr fillimin e bisedimeve pėr ēėshtje praktike me Serbinė.

Nė kėtė takim profesor Daci theksoi se NATO-ja ėshtė e nevojshme qė edhe njė kohė tė gjatė tė qėndrojė nė Kosovė, qė do tė varet edhe nga vetė zhvillimi i proceseve nė Kosovė.
 
Ndėrkaq, duke folur rreth pėrgatitjeve pėr fillimin e bisedimeve pėr ēėshtje praktike me Beogradin, z. Nexhat Daci theksoi se nuk pret shumė nga ato, duke u nisur edhe nga fakti se viteve tė fundit Serbia ka nėnshkruar shumė dokumente, por nuk ka dėshmuar dėshirė pėr realizimin e tyre, derisa nuk ka pasuar presioni nga jashtė.
 
Nė kėto bisedime, theksoi professor Daci, njė rol prijės duhet ta kenė gjithsesi SHBA-tė. Profesor Daci u angazhua pėr njė zgjidhje tė drejtė e afatgjatė tė statusit tė Kosovės, nė tė mirė tė vendit dhe integrimit evropian, njofton Zyra pėr Marrėdhėnie me Media dhe Publikime e Kuvendit tė Kosovės.
 
 
Katėr eprorėt e lartė tė ish-UĒK-sė nė zonėn e Llapit u dėnuan me gjithsej 45 vjet burgim
 
Prishtinė, 16 korrik 2003 – Kolegji i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, i pėrbėrė nga gjykatės ndėrkombėtarė, ka dėnuar sot katėr ish-eprorėt e lartė tė UĒK-sė nė zonėn e Llapit me gjithsej 45 vjet burgim.
 
Ish-komandanti i UĒK-sė nė kėtė zonė Rrustem Mustafė -Remi ėshtė dėnuar me 17 vjet burgim, Nazif Mehmeti me 13 vjet burgim, Latif Gashi me 10 vjet burgim dhe Naim Kadriu me 5 vjet burgim.

Tė gjithė ata janė dėnuar nė bazė tė konventave ndėrkombėtare pėr vepra penale - krime lufte nė zonėn operative tė Llapit.

Avokatėt mbrojtės tė katėr tė akuzuarve aktgjykimin e vlerėsuan jo tė drejtė, kurse dėnimet drakonike. Ata kanė paralajmėruar ankesa pranė Gjykatės Supreme tė Kosovės.
 
 
Komuna e Prishtinės ka caktuar lokacionin pėr ndėrtimin e objektit tė ri pėr ASHAK-un
 
Prishtinė, 16 korrik 2003 – Kryetari i Kuvednit tė komunės sė Prishtinės Ismet Beqiri, me bashkėpunėtorėt, vizitoi sot Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, ku u prit nga akademik Rexhep Ismajli dhe anėtarė tė tjerė tė Kryesisė sė ASHAK.

Ismet Beqiri e njoftoi kryetarin e ASHAK-ut me aktivitetet dhe punėt me tė cilat po pėrballet kryeqyteti i Kosovės dhe tha se shtimi i madh i banorėve nė Prishtinė dhe infrastruktura ende e dobėt janė duke shkaktuar probleme natyrash tė ndryshme, mirėpo tha se me njė angazhim serio
z a to do tė tejkalohen.

Kryetari i KK tė Prishtinės me kėtė rast ia dorėzoi kryetarit tė ASHAK vendimin e Kuvendit Komunal tė Prishtinės pėr ndarjen e lokacionit nė hapėsirė prej 50 ari, nė tė cilin pritet tė ndėrtohet objekti i ri i ASHAK-ut. Ky lokacion ndodhet nė afėrsi tė ndėrtesės sė fakultetit tė vjetėr teknik tė Prishtinės.

Akademik Rexhep Ismajli, pasi e falėnderoi kryetarin Beqiri pėr vizitėn tha se vendimi pėr ndarjen e lokacionit pėr ndėrtimin e objektit tė ri tė Akademisė do tė thotė shumė, kur tė kihet parasysh se nė ndėrtesėn ku punon aktualisht ajo ėshtė nė njė gjendje tė rėndė.

Akademik Ismajli vlerėsoi se ndihma e Akademisė pėr institucionet e Kosovės nuk do tė mungojė.
 
 
Kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės vizitoi sot Shefin e Zyrės Amerikane ne Prishtinė
 
Prishtinė, 16 korrik 2003 – Kryetari i Kuvendit tė Komunės sė Prishtinės, Ismet Beqiri vizitoi sot Zyrėn Amerikane nė Prishtinė dhe u takua me shefin e kėsaj zyre, z. Reno Harnish.

Qėllimi i vizitės sė sotme tė kryetarit tė Prishtinės nė Zyrėn Amerikane nė Prishtinė, ishte e karakterit lamtumirės, pasi z. Harnish ka pėprfunduar mandatin e tij nė Kosovė dhe sė shpejti do tė kthehet nė SHBA.

"Ju falėnderojmė pėr punėn e shkėlqyeshme qė keni bėrė pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj", i tha kryetari i KK tė Prishtinės, Ismet Beqiri z. Reno Harnish.

Reno Harnish gjatė takimit, i cili kaloi nė njė atmosferė tė pėrzemėrt, i tha kryetarit tė Prishtinės se edhe ai ka ndjerė kėnaqėsi tė madhe gjatė kohės sė bashkėpunimit me zotin Beqiri.

Gjatė takimit u bisedua edhe pėr ngritjen e fshatit ndėrkombėtar nė Hajvali tė Prishtinės. Zoti Beqiri i premtoi z. Harnish se nė seancėn e ardhshme tė Asamblesė Komunale tė Prishtinės qė mbahet mė 18 korrik tė kėtij viti, do tė shqyrtohet si pikė e veēantė e rendit tė ditės dhe po ashtu shfaqi shpresėn se ndėrtimi i fshatit ndėrkombėtar do tė miratohet nga kėshilltarėt e Asamblesė komunale.

Nė vazhdim shefi i Zyrės Amerikane nė Prishtinė, Reno Harnish foli edhe pėr integrimin e komuniteteve nė Prishtinė dhe nė komuna tė tjera tė Kosovės dhe tha se me pasardhėsen e tij, e cila do tė emėrohet sė shpejti nė Prishtinė nė cilėsinė e shefes sė Zyrės amerikane, do t'i vizitojnė serbėt nė lagjen ‘Ulpiana’ nė Prishtinė dhe pėrkujtoi se nga 1 tetori i kėtij viti, Qeveria amerikane do ta fillojė njė program tė ri pėr dhėnien e ndihmave pėr komunat e Kosovės, ndėrsa nė pranverėn e vitit tė ardhshėm do tė fillojė faza e dytė e ndihmave pėr ato komuna tė Kosovės, tė cilat e kanė avancuar ēėshtjen e integrimit tė komuniteteve.

Nė fund tė takimit, kryetari i KK tė Prishtinės, Ismet Beqiri ia dhuroi shefit tė Zyrės Amerikane nė Prishtinės, z. Reno Harnish njė mirėnjohje, tė cilėn kryetari Beqiri ia ndau nė emėr tė Kuvendit Komunal tė Prishtinės.
 
 
Nė Prishtinė i pėrfundoi punimet konferenca ndėrkombėtare kushtuar planifikimit hapėsinor
 
Prishtinė, 16 korrik 2003 - Nė Prishtinė i ka pėrfunduar punimet Konferenca ndėrkombėtare pėr palnifikimin hapėsinor me tri tryezat punuese nė tė cilat u paraqitėn raportet dhe konkluzionet lidhur me prioritetet e politikave dhe perspektivave nė kėtė fushė.
 
Grupet punuese kanė theksuar se ligjet, institucionet, implementimi i planeve hapėsinore, mbrojtja e trashėgimisė kulturore, natyrore dhe e mjedisit, duhet tė zbatohen nėpėrmjet politikave tė planifikimit hapėsinor.
 
 
Anulohet provimi pranues nė departamentin e shkencave politike dhe i njėjti mbahet nė shtator
 
Prishtinė, 16 korrik 2003 - Dekanati i Fakultetit Filozfik dhe Departamenti i Shkencave Politike kanė anuluar povimin pranues pėr shkak se gjatė kontrollimit tė rezultateve tė provimeve pranuese, gabimisht ėshtė pėrdorur ēelėsi pėr kontrollimin e testeve. Sot u bė e ditur se provimi pranues pėr tė gjithė kandidatėt, tė cilėt kanė marrė pejsė nė testimin e datės 10 korrik, do tė mbahet mė 5 shtator tė kėtij viti.
 
 
Pėrfaqėsuesit e grupit tė "pesėshes" nesėr flasin para gazetarėve
 
Prishtinė, 16 korrik 2003 - Rino Harnish, shef i Misionit nė Zyrėn e SHBA-ve nė Prishtinė, do tė jetė nikoqir i konferencės pėr shtyp tė "Quint" grupit, tė enjtėn mė 17 korrik nė orėn 11.00 nė press qendrėn e Zyrės sė SHBA-ve nė Prishtine.
 
Bashkė me z. Harnish do tė jenė edhe: z.Peter Rondorf, shef i Misionit nė Zyrėn gjermane, z. Mark Dikinson, shef i Misionit nė Zyrėn britanike, z. Daniel Ratier usht. det. i shefit tė Misionit nė Zyrėn franceze dhe Paskuale Salcano, shef i Misionit tė Zyrės italiane.

Tė pesė pėrfaqėsuesit e misioneve tė shteteve qė pėrbėjnė "Quint" grupin do tė diskutojnė pėr pėrkrahjen e tyre pėr "standardet para statusit" dhe do t'u bėjnė thirrje UNMIK-ut si dhe institucioneve tė pėrkohshme tė vetėqeverisjes qė tė punojnė sė bashku pėr tė krijuar njė plan pėr t'i arritur standardet nė njė kohė tė caktuar, thuhet nė njė njoftim tė Zyrės amerikane.
 
 
UNMIK-u ka filluar njė fushatė pėr t'i inkurajuar qytetarėt se Kosova ėshtė atdheu i tė gjitha komuniteteve
 
Prishtinė, 16 korrik 2003 - Me moton "Kosova jam unė", misioni i UNMIK-ut ka filluar njė fushatė pėr tė inkurajuar qytetarėt dhe pėr t'i bindur ata qė Kosova ėshtė atdheu i tė gjitha komuniteteve.
 
Nė kėtė fushatė po marrin pjesė edhe figura tė njohura botėrore, si ish-presidenti amerikan Klinton, senatori Bob Doll, ish-sekretarrja amerikane e shtetit Ollbrajt dhe zyrtarė tė lartė tė komunitetit ndėrkombėtar. Ish-presidenti amerikan
 
Bill Klinton pėrmes njė videoincizimi ka bėrė thirrje qė tė gjithė qytetarėt e Kosovės tė punojnė pėr tė krijuar njė shoqėri shumetnike e tolerante.
 
"Sikur Amerika dhe Kosova kanė njė thesar tė shumėllojshmėrisė sė njerėzve, kulturave dhe zakonave me tė cilat mund tė jenė krenarė shqiptarėt, serbėt, malazezėt, turqit, boshnjakėt, egjiptianėt, hashkalinjtė dhe romėt", thotė Klinton, duke shfaqur shpresėn se nė Kosovė do tė mbizotėrojė njė shoqėri e bashkuar, ku mirėkuptimi do tė ngadhnjejė mbi urrejtjen.

Klinton ėshtė shprehur krenar pėr atė qė ka bėrė nė Kosovė, duke u bėrė thirrje qytetarėve qė tė lėnė prapa tė kaluarėn e vrazhdė, sepse e ardhmja do tė jetė e ndritshme pėr Kosovėn e re.
 
 
Ministria e Bujqėsisė sė Kosovės synon themelimin e agjencisė sė sigurimit tė ushqimit
 
Prishtinė, 16 korrik 2003 - Ministria e Bujqėsisė ka prezentuar para mediave njė publikim tė quajtur "Libri i gjelbėr", nėpėrmjet tė cilit ėshtė pėrfshirė strategjia e zhvillimit tė kėtij segmenti tė rėndėsishėm pėr Kosovėn.
 
Me kėtė rast u tha Ministria e Bujqėsisė ka pėr qėllim themelimin e njė agjencie tė sigurimit tė ushqimit. Themelimi i saj do tė sigurojė dy objektiva: rritjen e standardeve evropiane lidhur me cilėsinė pėr produktet e Kosovės dhe garantimin e mbrojtjes adekuate tė konsumatorėve.
 
 
Alarmi i rremė pėr bombėn e vendosur nė Prishtinė
 
Prishtinė, 16 korrik 2003 – Pas njė thirrje anonime se afėr shkollės fillore ėshtė vendosur njė bombė, pjesėtarėt e KFOR-it dhe SHPK-sė kishin bllokuar mbrėmė rreth 18.00 disa rrugė nė atė pjesė tė qytetita. Por pas njė kontrolli tė hollėsishėm ėshtė konstatuar se alarmi ka qenė i rremė. Mirėpo bllokimi pėr disa orė i rrugėve ka shkaktuar kaos nė trafikun e kryeqytetit.
 
 
Nė Prishtinė po i vazhdon punimet konferenca e nivelit tė lartė pėr planifikimin hapėsinor nė Evropėn Juglindore
 
Prishtinė, 16 korrik 2003 - Nė Prishtinė sot i pėrmbyll punimet konferenca ndėrkombėtare pėr planifikimin hapėsinor. Pjesėmarrės e konferencės do tė debatojnė sot pėr rezultatet e tri tryezave tė djeshme.

Gjatė ditės sė djeshme pėrfaqėsuesit e tri vendeve, tė cilėt kanė arritur me vonesė nė sesionin plenar nė ditėn e parė, kanė organizuar njė seancė plenare, ku kanė paraqitur pėrvojat e tyre nė planifikim hapėsinor.
 
 
Koalicioni serb "Kthimi" ka pėrjashtuar nga radhėt e veta deputetėt Rada Trajkoviq dhe Rangjell Nojkiq
 
Mitrovicė, 16 korrik 2003 – Koalicioni serb "Kthimi" nė Kuvendin e Kosovės, ka pėrjashtuar nga radhėt e veta deputetėt Rada Trajkoviq dhe Rangjell Nojkiq, siē thuhet, pėr shkak tė shkeljes sė rregullores sė punės.
 
Pėrjashtimi nga koalicioni nuk nėnkupton se Rada Trajkoviqit dhe Rangjell Nojkiqit u ėshtė marrė edhe mandati i deputetit nė Kuvendin e Kosovės. Mirėpo thuhet se tash e tutje kėta dy deputetė do ta pėrfaqėsojnė vetveten. Pėr pėrjashtimin e tyre kanė votuar 14 deputetė nga 15 tė pranishem nė mbledhje.

Rada Trajkoviq vendimin pėr pėrjashtimin e tyre e konsideron si "afirmim tė politikės sė Kėshillit Kombėtar Serb tė Kosovės i cili ėshtė pėr ruajtjen e interesave kombėtare serbe nė Kosovė dhe nė luftėn pėr kthimin e sovranitetit tė shtetit tė Serbisė nė atė territor".
 
 
Nėnkryetari i BSPK-sė ėshtė mbajtur 14 orė nga policia serbe nė aeroportin e Beogradit
 
Beograd, 16 korrik 2003 - Nėnkryetari i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės Ali Dragusha ėshtė ndaluar nga organet kufitare dhe nga policia serbe nė aeroportin e Beogradit, ku ėshtė mbajtur prej orės 7 tė mėngjesit deri nė orėn 21.00 tė mbrėmjes.
 
Ndalimi i tij ėshtė bėrė me arsyetim se Serbia nuk e njeh dokumentin e udhėtimit tė UNMIK-ut. Ali Dragusha ka udhėtuar nė Beograd pėr tė marrė pjesė nė konferencėn ndėrkombėtare pėr tė drejtat ligjore lidhur me marrėdhėnien e punės nė kuadrin e Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Jugindore. Ai ishte ftuar nė kėtė konferencė nga Konfederata Ndėrkombėtare e Sindikatave tė Lira.
 
 
Athinė: Premtime pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė lejeve
 
Athinė, 16 korrik 2003 - Zyrtarė tė lartė grekė kanė premtuar tė zhbllokojnė vendimin e qeverisė qė u ndalon emigrantėve tė cilėt nuk kanė marrė lejet e qėndrimit, tė udhėtojnė jashtė Greqisė e tė kthehen pėrsėri.

Ambasadori shqiptar nė Athinė, Bashkim Zeneli, ėshtė takuar tė martėn me ministrin e Brendshėm grek, Kostas Skandalidis, i cili i ka premtuar zgjidhjen e problemit.

Para dy javėsh zoti Skandalidis deklaroi se kushdo emigrant qė nuk disponon lejen e rinovuar, nuk do tė mund tė udhėtojė jashtė Greqisė e tė kthehet pėrsėri. Deklarata shkaktoi dėshpėrim, sidomos nė radhėt e emigrantėve shqiptarė, qė kishin planifikuar t'i kalonin nė atdhe pushimet verore.

Ndjenjat qė po pėrjetojnė kėto ditė qindra mijėra emigrantė shqiptarė, i pėrcaktonte me vetėm tri fjalė, 'Gazeta e Athinės', e pėrjavshme nė gjuhėn shqipe qė botohet nė Greqi: "Trishtim, keqardhje, indinjatė."
 
 
Komisioni Evropian ka ndarė nė ndihmė falas pėr Shqipėrinė nė vlerė prej 46.5 milionė eurosh
 
Bruksel, 16 korrik 2003 - Komisioni Evropian ka ndarė nė ndihmė falas pėr Shqipėrinė nė vlerė prej 46.5 milionė eurosh. Burimet e Bashkimit Evropian nė Bruksel pohuan se afėr gjysma e kėsaj shume duhet tė pėrdoret pėr tė luftuar veprimtarinė e krimit tė organizuar nė Shqipėri.
 
Ndėrkaq 8 milionė tė tjera do tė pėrdoren pėrmirėsimin e punės sė administratės, sidomos nė fushėn e mbledhjes sė taksave qė duhet tė garantojnė edhe tė ardhurat e arkės sė shtetit.
 
Nisur nga problemet dhe parregullsitė e vėrejtura gjatė zgjedhjeve tė mėparshme, KE ka vendosur qė nga shuma e pėrgjithshme prej 46. 5 milion eurosh, njė milion tė pėrdoren pėr krijimin e njė liste tė komjuterizuar tė zgjedhėsve, e cila do tė shmangte parregullėsitė si dhe do tė pėrshpejtonte nxjerrjen e saktė dhe me kohė tė rezultateve zgjedhore.
 
Njėri nga instrumentat pėr ta luftuar krimin e organizuar nė kėtė vend, sipas zyrtarėve tė Komisionit Evropian do tė jetė edhe ngritja e njė gjykate tė posaēme qė tė merret me krime tė rėnda.
 
 
Nė afėrsi tė zonės kufitare, ushtarėt maqedonas kanė plagosur njė qytetarė tė Kosovės
 
Bllacė, 16 korrik 2003 - Nė afėrsi tė karakollit Bllacė e Poshtme, nė pikėn kufitare ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė, ushtarėt maqedonas kanė plagosur me armė qytetarin e Kosovės Taxhedin Kurtishin.
 
Sipas Ministrisė maqedonase tė Mbrojtjes, incidenti ka ndodhur kur patrulla e Armatės maqedonase ka tentuar tė pengojė hyrjen ilegale nga Kosova pėr nė Maqedoni tė njė furgoni pa targa me ē'rast ushtarėt maqedonas kanė shtėnė me armė zjarri dhe kanė plagosur Taxhedin Kurtishin tė cilin e kanė dėrguar nė Spitalin e Shkupit, ndėrkaq tre persona tė tjerė tė cilėt kanė qenė nė furgon janė arrestuar.
 
 
Ministria e rendit tė Malit tė Zi do tė marrė nė mbikėqyrje kufirin me Kosovėn
 
Podgoricė, 16 korrik 2003 - Pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė rendit tė Malit tė Zi mė 21 korrik do tė marrin nė mbikėqyrje kufirin me Kosovėn tė gjatė mbi 75 km, tė cilin aktualisht e kontrollon ushtria serbo-malazeze.
 
Kėtė e konfirmoi shefi i Zyrės pėr ēėshtjen e kufirit shtetėror Millan Paunoviq, i cili sė bashku me komisionin e pėrbashkėt tė ushtrisė serbo-malazeze kėto ditė vizitoi pikėn kufitare midis Malit tė Zi dhe Kosovės nė Kullė.
 
Ai vuri nė dukje se ky vendim ėshtė marrė nė bazė tė vendimit tė Kėshillit tė Lartė tė Mbrojtjes, i cili parasheh po ashtu kontrollimin qė kufiri shtetėror tė vihet nėn mbikėqyrjen e polciisė malazeze.

Nė kėtė kuadėr po bashkėrendohen veprimet edhe me forcat paqeruajtėse nė Kosovė dhe me UNMIK-un, qė tė krijohet njė bashkėpunim i dyanshėm dhe i rėndėsishėm pėr qetėsinė dhe sigurinė nė rajon.
 
 
Nė Teheran nga rrahjet ka vdekur njė gazetare kanadeze Kazemi
 
Teheran, 16 korrik 2003 - Gazetarja kanadeze-iraniane Zahra Kazemi ka vdekur pasi ishte rrahur muajin e kaluar, ka bėrė tė ditur njė zyrtar i lartė iranian. Ajo ka vdekur nga gjakderdhaj nė tru. Zyrtarėt e Teheranit kanė refuzuar qė Kanadaja tė bėjė hetimet lidhur me vrasjen e gazetares 54-vjeēare.

Zahra Kazemi ishte arrestuar mė 23 qershor ndėrsa po fotografonte protestuesit para burgut Evin nė pjesėn veriore tė Teherenit, njofton AFP.
 
 
Biseda Pauell-Zhaoxing lidhur me ambiciet bėrthamore tė Koresė sė Veriut
 
Uashington, 16 korrik 2003 - Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell dhe ministri i jashtėm kinez, Li Zhaoxing, zhvilluan njė bisedė lidhur me ambiciet bėrthamore tė Koresė sė Veriut.

Agjencia kineze zyrtare e lajmeve Hsinhua bėri tė ditur se, gjatė njė bisede telefonike nė orėt e para tė mėngjesit, dy zyrtarėt ishin tė njė mendimi qė tė mbajnė kontakte dhe tė shtojnė pėrpjekjet pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet amerikano-kineze. Agjencia Hsinhua nuk dha hollėsi tė tjera.

Administrata e Presidentit Bush po shqyrton pretendimin e Koresė sė Veriut kur tha se ka prodhuar sasi tė mjaftueshme plutoniumi pėr tė bėrė disa bomba bėrthamore.
 
 
Drejtori i CIA-s do tė pėrballet sot me pyetje tė vėshtira para njė komisioni tė senatit
 
Uashington, 16 korrik 2003 - Drejtori i Agjencisė sė Zbulimit Amerikan, Xhorxh Tenet, do tė dalė sot para njė komisioni tė senatit pėr atė qė pritet tė jetė njė seancė pyetjesh tė vėshtira lidhur me informacionin e gabuar tė zbulimit rreth armėve tė Irakut.

Anėtarė tė komisionit tė senatit pėr zbulimin do t'i kėrkojnė sigurime zotit Tenet lidhur me cilėsinė e informacionit tė zbulimit amerikan. Zoti Tenet del para komisionit tė senat njė javė pasi mori pėrgjegjėsinė pėr njė deklaratė tė rreme, qė u pėrfshi nė njė prej fjalimeve tė presidentit Bush, sipas sė cilės Iraku kishte marė uranium nga Afrika.

Disa demokratė e kanė pėrdorur kėtė deklaratė pėr tė vėnė nė pikpyetje argumentin e presidentit pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht nė Irak.
 
 
Uragane nė Amerikė, temperatura tė larta nė Evropė
 
Hjuston, 16 korrik 2003 - Njė uragan i fuqishmė po godet brigjet e Teksasit qendror me erėra dhe shira tė fuqishme. Shėrbimi metereologjik amerikan thotė se ka mundėsi qė uragani tė godasė nė tokė pranė qytetit bregdetar Port O'Konnor, 160 kilometra nė jug tė Hjustonit.
 
Uragani i quajtur Klodet ishte fillimisht njė stuhi tropikale, por kur erėrat e tij arritėn shpejtėsinė 120 kilometra nė orė stuhia u klasifikua si uragan. Klodet ndodhet nė Gjirin e Meksikės.
 
Banorėt pranė brigjeve tė Teksasit janė paralajmėruar tė marrin masa, ndėrsa erėrat e fuqishme po fillojnė tė godasin pjesė tė bregut tė Luizianės. Autoritetet thonė se nė zonat mė tė goditura mund tė ketė pėrmbytje dhe shira tė rrėmbyer.
 
 
Bremer tha se varet nga populli i Irakut se sa gjatė do qėndrojnė trupat amerikane nė kėtė vend
 
Bagdad, 16 korrik 2003 - Shefi i administratės civile tė Irakut, diplomati amerikan Pol Bremer tha se varet nga populli i Irakut se sa gjatė do qėndrojnė trupat amerikane nė kėtė vend. Kjo ka tė bėjė me faktin se sa shpejt irakianėt do tė ndėrtojnė njė shoqėri tė lirė dhe demokratike.

"Kushtetuta do tė shkruhet nga vetė irakianėt, pėr irakianėt. Dhe versioni pėrfundimtar do t'i paraqitet popullit, qė do thotė fjalėn e tij pėrmes njė referendumi. Dhe menjėherė pas miratimit zgjedhjet e lira e demokratike do tė mbahen nė vend, nga tė cilat do dalė njė qeveri irakiane plotėsisht sovrane", tha Bremer.
 
 
Vritet njė ushtar amerikan dhe plagosen dy tė tė tjerė
 
Abu Ghraib, Irak, 16 korrik 2003 - Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe dy tė tjerė janė plagosur tė mėrkurėn nga njė shpėrthim i fuqshėm, kur njė konvoj me 20 makina po kalonte pranė njė automjeti tė shkatėrruar e tė braktisur buzė rrugės, 16 mila nė perėndim tė Bagdadit ka thėnė ushtaraku Hoze Kolon, njofton AP.
 
Ai ka thėnė se shpėrthimi ka qenė i fuqishėm dhe beson se eksplozivi ka qenė i fshehur nė mbeturinat e automjetitt. Ushtari i vrarė ka qenė nė njė kamion, ndėrkaq konvoji po shkonte drejt njė baze amerikane nė kufi me Jordaninė.
 
 
Stuhia e fuqishem ka marrė jetėn e katėr njerėzve nė Francė
 
Paris, 16 korrik 2003 - Katėr veta kanė humbur jetėn, ndėrkaq 70 janė lėnduar nga stuhitė e fuqishme nė viset juperėndimore tė Francės. Rreth 160 mijė shtėpi kanė mbetur pa energji elektrike. Stuhi tė fuqishme kanė pėrfshirė tė martėn nė mbrėmje edhe Francėn qendrore, ndėrkaq era nė momente ka arritur shpejtėsinė deri nė 158 km nė orė, ka bėrė tė ditur shėrbimi meteorologjik.
 
 
Lufta nė Irak i ka kushtuar SHBA-ve deri mė tash 48 miliardė dollarė
 
Uashington, 16 korrik 2003 - Lufta nė Irak dhe aksionet pas saj i kanė kushtuar SHBA-ve deri mė tash 48 miliardė dollarė. Ndėrkaq, shpenzimet mujore nė periudhėn e ardhshme mund tė jenė 3.9 miliardė dollarė.

Nėnsekretari nė Pentagon Dav Zekhejm, duke u mbėshtetur nė shėnimet e zyrtarėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes qė kanė dashur tė mbeten anonimė, ka thėnė se nė fazėn e hershme, prej 20 marsit deri mė 1 maj, janė shpenzuar rreth pesė miliardė dollarė.
 
 
Franca nuk do tė dėrgojė trupa nė Irak
 
Paris, 16 korrik 2003 - Franca nuk do tė dėrgojė trupa nė Irak nė kushtet aktuale qė ndodhet ky vend, ka bėrė tė ditur presidenti francez Jacques Chirac.

Javėn e shkuar shefi i diplomacisė franceze Domenique de Villepin tha se vendi i tij do merrte pjesė nė njė forcė ndėrkombėtare vetėm nėn obmrellėn e Kombeve tė Bashkuara.
 
 
Vriten pesė ushtarė rusė nga rebelėt ēeēenė
 
Vlladikaukaz, 16 korrik 2003 - Sė paku pesė ushtarė rusė janė vrarė dhe disa tė tjerė janė plagosur si pasojė e sulmeve nga rebelėt ēeēenė. tė pesė ushtarėt janė vrarė nė incidente tė ndara nė pjesė tė ndryshme tė Ēeēenisė.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.