|
14
korrik 2003 / "Zėri
i Amerikės"
Astronomė
amerikanė dhe kanadezė kanė zbuluar planetin mė tė vjetėr i
cili rrotullohet rreth dy yjeve nė konstelacionin e Akrepit. Ai
ėshtė tepėr i ndryshėm nga Toka dhe planetėt e tjerė qė
sillen rreth Diellit dhe kjo mund tė jetė shenjė se kemi tė bėjmė
me njė kategori tė panjohur mė parė planetesh nė atė rajon tė
kozmosit.
Toka dhe Sistemi Diellor janė relativisht tė
rinj, vetėm 4 miliard e gjysėm vjet, krahasuar me rreth 14
miliardė vjet tė moshės sė universit. Mirėpo astronomėt kanė
zbuluar njė planet gati po aq tė vjetėr sa kozmosi.
Studiuesi nga Universiteti Shtetėror i
Pensilvanisė, Steinn Sigurdsson, thotė se planeti ėshtė 13
miliard vjeē dhe ėshtė formuar kur universi ndodhej ende nė
fazat e hershme.
Mendoj se planeti qė kemi zbuluar, ėshtė mostėr
e brezit tė parė tė planeteve tė universit, tė krijuara nė
galaksinė tonė shumė, shumė mė herėt se tė krijohej
Dielli,
thotė astronomi.
Planeti ėshtė gjigand si Jupiteri,
megjithatė 2 herė e gjysėm mė i madh dhe ndodhet 5 mijė e 600
vjet-dritė larg, si dhe nė njė distancė tė madhe nga yjet
rreth tė cilėve rrotullohet: pėr njė rrotullim atij i duhen
rreth 100 vjet tokėsorė.
Planeti nuk duket nga Toka, por shkencėtarėt
e zbuluan jo drejtpėrdrejtė, por duke vėzhguar njėrin prej
yjeve, rreth tė cilėve rrotullohet, pėrmes njė radio-teleskopi
nė Tokė dhe teleskopit orbital Hubble.
Ky ėshtė njė zbulim mahnitės,
thotė Alan Boss, ekspert nė studimet mbi krijimin e planetėve.
Ai shton se mosha e 13 miliardė-vjeēare e
planetit bėn qė ai tė jetė unik ndėrmjet rreth 100 tė tillėve
qė janė zbuluar shumė mė afėr sistemit tonė djellor viteve tė
fundit.
Ėshtė fjala me sa duket pėr yje jo mė tė
vjetėr se Dielli ynė, por nė kėtė rast, planeti mund tė jetė
krijuar, jo vetėm si njė planet gjigand prej gazi, por edhe si i
banueshėm, ku jeta mund tė jetė zhvilluar e zhdukur para
miliarda vjetėsh, shumė kohė para se ne tė bėheshim pjesė e
kėsaj galaksie, thotė zoti Boss.
Grumbulli i trupave qiellorė ku bėn pjesė
planeti, ėshtė aq i vjetėr sa nė tė nuk gjenden elemente tė
rėnda, tė tilla si hekuri, qė ėshtė krijuar me shumicė mė
vonė nė pėrbėrje tė yjeve. Elemente tė tilla ndodhen nė pėrbėrje
tė Tokės dhe planeteve tė tjera tė Sistemit Diellor.
Disa astronomė e kanė mbėshtetur tezėn se
nė gjirin e tė ashtuquajturve grumbuj yjesh sferikė nuk
mund tė bėjnė pjesė planete, tezė e cila ishte mbėshtetur
edhe nga tė dhėnat e grumbulluara nga teleskopi Hubble nė vitin
1999. Ky i fundit nuk arriti tė zbulonte asnjė planet tė tillė
nė grumbujt e largėt tė yjeve, por me sa duket kishte kėrkuar
nė drejtim tė gabuar.
Zbulimi i fundit mbėshtet teorinė e njė
makanizmi alternativ tė krijimit tė planeteve. Trupat e Sistemit
Diellor e me sa duket, shumė planetė tė tjerė, mendohet se janė
krijuar gjatė miliona vjetėve nga grumbullimi i materies si
rezultat i tėrheqjes gravitacionale tė thėrmijave tė pluhurit
kozmik dhe shkrirjes me grumbuj tė tjerė.
Por eksperti i astronomisė Alan Boss, thotė
se me sa duket planetet mund tė krijohen jo vetėm nga elementė
shkėmborė, por edhe nga gazrat.//kk//
|