|
- - Meshtari ynė i dashur i mbylli sytė nė Nju
Jork (New York)
me mallin e zhuritur
pėr Mirditen dhe trojet shqiptare
-
-
- Nju
Jork (SHBA), 15 korrik 2003 / Nga Tomė MRIJAJ
-
- E
kam tė lehte por edhe te vėshtirė qė tė shkruaj pėr jetėn
dhe veprėn e klerikut shumė tė madh dr. imzot Zef Oroshin,
qė bėri aq shumė pėr komunitetit shqiptar nė ShBA. Ai
ishte njė baba shpirtėror i rrahur nga fortunat e jetės sė
vėshtirė nė emigracion. Kush e njeh kėtu nė Amerikė dhe
nuk ruan kujtime tė mira pėr njė antikomunist tė vendosur.
I donte dhe respektonte shumė figurat e ndritura te Klerit
Katolik me tė cilėt mburrej dhe i kujtonte mėsuesit qė i mėsuan
shqip dhe gjuhė tė huaja pėr tė njohur nga afėr
zhvillimin e pėrparimin kulturor tė Evropės Perėndimore.
-
- Marsi
pėr shqiptarėt ėshtė i veēantė, sepse gjatė kėtij
muaji janė bėrė kryengritje dhe luftra tė mėdha pėr
lirinė e Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Ky muaj ėshtė i
njohur edhe si muaj i vdekjes sė figurave tė shquara tė
kombit. Vdekja e tyre ėshtė fizike, mbasi shembulli dhe
kujtimi i tyre pozitiv mbetet njė meteor qe shndrit me veprėn
e tyre ne dobi tė kombit edhe pse larg vendlindjes nė ShBA.
Nė gjysėm e dytė tė shekullit tė kaluar gjatė javės sė
dytė tė kėtij muaji, ndėrruan jetė figura tė shquara tė
diasporės imzot Fan Stilian Noli (1882-1982),
Dr. monsinjor Zef Oroshi (1912-1989) dhe profesor
Martin Camaj (1925-1992).
-
- Mė
15 mars tė vitit 1989 ndėrroi jetė nė spitalin Albert
Einstein tė New York-ut, Monsinjor Zef Oroshi, themelues dhe
udhėheqės i Kishės Katolike Shqiptare Zoja e Kėshillit
tė Mirė (Zoja e Shkodrės). Njė ditė pas vdekjes,
mė 16 mars gazeta The New York Times botoi njė shkrim
pėr vdekjen e kėtij meshtari shqiptar, duke vėnė nė dukje
veprimtarinė e tij fetare dhe kombėtare.
-
- Emri
i tij i pagėzimit ishte Zef Ēoku. U lind nė vitin 1912 nė
njė prej familjeve mė fisnike tė Oroshit, fqinjė me Derėn
e Gjomarkut, ku ruhej dhe interpretohej mė mirė se kudo tjetėr
Kanuni i Lekė
Dukagjinit. Ndrecė Ēoku, i zoti i familjes Ēoku, pėrmendet
edhe sot e kėsaj dite pėr njė akt jashtėzakonisht human,
pasi qė kishte shpėtuar vrasėsit e djalit tė vet. Njeriu qė
i kishte vrarė djalin ndiqej nga trimat e familjes Ēoku.
Vrasėsi, duke parė rrezikun pėr vdekje, i ra nė Derė
Ndrecė Ēokut. Ky e pranoi nė shtėpinė e tij dhe e mbrojti
sikur tė ishte miku mė i madh. Ata qė e kanė ditur kėtė
ngjarje tė mrekullueshme, tregojnė, se Ndreca e kishte ulur
nė ēosh tė oxhakut dhe pinte duhan dhe kafe me vrasėsin,
ndėrsa djali i tij ishte shtrirė i vdekur aty pranė
oxhakut. Ndrecė Ēoku e mbajti gjakėsorin nė shtėpi 24 orė
dhe pastaj e pėrcolli, pasi mori nga djemtė e familjes 30
ditė besė...
-
- Mėsimet
fillestare Zef Oroshi i mbaroi nė vendlindje, ndėrsa mėsimet
e mesme nė Seminarin e njohur tė Jezuitve nė Shkodėr. I
etur pėr dije tė thella dhe kulturė tė pasur civilizuese
dhe fetare Perėndimore, ai vijon studimet e larta nė degėn
adhuruese tė teolgjisė dhe filozofisė nė Romė tė Italisė.
-
- Meshtari
i pėrvujtur Mons. Oroshi, gjithnjė me nostalgji, mall dhe gėzim
tė veēantė, kur binte nė mendime tė thella pėr vitet e
shkuara tė rinisė nė Shqipėri, me respekt dhe mirėnjohje
tė thellė kujtonte tė gjithė profesorėt qė i dhanė dije
te qendrueshme dhe kulturė atdhetare e fetare. Njė ndėr
mesuesit mė tė dashur qė e deshti dhe e mbajti afėr
gjithnjė ishte poeti i njohur dom Ndre Mjeda. Dr. Mons. Zef
Oroshi, fliste pėr talentin e mėsuesit, qė si poeti dhe
atdhetar i flaktė ka ndikuar shumė nė jetėn e tij rinore,
pėr tė qenė njė bari i ardhshėm i dashur dhe i pėrvujtur
pranė grigjes sė vet. Me sa duket poeti-meshtar Mjeda, ka
ndikuar edhe nė nxitjen e pėrkrahjen e talentit tė
mons.Oroshit nė fushėn e letrave shqipe. Tematika e
shkrimeve tė tyre kanė qenė Krishti, Zoja, Familja e Shenjtė
dhe temat shoqėrore tė komunitetit shqiptar. Jo pak shkrime
me argumenta historike e fakte, ai i ka kushtuar persekutimit
tė Klerit Katolik nė Shqipėri, qė po kalonte kalvarin mė
tė pėrgjakshėm nė tė gjithė historinė e Evropės plakė.
-
- Dom
Ndre Mjeda, ishte mėsuesi i tij mė i dashur dhe mė i
nderuar, pėr tė cilin tėrė jetėn ruajti kujtime tė mira,
bile edhe librin Shkrimi i Shenjtė, ia kushtoi dom Ndre
Mjedės.
-
- Pushtimin
fashist tė Shqipėrisė si shumė patriotė tė kohės Dr.
Mons. Zef Oroshi e priti me idinjatė dhe dhimbje tė madhe nė
shpirt. I brumosur thellė qysh nė bankat e shkollės me
ndjenja tė forta atdhetare, mė 8 prill u kishte bėrė
thirrje studentėve shqiptarė pėr njė protestė kundėr
pushtimit tė Atdheut tė tij. Gjithmonė tregonte, se kishte
ngritur flamurin shqiptar nė ballkonin e konviktit ku
jetonte.
-
- Pasi
mbaroi studimet teologjike, dom Zef Oroshi u kthye nė Mirditė
dhe prej andej shkoi nė Korthpulė. Meshėn e parė ia kishte
kushtuar Zotit, sikurse vepronin tė gjithė meshtarėt qė
sapo kishin vėnė kuletėn e bardhė dhe rrobėn e bariut
shpirtėror.
-
- Erė
e fortunė e keqe do tė frynte nė Shqipėri askohe komunistėt
ateistė do tė vinin me dhunė nė pushtet. Por klerikėt
katolikė gjithnjė e kishin nuhatur renė e zezė qė vinte
nga stepat e Siberisė bolshevike, ku tė gjithė klerikėt
katolikė dhe ortodoksė kishin filluar tė pėrsekutohen pa mėshirė
nė litar, pushkatim me gjyqe falllco. Kėtė veprim e ndėrmori
edhe diktatori ateist Enver Hoxha.
-
- Nė
fillim tė viteve 1950, komunistėt shqiptarė me tė gjitha
format dhe mėnyrat e tyre tė rafinuar kėrkonin shkak pėr
arrestimin e tij, por dom Zef Oroshi, duke e nuhatur kėtė
dhelpėri tė ateistėve komunistė u largua dhe u bashkua me
luftėtarėt antikomunistė nė malet e Shqipėrisė. Nė
vitin 1952 vendoset nė Kosovė dhe prej andej kalon nė
Itali, ku fillon veprimtarinė e tij kombėtare, nė kushte
tepėr tė vėshtira.
-
- Nė
kishėn San Basilio tė Romės ēonte meshė pėr mergimtarėt
shqiptarė, ku shpesh pėrmendete edhe pėrsekutimin qė
regjimi i kuq i Tiranės i bėnte vėllezėrve nė Krishtin nė
Shqipėri, pėr kontributin qė gjatė historisė kombėtare
kishte dhėnė kleri katolik shqiptar. Vlera atdhetare e
fetare e meshtarėve shqiptarė ishte dhe mbeti gjithnjė
ndera e kombit shqiptar gjatė shekujve plot tallaze tė
historisė sonė. Pranė Universitetit katolik Angelicus,
mbaroi studimet e larta, ku mbrojti me nota maksimale edhe tezėn
e doktoraturės.
-
- Monsinjor
Zef Oroshi pėrktheu nė gjuhėn shqipe Shkrimin e Shenjtė
(KatėrUngjijtė dhe Punėt e Apostujve).
-
- Kushtet
e vėshtira tė jetesės nė Itali e detyruan tė emigronte nė
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Disa vjet jetoi nė Boston,
ku takohej vazhdimisht me imzot Fan Stilian Noli. Takimet
midis tyre kanė qenė gjithnjė miqesore dhe tė pėrzermerta.
Shpesh bisedonim me orė tė tėra, duke evokuar shumė
kujtime gjatė takimeve me Kryepeshkopin shqiptar tė
Boston-it. Dr. Monsinjor Zef Oroshi pohonte me mburrje, se
imzot Fan Noli ishte njė patriot i vėrtetė shqiptarė. Gjatė
takimeve tė shpeshta ekumenike dy prelatėt shqiptar kishin
shfaqur idenė e afrimit tė Kishės Shqiptare Ortodokse dhe
Kishės Katolike Shqiptare. Bile Kardinali i Boston-it,
Cushing e kishte pritur mirė kėtė ide dhe kishte marrė pėrsipėr
ndėrmjetėsimin pėr bashkimin e kishave tona, por me vdekjen
e Peshkop Nolit mė 13 mars tė vitit 1965 bashkimi i kishave
mbeti vetėm si ide.
-
- Nė
fillim tė viteve 60-tė, dom Zef Oroshi
vendoset nė Nju Jork (New York) dhe mė 16 qershor tė vitit
1962, sė bashku me patėr Andrea Nargaj, themelojnė Lidhjen
Katolike Shqiptar-Amerikane dhe gazetėn me tė njėjtin
emėr, e cila pas njė ndėrprerje filloi tė botohet me emrin
Jeta Ktolike.Ajo pėrsėri vitet e fundit doli nėn
drejtimin e udhėheqėsit shpirtėror tė Kishės Katolike
Zoja e Shkodrės, dom Pjetėr Popaj.
-
- Deri
nė vitin 1969, Dr. mons. Zef Oroshi ka dhėnė meshė nėpėr
kisha amerikane. Po kėtė vit, bashkėsia katolike shqiptare
bleu qendrėn e vet nė Park Avenue nė Bronx, dhe nė vitin
1973 kjo qendėr filloi veprimtarinė e vėrtetė fetare, duke
kryer tė gjitha shėrbimet fetare.
-
- Monsinjor
Zef Oroshi ishte njė burrė i urtė, i zellshėm, i shoqėrueshėm
dhe me karakter tė fortė, por ishte jo i butė me kundėshtarėt.
Ai i respektonte tė gjithė shqiptarėt pa dallim feje apo
krahine. Merrte pjesė nė tė gjitha mbledhjet shqiptare me
karakter fetar, kulturor, kombėtar. Kishte njė edukatė shumė
ekumentike. Ishte shumė i mirėpritur nė qendrat fetare
islame dhe bashkėpunonte ngushtė me Hirėsinė e Tij, Sali
Myftia, Vehbi Ismailin, Imam Isa Hoxhėn, Hoxhė Perollin,
Sheh Halilin, Baba Rexhepin e tė tjerė. Ata kėmbenin vizita
dhe telefonata pėr Pashkė dhe Bajram.
-
- Dr.
Monsinjor Zef Oroshi bėri fushatė pėr ndėrtimin e qendrave
katolike dhe islame, bile nė listėn e emrave qė kanė
kontribuar pėr blerjen e qendrės katolike ėshtė shėnuar
emri i shumė shqiptarėve tė fesė islame. Shumė prej tyre
nė fillim shkonin nė kishė pėr tė dėgjuar predikimin e
Dr. mons. Zef Oroshit.
-
- Pėr
qendrimin e tij antikomunist, nėnat, vėllezėrit dhe motrat
kishin pėsuar shumė nga regjimi diktatorial nė Atdhe. Zef
Oroshi ishte aktiv nė tė gjitha veprimtaritė e Komunitetit
Shqiptar tė Amerikės. Bėnte pjesė nė Kėshillin Drejtues
tė Organizatės Panshqiptare VATRA tė Amerikės.
Shkruante nė shtypin shqiptar tė diasporės. Kishte njė
karakter tė fortė dhe ishte trim prej natyre. Shumica e
besimtarėve gėzonin respekt pėr Dr. Mons, Zef Oroshin e
Mirditės. Ai ishte shumė kryelartė pėr traditėn e
vendlindjes. Mburrej me veprimtarinė e meshtarėve tė shquar
nga kjo krahinė, sidomos me veprimtarinė fetare e kombėtare
tė Abatit Preng Doēit, patėr Marlaskajt e shumė prelatė
dhe meshtarė tė tjėrė qė historikisht mbetėn krenaria e
trevave tė njohura tė Mirditės.
-
- Dom
Zef Oroshi ishte i gatshėm kurdoherė pėr drejtimin e
ceremonive fetare e kombėtare. Nė vitin 1969 organizata VATRA
kremtoi nė mėnyrė solemne 60 vjetorin e themelimit tė
gazetės Dielli nė hotelin Sheraton nė Manhattan, ku morėn pjesė
dijetarė tė shquar shqiptarė nga Amerika dhe Evropa, nė
mesin e tė cilėve arbėreshė nga Kalabria qė erdhėn nė
SHBA me njė aeroplan special.
-
- Tė
gjithė e pranojnė se ky pėrvjetor ishte njė ndėr
kremtimet mė tė shkėlqyeshme tė shqiptarėve tė Amerikės
dhe dom Zef Oroshi i priu gjithė komunitetit nė njė meshė
ceremoniale nė katedralėn e Shėn Patrikut. Kardinali i atėhershėm
i New York-ut, Terence Cooke dhe Dr. Mosn, Zef Oroshi
celebruan meshėn pėr tė gjithė shqiiptarėt e pranishėm.
-
- Libri
Shkrimi i Shenjtė (Katėr Ungjijtė dhe Punėt e
Apostujve), qė e pėrktheu ky prelat shqiptar ishte dhe
mbetet sot e kėsaj dite njė kontribut i madh pėr besimtarėt
shqiptarė katolikė...Me rastin e botimit tė kėtij libri,
Papa Pali VI, Dr. Mons. Zef Oroshin e priti me respekt nė
audiencėn e Tij nė Vatikan, e uroj me gjithė zemėr dhe
bekime pėr njė punė kaq tė madhe nė fushėn e kulturės
fetare dhe e shuguroi me titullin e lartė Monsinjor.
-
- Nė
vitin 1973, Dr. Mons. Zef Oroshi e ftoi nė kishėn tonė Nėnė
Terezėn nė mėnyrė zyrtare dhe organizoi pėr te njė meshė
madhėshtore, ku morėn pjesė mijėra shqiptarė nga tė
gjithė anėt e Amerikės. Ky verpim ishte njė gjest shumė
patriotik, sepse atė ditė shqiptarėt patėn rastin tė
njihen pėr sė afėrmi me Nėnė Terezėn. Kjo meshė mbetėt
njė ndėr kujtimet mė tė shkėlqyera pėr tė gjithė
shqiptaro-amerikanėt.
-
- Katėr
vjet mė vonė, nė pėrkujtimin e 50-vjetorit tė vdekjes sė
dom Ndre Mjedės, Monsinjor Zef Oroshi pėrgatiti nė New York
njė seminar, nė nderim tė jetės dhe veprės sė madhe
fetare, atdhetare dhe letrare, ku morėn pjesė shumė dijetarė
tė shquar. Midis shumė tė nderuarve nė kėtė tubim tė rėndėsishėm
kulturorė u dallua me ligjeratėn e tij tė spikatur Prof.
Arshi Pipa (1920-1997).
-
- Dr.
Mons. Zef Oroshi themeloi Qendrėn Shqiptare dhe mė vonė me
ndihmėn e besimtarėve tė tjerė ndėrtoi Kishėn Katolike.
Pasardhėsve tė tij, kjo pėrvojė u shėrbeu pėr tė bėrė
vepra tė mėdha dhe tė sukseshme. Tė gjithė shqiptarėt
dhe veēanėrisht udhėheqėsit fetarė kanė merita tė mėdha
pėr ndėrtimin e kishės sė re, por nuk duhet harruar Dr.
Mons. Zef Oroshi, i cili nė kushte tė vėshtira vuri
themelet e fesė katolike shqiptare kėtu nė Amerikė dhe punėt
qė bėhen sot nė kėtė drejtim janė vazhdim i misionit tė
kėtij prelati atdhetar shqiptar, i cili vdiq 14 vjet mė parė
me dhimbje tė madhe qė nuk e pa mė Shqipėrinė e tij dhe
vendllindjes e burrave tė shquar dhe tė njohur tė Mirditės.
-
- Komuniteti
shqiptar nė ShBA e veēanėrisht ai i pėrkatėsisė fetare
katolike, duhet tė pėrkujtojė ēdo vit me nderim kėtė
meshtar, dijetar dhe atdhetar shqiptar, qė tėrė jetėn
veproi pėr tė mirėn e ēėshtjes shqiptare.
-
- Klerikėt
patriotė si Dr. Mons. Zef Oroshi meritojnė qė pėrkutjimi i
tyre tė bėhet tradicional. Frytet e punės sė tij i gėzojmė
ne sot. Shpresojmė dhe besojmė se pėrvjetorėt e tjerė tė
lindjes ose vdekjes sė tij tė pėrkujtohen nė mėnyrė tė
denjė, siē e meriton njė prelatė i tillė i pėrkushtuar tėrėsisht
binomit tė pandarė Fe e Atdhe. Veprat dhe puna e tij
do tė mbetėn nė kujtimin tonė pėrgjithmonė,
-
- Pastė
dritė! Ashtu qoftė!
-
- Tomė
Mrijaj,
- Nju
Jork
/ Sh.B.A.
|
|