|
- - Banka Botėrore, e
vendosur nė Shqipėri qė nga viti 1991, ka lėvruar mbi 688
milionė dollarė qė janė fokusuar nė mbi 50 e ca projekte
qė prekin shumė fusha tė rėndėsishme tė zhvillimit
shqiptar
-
 |
|
- 15 korrik 2003 / Ēerēiz Loloēi
-
-
- Mikrokreditė e biznesve nė
bujqėsi
-
- Ēprej 1991 kur Shqipėria u bė
pjesėtare e afėrt e Bankės Botėrore qindra milionė
dollarė, tė fokusuar nė mėse 50 e ca projekte, kanė
vėrshuar nė vendin tonė duke mbushur njė boshllėk
tė parikuperueshėm nė periudhėn e kapėrcimit tė
madh prej diktaturės nė demokraci.
-
- Projekti i mikrokredisė ėshtė njėri
prej tyre qė ka filluar tė zbatohet mė 5 nėntor
'99 dhe pritet tė mbarojė nė mesvitin e 2005-ės;
ai kap shifrėn e rreth 23 milionėve, ku gjysma e tij
ėshtė nė formė kredie.
-
|
-
- I ndodhur me disa pėrfaqėsues tė
misionit tė Bankės Botėrore nė Uashington dhe Tiranė, mes
tė cilėve edhe shefi i kėtij misioni nė Shqipėri Eugen
Skantje, ne pamė nga afėr sesi janė menazhuar fondet dhe
kreditė e dhėna nė mjedise tė ndryshme shqiptare. Ndalesėn
e parė e bėmė nė komunėn e Kuqanit. Kryetari i shoqatės
sė kursim-kredive nė kėtė komunė bėri njė pasqyrė tė
menazhimit tė fondeve.
-
- Kishin qenė fillimisht 18 anėtarė
qė kishin krijuar vullnetarisht shoqatėn e parė. Secili
prej tyre kishte marrė nga pesėqind deri nė shtatėqind mijė
lekė pėr tė nisur biznesin e vet. Tė gjendur nė njė
mentalitet tjetėr tė sipėrmarrjes sė lirė, nė periudhėn
kur shpėrbėhej sistemi i centralizuar i ekonomisė, (binin
njėra pas tjetėr kooperativat, ndėrmarrjet bujqėsore),
atyre iu gjend pranė misioni i Bankės Botėrore qė u mėsoi
sesi tė orientoheshin nė kapitalizėm.
-
- Pas katėr vjetėsh nga kryerja e
projektit, shoqata ishte rritur me 106 anėtarė, kishin pėrfituar
mė shumė se 370 familje, kreditė ishin kthyer 100%,
kapitalistėt e rinj kishin krijuar depozitat e tyre, madje
kishin filluar tė kryenin edhe veprime me bankat shqiptare si
tė institucionalizonin mė mirė kapitalet e veta. Tė
gjendur nėn trysninė e arratisjes njė orė e mė parė nga
katundet e tyre, katundarėt e kėsaj komune u ishin kthyer
pronave dhe punėve tė tyre duke ngritur bizneset bujqėsore
qė u siguronte tė ardhura dhe nivel mė tė lartė jetese.
-
- Si komuna e Kuqanit, kishin pėrfituar
edhe mjaft zona tė tjera nė tė gjithė Shqipėrinė;
projekti ishte shtrirė nė
269 fshatra, nė bazė tė tij ishin krijuar 90 shoqata
tė kursim-kredive, numėroheshin 6872 kredi aktive me njė
shifėr prej 19.5 milionė dollarė kredi totale.
-
-
- Tjetėrsimi i
Dumresė
-
- Njė projekt tjetėr i Bankės Botėrore
ishte ai i pyjeve ku ne pamė nga afėr sesi njė masė e
zbrazėt e para katėr vjetėve ishte kthyer nė
njė pyll tė ri qė zaptonte mijėra hektarė nė zonėn
turistike tė Dumresė. Projekti zanafillonte nė gusht tė
'96-ės dhe mbyllej nė dhjetor tė kėtij viti, por kėtu nė
Dumre ishte e vėshtirė tė fshihej puna e bėrė.
-
- Njė stendė si ato tė ish "kėndeve
tė kuq tė Bashkimeve Profesionale" jepte nėpėrmjet
fotove si si kishte qenė masivi i pyjeve: gjithēka e rrėnuar
dhe e shkatėrruar, prerje dhe rrafshim masiv tė pyjeve
shtatshkurtėr, ndėrsa tanimė njė kurorė e bukur qė mund
tė bėhej burim i ekosistemeve tė reja, burim fitimi e
bisnesi pėr fshatrat dhe komunat dhe njė pamje tjetėr ku
toka fshihej nėn pemėt e gjelbėruara.
-
- Banka Botėrore kishte hedhur pėr
kėtė projekt 21.6 milionė dollarė duke synuar disa qėllime
njėherėsh: tė zhvillonte sistemin pyjor, tė administronte
dhe pėrmirėsonte pyjet shtetėrore, tė rehabilitonte rrugėt
pyjore si dhe tė menaxhonte pyjet dhe kullotat. Si edhe nė
projekte tė tjera, Banka Botėrore kishte nxitur shoqatat e
mbrojtjes dhe zhvillimit tė pyjeve, kishte ndjekur nga afėr
tė gjitha fazat e rigjenerimit tė masiveve pyjorė qė ishin
gjendur nėn goditjen e keqpėrdoruesve dhe tė mafiozėve tė
lėndėve drusore.
-
-
- Ohri qė s'del
nga ndotja
-
- Njė projekt tjetėr qė ne panė
nga afėr ishte ai i ruajtjes sė liqenit tė Ohrit, njė
veprimtari e pėrbashkėt mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe
asaj maqedonase, ku megjithė pėrmirėsimet, ujėrat e
liqenit janė sėrish tė ndotura dhe projekti nuk mund tė
quhet plotėsisht i suksesshėm.
-
- Pala maqedonase ankohet pėr palėn
shqiptare, kjo e fundit e kalon fajin pėrtej ujėrave kufitarė
tė liqenit, megjithatė nė Pogradec mund tė vėresh lehtė
se ka disa kolektorė tė ujėrave tė zeza qė derdhen nė tė,
ka njė masė betoni qė nuk po shkulet ende nga pushteti
lokal, ka derdhje tė pakontrolluara pėrrenjsh dhe
ambientalistėt kanė dhėnė alarmin pėr zhdukjen e disa
specieve tė rralla.
-
- Njė pamje krejt tjetėr tė jepte
projekti i zhvillimit tė peshkimit, i mbėshtetur
financiarisht me 5.6 milionė dollarė qė kishte filluar
efektivisht nė korrik 2002 dhe pėrfundonte nė 2007-ėn.
Projekti kishte filluar tė zbatohej nė katėr porte
kryesore: Durrės, Vlorė, Sarandė dhe Shėngjin duke pasur
si qėllim qė tė ringrinte shoqatat e peshkatarėve me bazė
komunitetin, rregullimin e praktikave ligjore si dhe nxitjen e
teknikave moderne.
-
- Ne pamė nga afėr rezervatin e
peshkimit nė Lin tė Pogradecit ku dukej qartė se paratė e
dhėna nuk kishin shkuar nė ujėrat e liqenit, por kishin
krijuar njė tablo tė re tė punės. Brenda kėtij rezervati
mund tė ndiqje tė gjitha proceset e kultivimit tė peshkut qė
shumė shpejt mund tė gjente treg vendas dhe tė huaj. Pėrbri
rezervatit, fshatarėt e njė prej vendeve mė tė bukura dhe
mė piktoreske tė vendit, vijonin tė rronin me po atė mendėsi
tė sistemit tė mėparshėm tė sigurimit tė drithrave dhe tė
mos-shfrytėzimit tė prioriteteve qė tė jep qenia buzė ujėrave
tė njė liqeni qė mund tė tė sjellė disafish tė ardhura
materiale e financiare.
-
-
- Rrėfimi i
kryeshefit tė BB nė Tiranė.
-
- Zoti Eugen Skantje, pėrfaqėsuesi
aktual i misionit tė Bankės Botėrore, i pyetur nga gazeta
TemA, pėr ecurinė e projekteve nė Shqipėri, tha se pėrgjithėsisht
ato kanė pasur rezultate tė prekshme. Sipas tij, Shqipėria
ėshtė njė prej vendeve qė ka pėrfituar mė shumė
projekte, fonde dhe grante nga BB.
-
- Vetė Banka ka forma tė kontrollit
dhe auditimit tė vazhdueshėm. Misioni ynė nuk ėshtė
thjesht dhėnia e kredive dhe e fondeve financiare, por nxitja
e vetėpunėsimit, krijimi i formave tė reja tė punės qė
krijonte ndryshime nė shumėsektorė tė jetės shqiptare si
dhe ndryshime nė mentalitet. Natyrisht, tha zoti Skantje,
kemi pasur edhe probleme nė disa projekte qė janė vonuar
ose nuk kanė qenė tė pėrgatitura sipas standardeve.
|
|