14.07.2003 - Trepca.net

KORRUPSIONI NĖ Arsimin Sipėror nė Maqedon


   
"Kush e jep provimin, e jep… ju djemtė mėsoni"!
Format, metodat , kanalet e zhvillimit tė korupsionit nė arsimi n siperor janė tė ndryshme .Tė gjithė tė anketuarit deklarojnė: se njera nder format me te suksesshme ėshtė "Makro-metoda " ose ndermjetsuesi, pastaj "parat nė fundė tė Indexit" por ka raste kur profesori qė nė ditėt e para bėhet shumė i sjellshem dhe tregon metoden e marjes se provimit : "karigen,xhepin ose shtratin" duhet tė nxehet njėra . Kėto janė rėfimet e studentėve nė disa Universitete ku studentet shqiptar studjojne. Nė U.Kirili dhe Metodi ne Shkup, ne UEJL dhe ne Universitetin e Tetoves.
7.07.2003 / Halit AJDINI  / "LOBI"
 
Rrėfimet e studentėve janė rėnqethėse nga rritja marramendėse e korrupsionit nė arsimi n sipėror te shqiptarėt nė Maqedoni.Shifrat astronomike qė studentėt , shpesh janė tė detyrtuar tė paguajnė pėr njė provim, sillet prej 70 euro deri mė 350,  e cila s'don ndonjė llogaritje specifike, por hė pėr hė profesorėve ju sigurojnė tė ardhura personale tė majme,  qė shumė zor se do tė mund tė siguronte nė ndonjė biznis shumė i suksesshėm nė Maqedoni.
  
Format, metodat , kanalet e zhvillimit tė korupsionit nė arsimi n siperor janė tė ndryshme .Tė gjithė tė anketuarit deklarojnė: se njera ndėr format mė tė suksesshme ėshtė "Makro-metoda " ose ndermjetsuesi, pastaj "parat nė fundė tė Indexit", por ka raste kur profesori qė nė ditėt e para bėhet shumė i sjellshem dhe tregon metodėn e marrjes sė provimit : "kariga, xhepi ose shtrati" - duhet tė nxehet njėra . Kėto janė rrėfimet e studentėve nė disa Universitete ku studentėt shqiptarė studjojnė. Nė Universitetin e  Shkupit, nė UEJL dhe nė Universitetin e Tetoves.
 
 
Studentėt: Gjendja ėshtė alarmante
 
Studentėt konsiderojnė se gjendja nė Universitetin e Shkupit ėshtė alarmante . Ndėrsa studentėt e UEJL-sė nė tė shumtėn e rasteve janė decid se  korupsioni nuk ėshtė shumė i pėrhapur , por aspak nuk harrojnė tė pėrmendin " njoftėsinė"  kurse studentėt e Universitetit tė Tetovės  thonė se gjendja ėshtė mė e butė , ka raste te rralla sipas tyre , por nė pėrgjithėsi ėshtė shumė pak i theksuar korrupsioni.
 
Munges kontrolli , mungesa e pėrgjegjėsisė mė tė vogėl tė moralit edukativ, nga ana e profesorit, thonė studentėt ėshtė njėri nga shkaqet qė korrupsioni po merr pėrmasa  alarmante nė arsimi n sipėror.Por, thonė ata, ne jemi fajtorė qė lejojmė tė keqperdoremi nga profesorėt nė format me vulgare.
 
Ja ēfarėthonė studentėt e Universitetit nė Shkup, nė Katedrėn e Gjuhės dhe Letėrsisė  Shqipe , nė Fakultetin Pedagogjik dhe nė disa fakultete tjera, ku stiudjojnė shqiptarėt.
 
Pėr studenten Lirije Faiku, nė Katedrėn e Gjuhės, korrupsioni ekziston shumė, tepėr shumė,  por kjo bėhet me ndėrmjetėsues i cili tė detyron qė tė mos bėhet publik ēmimi. Ka edhe profesorė qė nė fillim tė cakton ēmimin i cili varet prej provimit, thotė studentja. Ajo shton se njė provim ėshtė nga 100 euro e mė lartė. Kanalet janė tė shumta, thotė Lirija: parat ne Index , parat ne dorė-kesh dhe mė e preferuara e profesorit me ndermjetėsues. Janė profesorėt e katedrės, thotė ajo, qė i obligojnė studentėt tė paguajnė  shuma tė mėdha  parashė pėr njė provim . Por pasi ėshtė e gjithė administrata e korruptuar, korrupsioni nuk mund tė dalet pėr njė kohė tė gjatė, mendon studentja Lirije Faiku.
 
Njė student tjetėr, poashtu i Gjuhės dhe Letersisė Shqipe, Fuad Hamdia, thotė se nė Katedrėn e Gjuhės Shqipe e lejon korupsiopnin me te madhe shefi i saj me njerėzit e tij.  Ai i di tė gjithė profesorėt tanė se sa na marrin neve pėr njė provim dhe nuk merr asnjė masė adekuate,  thotė studenti Hamdia dhe shton se e gjithė kjo shumė ėshtė normale pasi ne studjojmė gjuhėn shqipe me 80% tė lėndėve nė maqedonisht, perfundon studenti Fuad Hamdija.
 
 
Arsyeja pėr korrupcion – rrogat e vogla tė profesorėve
 
Studenti i shkallės se tretė nė Histori,  Rametulla Rakipi thotė: Korrupsioni nuk vėrehet shumė publikisht se transparent nuk mund tė ekzistonte . Ai thotė se njė ndėr shkaqet kryesore ėshtė rroga e vogėl e profesorit dhe nė anėn tjetėr: Tė jesh i diplomur ėshtė nė modė dhe jo tė nxėsh dije.Pastaj me njė diplomė tė tillė, ata mundė  tė gjejnė punė dhe kėshtu  barazohen me studentėt qė i nxjerrin sytė gjatė studimeve.  Nuk i shtijmė studentėt qė marrin diploma nė pika kufitare.
 
Sudenti i fakultetit ekonomik Ejup Cifali thotė se korrupsioni nė afatin e qershorit nuk ėshtė shumė  i theksuar, por nė afatin e shtatorit dhe tė Shkurtit ,  sepse kėto janė vendimtare pėr kushtin e vitit. Tash gjatė regjistrimit tė studentėve tė rinjė, ryshfeti arrinė pikėn maximale.  
Tė afėmit e "brucoshėve" tėrė kohėn me telefona  pyesin " sa , fol,… s'ka rėndėsi  sa..".
 
Nė fakultetin ekonomik, ku unė studjoj sinqerisht ju them se ekziston korrupsion. Ka studentė qė i marrin provimet pa i shfletuar aspak librat, thotė  studenti i ekonomisė.   Kontakti me profesorėrt, sipas tij, ėshtė shumė i reduktuar , e gjithė kjo nė llogari tė ndėrmjatėsuesit . Administrata, thotė  studenti Cifali, ėshtė joefikase  dhe shumė e korruptuar dhe kjo mė deshpėron , se e gjithė shoqėria jonė ėshtė mėsuar dhe jeton me mito dhe korrupsion .
 
Studentja Oaza G. absolvente nė Fakultetin Pedagogjik nė Shkup, thotė pėr Lobin:  Profesorėt tanė tė kushtzojnė qė nė ditėn e parė pėr blerjen e librit tė tij . Nėse nuk e blenė s'tė jep nėnshkrimin (edhe pse ti librin mund ta keshė tė motrės ose tė vėllait) pėson e dyta thotė ajo : nuk ke tė drejtė tė hyshė nė provim, e treta vinė- ēmimin pas Makros ose ndėrmjetsuesit tė cilėt janė zotra pėr fakultetin pedagogjik.Ata thotė ajo jo vetėm qė pėrfitojnė nga studentėt, por e kanė tė siguruar provimin,  nga padroni i tyre  profesor dhe gjithė fakultetin, thotė studentja Oaza G.
 
Studenti do tė jetė i lumtur po tė gjej makronė e dorės sė parė,  po tė jetė  e pamundur, do tė drejtohesh tek i dyti ose i treti dhe ēmimi rritet varėsisht nga lėnda.  Rastet mė tė tmerrshme pėr studentėt janė ato tė kushtėzimit tė tyre nga profesorėt, thotė Oaza dhe citon njė profesor tė saj: " ti vajzė e ke dhėnė provimin , po do tė vish nesėr formalisht. " Si do tė kalojė tė nesermen studentja e shkretė, ju lutem pėrgjigjmuni ju , pėrfundon studentja e pedagogjisė.
 
Studenti i vitit  tė tretė nė pedagogji i pėrsėritė tė njejtat qė i tha kolegėja e tij dhe shton se pas gjith kėsaj  po tė “mirreshit vesht” me profesorėt e kėsaj kategorie, ai ka kolegėt e tij qė mund tė tė mbajnė kėtu deri sa tė plakesh dhe nuk shkojnė as paratė. 
 
Kėtu ka shumė grupe profesorėsh  qė mė kujtojnė bandat nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, thotė studenti N.M., i cili dėshiron tė ngelė vetėm me iniciale. Ēmimi kėtu ėshtė nga 150 deri mė 500 euro .Psh.  Profesori i Shqipės , Matematikės , Maqedonishtes , Muzikės, por jo vetėm kėta, por 90 pėr qind e profesorėve kanė makrot e tyre qė tė kėrcėnojnė edhe po tė vėrehet pėr t'i thėnė mjaftė mė. Mbi  60% tė kolegeve tė mia janė tė thirrura "formalisht, kjo ėshtė shokante, thotė studenti N.M ,i cili disa herė nė ēaste hedhė sytė anash qė tė mos degjojnė  makrotė e profesorėve, se pastaj studenti N.M duhet tė vij me mua nė Tetovė, thotė ai , se edhe nė qytet nuk kam vend pastaj. Shihni, ju lutem, profesorėt tanė nuk janė aspak tė interesuar pėr ne dhe pėr fakultetin pedagogjik, pasi shumica e tyre punojnė nė Shtul dhe atje kanė rroga tė mira dhe me ne sillen si nė kafene. Po, qė vlenė tė theksohet, thotė studenti N.M, nė administratė dhe astitente janė pranuar vajzat ose kusherinjtė e profesorėve tanė.
 
 
Nė Fakultetin Juridik tė Shkupit – vetėm pėr tė zėnė njė vend, ryshfeti 1000 euro
 
Studenti Erkan Ballazhi i Fakultetit Juridik thotė se nė atė fakultet ka korrupsion shumė, por ka edhe profesor qė vėrtetė janė pėr lavdatė, tek tė cilėt mundė vetėm ta pėsosh po tė tentosh njė gjė tė tillė.Kanalet, sipas Ballazhit, janė tė ndryshme, por mė shumė bėhen nė byfenė e profesorėve dhe me njė ndėrmjetės, i cili punon si personel teknik nė Universitet.
 
Pėr konkurusin nė Fakultetin Juridik shifrat pėr tė zėnė njė vend nė kėtėfakultet jane marramendėse, deri nė 1000 euro dhe mjer ata qė nuk i kanė ato, si unė, thotė ai.
 
Studenti i Studimeve Paqesore dhe Sigurisė A.R . thotė se nė fakultetin tonė jo qė s'ka korrupsion, por profesorėt na ndihmojnė shumė, jemi pak shqiptar dhe mundohen qė tė ndjehemi mirė . Fakulteti jonė ndoshta ėshtė i vetmi qė mundohet tė gjejė metoda tė zbutjes se kėsaj dukurie, ndėrsa ne biseduam me  profesorin mė pak tė korruptuar, sipas tė gjithė studentėve nė Fakultetin Pedagogjik, Lulzim Murtezani, i cili pėr Lobin tha : ka shumė tė dhėna tė cilat janė indikative pėr format e ndryshme tė korrupsionit, i cili dita ditės po  merr pėrmasa tė mėdha. Gjatė bisedave me studentėt shprehet haptas revolta e tyre pėr kushtėzimet e ndryshme qė ushtrohen ndaj tyre . Dhe emėrtuesi i gjithė kėsaj pa dyshim ėshtė korrupsioni. Kėto gjera janė padyshim pėr t'u dėnuar, thotė Prof. Murtezani. Disa profesorė nuk janė vetėdijėsuar se funksioni i tyre do tė pėrmbushej po tė ishin nė shėrbim tė studentėve, tė kalitjes sė tyre profesionale dhe jo nė instrumentalizimin e studentėve nė forma nga mė tė imtat deri te mė tė flliquratė.  Unė mendoj, thotė  ai, se kur janė formuar komisione pėr ēėshtje tė caktuara s’janė zgjidhur ēėshtjet , pėr arėsye se nė ato komisione fatkeqėsisht do tė vijnė nė krye ai dhe grupi i tij, i cili ėshtė pėr t'u konrolluar. Por, me njė organizim tė studentėve , me njė solidaritet me njeritjetrin, do t’ju ndihmonte vetė atyre gjithashtu janė shumė tė rėndėsishme thotė ai: bisedat nė tribuna, opinionet e tyre pėrmes shypit dhe mediave, te tė cilėt do dominnonte njė vėhtrim i argumentuar do tė nxiste vibrime, qė do tė lėkundnin kanalet e korrupsionit dhe do tė krijonte mė shumė guxim nė jetėn shoqėrore dhe ky do tė ishte njė fillim i shembjes se korrupsionit.
 
 
Korruptimi shkon mė rėndė nė UEJL
 
Studenti i UEJL, Sali Emruli  thotė se nė UEJL nuk ka vėrejtur korrupsion, sė paku sa unė kam parė  thotė ai,  dhe njėkohėsisht mendoj se nuk do tė ketė korrupsion kėtė vit,  kur tash ka edhe provim pranues pėr brucoshat , pasi pytjet kam degjuar se do tė bėhen disa orė para se tė hyjnė nė provim pranues, thotė studenti Emruli. Pėr tė korruptuar njė profesor kėtu ėshtė shumė rėnd, bile gati e pamundurė, thot ai, pėr shkak tė sistemit tė notimit dhe kontrollit tė provimeve tona , qė bėhet nėpėrmjet ID-kartelave dhe ato janė me numra , ndėrsa provimet identifikohen me ID – numra, thotė studenti i shkencave tė komunikimit.
 
Pėr studenten Farije M.  korrupsioni nuk ėshtė i njohur,  por kjo mund tė ndodh nė mėnyrė tė fshehur, pėr ēka personalisht nuk jam e informuar, thotė ajo , por edhe po tė kisha verejtur ndonjė rast,  nuk do kisha treguar pėr mediat, pasi do tė kishte pėsuar edhe studenti edhe profesori. Kjo duhet tė bėhet, por unė s'kisha mundur ta bėjė,- pėrfundon ajo .
 
Studentja e gjuhės gjermane Zana Iliazi thotė se nė fakultetin tim nuk kam vėrejtur njė dukuri tė tillė,  pasi profesorėt janė mirė tė paguar dhe punojnė nė disa vende e i frigohen kontrollit. Por ka tentime nga studentėt, thotė Zana Iliazi.
 
Studenti Gazal Metliku thote se nuk ka shumė korrupsion, po ėshtė e theksuar njoftėsia e veēanėrisht ata studentė qė kanė prindėrit nė njė post tė lartė dhe e gjithė kjo ėshtė njė dukuri e shėmtuar pėr vetė ata , pėrfundon studenti Gazali.
 
Njė studente tjetėr, Lulzime Fetai, pėr Lobin thotė: nė UEJL po tė ndodhėte kjo,  do ta pėsonin dhe do ta humbnin vendin e punės ,ndėrsa administrata, thotė ajo ėshtė neopotiste, qė shpesh i ngjanė korupsionit.
 
Studenti Burim Alimi – Administrat-Bisnes thotė : UEJL nuk ka aspak korrupsion nė krahasim me universitetin e Shkupit,  pasi vetė kam qenė edhe atje. Kėtu vėrehet vetėm dukuria e keqpėrdorimit nga studnetėt i lidhjeve farefisnore qė i kanė me  profesoret,- thotė ai.
 
Studentja tjetėr, Arlinda Beluli, thotė se kurropsion nuk ka, por administrata nuk ėshtė nė nivelin qė e meriton ky universitet, tek e fundit ky ėshtė mendimi im, thotė ajo.
 
 
Profesorėt e UEJL thonė se "Dnevnik"-u dezinformon
 
Kandidati stundt pėr nė UEJL  i cili ishte duke pritur nė rend thotė se kėtu mė duket se e gjithēa shkon me tė njohur, pasi ka disa orė qė nuk mund tė vi nė rend. Shumė konkurentė kėtu hyjnė  me njerėzit e njohur tė tyre, qė punojnė kėtu.
 
Ndėrsa profesori Etem Aziri thotė se korrupsionin e pamundėsojnė mekanizmat ekzistues . Kėtė vit do tė bėhet edhe seleksionimi i mirfilltė i studentėve nė provimin pranues, i cili nuk u jep hapsirė pėr korrupsion. Ai thotė se po tė kishte depėrtuar edhe kėtu korrupsioni, do tė kishte dėmtuar shumė procesin edukativo- arsimor . Profesor Etemi shkrimet nė "Dnevnik " thotė se  janė dezinformata tė kulluara tė cilat kanė pėr qėllim degradimin e kėtij universiteti. Kėtu, thotė ai, praktikohet edhe sistemi i kredive i cili i pamundėson manovrimet e ndryshme qė mund tė bėjnė studentėt dhe profesorėt.
 
 
Raste tė korrupcionit edhe nė UT
 
Studenti i Farmacisė nė Universitetin e Tetoves , Nimetulla Beqiri, ėshtė i mendimit se nė pėrgjithėsi nė universiteėtet e ballkanit korrupsioni ėshtė punė normale ,por edhe te ne nuk mund tė themi se ėshtė diēka e veēantė . Ka njė  stabilitet, edhe pse ndonjėherėmundė tė vėrehen raste tė korrupsionit .Nimetulla Beqiri thotė se kushtėzimet nė UT  janė tė rralla, por duhet tė rritet edhe guximi i studentėve qė tė paraqiten te organet pėrgjegjėse, nese verehet njė dukuri e tillė.
 
Studenti i anglishtes Umeti M . thotė qė njė masė tė vogėl korupsioni ekziston, por aspak nuk i ngjanė universiteteve te tjera . Kanalet kėtu janė student-profesor, por mė shumė me ndėrmjetės. Kam pasur raste kur kolegu im ėshtė dashur ta paguajė 100 euro pėr njė provim nėpėrmjet ndėrmjetėsit. Ka edhe dukuri tė tjera, por kėto eliminohen nė momentin kur studentėt kontaktojnė me organet kompetente.
 
Studenti i Ekonomisė,  H. G.- absolvent- thotė se gjatė studimive tė mia nė UT  kam vėrejtur njė masė tė vogėl tė korrupsionit , e veēanarisht nė lėndėt joprofesionale, tė cilat nuk janė atraktive pėr studentėt.
 
Studenti Halil Kamberi mendon se nė UT  nuk ekziston korrupsioni, pasi UT duk i kaluar tė gjitha kėto peripeci,  me statusin e  tij , po  dėshmon se po tė ekzistoj vullnet pėr tė mirė , mund tė kontrollohen tė gjitha.
 
Konkurenti I . B thote qė nė fakultetin ku ai konkuron nuk veren korrupsion, se ėshtė njė fakultet ku nuk konkurojnė shumė studentė dhe ka vende tė lira e kjo ndoshta ėshtė arsyeja qė nuk shoh ndonjė dukuri tė tillė dhe as kam ndegjuar se ekziston.
 
Ne niseduam edhe me profesiorin e UT- Shefki Luma i cili per Lobin deklaroij: 
Deri tash nuk kemi pasur raste tė tilla. Flas nė cilėsinė e pėrgjegjėsit ku unė jam, pasi me perkushtim po pėrcjell gjithė procesin arsimor , dhe po tė vėrejmė njė dukuri tė tillė, meren menjėeerė masa ndėshkuese nga mė tė rėndat, njėkohesisht pėr tė dy – edhe  profesorin e edhe studentin. Shefki Luma i lutė  studentėt qė mund tė provokohen nga profesorėt qė tė lajmrohen pėr raste tė tilla dhe studenti  a studnetja do tė jetė nė mbrojtje nga vetė universitet dhe komisionet antikorrupsion qė ekzistojnė nė UT,  qė ėshtė institucion arsimor e jo ndėrmarrje biznesi.
 
Tė njejtin  mendim e ka edhe profesori Vasfi Doko i cili thotė se jam i gatshėm tė bashkpunoj me studentė nė raste se paraqitet njė dukuri e tillė.
 

Nė Universitetin e Shkupit
Pėr njė notė, sponzor i librit tė profesorit!
 
Nė vitin e parė mbeta dy afate nė njė provim dhe profesori mė kushtėzoi qė tė mos humb kushtin e tė pranoj ta  “sponzoroj” librin e tij. Unė i dhash sa me kėrkoi dhe pastaj filloi e gjithė odisejada me fakultetin tim . Profesori u ka treguar edhe kolegėve tė tij se studenti   X ka mundėsi tė “sponzoroj” libra dhe unė, tani absolvent,  nuk di  kam dhėnė  apo jo si duhet 10 provime , se pėr tė tjerėt kam  qenė i detyruar ta sponzoroj nga njė libėr!
 
Nuk kam treguar nga frika, se mund tė mė pėrjashtonin nga fakulteti, por tani i lus studentėt e rinjė se nės eparaqitet ndonjė rast si ky imi, tė paraqiten menjėherė tek organet kompetente , se pastaj me dy kėmbėt futėn nė thesin e korrupsionit,- thotė studneti X, i cili megjithatė edhe sot dėshiron tė mbetet anoniom, se duhet tė diplomojė!

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.