14.07.2003 - Trepca.net

Lajme

E hėne 14 korrik 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova pėrgėzoi Presidentin francez Shirak me rastin e festės nacionale tė Francės

  • Presidenti Rugova priti sot zėvendėskryeadministratorin e Kosovės Ēarlls Brajshou

  • Harnish i shpreh mirėnjohje Kuvendit tė Kosovės

  • Nė Prishtinė po i zhvillon punimet Konferenca ndėrkombėtare pėr planifikim hapėsinor

  • Daci kritikon UNMIK-un dhe Minin

  • Nė BE thonė se zėvendėsuesi i Shtajnerit nė Kosovė do tė pėrcaktohet nė kėtė javė

  • UNMIK-u refuzon tė arrestojė njė polic ndėrkombėtar tė akuzuar pėr tortura

  • DPA: Nė Shqipėri pėr shkak tė gjakmarrjes mbi 1000 fėmijė jetojnė nė arrest shtėpiak

  • SHKA "Agimi" do ta prezentojė Kosovėn nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Folklorit nė Turqi

  • Reagim i intelektulėve shqiptarė ndaj pėrpjekjeve pėr ta bėrė Nėnėn Tereze "maqedonase"

  • Moisiu, Parvanov dhe Trajkovski kėrkuan nga Italia ta mbėshtesė projektin e Korridorit 8

  • Trajkovski thotė se tash ėshtė koha e shenjėtėrimit tė Nėnė Terezės dhe duhet ta lėmė tė qetė

  • Franca sot ka shėnuar festėn nacionale

  • Pesėmijė shkencėtarė evidentojnė pėrpjekjet 20-vjeēare nė luftė kundėr Sidės

  • Nė kompleksin e tri gjykatave tė Beogradit ka ndodhur njė shpėrthim i kurdisur

  • Gjatė njė operacioni nė Irak ushtria amerikane ka arrestuar 226 persona dhe ka kondiskuar shumė armė

  • Stro nė mbrojtje tė pretendimeve britanike

  • Rreth 35 pėr qind e popullsisė sė Botsvanės ėshtė e infektuar me SIDA-n

  • Tė pakten 25 veta kanė humbur jetėn nė njė aksident trafiku nė Kashmirin indian

  • Nė Bagdad ėshtė vrarė sot njė ushtar amerikan dhe janė plagosur 6 tė tjerė

  • Njė bombė e fuqishme ka shpėrthyer sot nė Parlamentin e Indonezisė

  • Njė kėshill i ri i pėrkohshėm qeverisės pėr Irakun u mblodh sot pėr herė tė parė nė Bagdat

  • Janė vrarė mė shumė se 20 ushtarė rusė nė Ceceni

  • Tre milonė qytetarė pa kulme mbi kokė nga pėrmbytjet nė Indi


 
Presidenti Rugova pėrgėzoi Presidentin francez Shirak me rastin e festės nacionale tė Francės
 
   
Prishtinė, 14 korrik 2003 - Me rastin e 14 korrikut, festės kombėtare tė Francės, Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, i ka dėrguar njė mesazh pėrgėzimi Presidentit francez, Zhak Shirak (Jacques Chirac), nė tė cilin thuhet:
 
"Me rastin e festės nacionale tė Francės – 14 korrikut, pranoni urimet e mia tė pėrzemėrta dhe tė popullit tė Kosovės.

Festa Juaj nacionale – 14 korriku ėshtė njė festė me rėndėsi edhe pėr kombet e botės sė lirė. Ėshtė frymėzim pėr liri dhe tė drejta tė kombeve. Festė e kulturės shtetėrore e politike dhe e kulturės sė njerėzve e tė kombeve. Vlerat e 14 korrik 2003ut me kohė u bėnė vlera tė gjithė njerėzimit.

Ju falėnderoj pėr pėrkrahjen qė i keni dhėnė Kosovės nė periudhėn e pasluftės, nė liri.

Jemi tė bindur se do tė kemi pėrkrahjen Tuaj edhe mė tej – nė prosperitetin ekonomik e demokratik tė vendit tim.

Poashtu, dua t'Ju them se njohja formale e Pavarėsisė sė Kosovės do t'i shpejtonte proceset e zhvillimit brenda Kosovės dhe proceset e integrimit tė saj nė BE dhe nė strukturat veriatlantike, si dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės.

Me konsideratat mė tė larta pėr Ju, zoti President, dhe pėr vendin Tuaj tė ēmuar
",
 
thuhet nė fund tė mesazhit tė Presidentit Rugova dėruar Presidentit tė Francės Zhak Shirak.
 
 
Presidenti Rugova priti sot zėvendėskryeadministratorin e Kosovės Ēarlls Brajshou
 
   
Prishtinė, 14 korrik 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot zėvendėskryeadministratorin e Kosovės Ēarlls Brajshou, me tė cilėn ka biseduar pėr gjendjen e sigurisė nė Kosovė, e cila ėshtė vlerėsuar gjithnjė e mė e mirė, pėr problemet e pėrditshme dhe pėr avancimin e ēėshtjeve ekonomike e zhvillimore nė Kosovė.
 
Nė kėtė takim bashkėbiseduesit janė pajtuar me progresin e arritur nė Kosovė dhe pėr ēuarjen pėrpara tė proceseve tė tjera, siē ėshtė privatizimi, pėr krijimin e njė ekonomie tė qėndrueshme dhe pėr krijimin e vendeve tė reja tė punės.
 
Presidenti Rugova tha se kėto janė takime tė rregullta dhe falenderoi zotin Brajshou pėr bisedat e frytshsme qė ka zhvilluar.

Pas takimit zoti Brajshou deklaroi se ky ishte njė takim i frytshėm gjatė tė cilit ėshtė biseduar pėr ēėshtjet, tė cilat sapo i pėmendi Presidenti Rugova.
 
"Unė e sigurova Presidentin se ne jemi shumė tė vendosur nė pėrcaktimin tonė pėr ringjalljen ekonomike tė Kosovės", tha z.Brajshou, duke shtuar se procesi i privatizimit ndodhet pėrpara dhe duhet ēuar mė tutje pėr ta bėrė mė funksional dhe pėr tė joshur invesitorėt. Ai beson se ky proces i filluar do tė rezultojė i suksesshėm.

Duke folur pėr ēėshtjen e sigurisė, zoti Brajshou shprehu kėnaqėsinė qė niveli i krimeve nė Kosovė vazhdon tė bjerė, falė punės sė mirė qė po bėn edhe Shėrbimi Policor i Kosovės, tha ai. Kjo trupė shumetnike policore funksionon mirė dhe ėshtė efektive, tha ai.
 
Gjithashtu Brajshou lavdėroi deklaratėn e pėrbashkėt tė liderėve tė Kosovės e cila mbėshtet procesin e kthimit nė Kosovė, tė nėnshkruar mė 2 korrik.

Brajshou tha se me Presidentin ka diskutuar edhe pėr rėndėsinė e funksionimit tė institucioneve tė Kosovės dhe pėr mbėshtetjet konkrete tė programeve pėr kthim, si dhe pėr krijimin e kushteve pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės qė tė jetojnė nė paqe dhe siguri.
 
 
Harnish i shpreh mirėnjohje Kuvendit tė Kosovės
 
Prishtinė, 14 korrik 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės priti sot nė njė takim lamtumirės shefin e Zyrės amerikane nė Prishtinė zotin Rino Harnish, i cili sė shpejti shkon nė njė detyrė tė re.

Zoti Harnish pas bisedės me zotin Daci u shprehu mirėnjohje institucioneve tė Kosovės, e sidomos Kuvendit pėr bashkėpunim gjatė misionit tė tij nė Prishtinė. Harnish vlerėsoi punėn e Kuvendit me theks tė veēantė seancėn e fundit pėr kthimin e tė zhvendosurve.
 
Me kėtė rast ai veēoi dy gjėra tė rėndėsishme pėr institucinet e Kosovės: pėrgatitjet pėr bisedime direkte me Beogradin, tė cilat mund tė fillojnė nė shtator, dhe pėrmbushjen e standardeve tė cilat duhet tė kenė njė plan se si duhet arritur.

Nga ana e tij kryeparlamentari Daci tha se Kosova ėshtė e gatshme dhe e pėrgatitur pėr bisedime me Beogradin. Daci tha se i ka premtuar zotit Harnish qė institucionet e Kosovės do tė marrin pjesė nė bisedime teknike me Beogradin.
 
"Ne do tė marrim pjesė nė bisedimet teknike me Beogradin, se jemi tė pėrgatitur dhe nuk jemi inferiorė. Qeveria jonė do ta ketė pėrkrahjen e institucineve tė Kosovės pėr ta bėrė punėn e vet", u shpreh Daci pas takimti me zotin Harnish.

Daci i shprehu mirėnjohje zotit Harnish pėr njė vit bashkėpunimi produktiv, duke i ruruar punė tė suksesshme nė detyrat e reja.
 
 
Nė Prishtinė po i zhvillon punimet Konferenca ndėrkombėtare pėr planifikim hapėsinor
 
Prishtinė, 14 korrik 2003 - Sot nė Prishtinė po i zhvillon punimet Konferenca treditore ndėrkombėtare pėr planifikim hapėsinor, nė tė cilėn po marrin pjesė pėrfaqėsuesit shumė vendeve tė Evropės dhe nga BE-ja dhe nga Kosova.
 
Kjo konferencė ka pėr qėllim tė mbėshetsė bashkėpunimin dhe shkėmbimin e informacioneve dhe tė pėrvojave nė fushėn e planifikimit hapėsinor.
 
Nė hapje tė kėsaj konference ministri i Ambientit dhe i Planifikimit Hapėsinor Ethem Ēeku tha se plani hapėsinor nuk ėshtė vetėm ēėshtje vendore, por kėrkon bashkėpunim tė ngushtė nė harmonizimin e vlerave ndėrmjet lokaliteteve, rajoneve dhe vendeve si dhe mbrojtjen e ambientit dhe investime tė sukseshme ekonomike.

Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci, duke pėrshėndetur kėtė konferencė tha se Kosova po ec me hapa tė shpejtė drejt integrimeve evropiane.
 
 
Daci kritikon UNMIK-un dhe Minin
 
Londėr, 14 korrik 2003 - "Gjeneral Mini karakterizohet pėr nga deklaratat kundėrthėnėse tė cilat pastaj vetė i demanton. Njė vit i qėndrimit tė tij nė Kosovė ėshtė relativisht kontradiktor pėr shumė ēėshtje.
 
Prandaj, mendoj qė njė e thėnė e tillė nuk meriton as ndonjė koment tė theksuar", tha kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, duke komentuar pėr BBC-nė idenė e komandantit tė KFOR-it Fabio Mini, sipas tė cilit trupat e NATO-s nė Kosovė do tė duhej tė qėndronin edhe pesė vjet e pastaj ato tė zėvendėsohen nga njė forcė rajonale-ballkanike.

"Unė kam menduar qė tė mos e komentoj, por meqė ėshtė njė udhėheqės i trupave tė NATO-s nė Kosovė, ndoshta strukturat e vetė Aleancės do tė duhet tė mendohen qė faza e qėndrimit tė tij nė Kosovė tė shkurtohet", thotė Daci.

Kryeparlamentari Daci ka kritikuar pėrsėri administratėn e UNMIK-ut, duke thėnė se "ēėshtja kryesore, ajo e ristartimit tė ekonomisė kosovare, nuk po realizohet as katėr vite pas lirisė". "Janė bėrė investime enorme, tė mėdha, dhe taksapaguesit e Evropės e tė Amerikės po pyesin se ēfarė ėshtė bėrė me ato investime, ndėrsa rezultatet e atyre investimeve janė tejet modeste", thotė Daci duke shprehur bindjen e tij "qė Kosova ka njė strukturė mė cilėsore tė ekspertėve se ata qė po na vijnė ne nga bashkėsia ndėrkombėtare".

Z. Daci mė tutje thekson se "UNMIK-u ėshtė vonuar qė ta ndėrrojė cilėsinė dhe rolin e tij, ai duhet tė kalojė nė cilėsinė e kėshillėdhėnies dhe tė ngelė njė numėr shumė i reduktuar i ekspertėve". Ndėrkaq pėr NATO-n kryeparlamentari i Kosovės thotė se ajo "duhet tė ketė udhėheqje mė cilėsore, sepse deri tash ka pasur periudha tė shkėlqyeshme".

Daci punėn e deritashme tė Parlamentit e ka vlerėsuar pozitivisht. "Ėshtė njė cilėsi e re e punės nė Parlament, ėshtė njė atmosferė shumė relaksuese, do tė thoja pjesėrisht e avancuar edhe nė aspektin demokratik, dhe rezultatet janė evidente", thotė Daci nė kėtė intervistė.
 
 
Nė BE thonė se zėvendėsuesi i Shtajnerit nė Kosovė do tė pėrcaktohet nė kėtė javė
 
Bruksel, 14 korrik 2003 - Burimet e besueshme nga Kėshilli i Ministrave tė Bashkimit Evropian nė Bruksel njoftojnė se zėvendėsuesi i Mihael Shtajnerit nė Kosovė do tė pėrcaktohet nė kėtė javė.
 
Ai do tė emėrohet drejtpėrsėdrejti nga sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Anan, duke u kėshilluar paraprakisht edhe me Uashingtonin dhe Brukselin.
 
 
Nė Bruksel vlerėsohet si urgjente nevoja e zgjidhjes sė pasaardhėsit tė Shtajnerit, ngase njė gjendje e tillė do tė krijonte njė boshllėk tė rrezikshėm nė Kosovė dhe pėrreth saj, si dhe do tė minonte po ashtu kredibilitetin e institucioneve ndėrkombėtare, nė radhė tė parė tė OKB-sė e po ashtu edhe tė BE-sė.
 
Mirėpo, pas hedhjes poshtė tė kandidaturave tė diplomatit suedez Shor, atij italian Armelini, tėrheqjes sė finlandezes Elizabet Ren nga lista e kandidatėve, dhe e ministrit holandez, nė listėn e BE-sė kanė mbetur tani shumė pak kandidatura tė vlefshme.
 
Burimet e selisė sė BE-sė nė Bruksel i konsiderojnė tė pakta edhe shanset qė postin e kryeadministratorit tė UNMIK-ut ta zėrė diplomati portugez Hoze Kutiliero. Por, po ashtu ėshtė nė pikėpyetje edhe e ish-ministri i jashtėm britanik Robin Kuk.
 
 
UNMIK-u refuzon tė arrestojė njė polic ndėrkombėtar tė akuzuar pėr tortura
 
Londėr, 14 korrik 2003 - Sipas gazetės britanike "Gardian" autoritetet e Kombeve tė Bashkuara po refuzojnė tė arrestojnė policin e Zimbabvesė, tė akuzuar pėr tortura, i cili aktualisht punon pėr UNMIK-n nė Kosovė.
 
Gazeta shkruan se Kombet e Bashkuara qysh nė muajin qershor janė paralajmėruar se polici i akuzuar Henri Dova, i cili si punėtor i UNMIK-ut trajnon policinė e Kosovės nė Prizren, por kanė refuzuar tė marrin ēfarėdo aksioni.

"Gardian" shkruan se disa viktima nė Zimbabve kanė deklaruar se pikėrisht Henri Dova ka organizuar dhe ka bėrė tortura nė stacionin kryesor policor nė Harare gjatė vitit 2002 dhe nė fillim tė kėtij viti.

Me kėrkesė tė njė organizate pėr luftė kundėr torturės qė tė arrestohet Dova, shefi i atėhershėm i UNMIK-ut Mihael Shtajner ėshtė pėrgjegjur se UNMIK-u nuk ka mjete dhe mundėsi qė penalisht ta ndjekė atė, shkruan "Gardian".
 
 
DPA: Nė Shqipėri pėr shkak tė gjakmarrjes mbi 1000 fėmijė jetojnė nė arrest shtėpiak
 
Prishtinė, 14 korrik 2003 - Sipas agjencisė gjermane tė lajmeve DPA nė Shqipėri mėse 1000 fėmijė pėr shkak tė gjakmarrjes jetojnė nė kushte izolimi dhe arresti shtėpiak. Ata nuk dalin prej shtėpisė nga frika e hakmarrjes.
 
Saktėsisht nga kjo plagė e rėndė 1024 fėmijė nuk guxojnė tė kapėrcejnė muret e shtėpisė, ka njoftuar Ministria pėr Ēėshtje Sociale nė Tiranė. Shumica e kėtyre fėmijėve jetojnė nė veri tė Shqipėrisė nė viset malore ku edhe sot e kėsaj dite ėshtė ruajtur zakoni i gjakmarrjes, njė traditė kjo qė vjen nga mesjeta.
 
Fėmijėt u takojnė moshave nga 5 deri nė 15 vjet dhe tė izoluar nga frika se mund tė vriten, qėndrojnė sė bashku me anėtarėt tjerė tė familje. Ata nuk ndjekin shkollimin, prandaj shumica e tyre mbesin analfabetė.

Sipas kanunit mesjetar, pėrkatėsisht kodeve tė nderit qė dalin nga ky kanun, shkruan DPA ata guxojnė ta lėnė shtėpinė vetėm atėherė pasi familja me tė cilėn janė nė gjak tė ketė vrarė njė pjesėtar tė familjes sė tyre me ta marrė gjakun.
 
Adeti i gjakmarrjes ėshtė kodi i veēantė i Kanunit tė princit bujar Lekė Dukagjini, ku mes tjerash thuhet: "Gjaku duhet tė shpaguhet me gjak". Nė kėtė shkrim tė DPA-sė pastaj theksohet se nė veri tė Shqipėrisė nga gjakmarrja janė tė goditura 1370 familje me rreth 7000 familjarė.
 
 
SHKA "Agimi" do ta prezentojė Kosovėn nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Folklorit nė Turqi
 
Prizren, 14 korrik 2003 - SHKA "Agimi" e Prizrenit nga data 17 deri mė 20 korrik do tė prezentojė Kosovėn nė Festivalin XIII Ndėrkombėtar tė Folklorit nė Akēaba tė Turqisė.
 
Nė kėtė festival kjo shoqėri do ta prezentojė Kosovėn me njė program tė zgjedhur prej 20 minutash me kėngė dhe valle popullore. Selektorit tė kėtij programi i ka pėlqyer programi i SHKA "Agimi".

"Agimi" njihet si njė nga shoqėritė mė tė vjetra nė Kosovė dhe vitin e ardhshėm do tė kremtojė 60-vjetorin e themelimit. SHKA "Agimi" do tė mbajė edhe disa koncerte para bashkatdhetarėve tanė nė Stamboll.
 
 
Reagim i intelektulėve shqiptarė ndaj pėrpjekjeve pėr ta bėrė Nėnėn Tereze "maqedonase"
 
Tiranė, Prishtinė, 14 korrik 2003 - Njė grup intelektualėsh shqiptarė nga tė gjitha viset shqiptare u kanė drejtuar njė letėr tė hapur zotit Alfred Moisiu, President i Republikės sė Shqipėrisė, Prof. Ylli Popa, kryetar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, zonjės Arta Dade, ministre e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė Shqipėrisė dhe zotit Edi Rama, kryetar i Bashkisė sė Tiranės, me tė cilėn kėrkojnė qė nė Tiranė tė ngrihet njė monument pėr Nėnėn Tereze.
 
Poashtu ata reagojnė edhe kundėr pėrpjekjeve tė pahijshme qė bėhen pėr t'i mohuar shqiptarsinė Nėnės Tereze dhe mbi disa pėrpjekje pėr ta bėrė Nėnėn Tereze "maqedonase".

Mė poshtė po japim letrėn e plotė tė 38 intelektualėve shqiptarė dhe emrat e tyre.

Me bindjen se shprehim shqetėsimin, ndjenjėn dhe dėshirėn e rretheve tė gjera tė bashkatdhetarėve, po Ju drejtohemi pėr sa vijon:

Viti 2003 ėshtė vit gjatė tė cilit nė shumė vende tė botės zhvillohen ceremoni tė shumta, fetare dhe laike, nė pėrkujtim dhe nderim tė bamirėses sė madhe shqiptare, ēmimit Nobel pėr Paqen, Nėnės Terezė.

Kjo “Bijė e zgjedhur e popullit shqiptar”, siē e ka quajtur Papa Gjon Pali II, “kjo grua e vogėl e madhe qė mbart dhe ruan brenda saj humanizmin e popullit shqiptar” ėshtė bėrė njė simbol i admiruar dhe i respektuar nė shkallė botėrore nga njerėz tė besimeve dhe kombėsive mė tė ndryshme.
 
Ajo ėshtė njė nga personalitetet mė tė mėdha tė kombit tonė shqiptar dhe kėtij kombi i pėrket e drejta dhe detyra ta nderojė denjėsisht, jo vetėm si tė mbarė botės, por edhe si tonėn. I ėshtė vėnė emri i saj sheshit tė madh para Universitetit tė Tiranės, aeroportit ndėrkombėtar tė Rinasit, kompleksit spitalor tė Tiranės.
 
Nė Kosovė i ėshtė vėnė emri i saj sheshit kryesor tė Prishtinės dhe ėshtė vendosur aty shtatorja e saj. Por Sheshi “Nėnė Tereza” nė Tiranė pret ende tė ngrihet aty shtatorja e saj, sipas vendimit qė ėshtė marrė.

Ne nuk e dijmė se cilat janė arsyet e vonesės, por Ju drejtohemi Juve, me thirrjen qė ngritja nė Tiranė e monumentit tė Nėnės Terezė tė shkėputet nga ēdo qerthull burokratik, tė realizohet ashtu si i pėrket dhe monumenti tė pėrurohet nė festėn kombėtare tė 28 Nėntorit 2003.

Njė nga zgjidhjet e mundshme, me kuptim edhe simbolik, do tė ishte ndoshta qė, ashtu siē u ēua nė Prishtinė kopja e monumentit tė Skėnderbeut nga Kruja, tė sillet nė Tiranė kopja e monumentit tė Nėnės Terezė nga Prishtina.

Ndėrkohė lexojmė nė shtypin e ditėve tė fundit mbi disa pėrpjekje pėr ta bėrė Nėnėn Terezė “maqedonase”. Nėnės Terezė mund t’i ngrihen monumente nė ēdo qytet tė botės, ashtu edhe nė Shkup, ku ajo ka lindur, por ajo nė asnjė mėnyrė nuk mund tė quhet “maqedonase”, vetėm sepse ka lindur atje.
 
Bijė familjeje brez pas brezi shqiptare nga Prizreni, me tė jatin veprimtar tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, tė helmuar nga pushtuesit serbė, me nėnėn dhe motrėn tė varrosura nė Tiranė, Nėnė Tereza deklaronte nė ceremoninė e marrjes sė ēmimit Nobel mė 10 dhjetor 1979: “Atdheu im ėshtė Shqipėria”.

Shprehim mendimin se opinioni publik shqiptar duhej tė ishte vėnė mė parė nė dijeni, si pėr pėrpjekjet e pahijshme qė bėhen pėr t’i mohuar shqiptarsinė Nėnės Terezė, ashtu dhe pėr ndėrhyrjet e drejta tė organeve tė shtetit shqiptar nė Romė, Vatikan e Shkup.
 
I mbėshtesim fuqimisht kėto pėrpjekje dhe kėrkojmė qė ato tė vazhdohen kudo ku duhet, me tė gjithė forcėn e duhur dhe me tė gjithė argumentat e drejtė e tė pakundėrshtueshėm historikė, juridikė dhe etikė.

Tiranė, 11 korrik 2003.

Me respekt:

Nė rend alfabetik: Afėrdita Onuzi, Ali Aliu (Shkup), Ali Podrimja (Prishtinė), Arbėr Xhaferri (Shkup), Basri Ēapriqi (Ulqin), Bashkim Hoxha (Durrės), Bashkim Kuēuku, Edit Mihali, Fatos Arapi, Eleni Laperi, Eva Brinja, Gjergj Sinani, Hivzi Islami (Prishtinė), Jovan Basho, Kim Mehmeti (Shkup), Koēi Petriti, Kristaq Prifti, Lazėr Stani, Leonard Zisi, Luan Mulliqi (Prishtinė), Luljeta Lleshanaku, Mehmet Myftiu, Mirush Kabashi, Moikom Zeqo, Natasha Lako, Nexhat Mustafa (Strugė), Pandeli Ēina, Pano Taēi, Ramiz Kelmendi (Prishtinė), Rexhep Ismajli (Prishtinė), Romeo Gurakuqi (Shkodėr), Sherif Delvina, Shqipe Zani, Tajar Kokalari (Gjirokastėr), Tish Daija, Xhevahir Spahiu, Yllka Beēi, Zef Rakacolli.
 
 
Moisiu, Parvanov dhe Trajkovski kėrkuan nga Italia ta mbėshtesė projektin e Korridorit 8
 
Pogradec, 14 korrik 2003 - Presidentėt e Shqipėrisė, Bullgarisė dhe Maqedonisė, Alfred Moisiu, Georgi Parvanov dhe Boris Trajkovski, gjatė takimit tė djeshėm nė Pogradec kanė rėnė dakord pėr tė vazhduar takimet nė nivel kryeministrash pėr tė pėrcaktuar etapat e bashkėpunimit pėr ndėrtimin e Korridorit 8.
 
Tė tre presidentėt e vndeve nga do tė kalojė autostrada e quajtur Korridori i tetė kanė kėrkuar nga presidenca italiane e BE-sė qė Italia tė intensifikojė mbėshtetjen politike dhe financiare pėr tė mundėsuar pėrshpejtimin e projektit pėr Korridorin 8.

Njė ditė mė parė nga takimi nė Ohėr tė tre presidentėt nėnshkruan deklaratėn e Korridorit 8 si njė korridor i mirėkuptimit dhe bashkėpunimit midisa vendeve fqinje.

Presidenti Alfred Moisiu ka deklaruar se Korridori 8 ėshtė pėr shqiptarėt ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe se bota duhet ta kuptojė se tashmė Ballkani ka kapėrcyer tė kaluarėn dhe po evropianizohet.
 
Ndėrkaq presidenti bullgar Parvanov u shpreh se kontraditat janė kapėrcyer dhe ndėrtimi i Korridorit 8 jo vetėm qė do tė rriste nivelin ekonomisė, por edhe sigurinė mes shteteve dhe atė rajonale.
 
Presidenti maqedonas Trajkovski deklaroi se vendi i tij ka mbėshtetur shpresa tė mėdha te ky korridor, prandaj ai do tė mbėshtetet fuqimisht prej tij.
 
 
Trajkovski thotė se tash ėshtė koha e shenjėtėrimit tė Nėnė Terezės dhe duhet ta lėmė tė qetė
 
Pogradec, 14 korrik 2003 - I pyetur lidhur me pėrpjekjet e Qeverisė maqedonase pėr ngritjen e njė monumenti tė Nėnės Tereze nė Romė ku kėrkohet, qė nė atė monument me alfabetin cirilik tė shkruhet: "Nėna Tereze - bijė e Maqedonisė", presidenti maqedonas Trajkovski iu shmang pyetjes, por megjithatė ka thėnė: "Tash ėshtė koha e shenjėtėrimit tė Nėnė Terezės dhe duhet ta lėmė tė qetė".
 
 
Franca sot ka shėnuar festėn nacionale
 
Paris, 14 korrik 2003 - Me paradėn tradicionale ushtarake nė Paris dhe me pjesėmarrjen e pothuajse 4000 ushtarėve, 350 makinave dhe tė mbi 100 aeroplanėve, Franca sot ka shėnuar festėn nacionale Ditėn e Bastijės.
 
Parada nė Fushat e Jelisesė, avenynė kryesore tė Parisit, ėshtė mbajtur nėn masa tė rrepta sigurie pasi qė vitin e kaluar gjatė festimit ishte penguar njė atentat ndaj Presidentit Zhak Shirak.
 
 
Pesėmijė shkencėtarė evidentojnė pėrpjekjet 20-vjeēare nė luftė kundėr Sidės
 
Paris, 14 korrik 2003 - Pesėmijė Shkencėtarė dhe mjekė nga mė shumė se 120 vende kanė filluar evidentimin e pėrpjekjeve tė tyre tashmė prej 20-vjetėsh nė luftė kundėr Sidės. Nė konferencėn e dytė ndėrkombėtare tė Shoqatės botėrore pėr Sidėn pritet qė metodat e terapisė intensive dhe financimi i tė sėmurėve me Sidė tė jenė temat kryesore tė konferencės.
 
 
Nė kompleksin e tri gjykatave tė Beogradit ka ndodhur njė shpėrthim i kurdisur
 
Beograd, 14 korrik 2003 - Dje nė kompleksin e tri gjykatave tė Beogradit ka ndodhur njė shpėrthim i kurdisur pa viktima. Nė njėren prej atyre gjykatave vazhdon edhe procesi gjyqėsor pėr krime lufte kundėr dy policėve serbė tė akuzuar pėr masakrėn e 19 civilėve shqiptarė tė Podujevės nė Kosovė nė vitin 1999, ku kėto ditė dėshmuan pesė fėmijė shqiptarė.

Ministria serbe e drejtėsisė ka vlerėsuar se aktivizimi i mekanizmit shpėrthyes para kompleksit tė Pallatit tė Drejtėsisė nė Beograd flet pėr panikun e kriminelėve dhe grupeve kriminale, para se gjithash tė atyre qė janė tė ndėrlidhur me krimin e organizuar dhe krimet e luftės.
 
 
Gjatė njė operacioni nė Irak ushtria amerikane ka arrestuar 226 persona dhe ka kondiskuar shumė armė
 
Bagdad, 14 korrik 2003 - Nė njė ofensivė tė madhe sigurie kundėr ithtarėve tė presidentit tė pėrmbysur Sadam Husein, tė quajtur "Gjarpri nga urthi", janė arrestuar mbi 200 persona tė dyshuar dhe ėshtė konfiskuar njė sasi e madhe armėsh, njofton AFP, duke u mbėshtetur nė njė komunikatė tė ushtrisė amerikane.

Operacioni gjatė dy ditėve tė para ka rezultuar me arrestimin e 226 personave dhe me konfiskimin e 800 granatave, si dhe tė shumė pushkėve automatike dhe rakatave lansuese "RPG", thuhet nė komunikatė.
 
 
Stro nė mbrojtje tė pretendimeve britanike
 
Londėr, 14 korrik 2003 - Mosmarrėveshjet midis Britanisė sė Madhe dhe Shteteve tė Bashkuara lidhur me informacionet e Shėrbimeve Sekrete qė u shfrytėzuan pėr tezėn e luftės, janė pėrshkallėzuar. Sekretari i Jashtėm britanik Xhek Stro ka kundėrshtuar shefin e CIA-s, i cili vuri nė dyshim besueshmėrinė e pretendimeve britanike sipas tė cilave Iraku, kishte dashur tė blinte uranium nga shteti afrikan Niger.

Mosmarrėveshjet janė shumė domethėnėse tani, sepse qeveritė britanike dhe amerikane janė duke u pėrballur me njė presion tė fortė nė vendet e tyre pėr tė justifikuar luftėn nė Irak dhe pėr t'u treguar kritikėve tė tyre se ishin mbėshtetur nė informacione tė besueshme tė shėrbimeve sekrete.

Shefi i CIA-s, Xhorxh Tenet tha se kishte bėrė gabim kur kishte panuar tė merrte nė konsideratė kėtė pretendim britanik, i cili u pėrdor nė njė fjalim tė presidenit Bush drejtuar kombit nė janar.
 
Por sekretari i Jashtėm britanik nė njė intervsitė pėr BBC-sė tė hėnėn, tha se pretendimi nė fjalė, i cili ka qėnė pėrfshirė edhe nė dosjen pėr luftėn nė Irak tė paraqitur nga qeveria britanike, ka qėnė i argumentuar mirė.
Zyrtarėt britanikė kėmbėngulin se njė apo mė shumė shėrbime sekrete ishin burime tė informacionit se Iraku ka dashur tė blejė uranium nga Afrika.
 
 
Rreth 35 pėr qind e popullsisė sė Botsvanės ėshtė e infektuar me SIDA-n
 
Gaborone, 14 korrik 2003 - Njė zyrtar i lartė i shėndetėsisė nga Botsvana ka thėnė nė konferencėn e HIV-SIDA-s qė po mbahet nė Paris, se ilaēet retrovirale mund tė pakėsojnė epideminė e SIDA-s edhe nė vendet mė tė prekura nga ajo.

Dr. Ernest Darkoh tha se ilaēet po e zvogėlojnė dukshėm pėrqindjen e vdekshmėrisė nga HIV-i.
Ai shtoi se vende tė tjera tė prekura keq nga epidemia, mund tė pėrfitojnė nga eksperienca e Botsvanės.
SIDA ka qenė mė e ashpėr nė Botsvana sesa nė ndonjė vend tjetėr nė botė.

Rreth 35 pėrqind e popullsisė ėshtė e infektuar me HIV, jetėgjatėsia ėshtė zvogėluar dhe pėr shumė vite, organizma ndėrkombėtarė dhe aktivistė i kanė bėrė thirrje qeverisė sė kėtij vendi relativisht tė pasur afrikan, qė ta marrė seriozisht epideminė.
 
 
Tė pakten 25 veta kanė humbur jetėn nė njė aksident trafiku nė Kashmirin indian
 
Doda, Kashmir, 14 korrik 2003 – Tė pakten 25 veta kanė humbur jetėn dhe 24 tė tjerė janė lėnduar kur njė autobus ka pėsuar aksident trafiku dje nė Kashmirin e administruar nga India, njofton BBCnews. Autobusi ishte goditur nga njė kombi afėr Peremnagarit.
 
Shoferi kishte humbur kontrollin e autobusit dhe ishte pėrplasur pėrposh nė njė grykė mali nė lumin Ēinab. Ekipet e shpėtimit kanė zbuluar tė gjithė trupat dhe tė lėnduarit i kanė dėrguar nė spital.
 
 
Nė Bagdad ėshtė vrarė sot njė ushtar amerikan dhe janė plagosur 6 tė tjerė
 
Bagdad, 14 korrik 2003 – Sulmuesit kanė hapur zjarr sot (e hėnė) me granata raketore dhe pushkomitralozė mbi ushtarėt amerikanė nė Bagdad dhe kėshtu kanė vrarė njė ushtar dhe kanė plagosur 6 tė tjerė, ka bėrė tė ditur ushtria amerrikane, njofton Rojter.
 
Ky sulm ka ndodhur vetėm njė ditė pasi u formua njė Kėshill irakian qeveritar, i pėrbėrė nga liderėt vendorė, me tė cilin Shtetet e Bashkuara shpresojnė ujen e mėrive ndaj pushtimit. Deri tash janė vrarė 32 ushtarė amerikanė qė kur presidenti Bush e ka shpallur tė pėrfunduar luftėn nė Irak.
 
 
Njė bombė e fuqishme ka shpėrthyer sot nė Parlamentin e Indonezisė
 
Xhakarta, 14 korrik 2003 – Njė bombė e fuqishme ka shpėrthyer sot (e hėnė) nė Parlamentin e Indonezisė, duke i shkaktuar kėshtu dėme tė vogla materiale, ka bėrė tė ditur policia, njofton Rojter. Shpėrdhimi ka ndodhur njė ditė pasi policia ka kapur njė grup militantėsh islamikė dhe ka zėnė njė sasi tė madhe lėndėsh shpėrthyese.
 
Shpėrthimi nė bodrumin e ndėrtesės, qė ėshtė zemra simbolike e demokracisė sė re, ėshtė ndėr sulmet mė tė reja ndaj vendit, qė mund ta mbėrthejnė atė nė kanxhat e grupeve militante dhe tė kryengritjeve etnike.
 
 
Njė kėshill i ri i pėrkohshėm qeverisės pėr Irakun u mblodh sot pėr herė tė parė nė Bagdat
 
Bagdad, 14 korrik 2003 - Njė kėshill i ri i pėrkohshėm qeverisės pėr Irakun, i cili pėrfaqėson grupe tė ndryshme fetare dhe etnike, u mblodh dje pėr herė tė parė nė Bagdad.

Masa e parė qė u ndėrmor nga ky kėshill me 25 anėtarė ishte tė deklaronte datėn 9 prill- festė kombėtare, pėr tė shėnuar ditėn kur Sadam Huseini ishte rrėzuar nga pushteti. Anėtari i kėshillit, Mohamed Bahr al-Uloum e bėri tė ditur vendimin, duke thėnė se grupi ka pezulluar gjithashtu tė gjitha festat qė kanė lidhje me qeverinė e mėparshme.

Kėshilli pėrbėhet nga 13 shi’itė dhe pesė myslimanė sunitė, njė i krishterė, pesė kurdė dhe njė turkmen. Pakica sunite mbizotėronte nė qeverinė e mėparshme irakiane tė sadam Huseinit.

Administratori amerikan nė Bagdad, Pol Bremer, thotė se Kėshilli qeverisės ka pushtetin tė emėrojė ministra tė rinj dhe do tė punojė me koalicionin e udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara nė Irak mbi politikat dhe buxhetin. Zoti Bremmer do tė ketė autoritetin pėr tė rrėzuar vendime tė kėshillit.
 
 
Janė vrarė mė shumė se 20 ushtarė rusė nė Ceceni
 
Moskė, 14 korrik 2003 - Nė republikėn kaukaziane tė Ēeēenisė, gjatė ditėve tė kaluara janė vrarė sė paku 20 ushtarė rusė. Sipas njoftimeve tė shtypit, vetėm nė rajonin "Shatoi" u vranė nėntė ushtarė, kur tė shtunėn automjeti i tyre transportues ra nė mina dhe mė pas u sulmua nga kryengritėsit.
 
Tė premtėn nga sulme tė kryengritėsve u vranė shumė ushtarė. Trupat ruse, sipas burimeve ushtarake ruse kanė vrarė njė udhėheqės kryengritės, i cili supozohej se kishte ushtruar vajzat e reja pėr tė kryer atentate.
 
 
Tre milonė qytetarė pa kulme mbi kokė nga pėrmbytjet nė Indi
 
Nju Delhi, 14 korrik 2003 - Si rezultat i pėrmbytejeve tė mėdha nė shtetin indian Assam, pa kulm mbi kokė kanė mbetur tre milionė njerėz. Sipas tė dhėnave qeveritare nga reshjet e forta, lumi Brahamaputra ka dalė nga shtrati dhe ka pėrmbytur me qindra fshatara.
 
Gjendja nė rajonet e kapluara nga vėrshimet po keqsohet nga ora nė orė ka njoftuar ministria pėr vėnien nėn kontroll tė vėrshimeve. Brahamaputra ėshtė njė nga lumenjtė mė tė mėdhenj tė Azisė.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.