|
- Kadare: - Unė nuk mendoj se ka ndonjė
vendim qė ėshtė marrė nė zyrė pėr tė fituar nė kurriz
tė shqiptarėve. Kjo ėshtė njė rrjedhojė e nervozizmit tė
shqiptarėve, e njė psikoze tė rrezikshme, tė hapur nė
Europė ndaj shqiptarėve. Nuk duan qė populli shqiptar tė
ēmohet pėr diēka, qė pėr kėtė shkak ėshtė qortuar
gjithmonė se ėshtė shkatėrruar, nuk ėshtė
i aftė tė krijojė shtet dhe tė ndėrtojė. Kjo figurė, Nėnė
Tereza, papritur e kundėrshton kėtė gjė, duke treguar se
ėshtė njė popull qė ka nxjerrė simbole tė mėdha tė
dashurisė nė shkallė planetare dhe tė tillė nuk i pėlqen.
-
-
14 korrik 2003 / Nga
Ēerēiz LOLOĒI
-
- Pyetje: Z.Kadare, si
mendoni pse ndodh pikėrisht ky incident kur ėshtė viti i
shenjtėrimit tė Nėnė Terezės, shqiptares sė madhe?
-
- Kadare:
- Kjo qė po ndodh pėr mua ėshtė
shumė shqetėsuese.Ėshtė shumė shqetėsuese jo vetėm pėr
faktin se lidhet pėr Nėnė Terezėn, por merr njė kuptim
dhe mė tė gjerė. Kjo ėshtė njė gjė qė nuk ardhur nga
mungesa e informacionit, apo nga padija, ėshtė gjė qė ėshtė
bėrė me lloj cinizmi, sepse botėrisht dihet se Nėnė
Tereza quhet shqiptare kudo. Zyrtarisht, botėrisht nuk ka
keqkuptim me kėtė gjė, pėr shkak se ka shumė vite, me kėmbėnguljen
e saj, ajo ėshtė deklaruar si shqiptare dhe pranohet kudo, nė
tė gjitha gjuhėt e botės si Nėnė Tereza me origjinė
shqiptare, qė ka lindur nga prindėr shqiptarė. Pra ajo
njihet si murgesha, shenjtorja shqiptare. Prandaj kėtu nuk ka
punė mungesė informacioni, kėtu duket ėshtė kureshtje
shqetėsuese si dukuri, lidh njė dukuri mė tė gjėrė.
-
- Europa ka kulturėn e saj, por pėr
fat keq ditėt e fundit vihet re qartė njė racizėm
antishqiptar. Ato janė shenja shumė tė kėqija pėr botėn,
pėr kontinentet, pėr rajonin ku lindin. Pėr fat tė keq kjo
ėshtė njė gjė nuk mund tė na pėlqejė, por ėshtė e vėrtetė.
Shqiptarėt, Shqipėria krijon nervozizėm jo vetėm nė
rrethe tė caktuara, nė ato qė quhen antishqiptare, jo, por
pėr fat tė keq krijon nervozizėm shumė vende edhe nė
rrethe tė gjėra nė opinionin publik. Dhe kėtu nuk ėshtė
fjala qė ne tė hiqemi si viktima, siē e kemi patur zakon
dhe tė ankohemi se tė gjithė janė tė kėqinj dhe vetėm
ne jemi tė mirė. Jo! Natyrisht nė kėtė gjė populli ka
mungesat e veta, ka pėrgjegjėsitė e veta, ka atė gjė qė
ka nervozuar botėn, e nervozon.
-
- Megjithatė nė kėtė realitet tė
errėt qė kanė provuar disa herė njerėzit e kėtij
populli, unė vė re qė populli shqiptar nuk meriton njė
racizėm tė tillė, tė kėsaj pėrmase. Asnjė popull nuk e
meriton, kjo padyshim. Racizmi ėshtė njė shenjė shumė e
keqe kur shfaqet dhe ne duhet tė jemi shumė tė shqetėsuar
tė gjithė si Shqipėri, popull, opinion publik, si shtet, si
kulturė, si institucion. Nuk duhet tė rrimė duarkryq, nė
qoftė se bindemi nėse ka njė racizėm antishqiptar. Shteti
shqiptar, shoqėria dhe opinioni publik shqiptar nuk duhet tė
rrijė duarkryq. Ėshtė shumė i rrezikshėm racizmi,
paralajmėron gjėra shumė tė kėqija nė tė gjitha format.
Ai ėshtė i drejtpėrdrejtė dhe i tėrthotė. Racizmin e
drejtpėrdrejtė e vuajnė njė milion refugjatėt shqiptarė
tė shpėrndarė nėpėr Europė.
-
- E dinė ata qė vuajnė, ėshtė njė
tragjedi e tmerrshme, e padukshme qė ėshtė e shpėrndarė nė
mijėra e mijėra familje. E vuajnė qė nga njerėzit qė
ndeshen drejtpėdrejt me tė, fėmijėt shqiptarė qė shkojnė
nė shkollė, nėnat u thonė tė mos deklarohen si shqiptarė.
Duke pėrgatitur kėshtu njerėz tė gjymtuar, qė janė tė
huaj pėr ato nėna vetė, pėr vendin qė i ka pjellė, tė
huaj pėr vendin ku jetojnė, tė huaj pėr tė gjithė botėn.
Pėr fat keq Shqipėria nuk flet pėr kėto gjėra, sociologėt
dhe psikologėt tanė nuk flasin pėr kėto gjėra, ėshtė njė
temė tabu, sepse nuk duan tė shikojnė tė vėrtetėn nė
sy.
-
- Pra ky ėshtė rasti i drejtpėrdrejtė
qė vuan njė pjesė e madhe e popullit shqiptar. Racizmi i tėrthortė
nė Shqipėri, ėshtė rasti i Nėnė Terezės, ku duan ta
heqin popullin shqiptar nga ēdo kujtim i tij i vyer, qė ėshtė
Nėnė Tereza, qė tregon njė simbol, njė dėshirė e
popullit shqiptar pėr tė patur njė kontakt me botėn, pėr
tu lidhur me familjen e popujve, nėpėrmjet dashurisė dhe
jo nėpėrmjet mllefeve, urrejtjes, disa herė siē paraqitet,
egėrsisė. Por ja qė tashti ka disa mendje qė mendojnė se
si ta neutralizojmė sė paku, si tua heqim shqiptarėve.
-
-
- Pyetje: Duke marrė
shkas nga rasti i Nėnė Terezės, si mendoni zoti Kadare,
kujt i shėrben manipulimi i historisė sė shqiptarėve?
-
- Kadare:
- Unė nuk mendoj se ka ndonjė
vendim qė ėshtė marrė nė zyrė pėr tė fituar nė kurriz
tė shqiptarėve. Kjo ėshtė njė rrjedhojė e nervozizmit tė
shqiptarėve, e njė psikoze tė rrezikshme, tė hapur nė
Europė ndaj shqiptarėve. Nuk duan qė populli shqiptar tė
ēmohet pėr diēka, qė pėr kėtė shkak ėshtė qortuar
gjithmonė se ėshtė shkatėrruar, nuk ėshtė
i aftė tė krijojė shtet dhe tė ndėrtojė. Kjo figurė, Nėnė
Tereza, papritur e kundėrshton kėtė gjė, duke treguar se
ėshtė njė popull qė ka nxjerrė simbole tė mėdha tė
dashurisė nė shkallė planetare dhe tė tillė nuk i pėlqen.
-
- Kėsaj lloj psikoze nuk mund ti
pėlqejė ky kundėrshtim, ashtu siē nuk mund ti pėlqejė
pėr fat keq edhe rretheve shqiptare dhe antishqiptare qė janė
sot, siē ka njė fushatė tė heshtur nė Shqipėri ndaj Skėnderbeut,
figura mė e madhe e Ballkanit dhe vendit tonė, figurė e
ndritur pėr Europėn politike, qė mishėron zhvillon krejt
Ballkanin drejt Europės, prandaj ka propagandė kundėr tij.
Vlera tė tilla duan ta privojnė popullin shqiptar, ta ndajnė
prej tyre, nė mėnyrė qė tė triumfojė kjo psikozė
negative, ky racizėm. Prandaj ndaj racizmit nuk duhet qėndruar
duarkryq.
-
- Shqipėria duhet ta bėjė problem
tė madh kėtė nė tė gjitha instancat europiane, qoftė nė
planin kulturor, etik, edhe nė atė politik. Kur ajo
konstaton racizėm flagrant, Shqipėria duhet tė ankohet qoftė
edhe nė Kėshillin e Europės, sepse racizmi ėshtė i dėnuar
nga Europa. Ajo i ka larė duart nga racizmi, i ka mbyllur
hesapet me tė, nuk duhet tė ringjallet. Ėshtė njėlloj si
tė ringjallet nazizmi, sepse racizmi ėshtė vėlla i
nazizmit, bėn pjesė nė kuzhinat fashiste. Prandaj tė
gjitha institucionet shqiptare dhe opinioni publik duhet tė
mobilizohet kundėr kėsaj gjėje.
-
-
- Pyetje: Pavarėsisht
iniciativės tė ndėrmarrė nga intelektualėt shqiptarė, si
mendoni ērol duhet tė ketė shteti shqiptar pėr kėtė
incident tė ndodhur me shqiptaren e madhe Nėnė Tereza?
-
- Kadare:
- Unė nuk jam specialst i diplomacisė,
por mendoj se duhen bėrė tė gjitha demarshet. E para, ko ėshtė
njė falsifikim shumė i rėndė, njė
mashtrim pėrpara gjithė opinionit botėror. Ėshtė e ēuditshme
se kjo ndodh nė Itali. Nė Romė, vendin kur njerėzit
e kulturės dhe dijes e dinė se kush ėshtė Nėnė Tereza,
nga vjen dhe si ėshtė cilėsuar ajo zyrtarisht qė nga
Vatikani dhe nga Papa vetė, nga vetė kėshtjella e
katolicizmit.
-
- Atėherė si shpjegohet, pse nė
Romė ndodh kjo sfidė, ky pėrēudnim, ky mashtrim. Prandaj kėtu
duhen bėrė tė gjitha lėvizjet, ndėrhyrjet qė nga
diplomacia shqiptare, organizmat, institucionet shqiptare kudo
qė janė, tė kėrkojnė se pėrse bėhet kjo gjė, ku ėshtė
qėllimi, pasi kjo ėshtė njė gėnjeshtėr kaq e trashė qė
tė lejohet pėrpara opinionit botėror, nė qendėr, nė Romė,
nuk ėshtė nė njė qytet jo tė rėndėsishėm tė Europės.
Dhe Roma nė kėtė rast lidhet me emrin e Nėnė Terezės,
sikurse lidhet Shqipėria.
-
- Prandaj nuk duhet tė rrimė
duarkryq dhe nuk mjafton ky peticion qė kemi bėrė ne, ky ėshtė
vetėm fillimi, tė paktėn ndonjė reagim duhet bėrė.
Sigurisht ky ėshtė incident. Nuk e di se kryetari i Bashkisė
sė Romės, kujt bindjeje politike i pėrket, sa lidhje ka me
qeverinė italiane ose jo, me luftėn politike-kulturore nė
Itali. Por ėshtė njė incident, madje unė do tė thosha ėshtė
mė kot ti themi njė incident, sidoqoftė mbetet nė
rrethe tė kufizuara diplomatike, shtetėrore dhe zyrtare, kjo
ėshtė njė fyerje, njė lloj shuplake qė i bėhet njė
populli tė tėrė. Ajo ēka fshihet prapa ėshtė edhe mė e
shėmtuar. Pėrse bėhet kur dihet se kėtu nuk ka mungesė
informacioni, ėshtė njė lloj sfide, pėrēmimi qė bėhet
publikisht pėrpara gjithė botės njė populli.
-
-
- Pyetje: Mendoni se
Ballkani vazhdon tė vuajė ende nga nacionalizmat, ka ende
qarqe antishqiptare kur liderėt e Europės dhe tė vetė
rajonit janė angazhuar pėr integrimin europian tė rajonit?
-
- Kadare:
- Ballkani nuk mund tė ēlirohet
lehtė nga psikoza nacionaliste. Sigurisht ēdo pastrim i tij
ēdo vit ėshtė njė sukses pėr tė gjithė. Unė besoj se
Ballkani do shplahet nga kjo damkė. Besoj se ne duhet tė gėzohemi
pėr kėdo qė fillon tė shplahet nga Ballkani, nuk duhet tė
jemi xhelozė. Pėr fat keq cmira dhe xhelozia janė sporti
kombėtar i tė gjithė ballkansave, vuajnė tė gjithė nga
kjo dhe duhet tė dimė tė shkėputemi nga kjo metodologji,
pseudokulturė e keqe.
-
- Unė shpresoj se megjithė kėtė
kaluar tė keqe, ballkanasit do e kapėrcejnė kėtė gjė. Ne
shqiptarėt, pavarėsisht se i bėjnė tė tjerėt nuk duhet tė
ushqejmė mė urrejtje, duhet tė pėrpiqemi qė tė
emancipohemi, tė pėrpiqemi edhe vetė. Por emancipimi kalon
nėpėrmjet ndėrtimit dhe jo shkatėrrimit. Nė qoftė se ne
ndėrtojmė jetėn tonė siē duhet, ēdo ditė ekonominė,
kulturėn tonė, gjithēka qė pėrbėn jetėn tonė njerėzore,
vetvetiu mund tė emancipohemi. Vetvetiu edhe imazhi i keq qė
u krijua nė botė do tė fillojė tė retushohet, tė
pastrohet.
-
-
- Pyetje: Si
e komentoni ndikimin e faktorit shqiptar pėr integrimin
europian?
-
- Kadare:
- Faktori shqiptar ėshtė shumė i rėndėsishėm
nė Ballkan dhe ka shumė peshė. Por ai peshėn e vet do ta
fitojė kur ai tė shkėputet, tė luftojė edhe vetė, tė
mos kėnaqet me atė ēka arritur. Ėshtė gjė e mirė qė
populli shqiptar ka njė autokritikė sot dhe kjo po vėrehet
nga shumė njerėz, mendje tė ndritura sot nė Evropė,
domethėnė qė populli shqiptar ka filluar tė shikojė me
kritikė veten e vet, tė kuptojė se ēfarė duhet ndrequr, tė
mos kėnaqet kot me pėrralla dhe me fantazira tė kota.
-
- Natyrisht kjo nuk bėhet vetėm,
miqėsitė nuk ndėrtohen vetėm, miqėsitė ndėrtohen mbi njė
bazė reciprociteti, miqėsitė janė tė ndėrsjellta, kėshtu
qė populli shqiptar nuk mund tė ndėrtojė vetėm miqėsitė
duke shpallur atė pa iu pėrgjigjur tė tjerėt.
-
- Kėshtu qė kthehemi prapė te
figura e Nėnė Terezės, adhurimi i shqiptarėve pėr tė ėshtė
njė mesazh miqėsie qė ai i dėrgon popujve tė tjerė. Kjo
ėshtė njė gjė e madhe, sepse ky mesazh kthehet mbrapsht,
si tė thuash nė rrethe tė caktuara, e pėr fat tė keq
hidhet njė dush i ftohtė mbi kėtė prurje tė mirė tė
vlerave tė popullit tonė qė tregon nė kėto ēaste nė
Evropėn e sotme, nė Ballkanin e sotėm.
|
|