|
12
korrik 2003 / David McAlary / Zėri
i Amerikės
Kėrkuesit e SIDĖ-s do tė takohen javėn e
ardhshme, nga 13 deri 16 korrik nė Paris pėr tė marrė pjesė nė
atė qė konsiderohet si konferenca mė e rėndėsishme shkencore.
Korrespondenti i Zėrit tė Amerikės njofton se nė konferencė
do tė marrin pjesė ekspertė tė njohur tė SIDĖ-s pėr tė
folur pėr sėmundjen qė ka pllakosurvendet nė zhvillim.
Mendohet se 6 mijė persona do tė marrin
pjesė nė konferencė ku do tė diskutohen kėrkimet dhe taktikat
klinike tė zbatuara, qė mund tė sjellin ndryshime nė trajtimin
e sėmundjes, e cila ka prekur mė shumė se 40 milion persona.
Konferenca zhvillohet nėn drejtimin e Shoqatės Ndėrkombėtare pėr
Luftėn kundėr SIDĖ-s dhe Agjencisė Kombėtare Franceze tė Kėrkimit
mbi SIDĖ-n. Drejtori i Agjencisė franceze Michel Kazatkine, thotė
se konferenca po zhvillohet me me kėrkesė tė specialistėpve qė
merren me studimin e sidės.
Shoqata ndėrkombėtare e luftės kundėr
SIDĖ-s e konsideron tė nevojshme mbajtjen e konferencės. Kjo
sepse, konferencat ndėrkombėtare, qė zhvillohen nė dy vjet,
kanė qėllim tė ndėrgjegjsojnė opinionin publik. Komuniteti
shkencor e konsideroi tė nevojshme mbajtjen e kėsaj
konference.
Zoti Kazaktine thotė se
nė konferencė do tė flitet rreth trajtimit tė virusit tė SIDĖ-s,
uljes sė shkallės sė transmetimit tė virusit nga nėna tek fėmija
si dhe pėrhapjes sė virusit nė popullatė.
Presidenti i Shoqatės
Ndėrkombėtare pėr Luftėn kundėr SIDĖ-s, zoti Josep Lange
thotė se 30 pėr qind e pjesėmarrėsve dhe e kėrkuesve janė
nga vendet nė zhvillim.
Njė vend tė rėndėsishėm
nė konferencė do tė zėrė debati lidhur me tė dhėnat
kontradiktore tė kėrkimeve shkencore. Ndėr ēėshtjet qė do tė
diskutohen janė shkaku kryesor i transmetimit tė virusit,
ndikimi qė trajtimi mjekėsor i virusit ka pėr sėmundjet e zemrės,
anėt pozitive dhe negative tė ndėrprerjes sė kurės mjeksore.
Eksperti mė i madh amerikan i sėmundjeve infektive Antony Fauci
thotė se nė fillim tė konferencės do tė ketė mė shumė
pyetje sesa pėrgjigje.
Konferenca do tė shėrbejė
pėr pėrcaktimin e fushave ku ka mė shumė mosmarrėveshje,
ndoshta me qėllimin qė kėrkimet e ardhshme tė mundėsojnė dhėnien
e pėrgjigjeve pėr shumė ēėshtje. Mendoj, thotė zoti Fauci, qė
konferenca do ti shėrbejė sheshimit tė pikėpamjeve tė
ndryshme si dhe nevojės nė rritje pėr mė shumė studime nė tė
ardhmen pėr ti dhėnė zgjidhje shumė ēėshtjeve
kontradiktore.
Nė konferencė do tė
trajtohen edhe zhvillimet shkencore tė 20 viteve tė fundit.
Konferenca do tė pėrkujtojė zbulimin e virusit nga Luc
Montagnier i Francės dhe Robert Gallo i Shteteve tė Bashkuara.
Doktori Fauci do tė mbajė fjalimin e rastit duke rikujtuar
zbulimin e ilaēeve efektive qė luftojnė virusin, zhvillimin e
testeve tė gjakut pėr zbulimin e tij si dhe pėrhapjen e
informacionit rreth mėnyrės sė pėrhapjes sė virusit nė
trupin e njeriut dhe nė popullatė. Doktori Fauci thotė se mėsimet
e nxjerra nga kėrkimet mjekėsore mbi SIDĖ-n nė 20 vitet e
fundit mund tė pėrdoren pėr kurimin e sėmundjeve tė tjera.
Nė konferencė do tė
marri pjesė edhe ish-presidenti i Afrikės sė Jugut Nelson
Mandela, i cili do tė flasė pėr shtimin e kurave mjekėsore pėr
vendet e varfra. Ish presidenti i Brazilit Fernando Henrique
Cardoso do tė flasė rreth suksesit tė Brazilit nė luftėn kundėr
SIDĖ-s.
|