|
Tiranė, 12 korrik 2003 / Yzedin HIMA
/ "G. Forum"
Ka kohė qė nė Berat, por jo vetėm nė
Berat ka njė pėrkujdesje maksimale pėr tė evokuar tė kaluarėn
jo shumė tė largėt sipas njė kriteri tipik ideologjik, pėr
fat tė keq ende tė pranishėm nė jetėn tonė. Nė qytet ka
filluar dekorimi i fasadave, lulishteve, mureve me pllaka pėrkujtimore
pas tė cilave ajo qė mungon mė sė shumti ėshtė ngjarja.
Kjo shtėpi ka qėnė
bazė e luftės, Kėtu ka kaluar brigada x sulmuese, Kėtu
ėshtė strehuar shoku Z, deri tek njė pllakė qė tė bėn
edhe tė qeshėsh :Kėtu u rrėmbye (u vodh- shėnimi im, Y.H)
nga njėsiti gueril shaptilografi.
Kėto pllaka nuk kanė tė sosur nė qytet, nė
fshat, pra nė tė gjithė Shqipėrinė.
Nga lind gjithė kjo pėrkujdesje pėr tna
sjellė tė shkuarėn e afėrt, nė mjaft raste edhe tė gėnjeshtėrt,
tani nė shekullin e internetit?
Ēėshtė ky dekorim i jetės sonė ?
Herė- herė Shqipėria i ngjan tė famshmit
Haxhi Qamil, qė nė njė kohė marrėzie totale,(dhe kėto kohra
nuk janė tė rralla nė jetėn e shqiptarėve) u vetėdekorua
gjysėm gjeneral e gjysėm robinhud. (veshi njė xhaketė
gjenerali europe , vuri nė kokė njė kallpak pashai turk dhe
poshtė mbante brekushet e fshatarit tiranas.) Dhe u vu nė kėrkim
tė Babės. Pas e ndiqnin mijra e mijra njerėz mė tė marrė se
vetė marrėzia.
Edhe sot me keqardhje vėmė re se Shqipėria
po dekorohet si e tillė, por nuk jam fort i sigurtė nėse vėrtetė
Shqipėria, ashtu si Haxhi Qamili, ėshtė nė kėrkim tė Babės.
Pllakat pėrkujtimore, ku flitet pėr beteja
qė nuk janė zhvilluar kurrė, po mbushin ēdo rrėpirė fshati,
ēdo rrugė dhish, ku prej vitesh nuk kalon njeri.Lapidarė dhe
monumente i ngrihen njė kohe, kur pėrēarja dhe urrejtja midis
shqiptarėve arriti kulmin. Cėshtė ky vrapim nė tė shkuarėn?
Njihet thėnia se kush pėrtyp tė shkuarėn,
nuk ka as tė sotme as tė ardhme.
Po pse bėhet e gjithė kjo? Natyrisht jo
thjesht pėr tė ruajtur traditėn, vlerat e saj. Nėse do tė
fiksohej e kalura me vlerat e saj tashmė tė provuara do tė qe
njė punė e lavdėrueshme. Por e kaluara, tradita, civilizimi pėr
dekoratorėt tanė tė mėngjėr nis mė 1941.Cinizmi, propaganda,
dhuna dekorative janė tė pashembullta nė njė shoqėri qė
trumbetohet si pluraliste, e lirė e demokratike. Sot mund tė
thuhet se Shqipėria ėshtė vendi mė i ideologjizuar nė Europė.
Poeti i madh nobelist Josif Brodski, njė ditė
tė bukur, duke dėgjuar njė fjalim tė sekretarit tė partisė
komuniste nė fshatin ku e kishin syrgjynosur, befas kėputet e
bie pa ndjenja. Miqtė e tij tė alarmuar e ēojnė nė spital, ku
poeti i jashtėzakonshėm i nėnshtrohet njė egzaminimi tė
kujdesshėm. Nė fund mjekėt erdhėn nė pėrfundimin se Brodski
i madh nuk kishte asnjė gjė. Kishte rėnė pa ndjenja thjesht
nga alergjia qė i shkaktuan mendimet e cekta, nonsenset politike,
marrėzitė qė nxirrte nga goja sekretari i helmuar
ideologjikisht i partisė.
Natyrisht, njė shpirti tė lirė, njė
gjeniu si Josif Brodski i bėnin reaksion pallavrat.
Ka dashur Zoti qė ne tė mos jemi aq sqimtarė
dhe tė ndjeshėm sa Brodski
i madh, nė tė kundėrt pėrfytyroni se ēfarė do tė ndodhte
kur tė dėgjonim lajmet nė tv, kur tė lexonim pllakat, kur tė
dėgjonim fjalimet nėpėr festa apo nė pėrkujtim tė ngjarjeve
qė sndodhėn kurrė, kur tė dėgjonim fjalimet e ca
ofiqarėve tanė nė tribuna e nė institucione publike, kur tė dėgjonim
parlamentin e mbushur me qėndrestarė. Tė gjithė do tė
binim e do tė ndodhte njė katastrofė e madhe humanitare.
Po pse bėhet e gjithė kjo?
Jo thjesht pėr arsye ideologjike.
Europa Lindore ka kohė qė
ėshtė ēliruar nga kėto marrėzi. Ajo kėrkon tė
integrohet realisht nė Perėndim, ku idiotėsitė ideologjike nuk
pinė ujė.
Ka njė pragmatizėm nė gjithė kėtė marrėzi
nė Shqipėrinė tonė tė dashur(siē thotė shpesh njė
politikan). Pragmatizmi qėndron nė faktin e dekorimit tė
mjedisit me njė ngjyrė politike, thjesht pėr tė mbajtur gjatė
pushtetin.
Bie fjala, tek muri i ndėrtesės ku shkruhet
se kėtu u vodh njė makinė shkrimi a diēka e tillė nė vitin
1991 u vendos selia e degės sė partsė sė parė opozitare nė
Shqipėri, Partisė Demokratike. Ky fakt ėshtė domethėnės pėr
njė shoqėri qė vinte nga diktatura, pėr njė shoqėri qė
prej dekadash nuk e njihte pluralizmin. Pra, krijimi i degės
sė PD ėshtė ngjarje, shumė mė domethėnėse se vjedhja e njė
makine shkrimi a diēkaje tė tillė. Por as PD, as pushteti lokal
i saj nuk bėri marrėzinė tė vendoste pllaka pėrkujtimore. Ose
aty ku ka qėnė rrojtorja publike mund tė vendosej njė pllakė,
ku tė njoftohej vėrtetė pėr njė ngjarje: Kėtu ka punuar
si faturist poeti, studjuesi dhe pėrkthyesi i talentuar Vexhi
Buharaja.
Berati ėshtė njė qytet emblematik i qytetėrimit
shqiptar. Kur vijnė vizitorėt dhe lexojnė pllakat
e famshme, stepen.
Natyrisht, nėse nuk do tė vuanin pushtetarėt tanė nga
epilepsia ideologjike, vizitorėt mund tė lexonin: Kėtu nė
vitin 1281, pas dhjetė muaj rrethimi e qėndrese qytetarėt e
Beratit thyen anzhuinėt. Nė nderim tė asaj qėndrese u ngrit
kisha e Shėn Mėri Vllahernės.
Ose : Kėtu u gjet Epitafi i Gllavenicės, vepėr arti e
vitit 1373. Ose: Kėtu ranė trimėrisht nė betejė kundėr
turqve 500 luftėtarė italianė tė dėrguar nga Alfonsi V i
Aragonės nėn komandėn e Raimondo Orsatės nė ndihmė tė Skėnderbeut.
Ose: Kėtu u ruajtėn Kodikėt e famshėm tė Beratit.
Apo mė poshtė nė buzė tė lumit mund tė
qėndronte fare mirė njė pllakė e tillė pėrkujtimore: Kėtu
poeti i shquar Nezim Berati, Anakreonti i Shqipėrisė (siē e
quajti Hani- shėnimi im, Y.H) mė 1735 u ndesh nė njė garė
poetike dhe fitoi me Mulla Alinė.
Kuptohet se kėto pllaka e mjaft tė tjera do
tė ishin mjaft domethėnėse.
Dekorimi metaforik apo i drejtpėrdrejtė i
jetės sonė ndjek jo thjesht njė traditė tė shėmtuar.Nė ditėn
e festės kombėtare,
mė 28 nėntor po shėtisja me mikun tim A. P, me formim tė majtė
dhe e pyeta se ēfarė pėrfaqėsonin flamujt e kuq qė digjnin
gjithė qytetin, krahas fare pak flamujve kuq e zi qė valėviteshin
nė atė ditė tė shėnuar. Miku im nuk qe nė gjendje tė mė
jepte asnjė lloj spjegimi. Ndoshta thjesht pėr traditė. Ndoshta
thjesht si zbukurim.Ende, nė ēdo festė bėhet pėrskuqja e
qytetit.(Lexues i nderuar mund ta vėresh kėtė fakt nė festėn
mė tė afėrt). Njė marrėzi e pėrafėrt kishte ndodhur jo nė
pėrmasa tė tilla dhe jo nė njė hark tė tillė kohor para
krishtlindjeve tė vitit 1996. Cedra para kėshillit tė rrethit
qe zbukuruar krahas dekoracioneve tė tjera edhe me tollobmace tė
kaltra ku qe stamposur logoja e PD. . Brenda pak minutave, nga vetė
dekoratorėt, cedra u ēlirua nga tollombacet politike. U ndjeva i
ēliruar dhe mendova se do tė qe mrekulli sikur qytetarėt e
Beratit tė mos e kishin vėnė re atė lajthitje.
Po dekorimi i dhunshėm i jetės sonė nuk
ndalet kėtu. Ai vazhdon nė salla mbledhjesh, ku nuk mungojnė
edhe zyrtarė dhe politikanė tė lartė qė sapo janė ndarė me
personalitete europiane e amerikane ku kanė ironizuar e qeshur me
marrėzinė diktatoriale. Janė hipokritė apo pragmatistė?
Nė njė sallė mbledhje
qene mbledhur veteranėt e luftės. Kėshtu tė paktėn u lajmėrua
nga folsi i tv-sė. Pėr ēudi nė sallė kishte a skishte
ndonjė 80 vjeēar. Qenė fėmijė kopshti deri tek 50-60 vjeēarė.
Kėta janė veteranėt e famshėm?
Thuhet, por unė nuk dua ta besoj, se po
ngrihen organizata veteranėsh nė
lagje, nė shkolla e deri nė kopshte. Po harxhohen miliona
pėr tė vendosur lapidarė, pllaka pėrkujtimore, monumente,
skulptura heronjėsh tė rreme, memorialė nė zona pa asnjė
banor, nė fshatra ku jetojnė 2-3 shtėpi. Ndėrkohė gjimnazistėt
nuk kanė paisje pėr tė realizuar orėt e mėsimit, nuk kanė njė
fotokopjues, ku tė fotokopjojnė testet e shumtė, nuk kanė
kompjutera, nuk kanė internet, nuk kanė salla argėtuese e
kulturore.
Hani gjeneralėt!, -pėrfundonte njė
barcoletė e treguar fshehur nė kohėn e diktaturės, ku
protagonisti mburrej mė tė kaluarėn e lavdishme dhe
gjeneralėt e shumtė qė kishte nxjerrė fshati i tij i mjerė.
E gjitha kjo ėshtė njė marrėzi e madhe nė
kurriz tė komunitetit. Paratė Europa dhe Amerika i sjell pėr tė
pėrmirėsuar jetėn e shqiptarėve, jo pėr tė shtuar logot e
ekstremit tė majtė.
Nė Shqipėri logot e diktaturės janė kudo
tė pranishme : bunkerė, pallate si guva, rrugė tė ngushta,
mungesa e ujit, mungesa e dritave, sherret politike, mjerim shpirtėror
e mjerim ekonomik, njeriu i ri pėrbindėsh, (Nė Shqipėri
pashė dhėmbė tė prishur, kėpucė tė zeza dhe sy tė sėmurė
epshorė,-shkruante nė njė gazetė perėndimore njė
reportere e re nė vitet 80-tė.) Kur kemi kaq e kaq simbole e
logo tė diktaturės, pse duhet tė shtojmė edhe ca tė tjerė?!
E kaluara na ka kapur prej duarėsh, prej kėmbėsh,
dhe ēėshtė me e vajtueshmja prej koke. Natyrisht, skemi
pse ankohemi hiē, kur Europa na e vė kufirin tek thana dhe prej
kohėsh e ka thėnė pėr ata qė kanė veshė: Hani gjeneralėt!
|