|
 |
|
- Ferizaj,
12 korrik 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova dhe kryeministri Bajram Rexhepi qėndruan
sot nė fshatin Gėrlicė tė Ferizajit. Me kėtė
rast ata pėruruan njė objekt tė rėndėsishėm
ekonomik - bazėn e asfaltit nė kėtė lokalitet, tė
vėllezėrve Isė e Hazir Rysha, tė cilėt janė
pronarė tė firmės "Ekskavatori".
Duke folur nė kėtė solemnitet Presidenti Rugova tha
se pėrurimi i kėsaj linje prodhuese ėshtė njė
ngjarje e shėnuar pėr ekonominė e Ferizajit e tė
Kosovės, e cila tė forcojė ekonominė dhe do tė
shtojė numrin e tė punėsuarve nė kėtė komunė.
|
-
- Presidenti Rugova
vlerėsoi se sektori privat gjatė kėtyre katėr viteve nė
liri ėshtė forcuar dhe gjithnjė e mė shumė po bėhet mė
i fuqishėm, duke premtuar se ky sektor do tė ketė pėrkrahjen
e tij dhe tė institucioneve tė Kosovės. "Objektet e
tilla ekonomike dhe forcimi i ekonomisė do tė pėrshpejtojnė
pėrkrahjen e njohjes formale tė pavarėsisė sė vendit tonė",
theksoi Presidenti Rugova dhe u angazhua pėr njė ekonomi tė
qėndrueshme tė Kosovės.
Ndėrkaq, duke folur pėr procesin e privatizimit, ai tha se
ky proces duhet tė jetė produktiv, me forma tė ndryshme, e
jo vetėm me plasman. "Shembulli juaj tregon aftėsinė e
shpirtit ndėrmarrės tė popullit tė Kosovės dhe tė njerėzve
tė biznesit, prandaj ēdo investim nė Kosovė do tė jetė
fitimprurės", theksoi Presidenti Rugova, duke uruar qė
kjo kompani njė ditė tė marrė pjesė nė ndėrtimin e rrugės
Prishtinė-Durrės.
-
 |
|
- Ndėrkaq nė
fjalėn e tij, kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi
tha se kishte ardhur me kėnaqėsinė mė tė madhe
pėr t'u pėruruar kėtė objekt. Aty ku ndėrtohen
kompani prodhuese do tė gjejė kohė t'i vizitojė,
tha ai, duke shtuar se kjo kompani ka disa vlera
kryesore: ėshtė kompani private dhe e cila do tė
jetė perspektiva e ekonomisė sė Kosovės, ėshtė
kompani prodhuese dhe ėshtė shėrbyese ndėrtuese
qė ėshtė aq e domosdosshme pėr ndėrtimin e
infrastrukturės rrugore, tha zoti Rexhepi.
Fakti se Kosova ndodhet nė fazėn e rindėrtimit dhe
po hyn nė fazėn e investimeve do tė garantohet edhe
plasmani i prodhimeve tė kėsaj kompanie, sepse
Kosova ka shumė nevojė tė bėjė rikonstruktimin e
rrugėve, tha ai.
Rexhepi si
element tė rėndėsishėm vlerėsoi edhe faktin se kjo
kompani do tė punėsojė 60 punėtorė dhe kjo do tė
thotė se 60 familje e sigurojnė ekzistencėn e vet. |
-
- Kryeministri
Rexhepi premtoi se qeveria do tė inkurajojė me infrastruturėn
ligjore tė krijohen kushte tė volitishme qė tė ketė sa mė
shumė investime prodhuese, sepse vetėm ajo krijon njė
zhvillim stabil dhe krijon vende tė reja tė punės, nėnvizoi
ai.
Ndryshe kompania "Ekskavatori" merret me ndėrtimin
e ulėt dhe tė lartė dhe nė veēanti nė ndėrtimin e rrugėve.
Dikur kishte 15 punėtorė, e sot ka 60 punėtorė.
Kjo ndėrmarrje brenda ditės do tė prodhojė 120 metra kub
asfalt, falė teknologjisė moderne qė posedon ajo dhe e cila
ėshtė importuar nga Italia. Nė kėtė ndėrmarrje janė
investuar mbi 1 milion e 200 mijė euro. Ndryshe kjo firmė ka
realizuar deri mė tash disa projekte nė Kosovė, si nė
aeroportin e Prishtinės, bazėn e KFOR-it "Film
siti" nė Prishtinė etj.
|
|