|
11
korrik 2003 / Ilir Ikonomi / Zėri
i Amerikės
Maqedonia
ndodhet nė njė periudhė tė vėshtirė tranzicioni ku ēėshtjet
e bashkėjetesės kryqėzohen me problemet ekonomike dhe sociale.
Marrėveshja e Ohrit po zbatohet ngadalė, nė ish zonat e
konfliktit ekziston paqendrueshmėria. Megjithatė, gjendja nuk ka
tė krahasuar me dy vjet mė parė kur vendi ishte nė konflikt tė
armatosur. Por cilat janė perspektivat e zhvillimit, si i shikojnė
ato vėzhguesit? Zėri i Amerikės intervistoi analistėt nga
Maqedonia, Ibrahim Mehmeti dhe Ilir Ajdini.
Zėri i Amerikės:
Zoti Mehmeti. Anketat tregojnė se marrėveshja e Ohrit ka gjetur
mbėshtetje midis popullatės nė Maqedoni. Megjithatė, ka
kritika se ajo nuk po zbatohet me ritmin e duhur. Cilat janė arėsyet
sipas jush?
IBRAHIM MEHMETI:
Mendoj se arsyet kryesore janė nė mosgatishmėrinė e plotė tė
partnerėve tė koalicionit, dhe sidomos mendoj se kėtu pala
maqedonase e ka rolin kryesor dhe mosgatishmėria e saj dhe mos pėrgatitja
e saj, si dhe mospėrgatitja e opinionit nga ana e kėsaj partie pėr
implementimin sa mė tė mirė tė marrėveshshjes sė Ohrit,
mendoj se ėshtė njėra ndėr arsyet kryesore.
Zėri i Amerikės:
Njė pyetje pėr ju zoti Ajdini, si po paraqitet Bashkimi
Demokratik pėr Integrim, Partia e zotit Ali Ahmeti nė qeverinė
e koalicionit, a po tregohen sa duhet aktivė ministrat e saj nė
zbatimin e marrėveshjes?
ILIR AJDINI :
BDI-ja po shpreh njė gatishmėri tė plotė. Mund tė shihet nė
veprimet e kėsaj partie pėr tė realizuar ato obligime tė cilat
i morėm bashkė me partnerin e koalicionit, mirėpo siē tha edhe
kolegu, Ibrahimi, kėtu nuk ėshtė problemi te partneri shqiptar.
Ne kishim drojėn se kjo parti shqiptare qė tash merr pjesė nė
koalicion, do tė ketė njė partner i cili do tė mundohej tė
gjejė mėnyra pėr tė penguar, pėr tė zvarritur, pėr tė
zgjatur realizimin e marrėveshjes sė Ohrit dhe me gjasė kėshtu
edhe po del. Prandaj kapaciteti i BDI-sė nuk mund tė vihet nė
pyetje pėr ta realizuar kėtė, mirėpo ja qė hasim nė pengesa
tė shumta.
Zėri i Amerikės:
Partia Demokratike Shqiptare do tė zhvillojė tė shtunėn
Kongresin e saj. Pavarėsisht nėse nė krye tė partisė do tė
rizgjidhen apo jo drejtuesit e saj tė mėparshėm, Arbėr
Xhaferri dhe Menduh Thaēi, ka njoftime se partia do tė ndryshojė
programin duke shtuar nė tė tė drejtėn e vetvendosjes pėr
shqiptarėt. Sa mendoni se do tė rigjallėrohet partia pas kėtij
Kongresi? Si do tė ndikonte kjo klauzolė nė klimėn e pėrgjithshme
nė maqedoni?
IBRAHIM MEHMETI:
Unė mendoj se roli i PDSH-sė nė skenėn politike tė Maqedonisė
ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe kontributi i kėsaj partie ka
qenė gjithmonė i rėndėsishėm dhe ka pasur efekt nė ambientin
e pėrgjithshėm politik. Se si do tė dalė pas kėtij Kongresi
do tė varet para sė gjithash nga vendimet e delegatėve tė kėtij
Kongresi, pikėrisht sa i pėrket kryesisė sė ardhshme,
kryetarit tė ardhshėm sepse tani kjo pyetje tani ėshtė mjaft e
paqartė. Nuk dihet se a do tė mbetet e njejtė apo do tė
ndryshojė, ndėrsa sa i pėrket ndryshimeve tė programit tė
saj, varet se si definohet domethėnė ky ndryshim, dhe kėrkesa qė
tani pėr tani mė shumė spekulohet sepse unė sa i pėrket pėrmbajtjes
nuk e kam tė qartė me vetėvendosjen. Kjo padyshim se do tė
kishte njė ndikim tė jashtzakonshėm edhe pėr partitė e tjera
shqiptare por edhe pėr skenėn politike nė Maqedoni nė pėrgjithėsi
jo vetėm pėr PDSH-nė.
Zėri i Amerikės:
Zoti Ajdini, a ka shpresa se kjo parti do tė heqė elementėt
e kompromentuar nga strukturat e saj udhėheqėse?
ILIR AJDINI :
Po deshi qė tė kthehet nė skenė me njė fuqi qė tė mund tė
ndikojė nė rrjedhat politike, gjithsesi se do tė duhet ta bėjė
kėtė. Ka edhe shpresa, domethėnė, vendosmėria e udhėheqjes sė
kėsaj partie qė tė bėjė ndryshime rrėnjėsore jep shpresa
dhe sinjale tė tilla por megjithatė gjithēka varet se ēfarė
do tė vendosė nesėr kjo parti, cila strukturė do tė vijė nė
krye tė asaj partie. Mendoj se qėllimet e lidershipit janė qė
partia tė rimėkėmbet, dhe besoj qė ata i kanė kuptuar gabimet
qė i kanė bėrė nė kohėn kur ishte nė pushtet dhe qė lejuan
qė njė pjesė e funskionarėve partiakė tė hyjnė nė ujėrat
e korrupsionit dhe tė komprometojnė edhe subjektin nė tėrėsi.
Zėri i Amerikės:
Zoti Mehmeti, nė ish zonat e krizės ka ende paqendrueshmėri,
vazhdimisht nė zonėn e Tetovės ka vrasje dhe incidente tė
tjera. Kush mban pėrgjegjėsi pėr kėtė situatė dhe si mund tė
rregullohet ajo?
IBRAHIM MEHMETI:
Mendoj se ėshtė pyetje shumė e vėshtirė tė pėrgjigjet se
kush e mban pėrgjegjsinė. Sigusisht se kjo ėshtė ndėr pasojat
mė tė rėnda tė krizės nė vend dhe kjo krizė tash mund tė
analizohet prej luftės sė 2001 ose prej pavarėsisė sė
Maqedonisė dhe kjo ėshtė gjithashtu temė shumė delikate.
Sidoqoftė mendoj se kjo ėshtė njė nga detyrat qė qeveria
aktuale duhet ti zgjidhė sa mė shpejt dhe sa mė plotė sepse
tė gjitha pėrpjekjet pėr demokratizimin e vendit, pėr
implementimin e marrėveshjes sė Ohrit, pėr stabilizimin e
vendit dhe integrimin e saj nė proceset evroatlantike, do ta vėshtirėsonte
apo ndoshta do tė pamundėsohen sepse ekziston njė pasiguri e pėrgjithshme.
Mendoj qė ajo qė thuhet se Maqedonia ėshtė stabilizuar ėshtė
e vėrtetė nėse krahasohet me luftėn, mirėpo nėse shikohet
situata nė njė ambient paqėsor mendoj se mund tė thuhet se
pasiguria ėshtė duke u shtuar dhe jo duke u zvogėluar.
Zėri i Amerikės:
Zoti Ajdini, vrasjet e bujshme para tri ditėsh nė Shkup me sa
duket tregojnė se krimi i organizuar vazhdon tė jetė njė
problem serioz. A mund tė na thoni se cfarė natyre ka ky lloj
krimi, a ka lidhje me grupe jashtė vendit apo janė kėto pėrplasje
midis klaneve?
ILIR AJDINI :
Unė do tė kisha thėnė se megjithėse u tentua menjėherė pas
ngjarjes tė lidhet kjo mė ndonjė krim tė organizuar, ka mjaft
shenja qė bėjnė me dije se nuk bėhėt fjalė thjesht pėr krim
mafio
z a
po
krim tė kriminelėve ordinerė por kam edhe pėrshtypjen se sikur
tentohet qė edhe me kėtė mėnyre edhe me kėtė veprim qė
ishte njė masakėr e vėrtetė tė ruhet jostabiliteti dhe tė
pamundėsohet stabilizimi i mėtejshėm i Maqedonisė. Mund tė
ketė veprim tė pėrbashkėt me ndonjė shėrbim tė jashtėm por
natyrisht qė nuk kam dėshmi pėr njė gjė tė tillė.
|