|
11
Korrik 2003 / Ilirian Agolli / Zėri
i Amerikės
Qeveria shqiptare njoftoi se Banka Botėrore
sapo ka miratuar njė kredi prej 18 milionė USD pėr tė mbėshtetur
uljen e varfėrisė dhe zhvillimin ekonomik e social tė Shqipėrisė.
Drejtues tė larė tė financave shqiptare
pohuan se kjo kredi e re e Bankės Botėrore ėshtė njė vlerėsim
pėr pėrpjekjet e Shqipėrisė nė reformat ekonomike. Njė vit mė
parė Shqipėria mori nga BankaBotėrore edhe njė kredi tjetėr
prej 20 milionė dollarėsh pėr pėrmirėsimin e shėrbimeve
sociale.
Ministri i financave, Kastriot Islami,
deklaroi nė njė konferencė shtypi pėr statistikat gjashtėmujore
se shpenzimet buxhetore janė tė ulta, ku kanė ndikuar niveli i
ulėt i investimeve, rreth 63%, pėr shkak tė veprimeve tė
administratės.
Kjo vjen nė radhė tė parė nga niveli i
administratėave pėr tė organizuar tė gjithė proceset e
nevojshme pėr realizimin e investimeve, qė fillojnė me
prokurimet, realizimit apo shtyrjes sė disa prokurimeve, pėr
shkak tė anullimit tė disa tenderave etj. Nga kėndvėshtrimi i
ministrisė sė financave, nuk ka asnjė lloj pengese qė kėto
investime tė kryhen me njė dinamikė mė tė shpejtė - tha
zoti Islami.
Ministri shqiptar i financave tha se ashtu si
Banka Botėrore, Fondi Monetar Ndėrkombėtar edhe organizata tė
tjera financiare ndėrkombėtare po japin vazhdimisht vlerėsime
pozitive pėr ecjen pėrpara tė reformave dhe ekonomisė nė
vend. Njė mision i FMN ėshtė nė Tiranė pėr tė parė nga afėr
ekonominė dhe pėr tė konsultuar procesin e privatizimit. Ai
foli pėr njė aftėsi tė lartė thithėse tė ekonomisė
shqiptare pėr investimet e huaja.
Pėr sa i pėrket aftėsive absorbuese pėr
investimet e huaja, ato kanė lėvizur nė nivelin e rreth 25
miliardė lekė nė vit. Realizimi i tyre ka lėvizur nė kufijtė
70-85%, qė ėshtė edhe niveli i absorbimit konkret e real -
tha zoti Islami.
Kredia e sapomarrė nga Banka Botėrore
pritet tė shlyhet pėr 20 vjet. Vetėm nga Banka Botėrore qė
nga viti 1991, Shqipėria ka marrė rreth 720 milionė USD pėr 51
projekte.
Autoritetet e financave po pėrpiqen tė
mbledhin nė maksimum tė ardhurat buxhetore nga taksat e tatimet,
tė ruajnė nivele tė pranueshme tė deficitit tė plotė e tė
brendshėm, tė mbajnė nivelin e inflacionit nėn 4% dhe tė
sigurojnė njė rritje ekonomike vjetore prej 6%. Ndėr objektivat
mė tė rėndėsishėm mbeten privatizimet nė Bankėn e Kursimeve
dhe INSIG. //ss//
|