|
10
korrik 2003 Zėri
i Amerikės
Kryeministri italian Silvio Berlusconi po pėrballet
me njė krizė tė mundshme qeveritare, ndėrsa aleatėt e tij
kryesorė kritikojnė kabinetin se nuk ka arritur tė vėrė nė
jetė plotėsisht programin e tij.
Kreu i Lidhjes sė Veriut, Umberto Bossi tha
sot se koalicioni i zotit Berlusconi ėshtė si njė anije pa
kapiten. Lidhja e Veriut qė solli rėnien nga pushteti tė
qeverisė sė parė tė zotit Berluskoni, nė vitin 1994, thotė
se kryeministri mes tė tjerash nuk i ka plotėsuar premtimet pėr
tu dhėnė mė shumė pushtet strukturave vendore.
Por mesa duket problemet e Italisė nuk
mbyllen vetėm brenda kufijve tė saj dhe furia e fjalėve ka zėmėruar
pėr herė tė dytė brenda pak ditėsh Gjermaninė.
Kancelari gjerman Gerhard Shrėder njoftoi tė
mėrkurėn se do ti anulonte pushimet qė kishte vendosur tė bėnte
nė Romė, pas komenteve tė njė ministri italian. E megjithėse
Berlini paralajmėroi Italinė se po rrezikon miliarda euro tė
ardhura qė do tė fitonte nga turistėt gjermanė, vetė kėta tė
fundit duket se nuk kanė ndėrmend tė heqin dorė nga turizmi nė
qytetet e bukura italiane.
Kancelari gjerman Gerhard Schroeder i anuloi
pushimet e tij nė Itali pas komenteve antigjermane tė njė
ministri italian.
Stefano Stefani, Ministri italian i Turizmit
nuk pranoi tė kėrkonte falje pėr cilėsimin qė u bėri gjermanėve
si biondė hipenacionalistė qė pushtojnė plazhet
italiane.
Gazetat gjermane i kishin bėrė thirrje
kancelarit Shrėder qė pas kėtyre komenteve tė Ministrit
Stefani tė mos shkonte nė Itali . Po tė dojė tė rrijė nė
shtėpi, ose le tė shkojė ku tė dojė, thotė me shaka njė
kamarier italian nė pėrgjigje tė vendimit tė Shrėderit.
Por turistėt gjermanė mendojnė se kjo ėshtė
thjesht njė zėnkė politike qė nuk duhet tė ketė asnjė
lidhje me Italinė dhe italianėt.
Ai duhet tė vijė nė Itali, sepse Italia
ėshtė njė vend i mrekullueshėm. Unė mendoj se Shrėderit i pėlqen
tė vijė nė Itali. Italia duhet tė shpėtojė nga Berlusconi
dhe gjithė njerėzit e tij. Do tė ishte mė mirė pėr Italinė,
thotė njė turist tjetėr gjerman nė Romė.
Mendoj se Shrėderi e ka gabim. Shpresoj
se jemi tė mirėpritur si turistė. Ne vijmė tė shohim artin
italian dhe na pėlqen qė tė vijmė kėtu dhe mendoj qė edhe
italianėve u pėlqen qė ne vijmė kėtu. Nuk jam dakord me Shrėderin
kur thotė se nuk duhet tė vijmė nė Itali, thotė kjo
turiste gjermane.
Mua nuk mė pėlqen Berlusconi. Por besoj
se as italianėve nuk u pėlqen, thotė turistja nga Hamburgu.
Marrėdhėniet gjermano-italiane janė keqėsuar
qė kur kryeministri italian Silvio Berlusconi e krahasoi javėn e
kaluar njė deputet gjerman tė Parlamentit Evropian me njė roje
tė njė kampi pėrqendrimi nazist.
Kancelari Shrėder e pranoi ndjesėn e
Berluskonit pėr komentin, por njė lumė fryerjesh nga ana e
ministrit Stefani nė njė gazetė tė djathtė kėtė javė e
acaruan pėrsėri gjendjen.
Gazetarja gjermane Christine Kohl,
korrespondentja e sė pėrditshmes gjermane Suddeutche Zeitung nė
Itali tha se ndoshta arroganca e Berluskonit ėshtė shkaku i kėsaj
krize diplomatike.
Mė duket se Berluskoni nuk e respekton
edhe aq shumė qeverinė gjermane. Pėr tė janė mė tė rėndėsishme
Shtetet e Bashkuara dhe Britania. Ndoshta prandaj mendoi qė ti
ngacmojė gjermanėt, thotė gazetarja Kohl.
Por Ministri i Brendshėm gjerman Otto Schily
qė ka njė shtėpi pushimesh nė Toskanė tha se ishte e qartė qė
Stefano Stefani nuk ėshtė i kualifikuar pėr punėn e tij.
Duhet tė kuptohet se ēfarė reagimesh
mund tė shkaktojnė komente tė tilla. Por nuk duhet absolutisht
tė vihen nė diskutim marrėdhėniet tradicionalisht tė mira mes
Italisė dhe Gjermanisė dhe ne urojmė qė kryesia italiane e
Bashkimit Evropian tė jetė e sukseshme, thotė ministri
Schily.
Kancelari Shrėder parashikonte qė tė
shkonte me pushimet nė brigjet e Adriatikut nė fund tė javės sė
ardhshme. Ai nuk pranoi tė bėnte komente pėr vendimin pėr
ti kaluar pushimet nė vendlindjen e tij Hanovėr.
|