| |
 |
|
|
|
9.07.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
mėrkure 9 korrik 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Komisioni
Evropian vlerėson pozitivisht marrėveshjen e tregtisė sė
lirė tė nėnshkruar mes Shqipėrisė dhe Kosovės
-
Deri nė
emėrimin e kryeadministratorit tė ri pėr Kosovėn kėtė
detyrė do ta ushtrojė amerikani Ēarls Brajshou
-
Tre
evropianė janė kandidatė pėr postin e kryeadministratorit
tė Kosovės, thotė zėdhėnėsi i KB
-
Departamenti
amerikan i Shtetit mirėpret letrėn e udhėheqėsve kosovarė
drejtuar personave tė zhvendosur
-
Nė
duart e civilėve nė Kosovė ka qindra mijėra armė
-
Qeveria
e Kosovės u bėn thirrje banorėve tė fshatit Debellde tė
mos tensionojnė situatėn
-
Viti:
UNMIK-u heq dorė nga hapja e pikės kufitare, banorėt
zhbllokojnė rrugėn qė ēon nė Debėllde
-
Tre
vetė janė vrarė dhe disa tė tjerė janė plagosur nė njė
sulm tė armatosur nė Shkup
-
Katėr
fėmijė shqiptarė dėshmojnė nė gjykatėn e Beogradit pėr
njė masakėr nė Podujevė
-
Misioni
i UNMIK-ut nė Kosovė as dje nuk arriti tė hapė vendkalimin
e ri kufitar me Maqedoninė
-
Brajshou
thotė se UNMIK-u ėshtė nė fazėn e gjetjes sė njė
zgjidhje pėr bujqit e brezit kufitar me Maqedoninė
-
KFOR-i
ia ka dorėzuar policisė sė UNMIK-ut ish-udhėheqėsin e UĒPMB-sė,
Shefket Musliun
-
UNMIK-u
ka hedhur poshtė kritikat serbe nė adresė tė kodit penal
dhe tė procedurės penale nė Kosovė
-
Policia
po gjurmon vrasėsin e njė familjeje pesėanėtarėshe nė
Kaliforni
-
Ėshtė
arrestuar ish-ministri i brendshėm i Sadam Hyseinit dhe njė
anėtar i lartė i partisė sė tij Baath
-
Podujevė:
Sindikata e Mjekėve tė Egjiptit i dhuron aparaturė moderne
Shtėpisė sė Shėndetit
-
Njė
burri nga Arkanzasi i SHBA-ve i ėshtė kthyer vetėdija pasi
kishte kaluar 19 vjet nė komė
-
Kryengritėsit
ēeēenė vranė pesė ushtarė rusė
-
Njė
person i armatosur vrau pesė veta dhe plagosi tetė tė tjerė
nė Misisipi
-
Akuza
pėr blerje uraniumi nuk qėndron
-
Ushtarėt
izraelitė kanė vrarė njė burrė palestinez nė Bregun
Perendimor
-
Parlamentarėt
e BE mbėshtesin anulimin e vizės pėr qytetarėt nė Zvicėr
qė nuk janė nga vendet e Bashkimit Evropian
-
Pėrmbytet
nė Bangladesh njė feribot dhe zhduken 600 udhėtarė
-
Kryeministri
palestinez ofroi dorėheqjen si kryetar i qeverisė
-
SHBA:
Shpenzimet pėr mbrojtjen rreth 369 miliardė dollarėsh pėr
vitin 2004
|
|
|
|
|
|
- Komisioni
Evropian vlerėson pozitivisht marrėveshjen e tregtisė sė
lirė tė nėnshkruar mes Shqipėrisė dhe Kosovės
-
- Bruksel,
9 korrik 2003 - Komisioni Evropian e vlerėson pozitivisht Marrėveshjen e tregtisė sė
lirė tė nėnshkruar mes Shqipėrisė dhe Kosovės ngase kjo
marrėveshje mund tė ketė vetėm efekte pozitive nė
forcimin e paqes dhe shtimin e begatisė nė rajonin e
Ballkanit.
-
- Zėdhėnėsja
e Komisionit Evropian Ema Aduin deklaroi pėr "Dojēe
velen" se ėshtė e rėndėsishme qė nė poltikėn e
liberalizimit tė shkėmbimeve tregtare qė vendet ballkanike
po zhvillojnė me njėra tjetrėn tė pėrfshihet edhe Kosova
me qėllim qė ajo tė mos kthehet nė njė njollė tė zezė
nė rajon.
-
- Kjo ėshtė
njėra nga arsyet qė Komisioni Evropian ka hartuar pėr Kosovėn
njė instrument krejt tė posaēėm i njohur si mekanizmi udhėzues
qė do tė ndihmojė pėrshtatjen e ligjeve tė Kosovės,
deklaron Aduin.
-
- Ajo ka
theksuar se BE nuk dėshiron qė Kosova tė kthehet nė njė
vend tė izoluar dhe ka nėnvizuar se Kosova do tė ndihmohet
nė rrugėn e saj drejt pėrparimit pa pritur dhe
paparagjykuar statusin e saj tė ardhshėm. Kosovės i
nevojitet qė tė pėrshtatė ligjet e saj si me fqinjėt, por
po ashtu edhe me ato tė BE-sė, ka deklaruar kjo zyrtare e
Komisionit Evropian.
Zėdhėnėsja e komesionerit Paten thotė se Komisioni
Evropian e ka mbėshtetur politikėn dhe vendimet qė Shtajner
i ka marrė nė Kosovė, tė cilat pėrmblidhen nė devizėn:
standardet para statusit, duke nėnvizuar se Komisioni
Evropian do tė jetė pjesėmarrės nė dialogun e ardhshėm
ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.
-
-
- Deri
nė emėrimin e kryeadministratorit tė ri pėr Kosovėn kėtė
detyrė do ta ushtrojė amerikani Ēarls Brajshou
-
- Prishtinė,
9 korrik 2003 - Deri nė emėrimin e kryeadministratorit tė ri pėr
Kosovėn, kėtė detyrė do tė ushtrojė zėvendėsi i tij Ēarll
Brajshou. Njėherit ai ushtron edhe detyrėn e shefit tė
sektorit tė UNMIK-ut pėr ekonomi nė Kosovė.
Brajshou tha se ndiehet shumė i kėnaqur pėr faktin se ai nė
Kosovė ka raporte shumė tė mira me liderėt vendorė,
prandaj bashkėpunimi i tij me lidershipin e Kosovės do tė bėjė
qė vakuumi i krijuar nė postin mė tė lartė tė UNMIK-ut tė
mos hetohet.
-
-
- Tre
evropianė janė kandidatė pėr postin e kryeadministratorit
tė Kosovės, thotė zėdhėnėsi i KB
-
- Nju
Jork, 9 korrik 2003 - Zėdhėnėsi i Kombeve tė Baskuara Farhan Hak ka deklaruar se pėr
postin e shefit tė UNMIK-ut tri personalitete janė nė
zgjedhje tė ngushtė. Ai ka mohuar njoftimet se Zhak Klajn ėshtė
emėruar administrator i ri nė Kosovė.
"Emri i ri ende nuk dihet, por mund tė them se nė
zgjedhje tė ngushtė janė tre vetė dhe qė tė tri janė
nga Evropa", ka thėnė zėdhėnėsi i KB Farhan Hak.
-
-
- Departamenti
amerikan i Shtetit mirėpret letrėn e udhėheqėsve kosovarė
drejtuar personave tė zhvendosur
-
- Prishtinė,
9 korrik 2003 - Shtetet e Bashkuara mirėpresin ftesėn e nėnshkruar
nga qeveria e pėrkohshme dhe udhėheqėsit politikė nė
Kosovė, tė cilėt u bėnė thirrje serbėve tė zhvendosur
dhe pakicave tjera qė tė kthehen nė shtėpitė e tyre dhe tė
punojnė me misionin e KB-ve dhe me institucionet e pėrkohshme
nė ndėrtimin e njė shoqėrie demokratike dhe tolerante,
thuhet nė njė njoftim tė Departamentin amerikan tė Shtetit
qė e transmeton Zyra amerikane nė Prishtinė.
"Ne kėrkojmė nga tė gjitha palėt qė tė punojnė sė
bashku nė mėnyrė konstruktrive, pėr tė siguruar qė
secili qė dėshiron tė kthehet ta ketė mundėsinė e vėrtetė
pėr ta bėrė kėtė, dhe pėr t'i dhėnė secilit mjetet dhe
mundėsinė qė tė marrė njė vendim tė bazuar nė
informata reale lidhur me ardhmėrinė e tyre", thuhet nė
kėtė njoftim.
-
-
- Nė
duart e civilėve nė Kosovė ka qindra mijėra armė
-
- Prishtinė,
9 korrik 2003 - Me moton "Mos ma mbytni lirinė", Zyra e
pėr zhvillim e OKB-sė - UNDP, sot e fillon njė fushatė e
cila ka pėr qėllim vetėdijėsimin e popullsisė nga rreziku
qė paraqesin armėt e vogla.
-
- Kjo
fushatė do tė zgjasė tre muaj dhe do tė shtrihet nė tėrė
Kosovėn.
Njė i raport i publikuar me titull "Kosova dhe armėt"
vlerėson se nė duart e civilėve gjenden prej 330 mijė deri
nė 460 mijė armė tė ndryshme zjarri.
-
-
- Qeveria
e Kosovės u bėn thirrje banorėve tė fshatit Debellde tė
mos tensionojnė situatėn
-
- Prishtinė,
9 korrik 2003 - Nė mbledhjen e sotme tė Qeverisė sė Kosovės
janė miratuar pesė nisma pėr projektligje pėr t'u
shqyrtuar nė Kuvendin e Kosovės: Projektiligji pėr
shpalljen park nacional tė Bjeshkėve tė Nemuna, ai pėr
kinematografi, pėr fidane, pėr punėn kėrkimore-shkencore
dhe pėr katastėr.
Me kėtė rast Qeveria u bėn thirrje banorėve tė fshatit
Debellde tė mos shkaktojnė ndonjė konflikt dhe tė mos
tensiojnė situatėn ndėrmjet autoriteteve vendore dhe
UNMIK-ut, pas gjendjes sė krijuar nė atė lokalitetet nė
lidhje me nismėn pėr hapjen e pikės kufitare.
-
- Kryeministri
Bajram Rexhepi tha se pėrkrah qasjen e lirė tė banorėve nė
pronat e tyre dhe rikonformon qėndrimin e qeverisė pėr
mosnjohjen marrėveshjes pėr kufirin ndėrmjet Maqedonisė
dhe Serbisė nė vitin 2001. "Qeveria e Kosovės nuk hyn
atje ku nuk ėshtė kompetencė e saj.
-
- Kjo ėshtė
njė marrėveshje mes UNMIK-ut dhe qeverisė maqedonase. Ne
jemi qė qytetarėve tė Kosovės tė atij rajoni t'u mundėsohet
njė qasje e lirė nė pronat e tyre. Se a do t'i shfrytėzojnė
ata pronat e tyre apo jo, kjo ėshtė ēėshtje e tyre",
tha Rexhepi duke komentuar njė pyetje nėse qeveria e tij mbėshtet
hapjen e pikės kufitare nė Debėllde.
-
-
- Viti:
UNMIK-u heq dorė nga hapja e pikės kufitare, banorėt
zhbllokojnė rrugėn qė ēon nė Debėllde
-
- Viti,
9 korrik 2003 - UNMIK-u ka hequr dorė nga insistimi i tij pėr hapjen e pikės
kufitare ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė nė fshatin Debėllde.
Shefi i operacioneve policore tė UNMIK-ut Robert Pedllou u
tha sot banorėve tė kėsaj ane se UNMIK-u nuk dėshiron tė
ndėrmarrė hapa kundėr vullnetit tė qytetarėve tė kėtueshėm.
Ai tha se pa pėlqimin e banorėve tė kėsaj zone UNMIK-u nuk
do tė hapė ndonjė pikė kufitare.
Ndėrkaq sot paradite, nė organizim tė Kuvendit komunal tė
Vitisė u mbajt njė protestė gjithėpopullore kundėr hapjes
sė njė pike kufitare ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė. Pas
kėtij tubimi qytetarėt shkuan nė fshatin Debėllde.
Ndėrkohė, kryetari i komunės sė Vitisė Musa Misini tha se
pas tėrheqjes sė UNMIK-ut do tė tėrhiqen edhe banorėt nga
bllokimi i rrugėve. "Kėshilli organizativ e pezullon
vendimin pėr protesta, pushon sė vepruari, por nuk shuhet
dhe porosit qytetarėt e fshatit Debėllde qė tė jenė
vigjilentė pėrderisa ėshtė nė zbatim kjo marrėveshje tė
lirojnė rrugėn, tė krijojnė kushte pėr qarkullim dhe tė
kthehen nė shtėpitė e tyre", tha z.Misini, duke shtuar
se po qe se shkilet marrėveshja Kėshilli i protestave do tė
riaktivizohet.
-
-
- Tre
vetė janė vrarė dhe disa tė tjerė janė plagosur nė njė
sulm tė armatosur nė Shkup
-
- Shkup,
9 korrik 2003 - Tre vetė janė vrarė dhe katėr tė tjerė janė plagosur, kur disa
persona tė maskuar kanė hapur zjarr ndaj mysafirėve tė njė
kafiterie nė lagjen Ēair tė Shkupit, afėr xhamisė Jahja
Pasha, lagje kjo e banuar kryesisht me shqiptarė.
-
- Njoftohet
se nė mesin e tė vrarėrve ėshtė edhe njė fėmijė.
Policia ende nuk ka bėrė identifikimin e viktimave dhe ėshtė
duke i bėrė hetimet.
-
- Autorėt
e kėtij sulmi sot rreth mesditės nga vetura BMW kanė hapur
zjarr ndaj mysafirėve qė rrinin ulur nė kafiteri. Dėshmitarėt
okularė sė pari kanė dėgjuar breshėri plumbash e pastaj
para kafiterisė ka shpėrthyer edhe njė bombė. Sulmuesit
ndodhen nė arrati.
Sipas agjencisė maqedonase tė lajmeve MIA bėhet fjalė pėr
qėrim hesapesh ndėrmjet dy grupeve rivale shqiptarėsh.
-
-
- Katėr
fėmijė shqiptarė dėshmojnė nė gjykatėn e Beogradit pėr
njė masakėr nė Podujevė
-
- Londėr,
korrik -
Katėr fėmijė, qė tash jetojnė nė Angli dhe qė i kanė
shpėtuar njė masakre, kur pothuaj se krejt familja e tyre qe
vrarė, do tė dėshmojnė nė gjykatė kundėr atyre qė
akuzohen pėr kėto vrasje, njofton BBCnews.
-
- Qė tė
katėr fėmijėt, shqiptarė nga Kosova, thuhet nė njoftim,
kanė qenė ndėr 24 personat e rrethuar nga paramilitarėt
serbė, tė cilėt kanė shtėnė me armė zjarri nė ta mė
1999, nė njė nga aktet mė tė llahtarshme nė gjithė
konfliktin nė Kosovė dhe gjatė paraqitjes sė tyre nė
gjykatė nė Beograd, do tė ketė njė sigurim tė fuqishėm.
-
- Masakra
ka ndodhur nė njė lagje tė Podujevės, mė 28 mars 1999.
Paramilitarėt serbė kishin urdhėruar anėtarėt e tri
familjeve tė mblidhen nė kopsht, pastaj i kanė pushkatuar
19 syresh, mė tė riun vetėm dy vjeē.
-
- Pėrkundėr
plagėve tė rėnda, tė pesė fėmijėt mbijetuan dhe tash
janė tė vetmit dėshmitarė tė masakrės.
-
- Ata kanė kaluar katėr vjetėt e fundit nė
qytetin verior anglez, Manēester, por nė fillim tė kėsaj
jave, ata kanė fluturuar nė Beograd pėr tu ballafaquar
me njėrin nga vrasėsit.
-
-
- Misioni
i UNMIK-ut nė Kosovė as dje nuk arriti tė hapė vendkalimin
e ri kufitar me Maqedoninė
-
- Prishtinė,
9 korrik 2003 - Misioni i UNMIK-ut nė Kosovė as dje nuk arriti tė
hapė vendkalimin e ri kufitar ndėrmjet Kosovės dhe
Maqedonisė, pasi banorėt e fshatit Debelldesė tė Vitisė,
kanė refuzuar tė heqin nga rruga barrikadat qė i kanė
vendosur aty tash tri ditė.
-
- Banorėt
vazhdojnė ta mbajnė tė bllokuar rrugėn, duke thėnė se
hapja e kėtij vendkalimi nėnkupton njohjen e Marrėveshjes sė
arritur ndėrmjet Shkupit dhe Beogradit pėr vijėn kufitare
midis Maqedonisė dhe Serbisė, ku ėshtė pėrfshirė edhe
kufiri i Kosovės.
Pėrfaqėsuesi i policisė sė UNMIK-ut ka biseduar gjatė ditės
sė djeshme me pėrfaqėsuesit e fshatit, por nuk ėshtė
arritur kurrfarė pajtimi.
Edhe Kuvendi komunal i Vitisė ka mbajtur njė mbledhje tė
jashtėzakonshme dhe ka kėrkuar nga tė gjitha instancat qė
nga KS e poshtė tė pėrkrahin kėrkesat e drejta tė banorėve
tė Debelldesė, tha kryetari i komunės Musa Misini.
-
- Ai thotė
se UNMIK-u ka vepruar nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244 kur
ka pėrkrahur Marrėveshjen ndėrmjet Maqedonisė dhe Serbisė
pėr caktimin e vijės kufitare, ku ėshtė pėrfshirė edhe
njė pjesė e Kosovės, pa pėlqimin e institucioneve tė
Kosovės.
-
-
- Brajshou
thotė se UNMIK-u ėshtė nė fazėn e gjetjes sė njė
zgjidhje pėr bujqit e brezit kufitar me Maqedoninė
-
- Prishtinė,
9 korrik 2003 - Ushtruesi i detyrės sė kreut tė UNMIK-ut, Ēarlls
Brajshou thotė se problemi nė Debellde ėshtė ēėshtje
shumė e ndieshme pėr njerėzit e Kosovės, por tė gjithė
janė tė obliguar tė respektojnė vendimet e KS tė OKB-sė.
Ai bėri kėto komente pas takimit tė djeshėm me
kryeparlamentarin Nexhat Daci dhe kryeministrin Bajram
Rexhepi.
-
- Brajshou
shtoi se UNMIK-u ėshtė nė fazėn e gjetjes sė njė
zgjidhjeje pėr bujqit e brezit kufitar me Maqedoninė, nė mėnyrė
qė ata tė kenė mudnėsi tė punojnė nė tokat e tyre nė tė
dy anėt e kufirit. Por Brajshou bėri thirrje qė kufiri
Kosovė-Maqedoni tė respektohet.
-
-
- KFOR-i
ia ka dorėzuar policisė sė UNMIK-ut ish-udhėheqėsin e UĒPMB-sė,
Shefket Musliun
-
- Prishtinė,
9 korrik 2003 - Zyrtarėt e Misionit tė OKB-sė konfirmuan
njoftimet se forcat paqeruajtėse u kanė dorėzuar organeve tė
policisė sė UNMIK-ut ish-udhėheqėsin e Ushtrisė Ēlirimtare
tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit Shefket Musliu.
-
- Musliu
tani po merret nė pyetje nga policia nė pritje tė vendimit
rreth vazhdimit tė paraburgimit tė tij. Ndėrkaq autoritetet
mohuan qė z. Musliu do t'u dorėzohet organeve serbe tė
drejtėsisė, tė cilat kanė lėshuar njė fletarresti pėr
Shefket Musliun nėn akuzat pėr kėrcėnim tė sigurisė sė
qytetarėve nė rajon.
Musli ėshtė arrestuar mė 22 prill tė kėtij viti nga
paqeruajtėsit amerikanė. Deri mė tash ai mbahej nė burgun
e kampit ushtarak amerikan Bondstill afėr Ferizajt.
-
-
- UNMIK-u
ka hedhur poshtė kritikat serbe nė adresė tė kodit penal
dhe tė procedurės penale nė
Kosovė
-
- Prishtinė,
9 korrik 2003 - UNMIK-u ka hedhur poshtė si tė baza kritikat e
mediave serbe drejtuar shpalljes sė kodit penal dhe tė
procedurės penale para dy dite nė Prishtinė. Kėto kode nuk
janė shpallur qė tė pėrcaktojnė statusin final tė Kosovės,
ashtu siē thuhet nė mediat serbe.
-
- Ato
synojnė zbatimin e ligjit nė Kosovė. Kėshtu tha ndėr tė
tjera nė takimin e djeshėm me gazetarė nė Prishtinė
Aleksandar Borg Olivie, kėshilltar ligjor i UNMIK-ut. Ai ka
shtuar se shpallja e kėtyre dy kodeve ėshtė bėrė pas
lejimit nga ana e KS tė OKB-sė.
-
-
- Policia
po gjurmon vrasėsin e njė familjeje pesėanėtarėshe nė
Kaliforni
-
- Los
Angjelos, 9 korrik 2003 Policia po gjurmon njė administrator shkolle, i
cili ėshtė zhdukur pasi kishte vrarė me armė zjarri njė
familje pesanėtarėshe nė qytetin Bejkersfild tė Kalifornisė
qendrore, njofton Rojter. Policia ka thėnė se Vinsent
Bradhers konsiderohet i dyshimti i mundshėm pėr
vrasjen makabėr tė njė nėne, gjysheje, njė vajze, njė
djali dhe tė njė foshnjeje dymuajėshe.
-
-
- Ėshtė
arrestuar ish-ministri i brendshėm i Sadam Hyseinit dhe njė
anėtar i lartė i partisė sė tij Baath
-
- Bagdad,
9 korrik 2003 Ish-ministri i brendshėm i Sadam Hyseinit, Mahmud Dijab Al-Ahmed dhe
anėtari i lartė i partisė sė tij Baath, Mizban Kadėr Al
Hadi, janė arrestuar dhe janė dėrguar nė burg, ka bėrė tė
ditur sot (e merkurė) Komanda qendrore amerikane, njofton AP.
Tė arrestuarit gjendeshin nė listėn e 55 tė ikurve irakianė
mė tė kėrkuar.
-
- Al
Hadi, qė kishte numrin 23 tė listės, ishte kthyer vetė nė
kryeqytet, kurse Al Ahmed, qė kishte numrin 29 tė kėsaj
liste, ishte zėnė gjitashtu nė Bagdad. Deri tash 34 veta
nga lista e 55 mė tė kėrkuarve gjenden nė burg, por jo
edhe Sadami dhe dy djemtė e tij Kusai dhe Odai.
-
-
- Podujevė:
Sindikata e Mjekėve tė Egjiptit i dhuron aparaturė moderne
Shtėpisė sė Shėndetit
-
- Podujevė,
9 korrik 2003 Nė kuadėr tė ndihmės me mjete mjekėsore pėr Kosovėn,
Sindikatat e mjekėve tė Egjiptit HSAC - sot i dhuruan
Shtėpisė sė Shėndetit nė Podujevė njė aparaturė
moderne e cila sipas drejtorit dr. Bahri Thaēi nuk mund tė
sigurohej me mjete vetjake.
-
- "Merita
i takon popullit tė Egjiptit i cili qė nga fillimi i luftės
nė Kosovė bėri pėrpjekje qė tė gjejė forma dhe mėnyra
pėr ta ndihmuar popullin e Kosovės", tha sekretari
gjeneral i Sindikatės sė Mjekėve tė Egjiptit z. Abdl El
Kader Hegazy.
-
- Z.
Hegazy kishte vizituar Kosovėn mė 1999 dhe kishte parė tė
gjitha shkatėrrimet nga lufta kėshtu qė nė kuadėr tė
ndihmės disa komunave tė Kosovės ai vizitoi edhe komunėn e
Podujevės tė cilės i janė dhuruar 3 aparate tė EKG-sė, 1
ultrazė, 1 defribilator, 1 inhalator, 3 mikroskopė, peshore
pėr fėmijė dhe tė rritur pėr pediatrinė dhe pajisje
tjera tė nevojshme.
Sipas administratorit tė HSAC z. Bekim Mehmetaj ndihma
dhuruar dia komunave si Podujeva, Prishtina, Skėnderaji,
Vushtrria, etj arrinė vlerėn e mbi 450 mijė euro.
Duke falėnderuar nė emėr tė qytetarėve tė komunės sė
Podujevės zv.kryetari Agim Kikaj tha se dhurata e popullit
mik tė Egjiptit dhe e Sindikatės sė Mjekėve ėshtė ndihmė
e madhe pėr popullatėn e Podujevės e cila ka nevojė pėr
trajtim mjekėsor nė kushtet e rėnda nė tė cilėn gjendet.
Drejtori i Shtėpisė sė shėndetit primar dr. Bahri Thaēi nė
fund u dorėzoi mirėnjohje Sindikatave tė mjekėve tė
Egjiptit, sekretarit Hegazy, dr. Muhamet Mustafės dhe pėrfaqėsuesit
tė UNMIK-ut z. Bangash.
-
-
- Njė
burri nga Arkanzasi i SHBA-ve i ėshtė kthyer vetėdija pasi
kishte kaluar 19 vjet nė komė
-
- Arkanzas,
SHBA, 9 korrik 2003 Njė burri nga Arkanzasi i SHBA-ve i ėshtė
kthyer vetėdija pasi kishte kaluar 19 vjet nė komė, njofton
BBCnews. Teri Uallis, 39 vjeēar, kishte pėsuar aksident
trafiku nė korrik tė vitit 1984, kur vetura, me tė cilėn
udhėtonte me njė mik tė tij, kishte rėnė nė njė pėrrua.
-
- Nė
kėtė aksident kishte humbur jetėn miku i z. Uallis, i cili
kishte qenė shofer i makinės, kurse ai vetė ishte gjetur njė
ditė mė vonė, por kishte rėnė nė komė. Shumė ngjarje
historike, qė janė zhvilluar ndėrkohė, pėr tė janė tė
panjohura, pėrfshirė edhe zgjedhjet e presidentėve, Bill
Kliinton dhe Xhorxh Bush.
-
-
- Kryengritėsit
ēeēenė vranė pesė ushtarė rusė
-
- Vladikaukaz,
9 korrik 2003 - Sipas njoftimeve nga Ēeēenia, separatistėt ēeēenė janė
konfrontuar dje me ushtarėt rusė nė atė republikė
kryengritėse tė Rusisė, duke vrarė sė paku pesė trupa
federale dhe plagosur sė paku nėntė tė tjerė.
Zyrtarėt e Kremlinit thonė se jeta nė Ēeēeni po
"normalizohet" pas referendumit tė marsit nė tė
cilin ata qė votuan kishin zgjedhur qė republika tė mbesė
pjesė e Rusisė.
-
-
- Njė
person i armatosur vrau pesė veta dhe plagosi tetė tė tjerė
nė Misisipi
-
- Meridian,
Misisipi, 9 korrik 2003 - Nė shtetin federal amerikan, Misisipi njė
person i armatosur vrau pesė veta dhe plagosi tetė tė tjerė
repartet e Lokid Martin, kontraktuesit mė tė madh tė
Pentagonit pėr prodhimin e pjesėve tė avionėve ushtarakė.
Sipas zyrtarėve tė Lokid Martin personi qė kreu vrasjet,
para se tė vrasė veten, ishte punėtor i fabrikės, por thanė
se nuk janė tė qarta motivet e vrasjes.
-
-
- Akuza
pėr blerje uraniumi nuk qėndron
-
- Uashington,
9 korrik 2003 - BBC-ja ka mėsuar se para fillimit tė luftės nė
Irak, Presidenti Bush bėri njė akuzė specifike ndaj
programit tė armėve bėrthamore tė Bagdadit, megjithėse
CIA kishte ngritur dyshimet pėr kėtė ēėshtje.
Si Toni Bler ashtu dhe Xhorxh Bush publikisht akuzuan Irakun
se po pėrpiqej tė blente uranium nė Afrikė, por dokumentet
mbi tė cilat u bazuan akuzat dolėn tė ishin tė
fallsifikuara dhe tashmė Shtėpia e Bardhė ka pranuar se
referimi bėrė uraniumit nuk duhej tė ishte pėrfshirė nė
fjalimin e presidentit nė Janar.
-
-
- Ushtarėt
izraelitė kanė vrarė njė burrė palestinez nė Bregun
Perendimor
-
- Xhenin,
Bregu Perendimor, 9 korrik 2003 Ushtarėt izraelitė kanė vrarė sot (e
merkurė) njė burrė palestinez nė Bregun Perendimor nė njė
kohė qė premieri palestinez po lufton me opozitėn e
brendshme nė proceset paqėsore me Izraelin, e cila mund ta
detyrojė atė tė jepė dorėheqje, njofton Rojter.
-
- Burimet
ushtarake kanė thėnė se palestinezi ėshtė vrarė pasi ai
kishte hapur zjarr nė ushtarėt, qė po arrestonin njė
person tė kėrkuar nė njė zonė tė Bregut Perendimor, prej
nga militantėt islamistė dėrguan tė hėnėn vetėvrasėsin
me bombė, qė prishi armėpushimin 10-ditėsh.
-
- Burimet
e sigurimit palestinez kanė thėnė se forcat iztraelite kanė
hyrė para agimit nė fshatin Burqin, afėr Xheninit, kanė
hyrė dhunshėm nė njė shtėpi palestineze dhe e kanė
arrestuar njė militant 22-vjeēar. Disa momente mė vonė,
ata kanė hapur zjarr nė shtėpinė fqinje tė vėllaut
27-vjeēar tė militantit dhe e kanė vrarė tek po shikonte nė
dritare.
-
-
- Parlamentarėt
e BE mbėshtesin anulimin e vizės pėr qytetarėt nė Zvicėr
qė nuk janė nga vendet e Bashkimit Evropian
-
- Bruksel,
9 korrik 2003 - Njė delegacion i Sindikatės sė Ndėrtimtarisė dhe Industrisė dhe
Forumit pėr Integrimin e Emigrantėve nė Zvicėr (SNI dhe
FIM) ka qėndruar dje vėmendjen nė Bruksel.
-
- Kėrkesat
e kėtij delegacioni pėr anulimin e shpejtė tė detyrimit tė
vizės pėr shtetasit qė jetojnė nė Zvicėr e qė nuk vijnė
nga shtetet e Bashkimit Evropian do tė tematizohen nė BE.
-
- Njė
delegacion i Komisionit Europian dhe nėnpresidenti i
Parlamentit Evropian Renco Imbeni si dhe parlametarė tė tjerė
tė Bashkimit Evropian dėshirojnė anulimin e kėtij
maltretimi tė njėanshėm.
Mbi pesėqindmijė shtetas me vendbanim nė Zvicėr janė tė
detyruar pėr marrjen e njė vize nėse udhėtojnė nė nėpėr
shtetet e Shengenit pėr nė vendlindje.
Pėr kėtė burokraci tė panevojshme duhet shumė kohė dhe
mjete financiare. Ka njė vit qė vizat lėshohen me njė afat
mė tė gjatė mirėpo problemi ende nuk ėshtė zgjidhur.
Sindikata e Ndėrtimtarisė & Industrisė SNI dhe Forumi pėr
integrimin e Emigrantėve nė Zvicėr FIM qartėsuan edhe njėherė
kėrkesėn pėr anulimin e detyrimit pėr viza.
Rregulloret e BE-sė mbi lirinė e udhėtimit tė qytetarėve
nga vendet e treta e tė cilėt qėndrojnė me lejeqėndrim nė
shtetet e Bashkimit Evropian duhet tė vlejnė edhe pėr bashkėkombasit
e tyre nė Zvicėr me logjikėn e masave reciproke.
Zvicra ka anuluar qysh nė gusht tė vitit 2000 detyrimin e
vizave pėr qytetarėve nga shtetet e treta tė cilėt jetojnė
legalisht nė shtetet e Bashkimit Evropian.
Tani zgjidhja e kėtij problemi qėndron tek Bashkimi Evropian
(KE) qė sa mė shpejt dhe mė qartė tė pėrgjigjet nė kėrkesat
e SNI-sė dhe FIM-it.
Delegacioni i Komisionit Evropian do ta shqyrtojė kėtė kėrkesė
nė muajin shtator tė kėtij viti.
-
-
- Pėrmbytet
nė Bangladesh njė feribot dhe zhduken 600 udhėtarė
-
- Daka,
Bangladesh, 9 korrik 2003 Njė feribot i stėrngrkuar me njerėz ėshtė pėrmbytur
nė ujėrat e tėrbuara nga stuhia nė Bangladeshin jugor dhe
kėshtu janė zhdukur rreth 600 njerėz, pėr fatin e tė cilėve
ende nuk dihet, kanė bėrė tė ditur sot (e merkurė) zyrtarėt
e shpėtimit, njofton AP.
-
- Feriboti,
qė barte 750 njerėz ėshtė pėrmbytur mbrėmė vonė nė
vendbashkimin e lumenjve Padma, Meghna dhe Dakatia, rreth 40
mila nė jug tė kryeqytetit, Daka.
-
-
- Kryeministri
palestinez ofroi dorėheqjen si kryetar i qeverisė
-
- Gazė,
9 korrik 2003 - Kryeministri palestinez Mahmud Abaz ofroi dorėheqjen e tij si kryetar
i qeverisė. Abaz e bėri kėtė deklaratė kundrejt komitetit
qendror tė lėvizjes Fatah tė presidentit palestinez Jaser
Arafat. Megjithatė ky i fundit e refuzoi kėrkesėn pėr dorėheqje.
-
- Abaz
ishte kritikuar ashpėr brenda radhėve tė veta, pasi nuk
kishte arritur lirimin e tė gjithė tė burgosurve palestinezė
nga burgjet izraelite.
-
-
- SHBA:
Shpenzimet pėr mbrojtjen rreth 369 miliardė dollarėsh pėr
vitin 2004
-
- Uashington,
9 korrik 2003 - Dhoma e deputetėve nė SHBA miratoi me shumicė tė
madhe shpenzimet pėr mbrojtjen prej rreth 369 miliardė
dollarėsh pėr vitin 2004. Nė to nuk pėrmbahen shpenzimet pėr
veprimet ushtarake nė Afganistan dhe nė Irak.
-
- Shuma e
miratuar ėshtė tre miliardė dollarė mė e ulėt sesa ajo e
kėrkuar nga presidenti amerikan George Bush. Buxheti i
mbrojtjes pėrbėn rreth njė tė gjashtėn e krejt buxhetit tė
SHBA-ės.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|