|
- E
martė, 8. Korrik, 2003 / " Europa
e lirė "
-
- Zhan
Frimond, drejtor i Qendrės pėr Studime Aplikative, Gjenevė
-
-
- RADIO
EVROPA E LIRĖ - Si
e shikoni fillimin e procesit tė bisedimeve midis pėrfaqėsuesve
tė Kosovės dhe Serbisė pėr ēėshtjet teknike si
energjetika, pensionet etj?
ZHAN
FRIMOND - Mendoj
se ėshtė e rėndėsishme tė fillohet procesi i bisedimeve.
Nė tė njėjtėn kohė tė dyja palėt qė nė fillim nuk
duhet tė kenė pretendime tė mėdha. Procesi i negociatave
duhet tė jetė mjaft mirė i pėrgatitur si nė pėrmbajtje
ashtu dhe nė mėnyrėn se si do tė ecė procesi. Nuk kam
gjithė informacion tė plotė dhe thjesht supozoj se procesi
do tė jetė i lehtėsuar nė njė farė pike. Do tė
konsideroja se palėt pjesėmarrėse nė bisedime serbėt dhe
kosovarėt duhet tė kenė njė kontroll sa mė tė madh mbi
bisedimet dhe do ta kenė kėtė kontroll nėse vetė
bisedimet shkojnė mirė dhe nė mėnyrė profesionale. Nėse
ky proces nuk ecėn nė mėnyrė profesionale dhe nuk ėshtė
i qetė, atėherė ekziston rreziku qė bashkėsia ndėrkombėtare
ta marrė nė dorė procesin gjė qė nuk do tė ishte shumė
e dobishme. Prandaj insistoj nė diēka. Njė pėrgatitje shumė
solide e cila do pėrqėndrohet vetėm nė ēėshtjet teknike.
Nė kėtė fazė nuk duhet menduar mbi ēėshtjet politike tė
cilat janė shumė tė vėshtira.
- RADIO
EVROPA E LIRĖ -
Kush
mund ta lehtėsojė, kush duhet tė ndihmojė nė lehtėsimin
e bisedimeve?
ZHAN
FRIMOND - Shpresoj
qė procesi vetėm do tė lehtėsohet dhe nuk do tė ketė
ndonjė rindėrmjetėsim. Lehtėsimi ka tė bėjė me
procesin, ndėrmjetėsimi ka tė bėjė me pėrmbajtjen. Kush
mund ta bėjė dhe do ta bėjė kėtė? Ajo qė shikoj ėshtė
se kryeadministratori i Kosovės, do ta bėjė kėtė, vetė
ose me ndihmėn e kėshilltarėve tė tij, por nė pėrgjithėsi
do tė jetė nėn ēadrėn e bashkėsisė ndėrkombėtare nė
Kosovė. Nuk shikoj qė politikisht do tė jetė ndryshe. Mund
ta kishit ndryshe nėse nga ana e tyre, me iniciativėn e
tyre, serbėt dhe kosovarėt do tė pajtoheshin t'i kėrkojnė
dikujt tė lehtėsojė bisedimet, por kjo do tė thoshte njė
marrėveshje e cila pėr mendimin tim nuk ka gjasė qė tė
ndodhė.
- RADIO
EVROPA E LIRĖ - A
ėshtė ky proces bisedimesh rrjedhojė e presionit gjithnjė
e mtė madh nga bashkėsia ndėrkombėtare apo rezultat i
vullnetit tė mirė tė palėve biseduese?
ZHAN
FRIMOND
- Mendoj
qė tė dyja qėndrojnė. Bashkėsia ndėrkombėtare ushtroi
presion, por nė tė njėjtėn kohė ka njė interes nė
rritje si nė Beograd, ashtu dhe nė Prishtinė. Nuk jam shumė
i sigurt nėse sinjalet nė rritje tregojnė qė procesi i pėrgatitjes
pėr bisedime tė tilla ka pėrfunduar. Ajo qė ju i quajtėt
sinjale nė rritje ėshtė mė tepėr njė padurim nė rritje.
Kjo duket mjaft qartė nė palėn kosovare. Por nuk ėshtė
dhe aq e qartė nė anėn e Beogradit, edhe pse pas vrasjes sė
Gjinxhiēit gjėrat kanė lėvizur mjaft shpejt aty, pra
sinjalet qė janė dhėnė. Pra po, pėr presionin nga ana e
bashkėsisė ndėrkombėtare, po pėr padurimin nė rritje,
por gjithsesi patja e presionit nga njėra anė dhe padurimi
nga ana tjetėr nuk do tė thotė qė ju duhet tė nxitoni nė
bisedime. Vėrtet duhet tė keni disa baza para se tė shkoni
nė bisedime solide.
-
-
- RADIO
EVROPA E LIRĖ - A
mundet qė ky proces tė ēojė nė ēėshtjen e statusit
final tė Kosovės, i cili pėr tė dyja palėt biseduese
duket tė jetė i rėndėsisė madhore?
ZHAN
FRIMOND - Nė
fund tė procesit do tė shfaqet ēėshtja e njė statusi
final pėr Kosovėn. E shikoni, ka diēka qė ka munguar deri
tani nė gjithēka qė kam parė. Nuk ka vizion se si do tė
jetė rajoni pas 5 apo 10 vjetėsh. Nuk ka njė vizion tė pėrbashkėt
dhe kur flas pėr rajonin nuk e kam fjalėn vetėm pėr njė
lloj marrėdhėnie bilaterale mes Serbisė dhe Kosovės, por
gjithashtu cili do tė jetė roli dhe vendi i Maqedonisė nė
rajon, cili do jetė vendi dhe roli i Malit tė Zi. Ajo qė
mendoj se ėshtė e domosdoshme ėshtė krijimi i njė vizioni
tė pėrbashkėt pėr rajonin se si do jetė pėr 10 vjet dhe
nė bazė tė kėtij vizioni dikush do tė shikojė daljen nė
pah tė konceptit tė statusit final. Sepse nuk do tė ketė
njė status final nė njė vakum, nėse nuk do ta dini se si
rajoni do tė jetė nė njė tė ardhme. Nuk mund tė keni njė
status final nėse nuk do ta dini se si do t'i menaxhoni
kufijtė, lidhjet tregtare, bashkėpunimin nė fushėn e
energjetikės, etj. Pra ka njė lidhje mjaft tė ngushtė mes
ēėshtjeve teknike qė duhen trajtuar dhe statusit final.
Intervistoi:
Lulzim
Mjeku
|
|