6.07.2003 - Trepca.net

DARDANIA SACRA - REVISTĖ SHKENCORE ME VLERA TĖ VEĒANTA


St. Gallen (Zvicėr), 5 korrik 2003 / Zef AHMETI
    
Pėr shumė shkencėtarė tė fushave tė ndryshme DARDANIA SACRA, revistė shkencore, ėshtė bėrė e njohur dhe dhe burim i llojit tė veēantė pėr shumė lami kėrkimoro-shkencore.
 
Numri i ri i DARDANIA SACRA pėmbanė materiale tė ndryshme shkencore nga fushat e ndryshme. Pėrmbatja e kėsaj reviste ėshtė e larmishme, me tema tė larmishme tė publikuara nga kokat e ndryshme intelektuale shqiptare. Pas fjalės hyrėse nga Prof. Ebgjėll Sedaj, ku trajton kontributin shkencor tė diasporės kosovare shqiptare, pėrmatja e lėndės sė DARDANIA SACRA ėshtė e ndarė nė gjashtė pjesė: 1) artikuj studimorė, 2) portrete, 3) materiale, 4) Promovime (akademikėsh dhe shkrimtarės), mbatje tubimesh shkencore dhe mbrotje doktoratash, 5) Ex Libris (recensione librasi, 6) nekrologji.
 
Nė numrin katėrt (4) tė revistės shkencore pėr ēėshtje shoqėrore ekonomike dhe tekniko-teknologjike, DARDANIA SACRA, nė pjesėn e parė mund tė lexohen 27 artikujt e ndryshėm interesant shkencorė. Nė kėtė pjesė mund tė gjeni pėrgjigje tė ndryshme nė tema tė ndryshme nga autorė shkencorė shqiptarė.
 
Nė kėtė revistė shkencore mundė tė lexoni pėrgjigjet nė pyetjet vijuese: Kushė ėshtė Niketa, ipeshkėv nga Remesiana?, Cila ėshtė rėndėsia arkeologjike e bustit antik i gruas qė ishte gjetur e murosur nė ndėrtesėn e njė shkolle tė Gjilanit?, Shteti a ėshtė njėkohėsisht edhe komb? Ēka ėshtė orientalizma shqiptare?, Si i trajtonte Serbia shqiptarėt nė politikėn e saj tė jashtme?, Ēka ėshtė dhe ēka pėrmbante memorandumi i Abdyl frashėrit kundėr vendimeve tė traktatit tė shėn Stefanit?, Si ėshtė bėrė shpallja e pavarsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912?, Cili ishte qėndrimi i qeverisė sė Durrėsit ndaj ēėshtjes shqiptare?, Cilat ishin ndėrhyrjet e Partisė Komuniste tė Jugosllavisė nė zhvillimet e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė?, Cilat janė kundėrargumentet e akademik Mark Krasniqit se Drenica nuk ėshtė i dyti “mal i shenjt serb”, libėr ky i autorit serb Tatomir Vukanoviq?, A ėshtė nė krizė familja shqiptare?, Cilat ishin krizat e shkollės dhe tė arsimi t kombėtar nė Kosovė gjatė periudhės sė sistemit monist, komunist?, Si figuron toskėrishtja nė veprėn e Lekė Matrengės?, Si vėshtrohet sot alfabeti Kongresi i Manastrit?, Cila ėshtė patronimia shqiptare tė slavomaqedonizuar rreth emrave tė disa fiseve tė cilat kanė bjerrė kombėsinė shqiptare?, Cilat janė pėrkimet vokalike ndėrmjet tė folmeve tė Kosovės dhe Shkodrės?, Cilat janė studimet e fundit pėr Bogdanin?, Si prezantohet lirika e Naim Frashėrit nė greqishte?, Cila ėshtė thellėsia historike dhe latrare-estetike e letėrsisė sonė?, Cilat janė veēoritė e Dukagjinit dhe roli i tyrė nė zhvillimin ekonomik dhe nė ndėrlidhjet rajonale?, Ēka do tė thotė segmentami i tregu?, Shkenca dhe teknologjia, a janė forcat kryesore zhvillimore tė ekonomisė sė bashkohore?, Cilat janė vetitė biofizike tė frutave te disa kultivarė tė lajthissė?, Cilat janė ērregullimet ambientale natyrore nė lumin sitnicė prej 18.01.03 deri mė 21.02.03? etj..
 
Pėr kėto dhe shumė trajtime dhe pėrgjigje nė pyetje tė ndryshme, mundė tė lexoni nė Dardania Sacra.
 
DARDANIA SACRA e boton Fondacioni Shkencor Dardania Sacra - Prishtinė. Ky numėr ka 573 fq. Pėr tė interesuarit qė dėshirojnė ta sigurojnė kėtė numėr tė Dardania Sacra mund tė drejtohen nė e-mail adresėn e kryeredaktorit: e_sedaj@hotmail.com, apo edhe nė adresėn e redaksisė: Prishtinė, Dardania IX, B-4/3.
 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.