|
5
korrik 2003 Zėri i Amerikės
 |
|
Studentėt e huaj kanė rėndėsi nė Shtetet
e Bashkuara. Shumė prej tyre marrin pjesė nė studime tė
rėndėsishme. Shumica duhet tė paguajė kostot e plota
pėr
arsimi
m,
gjė qė ndihmon universitetet qė tė pėrmbushin detyrimet
e tyre buxhetore. Vitin e kaluar, studentėt e huaj dhe
familjet e tyre futėn 12 milion dollarė nė ekonominė
amerikane, shifėr kjo e dhėnė nga Instituti i Arsimit
Ndėrkombėtar me seli nė New York.
Tani shumė zyrtarė tė fushės sė
arsimi
t
thonė se janė tė shqetėsuar se njė numėr mė i vogėl
studentėsh do tė vijnė nė Shtetet e Bashkuara vitin e
ardhshėm akademik. Universitetet hapen pėrsėri nė gusht
ose nė shtator. Zyrtarėt i bazojnė shqetėsimet e tyre
pjesėrisht nė rėnien e numrit tė studentėve, qė
ndjekin programe intensive tė gjuhės angleze gjatė
verės.
Vetėm pak mė shumė se 50 pėrqind tė
shkollave tė Shoqatės Amerikane tė Programeve Intensive
pėr Gjuhėn Angleze iu kėrkua nė muajin maj informacion
nė internet pėr studime. Anėtarėt e kėsaj shoqate
thonė se parashikojnė 19 pėrqind mė pak studentė se sa
verėn e vitit tė kaluar dhe mbi 30 pėrqind mė pak se sa
verėn e vitit 2001. |
Anėtarėt thonė se njė prej arsyeve pėr
mundėsinė e rėnies sė numrit tė studentėve ėshtė procesi mė
i ngadalshėm dhe mė i kufizuar pėr dokumentat e udhėtimit nė
Shtetet e Bashkuara. Siguria ėshtė shtuar qė prej sulmeve
terroriste tė 11 shtatorit 2001. Shkollat fajėsojnė gjithashtu
problemet e udhėtimit tė shkaktuara nga sindromi i sėmundjes
akute tė rrugėve tė frymėmarrjes, Sarsi.
Gjatė viteve tė fundit, njė numėr nė
rritje studentėsh tė huaj kanė ardhur nė Shtetet e Bashkuara.
Instituti i Arsimit Ndėrkombėtar thotė se kėta studentė pėrbėjnė
mė shumė se 4 pėrqind tė tė gjithė studentėve nė kolegjet
dhe universitetet amerikane. Sipas kėtij instituti, numri i
studentėve tė huaj arriti njė shifėr rekord vitin e kaluar:
mbi 580 mijė. Numri mė i madh i studetėve erdhi nga India, por
para vitit tė kaluar numri mė i madh i studentėve tė huaj
vinin nga Kina.
Pėr disa vjet me radhė, studentėve tė
huaj u ėshtė bėrė e mundur tė vazhdojnė studimet nė njė
kolegj apo universitet amerikan pa qenė nevoja qė tė largohen
nga vendi i tyre. Shumė shkolla ofrojnė studime akademike nė
internet. Mes tyre janė Universiteti Ndėrkombėtar Jones nė
Englewood, tė shtetit Kolorado dhe Universiteti i Feniksit nė
Arizona.
Universiteti George Washington kėtu nė
Washington po krijon aktualisht njė program studimor nė internet
pėr anėtarėt e familjet mbretėrore nė Arabinė Saudite.//kk//
|