|
Askush nuk
mund ta mohojė pas mijėra vjetėsh qytetėrim se talentet
letrare dhe artistike e kanė njė origjinė frymore. Sepse ėshtė
kėshtu, nė gjendjen e ēdokujt birilon njė ndjesi e pėrhershme
pėr tė ndėrtuar njė vepėr. Njeriu rėndom merret me punėt e
pėrditshme nė njė masė tė vajtueshme sa pėr tė mbytur
talentin, por ai fle nė vetėdije dhe vjen e tė pickon diku nė
nėnshtresat e saj ku provokohet mė shumė ndjeshmėria dhe njė
zė i brendshėm tė thotė "dil".
4 korrik 2003 / Dhurata HAMZAI
Askush nuk mund ta mohojė pas mijėra
vjetėsh qytetėrim se talentet letrare dhe artistike e kanė njė
origjinė frymore. Sepse ėshtė kėshtu, nė gjendjen e ēdokujt
birilon njė ndjesi e pėrhershme pėr tė ndėrtuar njė vepėr.
Njeriu rėndom merret me punėt e pėrditshme nė njė masė tė
vajtueshme sa pėr tė mbytur talentin, por ai fle nė vetėdije
dhe vjen e tė pickon diku nė nėnshtresat e saj ku provokohet mė
shumė ndjeshmėria dhe njė zė i brendshėm tė thotė dil.
Duhet tė jetė njė nga gjendjet qė
ka provuar sė afėrmi publicisti i njohur Ēerēiz Loloēi kur
mori penėn pėr tė shkruar librin "Hiret e
prostitutave", duke dalė mė nė fund para lexuesit tė tij
me njė libėr tė ri. Dikur nė rininė e tij, aktiv nė rrethet
kulturore dhe letrare, duhet tė ketė qenė mė skeptik pėr tė
dalė me vepra tė mirėfillta, kjo jo aq se i mungonte prirja,
por ndoshta nga njė vetėdije mė e qartė se njė vepėr letrare
duhet tė jetė e pėrkryer.
Gjatė mbi dhjetėvjetėshit tė
punės sė tij si publicist pena e tij ėshtė ngatėrruar me
siguri keqas me kilometra tė tėrė shkrimesh publicistike. Kjo u
ndodh dendur pjesės mė tė madhe qė e kanė njė zanafillė
shkrimore nga letėrsia dhe natyrisht qė kjo pjesė e kėtyre
njerėzve janė publicistėt mė tė mirė. Tė flasėsh pėr
shkrimet publicistike tė Ēerēiz Loloēit do tė dukej tepri, ndėrkohė
qė aktualisht ai ende vazhdon tė shkruajė pėr ngjarje e
probleme tė ditės dhe ėshtė njė nga emrat mė tė njohur.
Por, nė fushėn e letėrsisė me pėrjashtim
tė disa shkrimeve kritike, emri i tij nuk ėshtė ndier kohėt e
fundit, por kjo s'do tė thotė se ajo brendi e evidentuar herėt
si prirje letrare nuk do tė gjallėrohej. I mėsuar me punė tė
parreshtur siē ndodh me pjesėn mė tė mirė tė gazetarėve, ai
ka rrėmbyer ndėrmjet intermexove kohėn e duhur pėr tė sjellė
edhe anėn tjetėr tė gjendjes sė tij intelektuale, qė ėshtė
fusha e letėrsisė. Ka botuar rreth tre katėr libra qė kanė shėnuar
fillesėn e tij si shkrimtar, por tė mjaftueshėm pėr tė pasur
vazhdimėsi. Pas tyre vjen libri i tij i katėrt i titulluar
"Hiret e prostitutave" me tregime e novela, i cili sapo
ka dalė nė dritėn e botimit nga shtėpia botuese
"Kumti".
Ajo qė pėrcakton ecurinė e Loloēit
dhe nė fushėn e letėrsisė si hapin e parė tė domosdoshėm ėshtė
fakti qė libri lexohet me njė frymė, me njė shpejtėsi
marramendėse dhe megjithėse flitet pėr kohė, ngjarje dhe
ndjenja tė pėrjetuara gati nga shumica e shqiptarėve kurrkund
nuk gjen motive tė pėrsėritshme me tė tjerėt. Libri i Loloēit
pėrveē tė tjerash ka edhe njė stil elegant, aq sa nuk ke nevojė
tė thellosh kureshtjen nė ngjarjet fragmentare, por tė vjen tė
meditosh krejt individualisht gjėra tė tjera nga sa thuhen nė
vepėr. Kjo ėshtė njė mėnyrė brilante e shpėrndarjes sė
mesazheve, saqė libri tė sugjeron edhe se si mund tė shkruash
mirė. Veēoritė e ligjėratės letrare janė nė kėtė libėr
po aq tė veēanta, sipas njė trajte tė pėrdorur nga shkrimtarėt
mė modernė.
"Hiret e prostitutave",
ky grup novelash e tregimesh tė shkruara nga Loloēi tė lėnė nė
fund tė leximit shijen e njė romani tė vetėm. Kjo ėshtė mbarėsi
pėr penėn qė zgjodhi kėto subjekte, sepse e pozicionojnė
shkrimtarin nė njė gjendje vetėm pėr vetėm me veprėn e tij,
qė do tė thotė se tregimet nuk janė tė stisura spontanisht
ato vinė nga njė gjendje krijuese personale. Nė kohėn kur
shkruhen shumė libra, botuar
nė lirinė e sotme tė kritereve, ēdokush do tė dėshtonte
shpejt, nėse nuk lexohej pavarėsisht nga volumi i veprės qė do
tė kishte nxjerrė nė dritė, ndėrsa paraqitja elegante e
tregimeve dhe novelave me njė shtrirje
modeste e bėjnė mė tė rėndėsishėm autorin nė fushėn
e letėrsisė. Ai fshin ēdo gjė qė i prish shijen narracionit,
por shton ēdo gjė qė nuk ėshtė guxuar tė rrėfehet tė paktėn
prej zonave tė nėnvetėdijes.
Tek e fundit duhet thėnė se libri
me tregime dhe novela i Ēerēiz Loloēit ėshtė servirur gjithė
shije, dhe nė gjuhėn e artit kur shijohet njėkohshėm nga
lexuesi quhet gjithė sharm. Sharmi vjen nga prirja pėr njė
kompozicion tė shkurtėr, gati poetik, ku subjekti nuk zhvillohet
me fjalė, por barabitet me fabulėn dhe vetėm njė nėntekst i
heshtur ėndėrrimtar i jep rrugė rrėfimit.
Tregimet janė fare tė shkurtra
dhe nuk tė lodhin kur i lexon, as tė mėrzisin me ndonjė
histori tė njohur, por ajo qė u jep
mė shumė vlerė artistike tregimeve, ėshtė se pavarėsisht
stilit fragmentar, narracioni i tij, nėse nuk tė ēon shpejt tek
domethėnia, tė lejon pėr ta ndier mė shpejt nėpėrmjet
emocioneve tė pėrftuara. Fillesa tė tilla narrative si
"Pas eskursionit magjepės tė kėrkova vazhdimisht nė
fakultet dhe u bėra tepėr merak. S'mund tė rrija gjatė pa tė
parė" formėsojnė atė stil tė shkruari qė largon ēdo
distancė autor-lexues dhe komunikimi me kėsi ndjenjash intime e
bėjnė mė tė prekshėm narracionin e Loloēit nga lexuesi.
Duhet thėnė hapur se libri i
botuar me njė lloj droje a meraku tė autorit, ia ka qėlluar ose
ia vlen tė jetė nė duart tona, ia ka dalė tė realizohet me
mjeshtėri, dhe veē tė tjerash, teknikat gjuhėsore janė bėrė
mė tė larmishme me njė fjalor tė pasur, rrėmbyer nga tė dy
dialektet e shqipes gegėrishtja dhe toskėrishtja.
"Hiret e prostitutave" ėshtė
njė libėr i qėmtuar fjalė pėr fjalė dhe publicisti i njohur
ka lėnė me kujdes njė libėr mė shumė nė vitrinėn e letėrsisė
shqipe krahas tri botimeve tė mėparshme "Tregime",
"Adoleshentėt" dhe "Planet virgjėrie".
|