5.07.2003 - Trepca.net

NJĖ KOSOVARE MAGJISTROI NĖ SHKENCAT POLITIKE NĖ LUND TĖ SUEDISĖ


Hässleholm (Suedi), 5 korrik 2003 / Fevzi ADEMI
  
   
Dje u shpėrndanė diplomat e tė diplomuarve dhe u shpallėn rezultatet e magjistrantėve nė semestrin pranveror 2003 nė Fakultetin e Shkencave Politke nė Universitetin e Lundit. Ndėr ata pak emra qė arritėn sukses kėsaj radhe, gjendet edhe emri i njė shqiptareje nga Kosova: Salihe Salihu-Abazi.
 
Njė biografi e dhembshme, si e Kosovės
 
Salihe Salihu-Abazi ka lindur nė Stamboll, ku e pat shpėrngulur familjen e saj regjimi pushtues i kohės famėkeqe tė Rankoviqit. Babai isaj, Ramdani, si rast thuaja i jashtėzakonshėm: vendos tė kthehet nė Kosovė nė vitin 1972. Ai kishte njė ėndėrr tė vetme: t’i arsimonte fėmijėt nė gjuhėn shqipe dhe ta ruante identitetin e tyre kombėtar.
  
Njėdhmbėdhjetė vjet mė pas, pėr shkak tė pjesėmarrjes nė demonstratat antipushtuese tė popullit kosovar, regjimi pushtues e arreston Salihe Salihun-Abazin, atėherė kur ajo ishte vetėm 16-vjeēare dhe nxėnėse e fillimvitit tė tretė tė shkollės sė mesme. Mė i rėndė se burgu, pėr Salihen do tė jetė ndalimi i tė drejtės sė shkollimit, meqė asaj i ishte vėnė emblema ”armike e Serbisė”. Salihja vazhdon veprimtarinė antipushtuese, por edhe pėrndjekjet e sundimtarėve tė huaj nuk pushonin, prandaj ajo detyrohet tė kėrkoj azil politik nė Suedi, ku ende jeton.
 
Atė qė regjimi pushtues ia ndaloi nė Kosovė Salihes, ia bėri asaj tė mundshme njė shtet i largėt, por demokratik dhe human – Suedia. Nė Malmo tė Suedisė Salihe Salihu-Abazi do tė mbarojė gjimnazin dhe mė pas edhe Fakultetin e Shkencave Politike. Ndėrkaq mė 6 qershor 2003, ajo mbrojti me sukses tė plotė temėn e magjistraturės, duke marrė notėn mė tė lartė tė mundshme nė Fakultetin e Shkencave Politike nė Universitetin e lashtė tė Lundit dhe duke marrė titullin ”magjistėr e shkencave politike”.
 
 
Shqiptarja e parė qė mori titull shkencor nė shkencat politike nė Lund
 
Salihe Salihu-Abazi ėshtė shqiptarja e parė qė mori njė titull shkencor tė magjistrit nė Fakultetin e Shkencave Politike nė Universitetin e Lundit dhe me sa ėshtė e njohur ajo ėshtė edhe shqiptarja e parė nė Suedi qė mori kėtė titull shkencor.
 
 
Pėr temė tė magjistraturės Salihja pati ”Dezintegrimin e Jugosllavisė”, parė nga kėndvėshtrimi i Kosovės dhe i proceseve qė lidheshin me Kosovėn nga fillimi e deri te fundi i Jugosllavisė. Ekzaminatorja e temės sė sajt ė magjistraturės, Dr Catarina Kinnvall nė vlerėsimin e saj, ndėr tė tjera, shkruan: ”Tema ėshtė e pėrpunuar mirė dhe ėshtė shumė interesante, shihet qartė se autorja e zotėron problematikėn lidhur me procesin e dezintegrimit tė ish-Jugosllavisė… autorja ka aftėsi qė nė njė mėnyrė shumė tė pėrkushtuar tė parashtrojė njohuritė e veta. Tema ka njė karakter tė qartė analitik dhe tė mėvetėsishėm…”.
 
 
Nekrologji pushtimit
 
Kėshtu ndryshojnė kohėrat. Dikur regjimi pushtues i Beogradit ia ndaloi tė drejtėn e arsimimit Salihe Salihut-Abazit, pėr t’iu hakmarrė pėr veprimtarinė e saj liridashėse. Ja qė, rrafsh pas njėzet vjetėsh kur regjimi i Beogradit e privoi atė nga e drejta e shkollimit, Salihja u paraqit triumfatore para njė mediumi tė njohur shkencor tė Evropės, sikurse ėshtė ai i Universitetit tė Lundit: aty Salihja thuri shkencėrisht nekrologjinė e fundit tė pėrgjithmonshėm tė atij shteti, gjithherė tė huaj dhe shtypės pėr kosovarėt, duke mbrojtur nė vija tė trasha tė drejtėn e Kosovės pėr ekzistencė tė pavarur shtetėrore.
 
 
Planet pėr tė ardhmen
 
Salihja tani do tė vazhdojė me punėn shkencore. pjesėn e dytė tė studimit tė saj - ”Nekrologjia” e regjimit pushtues ėshtė vetėm pjesa e parė, ku shkencėrisht kam shtruar rrethanat qė ēuan nė fundin e sundimit kolonial tė Serbisė mbi Kosovėn. Pjesa e dytė, qė vetvetiu rrjedhė nga ajo e para, do tė jetė poashtu njė studim politologjik lidhur me krijimin e identietit tė mėvetėsishėm tė Kosovės, si formė e legjitimitetit tė pavarėsisė shtetėrore tė saj nė arenėn ndėrkombėtare.
 
Salihe Salihu-Abazi synon tė punėsohem pėr njė vit, sa pėr tė ekperiencuar paksa me praktikėn perėndimore si politikologe e nė vitin e ardhshėm do tė konkurojė pėr hulumtim shkencor nė Fakultetin Politik tė Universitetit tė Lundit me pikėsynim pėr tė doktoruar.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.