|
4
korrik 2003 / "Zėri
i Amerikės"
Katėr korriku ėshtė njė festė e rėndėsishme
pėr Shtetet e Bashkuara, Dita kur amerikanėt festojnė Pavarėsinė
nga Britania. Nė verėn e vitit 1776, kolonėt amerikanė ishin
mjaft tė pėrēarė. Njė nė tre amerikanė ishin besnikė ndaj
Britanisė. Ata as qė e imagjinonin dot luftėn pėr pavarėsinė.
Megjithatė, shumica e tyre ishin tepėr tė
zemėruar me atė qė ata e konsideronin trajtim jo tė drejtė
nga ana e qeverisė britanike. Britania u merrte kolonive taksė,
edhe pse ata nuk kishin pėrfaqėsuesit e tyre nė Perandori.
Britania gjithashtu anulonte ēdo ligj tė kolonive, nė se nuk e
pėlqente.
Nė qershor tė vitit 1776, kolonitė kishin
filluar revoltėn e hapur. Njė numėr luftimesh ishin zhvilluar
midis forcave tė kolonive dhe trupave britanike. Ndėrkohė,
kishte filluar tė pėrhapej ideja e pavarėsisė.
Delegatė nga 13 kolonitė e Amerikės u
mblodhėn nė Filadelfia, pėr njė takim tė Kongresit
Kontinental. Edhe delegatėt e kėtij kongresi ishin tė ndarė nė
mendime.
Disa prej tyre ende shpresonin se kolonitė
do tė mund tė arrinin njė marrėveshje me Britaninė. Tė tjerė
besonin se kolonitė do tė mund ti fitonin tė drejtat e tyre,
vetėm duke qenė shtet i pavarur.
Kongresi Kontinental doli me vendimin pėr tė
pėrgatitur deklaratėn e pavarėsisė. Thomas Jefferson ishte nė
krye tė Komitetit tė zgjedhur pėr shkrimin e dokumentit. Ndėrsa
ata anėterėt e Komitetit punonin, Kongresi vazhdonte tė
debatonte nė lidhje me ēėshtjen e pavarėsisė.
Mė 2 korrik tė vitit 1776, Kongresit ju dha
vota zyrtare nė lidhje me kėtė ēėshtje. Tė gjitha kolonitė,
me pėrjashtim tė New Yorkut, votuan pro kėtij vendimi. Delegatėt
e New Yorkut thanė se po prisnin urdhėra nga udhėheqėsit e
qytetit tė tyre, para se tė votonin. Por ata gjithashtu premtuan
se edhe kolonia e tyre, do tė votonte nė favor tė pavarėsisė.
John Adams i shkroi gruas sė tij njė letėr
po atė ditė, mė vonė. Ai i shkruante se 2 korriku do tė ishte
dita zyrtare e vendit tė ri. Nė fakt nuk ndodhi kėshtu. Dita
zyrtare e Pavrėsisė sė Shteteve tė Bashkuara u bė 4 koriku,
dita kur Kongresi Kontinental voti pėr miratimin e dokumentit tė
pavarėsisė.
Deklarata e Pavarėsisė fajėsonte qeverinė
britanike pėr tė gjitha padrejtėsitė qė u ishin bėrė
kolonive. Nė tė deklarohej se qeveritė kanė tė drejtėn tė
ekzistojnė, vetėm pėr tė mbrojtur tė drejtat e popullit tė
tyre. Nė Deklaratė gjithashtu thuhej se populli ka tė drejtėn
tė ndryshojė qeverinė, nė se ajo u mohon atyre tė
drejtat.//kk//
|