|
 |
|
4
korrik 2003 / "Zėri
i Amerikės"
Njė nga personalitetet e shquara qė
dha kontributin e tij pėr pavarėsinė e Shteteve tė
Bashkuara ėshtė edhe diplomati, aktivisti politik,
shkrimtari, shpikėsi dhe shkencėtari Benjamin Franklin.
Autori Ualter Isakson ka shkruar njė biografi pėr jetėn
dhe dhe veprimtarinė e kėtij personaliteti tė titulluar
Benjamin Franklin, Njė Jetė Amerikane.
Benjamin Franklin, thotė zoti
Isaacson, ishte njė personalitet i shumėanshėm. Ai ishte
shkencėtari mė i madh i kohės. Ai shpiku syzet bifokale
dhe sobėn Franklin. |
|
Benjamin
Franklin |
|
|
Ai kishte prirjen tė arrinte
zgjidhje pragmatike. Ai besonte nė rėndėsinė e respektimit tė
vlerave tė qytetarėve dhe shprehej se demokracia dhe kombi
amerikan duhet tė ndėrtohet mbi kėto vlera.
Mendimet e njerėzve gjejnė
shprehje nė gazetėn e botuar prej tij. Si pėrgjegjės poste
Banjamin Franklin kishte aftėsinė tė kuptonte kolonitė. Ai u bėnte
thirrje kolonive qė tė bashkoheshin dhe tė dilnin me njė qėndrim
tė pėrbashkėt, thotė zoti Isakson.
Benjanim Franklin sė bashku me Xhon Adamsin
botuan Deklaratėn e Pavarėsisė, e cila u shkruajt nga Tomas
Xhefersoni. Benjanim Franklin shquhet pėr rolin e tij nė drejtim
tė formulimit tė njė dokumenti sa mė tolerant. Atij i tėrhoqi
vėmendjen shprehja Kėto tė drejta janė tė shenjta dhe tė
pamohueshme dhe i ndryshoi tre fjalėt e fundit tė shenjta
e tė pamohueshme nė tė drejta janė tė qenėsishme.
Ai dėshironte qė ky vlerėsim tė bėhej mbi bazat e arsyes dhe
jo tė fesė. Ai luajti rol edhe nė drejtim tė politikės sė
jashtme. Ai arriti tė bindte Francėn tė pėrkrahte shtetin e ri
tė porsa krijuar sepse kjo do tė ishte nė interes tė Francės
dhe balancimit tė pushtetit ndėrmjet fuqive tė mėdha tė kohės
si Britania, Holanda dhe Spanja. Benjamin Franklin u bė
predikuesi i idealizmit amerikan kur ai ju drejtua idealeve tė
revolucionit francez dhe theksoi se populli amerikan po pėrpiqet
tė ndėrtojė lirinė, barazinė dhe drejtėsinė.
Ndonėse nė njė moshė tė thyer, rreth 80-ve, Benjamin Franklin
u bėri thirrje kandidatėve tė Kuvendit Kushtetues, pėr
domosdoshmėrinė e arritjes sė kompromisit.
Ndėrsa delegatėt debatonin lidhur
me bazat e qeverisė sė re, nėse ajo do tė mbėshtetej mbi
demokracinė ose vullnetin e shteteve pėrbėrėse tė bashkimit,
Benjanim Franklin u bėri thirrje delegatėve tė krijonin dy
dhoma: Dhomėn e Pėrfaqėsuesve dhe Senatin qė do siguronin pėrfaqėsimin
e interesave tė popullit amerikan dhe barazinė e shteteve pėrbėrėse
tė shtetit tė ri. Ai e dinte se personat qė arrijnė kompromise
mund tė mos bėhen heronj tė mėdhenj, por ai ishte i bindur se
njerėzit e kompromisit ndėrtojnė demokraci tė mėdha.
Ai ėshtė personi, i cili edhe pse
jetoi dhe dha kontributin e tij nė njė kohė tė vėshtirė pėr
fatet e kombit amerikan, do ti pėrshtatej vrullit tė jetės tė
kohės sė sotme. Kjo sepse ai kishte shpirt sipėrmarrės, donte
teknologjinė dhe informacionin. Vlerat dhe idealet e Benjamin
Franklinit janė udhėrrėfyese Tė premten Shtetet e Bashkuara
festuan ditėn e pavarėsisė, e cila bashkoi amerikanėt rreth
vlerave dhe idealeve tė lirisė, demokracisė dhe drejtėsisė pėr
tė cilat punoi dhe luftoi Benjamin Franklin. //kk//
|
|