4.07.2003 - Trepca.net

Lajme

E premte 4 korrik 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Me rastin e 227-vjetorit tė Pavarėsisė sė Amerikės

  • Shtajner tha se integrimi i Ballkanit nė BE, duke pėrfshirė edhe Kosovėn tani ėshtė i pakthyeshėm

  • Gjashtė milionė DM nga suficiti i buxhetit tė Kosovės u pėrdorėn pėr blerjen e barnave me afat tė skaduar

  • KFOR-i kėrkon pėrjashtimin e 16 eprorėve nga TMK-ja

  • KFOR-i garanton banorėt e Myēibabės se ushtarėt amerikanė janė atje edhe kur ata nuk i shohin

  • Invalidėt e punės tė Kosovės ndėrprejnė grevėn e urisė

  • Njė gjykatė e Tiranės ka vazhduar paraburgimin ndaj Gafurr Adilit

  • Raport i Shtajnerit para KS shėnon edhe njė tė arritje nė drejtim tė pasqyrimit tė realitetit tė Kosovės, thotė zėdhėnėsi i LDK-sė

  • Konsultime intensive nė Bruksel rreth emėrimit tė kryeadministratorit tė ardhshėm tė Kosovės

  • Beogradi do tė nxjerrė njė platformė pėr bisedime me shqiptarėt e Kosovės

  • Gjatė shėrbimit nė Kosovė kanė humbur jetėn 14 paqeruajtės rusė

  • SHBA-tė ofrojnė 10 mijė dollarė pėr kokėn e Dilaver Bojkut

  • Sot janė arrestuar 12 anėtarė tė organizatės palestineze "Fatah"

  • Gjatė pėrpjekjes pėr arrestim ėshtė vrarė kryeorganizatori i sulmeve vetėvrasėse nė Riad

  • Nė njė shpėrthim nė njė depo fishekzjarresh nė Teksas shkatėrrohet ndėrtesa dhe zhduken tre persona

  • 25 milionė dollarė pėr kapjen apo konfirmimin e vdekjes sė Sadamit

  • Nga shpėrthimi nė njė xhami kanė humbur jetėn rreth 10 besimtarė shitė

  • Izraeli liron tė burgosur palestinezė

  • Kryeministri Berluskoni i kėrkon ndjesė kancelarit Shrėder

  • Hapet nė Filadelfia njė muze pėr Kushtetutėn amerikane

  • Vritet ushtari amerikan nė Irak

  • U kapėn autorėt e sulmit me raketa nė territoret izraelite

  • Tė dyshuarit pėr terrorizėm do tė nxirren para gjyqit


 
   Me rastin e 227-vjetorit tė Pavarėsisė sė Amerikės
  
Filadelfia, 4 korrik 2003 - 227-vjetori i Ditės sė pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ose Ditėlindja e Amerikės! Kjo ėshtė dita kur lindi Deklarata e Pavarėsisė dhe Kushtetuta amerikane, ėshtė ditė gėzimi, jo vetėm e amerikanėve, por edhe e kombit shqiptar.
 
Sot, mė 4 Korrik 2003, u mbushėn 227 vjet nga dita, qė kur burrat mė tė ndritur tė kombit amerikan, nėnshkruan Deklaratėn e Pavarėsisė, duke u betuar, ashtu siē thuhet edhe nė deklaratė, pėr nderin e tyre, tė kombit tė cilit ata i pėrkisnin.
 
Kushtetuta amerikane, e nėnshkruar nė vitin 1787, pėrshkruan bazėn dhe strukturėn e qeverisė tė Shteteve tė Bashkuara, e cila ėshtė e ndarė nė tri degė, nė ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, qė nė njė gjuhė mė tė thjeshtė janė Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartė.

Kur gjatė luftės pėr ēlirimin e Kosovės shtrohej pyetja pse amerikanėt duhet tė vdesin pėr Kosovėn, natyrshėm dilte pergjigjja e kėtij kombi tė madh: se burrat mė tė ndritur tė kėtij kombi, mė 4 korrik, si sot, 227 vjet mė parė, kishin vendosur tė krijojnė shtetin e bazuar nė lirinė dhe tė drejtat e barabarta tė sejcilit komb.
 
Trashėgimnia dhe porosia e tyre e ēoi Amerikėn nė luftė, pėr tė mbrojtur principet e lirisė dhe demokracisė amerikane edhe nė Kosovė. Pėr Amerikėn gjėja mė e shenjtė, e cila simbolizon edhe kėtė ditė, ėshtė fjala liri e demokraci. Pra, liria e Kosovės ishte emėr kuptimplotė pėr Amerikėn dhe kombin shqiptar.

4 Korriku kumbon thellė nė zemėr tek tri fjalėt e para tė Kushtetutės amerikane, "we the people", "ne populli", pėr tė theksuar rolin e rėndėsishėm qė shtetasit amerikanė kanė nė qeverinė e Shteteve tė Bashkuara.
 
Ato tre fjalė u bėjnė thirrje amerikanėve tė mos harrojnė se pėrveē pushtetit qė ata ushtrojnė ndaj qeverisė, nėpėrmjet tė drejtės sė tyre tė votės, ata duhet tė mbajnė edhe pėrgjegjėsinė pėr lirinė e vendit tė tyre.

Besojmė se askush mė mirė se ne shqiptarėt, nuk e ka kuptuar kėtė, askush mė mirė se ne shqiptarėt nuk e di faktin se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė betuar nė nderin e tyre dhe qė demokracia, liria e popujve, tė mbrohet atje ku ajo dhunohet dhe shtypet. Armiqtė mė tė mdhenj tė Amerikės, nuk janė popujt, por janė diktaturat e diktatorėt, shtypja e popujve liridashės, skamja dhe mjerimi i tyre.
 
Dhe Miku mė i Madh i Amerikės, ėshtė ai komb qė do dhe lufton pėr paqen, lirinė dhe demokracinė.

4 Korriku, Dita e pavarėsisė amerikane, aq sa i pėrket kombit amerikan, po aq u pėrket edhe shqiptarėve, kombit shqiptar. Kombi shqiptar feston 4 Korrikun, ashtu siē feston lirinė e Kosovės, e cila i ėshtė mirnjohėse pėr jetė Shteteve te Bashkuara te Amerikės.

Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, ia dedikon gjithė kėtė mrekulli amdmirimit dhe respektit qė kanė shqiptaret pėr Amerikėn, presidentėve Regan, Bush - plakut, Klintonit, qė i tha ndal genocidit nė Kosovė dhe presidentit George W. Bush, i cili i vizitoi pėr herė tė parė trupat amerikane nė Kosovė, fill pas inagurimit presidencial.

Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, thotė: "Ne i duam amerikanėt sepse ata na dhuruan lirinė, qė ne dėshironim". Rugova vijon se "ikėrishtė pėr kėtė ka njė respekt ideal. Me Amerikėn ne jemi tė vegjel, por miq tė mėdhenj qė mund tė bėjmė edhe punė tė mėdha".

Ndėrkohė, sot mė 4 Korrik, kombi shqiptar dėshiron tė tregojė me sinqeritetin e tij se shqiptarėt, u janė mirėnjohės miqve tė tyre tė shumtė amerikanė, ndėr tė cilėt presidentit Woodrow Wilson, pėr pėrpjekjet qė kanė bėrė dhe vazhdojnė tė bėjnė pėr kombin tonė dhe pėr ruajtjen e miqėsisė shqiptaro-amerikane.

Dhe kjo ėshtė nė traditėn amerikane, me politikėn qė ka mbajtur gjithnjė kundrejt Shqipėrisė, tė filluar prej presidentit tė madh, Woodrow Wilson, kujtimi i tė cilit ka mbetur i paharruar nė zemrat e mendjet e shqiptarėve.
 
Nė Konferencėn e Paqes, nė Paris, nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore, Presidenti Woodrow Wilson, flaku poshtė Traktatin e Fshehtė tė Londrės (1915), qė sakrifikonte tė drejtat legjitime tė Shqipėrisė dhe u kėrkoi pėrfaqėsuesve tė fuqive tė mėdha, respektimin e pavarėsisė sė plotė tė Shqipėrisė.

Nė vite u rrit e u farkėtua miqėsia shqiptaro-amerikane. Me kėtė rast shqiptarėt nuk e harrojnė presidentin Bush (plakun), nė prag tė Krishtlindjeve, i cili vendosi "vijėn e kuqe", vijė qė sinjalizoi diktatorin Millosheviq, qė kurrė Amerika s'do tė lejonte njė Bosnje tė dytė, me shqiptarėt.
 
Edhe presidenti Clinton, u qėndroi besnik fjalėve tė paraardhėsit tė tij, ai u bė njeriu mė i dashur dhe mė i besuar pėr shqiptarėt kur premtoi: "Amerika do tė jetė me Kosovėn"!

Amerika ishte me Kosovėn nė luftė, tani ajo ėshtė me Kosovėn nė paqe, me Kosovėn deri nė pavarėsi. Amerika ishte garant i ngadhėnjimit tė luftės ndaj diktaturės sė egėr tė Millosheviqit dhe tani ajo ėshtė garant qė Kosova tė ndėrtojė nė paqe shtetin demokratik tė Kosovės, pavarsinė e saj. (B.S.)
 
 
Shtajner tha se integrimi i Ballkanit nė BE, duke pėrfshirė edhe Kosovėn tani ėshtė i pakthyeshėm
 
Nju-Jork, 4 korrik 2003 - "Po punojmė qė Kosova tė integrohet nė Evropė dhe se ėshtė vendosur njė qeveri shumetnike", deklaroi mbrėmė nė Kėshillin e Sigurimit kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner. Ai theksoi se nga shtypja, keqtrajtimi dhe tragjedia e vitit 1999, Kosova ka ecur drejt njė shoqėrie tė lirė, funksionale dhe demokratike.
 
Pjesėmarrja e tė gjithėve ende nuk ėshtė arritur dhe ėndrra ende nuk ėshtė realizuar, por themelet janė hedhur, tha Shtajner, duke mos harruar tė pėrmendė njė sėrė problemesh qė e rėndojnė situatėn ekzistuese nė Kosovė.

"Pavarėsisht nga pėrparimi qė kemi bėrė, retorika po bėhet gjithnjė e mė shumė kundėrshtuese pasi tė dyja palėt janė duke e pozicionuar vetveten sa i pėket statusit pėrfundimtar tė Kosovės", tha nė vazhdim tė fjalės sė tij Shtajner.
 
Ai edhe me kėtė rast insistoi pėr vendosjen e standardeve para statusit, pėr institucionet funksionale demokratike, sundimin e ligjit, ekonominė, multietnicitetin dhe procesin e kthimit. Shtajner nėnvizoi se integrimi i Ballkanit nė BE, duke pėrfshirė edhe Kosovėn tani ėshtė i pakthyeshėm.

Shtajner po ashtu tha se dialogu pėr ēėshtje praktike mes Prishtinės dhe Beogradit ėshtė vendosur nė binarė. "Ajo qė ėshtė duke e bėrė nga UNMIK-u nė Kosovė ėshtė diēka e re dhe ne ende po mėsojmė.
 
Bosnja, Afganistani dhe Iraku e vėrtetojnė qė sa vėshtirė ėshtė tė fitohet paqja, tė krijohen institucionet funksionale dhe tė ngjallet ekonomia. Kosova po vuan si pasojė e mungesės sė statusit politik tė pazgjidhur. Tani kjo ngadal po del nė plan tė parė. Askush nuk duhet tė befasohet pėr kėtė.
 
Kosova ėshtė tani duke shkuar drejt standardeve, tė cilat do ta pėrkufizojnė vendin e saj nė Evropė", tha nė fjalimin e tij Mihael Shtajner, duke shtuar se mbetet ende pėr t'u bėrė shumė qė tė gjithė njerėzit nė Kosovė tė jetojnė nė siguri dhe me dinjitet, por megjithatė, janė vendosur bazat pėr njė shoqėri tė re.

Shtajner edhe me kėtė rast pėrshėndeti letrėn e nėnshkruar nga udhėheqėsit e Kosovės nėpėrmjet sė cilės ata bėjnė thirrje pėr kthimin e tė gjithė tė zhvendosurėve nė Kosovė.

Pas fjalimit tė Shtajnerit, pasuan njė mori diskutimesh nė Kėshillin e Sigurimit.
 
 
Gjashtė milionė DM nga suficiti i buxhetit tė Kosovės u pėrdorėn pėr blerjen e barnave me afat tė skaduar
 
Prishtinė, 4 korrik 2003 - Me urdhėrin e kėshilltarit ndėrkombėtar tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, Hanu Vori, janė marrė 6 milionė marka gjermane nga suficiti i buxhetit tė Kosovės, tė vitit 2001 dhe janė pėrdorur pėr blerjen e barnave me afat tė skaduar, tė cilat aktualisht qarkullojnė nėpėr barnatoret e shumta nė vendin tonė.

Bedri Abdullahu, kryetar i Koorporatės Farmaceutike tė Kosovės thotė se nuk ka dashur qė t'i pranojė kėto barna nė deponė e Mazgitit, aty edhe ku deponohen barėrat e Kosovės, por zyrtari i lartė ndėrkombėtar i Ministrisė sė Shėndetėsisė, Hanu Vori kishte urdhėruar qė tė pranoheshin kėto barėra edhe pse fare mirė e dinte se kanė afat tė skaduar pėrdorimi.
 
Z.Abdullahu tha pėr njė radio se shumica e barnave ka qenė me afat tė skaduar, njė pjesė e tyre kanė qenė donacion i organizatave joqeveritare.

Barnat nga suficiti i Buxhetit tė Kosovės janė porositur mė 26 janar tė vitit 2001 nga firma holandeze "IDA", ndėrkaq pranimi i tyre ėshtė bėrė nė deponė e Mazgitit mė 26 prill tė vitit 2002, apo njė vit e katėr muaj mė vonė.
 
 
KFOR-i kėrkon pėrjashtimin e 16 eprorėve nga TMK-ja
 
Prishtinė, 4 korrik 2003 - Njė komision i posaēėm i KFOR-it (apo Bordi special hetimeve, siē quhet ndryshe), i ngritur nga KFOR-i dhe UNMIK-u ėshtė duke zhvilluar hetime kundėr 16 eprorėve tė TMK-sė. Sipas gazetės "Zėri", bėhet fjalė pėr dy komandantė zonash, njė komandant njėsiti dhe disa oficerė tė tjerė.
 
Gjithashtu gazeta thotė se kreu i KFOR-it ka kėrkuar nga komandanti i TMK-sė Agim Ēeku suspendimin e eprorėve qė janė nėn hetime.
 
 
KFOR-i garanton banorėt e Myēibabės se ushtarėt amerikanė janė atje edhe kur ata nuk i shohin
 
Gjilan, 4 korrik 2003 - Banorėt e Myēibabės thanė tė enjtėn nė njė takimin me udhėheqjen komunale tė Gjilanit se nuk ndjehem mė tė sigurtė pėr tė jetuar nė shtėpitė e tyre, qė gjenden nė afėrsi tė vijės kufitare me Serbinė e, sidomos pas vizitės sė ushtarėve serbe nė kėtė fshat.

Nė kėtė takim, ku ishin tė pranishėm edhe komandanti i kampit "Montith" koloneli Newell, kapiteni Coll, administratori i UNMIK-ut, Bob Simons dhe zyrtarė tė tjerė, qytetarėt e Myēibabės rrėfyen se njė oficer serb u ka thėnė qė disa nga shtėpitė e tyre, tash e tutje do tė jenė nėn Serbi dhe do tė kontrollohen nga ushtria serbe.
 
Ata thanė se i shohin rregullisht forcat serbe duke lėvizur nė afėrsi tė malit, qė ėshtė shumė afėr shtėpive tė tyre, ndėrsa shtuan se kjo shkakton frikė tė fėmijtė e tyre kur bie nata.
 
Pjesėtarėt e xhandarmėrisė serbe u vlerėsuan tė jenė shumė tė rrezikshėm nga popullata e atjeshme.

Koloneli Newell si dhe kapiteni Coll i siguruan banorėt e Myēibabės se nuk ėshtė bėrė kurrfarė lėvizje e vijės kufitare nga ajo qė ka qenė mė herėt, ndėrsa u sqaruan atyre se KFOR-i ka patur njė takim pune me forcat serbe nė Myēibabė dhe nuk bėhet fjalė pėr kurrfarė ndryshimi nė zonėn e kufirit.

Zyrtarėt e lartė tė KFOR-it nė kampin e Gjilanit i kanė bindur qytetarėt e Myēibabės se ushtarėt amerikanė janė vazhimisht pėrgjatė vijės sė kufirit. "Ne jemi atje, edhe nėse ju nuk na vėreni. Forcat serbe e dinė qė ushtarėt tanė janė aty" - ka thenė kapiteni Coll.

Ndėrkaq kryetari i komunės, Lutfi Haziri premtoi se tė marten e ardhshme, udhėheqja komunale, UNMIK-u dhe KFOR-i do tė vizitojnė fshatin Myēibabė. Takimet e KFOR-it me ushtrinė serbe nė kufi bėhen rregullisht, por kjo nuk do tė thotė se do tė ketė ndryshim tė kufirit.
 
Haziri i inkurajoi banorėt e Myēibabės qė tė qėndrojnė nė shtėpitė e veta, sepse ushtria amerikane ėshtė nė gjendje tė garantojė sigurinė.
 
 
Invalidėt e punės tė Kosovės ndėrprejnė grevėn e urisė
 
Prishtinė, 4 korrik 2003 - Invalidėt e punės tė Kosovės vendosėn ta ndėrprejnė grevėn e urisė dhe po qe se premtimet e institucioneve shtetėrore lidhur me kėrkesat e tyre nuk plotėsohen, grevėn ta vazhdojnė mė 11 korrik.
 
Greva ėshtė ndėrprerė pėr shkak tė gjendjes sė rėndė shėndetėsore tė invalidėve tė punės dhe tė premtimeve tė organeve shtetėrore qė kėrkesat e grevistėve do tė plotėsohen.

Grevistėt i ka vizituar dje edhe ombudspersoni Novicki, i cili nė tėrėsi ka mbėshtetur kėkesat e invalidėve.

Por nėse nuk realizohen kėto kėrkesa tė arsyeshme, atėherė invalidėt e punės do tė vazhdojnė grevėn e tyre tė urisė.
 
 
Njė gjykatė e Tiranės ka vazhduar paraburgimin ndaj Gafurr Adilit
 
Tiranė, 4 korrik 2003 - Njė gjykatė e Tiranės vazhdojė dje paraburgimin ndaj Gafurr Adilit, komandant i AKSH-sė pėr njė kohė tė papėrcaktuar. Akuzat ndaj tij janė ato pėr falsifikim tė dokumentave, kalim tė paligjshėm tė kufirit, nxitjen e urrejtjes mes dy kombeve dhe krijimin e organizatave terroriste, ka bėrė tė ditur Bashkim Nikolla, avokat i Gafurr Adilit.
 
 
Raport i Shtajnerit para KS shėnon edhe njė tė arritje nė drejtim tė pasqyrimit tė realitetit tė Kosovės, thotė zėdhėnėsi i LDK-sė
 
Prishtinė, 4 korrik 2003 - Raporti i kryeadministratorit Shtajnerit ėshtė nė vazhdėn e paraqitjeve tė tij nė ēdo tre muaj para KS-sė. Veēantia e kėtij raporti qėndron nė faktin se ky ka qenė raporti i fundit i Shtajnerit pėr Kosovėn nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit special dhe ka pėrmbledhur nė mėnyrė koncize rezultatet, sukseset dhe sfidat e misionit tė tij nė Kosovė, thotė Lulzim Zeneli, zėdhėnės i LDK-sė.
 
Por me kėtė rast z.Zeneli thekson edhe sfidat qė e presin pasardhėsin e z.Shtajner, pėr tė cilat edhe vetė Shtajneri tha se do tė jenė tė vėshtira, por tė pėrballueshme, sidomos kur bėhet fjalė pėr pėrmbushjen e standardeve tė kėrkuara nga faktori ndėrkomėbtar pėr tė pėrshpejtuar ritmin e ecjes drejt zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės, qė do tė rezultonte me jetėsimin e vullnetit tė popullit tė Kosovės pėr pavarėsi dhe demokraci nė kėtė pjesė tė Evropės dhe botės.

Sido qė tė jetė, thotė Zeneli, ky raport shėnon edhe njė tė arritje nė drejtim tė pasqyrimit tė realitetit ekzistues tė Kosovės nė sferėn ndėrkombėtare, si dhe tė perspektivave qe do tė hapen pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj, nėnvizoi Lulzim Zeneli, zėdhėnės i LDK-sė.
 
 
Konsultime intensive nė Bruksel rreth emėrimit tė kryeadministratorit tė ardhshėm tė Kosovės
 
Bruksel, 4 korrik 2003 - Brenda strukturave tė Bashkimit Evropian janė duke u zhvilluar konsultime intensive rreth zėvendėsimit tė kryeadministratorit tė gjertanishėm tė Kosovės Mihael Shtajner. Sipas njoftimeve qė vijnė nga qarqet diplomatike tė Brukselit, konsultimet nuk ecin lehtė, sepse ashiqare ekzistojnė qėndrime dhe interesa tė ndryshme.
 
Ndėrkohė tėrė ēėshtja, siē thuhet, ėshtė komplikuar me insistimin e kryeministrit italian Berluskoni qė nė vend tė Shtajnerit tė vijė Antonio Armelini, aktualisht i ngarkuar i Italisė nė Bagdad, tė cilin thuhet se pėrkrahin edhe amerikanėt.

Nga ana tjetėr diplomati suedez Pjer Shori ka pak gjasa pėr kėtė pėr meqenėse Uashingtoni e ka kundėrshtuar kandidaturėn e tij pėr shkak tė kritikave tė tij tė ashora kundėr luftės nė Irak.
Ndėrkohė nė Bruksel mbėshtetet njė kandidaturė tjetėr italiane, ajo e Stafano Saninit, i cili deri para do kohe ishte me shėrbim nė Beograd.

Tani pritet edhe fjala e sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė Kofin Anan, i cili ka kundėrshtuar kandidaturėn e Armelinit, por ende nuk ėshtė shprehur pėr asnjė kandidat tjetėr.
 
 
Beogradi do tė nxjerrė njė platformė pėr bisedime me shqiptarėt e Kosovės
 
Beograd, 4 korrik 2003 - Kryeministri i Serbisė Zoran Zhivkoviq ka paralajmėruar nxjerrjen e njė deklatate pėr Kosovėn nė Kuvendin republikan e cila do tė jetė pėrkufizim i pikėpamjeve qeveritare pėr statusin dhe standardet qė do tė vlenin pėr Kosovėn, njoftojnė mediat serbe.
 
Sipas Zhivkoviqit, nė kėtė deklaratė do tė pėrfshihet respektimi i dokumenteve qė pėrkufizojnė statusin e Kosovės - rezoluta 1244, Marrėveshja ushtarake-teknike dhe marrėveshja e UNMIK-ut dhe e qeverisė sė Beogradit.

Zhivkoviq ėshtė shprehur i pakėnaqur me gjendjen nė Kosovė dhe, sipas tij, deklarata do tė pėrmbajė propozim masat apo platformėn pėr "ata qė do tė bisedojnė me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe me shqiptarėt e Kosovės".
 
 
Gjatė shėrbimit nė Kosovė kanė humbur jetėn 14 paqeruajtės rusė
 
Moskė, 4 korrik 2003 - Gjatė qėndrimit katėrvjeēar tė kontigjentit ushtarak paqeruajtės rus nė Kosovė, pra qė nga vera e vitit 1999 e deri mė tash, kanė humbur jetėn 14 ushtarė rusė, ndėrkaq 17 janė lėnduar, ka njoftuar sot njė nga komandantėt e ushtrisė ruse, zėvendėsministri i Mbrojtjes, gjenerali Nikollaj Kormilcev.

Siē dihet rusėt para dy ditėve kanė tėrhequr nga Kosova 270 ushtarakė, gjė qė ėshtė gjysma e kontigjentit, kurse mė herėt kanė tėrhequr ushtarėt edhe nga Bosnja e Hercegovina.
 
 
SHBA-tė ofrojnė 10 mijė dollarė pėr kokėn e Dilaver Bojkut
 
Uashington, 4 korrik 2003 - Shtetet e Bashukara tė Amerikės pas arratisjes nga burgu i Strugės, kanė lėshuar njė fletarrestim ("Most Wandet") pėr njė shqiptar tė quajtur Dilaver Bojku, i njohur me nofkėn Leku qė akuzohet pėr trafikimin e qindra femrave nė Ballkan.
 
"Kush di informacione pėr vendndodhjen ose bashkėpunon me shėrbimin sekret amerikan, ka 10 mijė dollarė shpėrblim", thuhet nė njoftimin e lėshuar nga qendra amerikane, Southeast European Cooperation Initiative (SECI).
 
Uashingtoni, thonė amerikanėt nė njė kumtesė tė Policisė Federale tė Hetimve - FBI, ėshtė i interesuar seriozisht pėr kapjen e Dilaver Bojkut-Leku, dhe ēdo gjė e ka tė bazuar, nė bashkėpunimin ligjor me Ballkanin.

Dilaver Bojku ėshtė arratisur nga burgu i sigurisė sė lartė nė Strugė, Maqedoni, mė 20 qershor. Ai u arratis pikėrisht, kur SHBA-s dhe personalisht, sekretari i Shtetit Kolin Pauell, shpalli raportin global tė trafikimit tė qenieve njėrzore mė 2003 ("Trafficking in Persons Report").

Autoritetet maqedonase dhe ato evro-amerikane tė policisė, thonė, se Dilaver Bojku konsiderohet si person i rrezikshėm, duke e futur nė listėn e kriminelėve botėrorė, i cili nė bashkėpunim me qeveritarė tė korruptuar nė Ballkan, ka realizauar trafikun ilegal tė femrave, drogės e armėve nė rajon.
 
 
Sot janė arrestuar 12 anėtarė tė organizatės palestineze "Fatah"
 
Tel Aviv, 4 korrik 2003 - Ushtria izraelite ka arrestuar sot 12 anėtarė tė organizatės palestineze "Fatah", pėr tė cilėt dyshohet se janė pėrzier nė sulmet kundėr izraelitėve. Gjashtė pjesėtarė tė "Fatahut" janė arrestuar nė Hebron, ndėrkaq tė tjerėt afėr qytetit Kalkilia.
 
 
Gjatė pėrpjekjes pėr arrestim ėshtė vrarė kryeorganizatori i sulmeve vetėvrasėse nė Riad
 
Xheda, 4 korrik 2003 – Njė i dyshimtė shumė i kėrkuar pėr sulmet vetėvrasėse nė Riad ėshtė vrarė sė bashku me tre militantė tė tjerė nė njė shkėmbim zjarri gjatė pėrpjekjes pėr arrestim, kur policia kishte sulmuar bazėn e tyre strehuese nė Arabinė Saudite veriore, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt, njofton AP.
 
Anėtari i Al Kaidės, Turki Naser al-Dandani ka qenė personi mė i kėrkuar i mbretėrisė pas dyshimit se ėshtė kryeorganizator i sulmeve tė kompleksit tė ndėrtesave perendimore nė Riad, ku u vranė 25 veta dhe 9 sulmuesit vetėvrasės.
 
 
Nė njė shpėrthim nė njė depo fishekzjarresh nė Teksas shkatėrrohet ndėrtesa dhe zhduken tre persona
 
Kilgor, Teksas, 4 korrik 2003 – Vetėm njė ditė pasi shpėrthimi i fishekzjarreve festive shkaktoi vdekjen e 5 personave nė Florida, njė shpėrthim tjertėr ka ndodhur nė njė depo pėrplot fishekzjarre nė qytetin e vogėl Kilgor tė Teksasit, i cili ka shkatėrruar ndėrtesėn, ku kanė qenė edhe tre persona brenda, njofton AP.
 
Pėrpos kėtyre tre punėtorėve, qė konsiderohen tė zhdukur, janė plagosur edhe pesė punėtorė tė tjerė, ka deklaruar prefekti i qytetit.
 
 
25 milionė dollarė pėr kapjen apo konfirmimin e vdekjes sė Sadamit
 
Uashington, 4 korrik 2003 - Shtetet e Bashkuara kanė ofruar njė shumė prej 25 milionė dollarėsh pėr kapjen apo konfirmimin e vdekjes sė Sadam Husenit. Administratori i lartė amerikan nė Irak, Pol Bremer, e bėri kėtė ofertė dje nė televizionin e Irakut dhe shtoi se kjo ofertė pėrmban edhe njė shpėrblim prej 15 milionė dollarėsh pėr secilin nga djemtė e Sadam Husenit, Uday-in the Qusay-in.
 
 
Nga shpėrthimi nė njė xhami kanė humbur jetėn rreth 10 besimtarė shitė
 
Kueta, Pakistan, 4 korrik 2003 – Njė bombė ka shpėrthyer sot (e premte) nė xhaminė muslimane shite nė jugperendim tė Pakistanit dhe ka shkaktuar vdekjen e rreth 10 besimtarėve, kanė bėrė tė ditur policia dhe dėshmitarėt, njofton AP.
 
Dėshmitarėt kanė thėnė se shpėrthimin e fuqishėm nė kryeqytetin e provincės sė Beluiēistanit, Kueta, e kanė kryer dy vetėvrasės me bombė. Menjėherė pas shpėrthimit, muslimanėt shitė tė zemėruar kanė dalė nė rrugė pėr tė protestuar. Janė dėgjuar tė shtėna, ndėrsa turma tė vogla besimtarėsh shitė kanė ndezur gomat dhe veturat afėr xhamisė.
 
 
Izraeli liron tė burgosur palestinezė
 
Tel Aviv, 4 korrik 2003 - Izraeli liroi dje 33 tė burgosur palestinezė dhe zyrtarėt thonė se tė burgosur tė tjerė mund tė lirohen sė shpejti. Ushtria izraelite thotė se shumica e atyre qė u liruan ishin arrestuar gjatė operacionit tė spastrimit qė kreu ushtria izraelite nė qytetin Hebron tė Bregut Perėndimor muajin e kaluar.
 
Zyra e Kryeministrit, Ariel Sharon, tha se lirimi i tė burgosurve nuk ishte njė gjest i vullnetit tė mirė, por tė burgosurit ose e kishin kryer masėn e dėnimit ose nuk ishin akuzuar kurrė pėr ndonjė krim.
 
 
Kryeministri Berluskoni i kėrkon ndjesė kancelarit Shrėder
 
Romė, 4 korrik 2003 - Kryeministri italian Silvio Berluskoni thotė se komentet e tij qė e krahasojnė njė politikan gjerman me njė roje naziste ishin keqinterpretuar. Nė njė bisedė telefonike me kancelarin gjerman zoti Berluskoni shprehu keqardhje pėr fjalėt qė kishte thėnė.

Pas kėsaj bisede, kancelari gjerman Gerhard Shrėder tha se ai e konsideronte incidentin tė mbyllur. Zoti Shrėder kishte kėmbėngulur mė parė qė kryeministri italian tė kėrkonte ndjesė, pas komenteve tė tij tronditėse nė parlamentin evropian, kur sugjeroi se anėtari gjerman i Parlamentit evropian Martin Shulc do tė ishte njė kandidat i pėrsosur pėr rolin e njė rojeje naziste tė njė kampi pėrqėndrimi nė njė film tė ri.
 
 
Hapet nė Filadelfia njė muze pėr Kushtetutėn amerikane
 
Filadelfi, 4 korrik 2003 - Me rastin e ditės sė pavarėsisė kėtė vit, hapet nė Filadelfia tė Pensilanisė, njė muzeum qė i kushtohet Kushtetutės sė Shteteve tė Bashkuara. Ky muzeum i ri hapet pikėrisht atje ku lindėn Deklarata e Pavarėsisė dhe Kushtetuta amerikane.
 
Presidenti i Qendrės sė Kombėtare tė Kushtetutės, Joe Torsella, thotė se njė muzeum kushtuar dokumentit mė tė shenjtė tė historisė amerikanė ėshtė tepėr i vonuar.
 
 
Vritet ushtari amerikan nė Irak
 
Bagdad, 4 korrik 2003 - Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe tė paktėn dhjetė tė tjerė janė plagosur nė Irak. Ushtria amerikane deklaroi se viktimat u shkaktuan nė dy incidente tė ndryshme nė qendėr tė vendit gjatė natės. Nė kryeqytet, Bagdad, a snajper qėlloi pėr vdekje ushtarin amerikan. Incidenti tjetėr ndodhi mė nė veri.

Dhjetė ushtarėt amerikanė u plagosėn gjatė njė sulmi me granata nė njė bazė amerikane afėr qytetit Balad.

Sulmet ndodhėn nė njė kohė kur trupat amerikane po pėrgatiteshin pėr tė festuar Ditėn e Pavarėsisė sė Amerikės.

Qė nga koha kur presidenti amerikan, Xhorxh Bush deklaroi pėrfundimin e luftės, nė Irak janė vrarė tė paktėn 30 ushtarė amerikanė dhe britanikė.
 
 
U kapėn autorėt e sulmit me raketa nė territoret izraelite
 
Jerusalem, 4 korrik 2003 - Pas njė sulmi raketor nė njė vendbanim izraelit nė jug tė Rripit tė Gazės, trupat e sigurimit palestinez thuhet tė kanė arrestuar kryesit e kėsaj vepre. Sic njofton radioja izraelite pėr kėtė janė kapur dy persoana.
 
Ata nė natėn mes tė mėrkurės dhe tė enjtės kanė shkrepur shumė raketa prej tė cilave janė lėnduar katėr izraelitė. Kryeministri palestinez Mahmut Abaz ka folur pėr njė shkelje tė rėndė tė armėpushimit. Pas kėsaj deklarate, izraelitėt kanė vazhduar me lirimin e mėtejmė tė burgosurve palestinezė. Sipas njkoftimve tė mediave, qė nga e mėrkura 50 palestinezė janė lėnė tė lirė.
 
 
Tė dyshuarit pėr terrorizėm do tė nxirren para gjyqit
 
Uashington, 4 korrik 2003 - SHBA-tė duan qė disa nga tė burgosurit qė mbahen nė bazėn ushtarake Guantanamo nėn dyshimin pėr terroizėm, tė nxirren para drejtėsisė. Sipas njoftimit tė ministrisė amerikane tė mbrojtjes, para gjyqit do tė nxirren gjashtė tė akuzuarit e parė. Tė dhėnat pėr identitetin e tyre nuk janė bėrė tė njohura.
 
Nė bazėn amerikane Guantanamo qė nga lufta e Afganistanit, nėn arrest mbahen mė shumė se 600 persona tė dyshaur pėr terrorizėm. SHBA-tė, kėtyre tė dyshuarve si pjestarė tė Al kaidas nuk u kanė afruar kurrfarė tė drejtash ligjore.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.