|
- Filadelfia,
4 korrik 2003 - 227-vjetori i Ditės sė pavarėsisė sė Shteteve
tė Bashkuara tė Amerikės, ose Ditėlindja e Amerikės! Kjo
ėshtė dita kur lindi Deklarata e Pavarėsisė dhe Kushtetuta
amerikane, ėshtė ditė gėzimi, jo vetėm e amerikanėve,
por edhe e kombit shqiptar.
-
- Sot, mė
4 Korrik 2003, u mbushėn 227 vjet nga dita, qė kur burrat mė
tė ndritur tė kombit amerikan, nėnshkruan Deklaratėn e
Pavarėsisė, duke u betuar, ashtu siē thuhet edhe nė
deklaratė, pėr nderin e tyre, tė kombit tė cilit ata i pėrkisnin.
-
- Kushtetuta
amerikane, e nėnshkruar nė vitin 1787, pėrshkruan bazėn
dhe strukturėn e qeverisė tė Shteteve tė Bashkuara, e cila
ėshtė e ndarė nė tri degė, nė ato ekzekutive,
legjislative dhe juridike, qė nė njė gjuhė mė tė thjeshtė
janė Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartė.
Kur gjatė luftės pėr ēlirimin e Kosovės shtrohej pyetja
pse amerikanėt duhet tė vdesin pėr Kosovėn, natyrshėm
dilte pergjigjja e kėtij kombi tė madh: se burrat mė tė
ndritur tė kėtij kombi, mė 4 korrik, si sot, 227 vjet mė
parė, kishin vendosur tė krijojnė shtetin e bazuar nė
lirinė dhe tė drejtat e barabarta tė sejcilit komb.
-
- Trashėgimnia
dhe porosia e tyre e ēoi Amerikėn nė luftė, pėr tė
mbrojtur principet e lirisė dhe demokracisė amerikane edhe nė
Kosovė. Pėr Amerikėn gjėja mė e shenjtė, e cila
simbolizon edhe kėtė ditė, ėshtė fjala liri e demokraci.
Pra, liria e Kosovės ishte emėr kuptimplotė pėr Amerikėn
dhe kombin shqiptar.
4 Korriku kumbon thellė nė zemėr tek tri fjalėt e para tė
Kushtetutės amerikane, "we the people", "ne
populli", pėr tė theksuar rolin e rėndėsishėm qė
shtetasit amerikanė kanė nė qeverinė e Shteteve tė
Bashkuara.
-
- Ato tre
fjalė u bėjnė thirrje amerikanėve tė mos harrojnė se pėrveē
pushtetit qė ata ushtrojnė ndaj qeverisė, nėpėrmjet tė
drejtės sė tyre tė votės, ata duhet tė mbajnė edhe pėrgjegjėsinė
pėr lirinė e vendit tė tyre.
Besojmė se askush mė mirė se ne shqiptarėt, nuk e ka
kuptuar kėtė, askush mė mirė se ne shqiptarėt nuk e di
faktin se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė betuar nė
nderin e tyre dhe qė demokracia, liria e popujve, tė mbrohet
atje ku ajo dhunohet dhe shtypet. Armiqtė mė tė mdhenj tė
Amerikės, nuk janė popujt, por janė diktaturat e diktatorėt,
shtypja e popujve liridashės, skamja dhe mjerimi i tyre.
-
- Dhe
Miku mė i Madh i Amerikės, ėshtė ai komb qė do dhe lufton
pėr paqen, lirinė dhe demokracinė.
4 Korriku, Dita e pavarėsisė amerikane, aq sa i pėrket
kombit amerikan, po aq u pėrket edhe shqiptarėve, kombit
shqiptar. Kombi shqiptar feston 4 Korrikun, ashtu siē feston
lirinė e Kosovės, e cila i ėshtė mirnjohėse pėr jetė
Shteteve te Bashkuara te Amerikės.
Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, ia dedikon gjithė kėtė
mrekulli amdmirimit dhe respektit qė kanė shqiptaret pėr
Amerikėn, presidentėve Regan, Bush - plakut, Klintonit, qė
i tha ndal genocidit nė Kosovė dhe presidentit George W.
Bush, i cili i vizitoi pėr herė tė parė trupat amerikane nė
Kosovė, fill pas inagurimit presidencial.
Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, thotė: "Ne i
duam amerikanėt sepse ata na dhuruan lirinė, qė ne dėshironim".
Rugova vijon se "ikėrishtė pėr kėtė ka njė respekt
ideal. Me Amerikėn ne jemi tė vegjel, por miq tė mėdhenj qė
mund tė bėjmė edhe punė tė mėdha".
Ndėrkohė, sot mė 4 Korrik, kombi shqiptar dėshiron tė
tregojė me sinqeritetin e tij se shqiptarėt, u janė mirėnjohės
miqve tė tyre tė shumtė amerikanė, ndėr tė cilėt
presidentit Woodrow Wilson, pėr pėrpjekjet qė kanė bėrė
dhe vazhdojnė tė bėjnė pėr kombin tonė dhe pėr ruajtjen
e miqėsisė shqiptaro-amerikane.
Dhe kjo ėshtė nė traditėn amerikane, me politikėn qė ka
mbajtur gjithnjė kundrejt Shqipėrisė, tė filluar prej
presidentit tė madh, Woodrow Wilson, kujtimi i tė cilit ka
mbetur i paharruar nė zemrat e mendjet e shqiptarėve.
-
- Nė
Konferencėn e Paqes, nė Paris, nė fund tė Luftės sė Parė
Botėrore, Presidenti Woodrow Wilson, flaku poshtė Traktatin
e Fshehtė tė Londrės (1915), qė sakrifikonte tė drejtat
legjitime tė Shqipėrisė dhe u kėrkoi pėrfaqėsuesve tė
fuqive tė mėdha, respektimin e pavarėsisė sė plotė tė
Shqipėrisė.
Nė vite u rrit e u farkėtua miqėsia shqiptaro-amerikane. Me
kėtė rast shqiptarėt nuk e harrojnė presidentin Bush
(plakun), nė prag tė Krishtlindjeve, i cili vendosi
"vijėn e kuqe", vijė qė sinjalizoi diktatorin
Millosheviq, qė kurrė Amerika s'do tė lejonte njė Bosnje tė
dytė, me shqiptarėt.
-
- Edhe
presidenti Clinton, u qėndroi besnik fjalėve tė paraardhėsit
tė tij, ai u bė njeriu mė i dashur dhe mė i besuar pėr
shqiptarėt kur premtoi: "Amerika do tė jetė me Kosovėn"!
Amerika ishte me Kosovėn nė luftė, tani ajo ėshtė me
Kosovėn nė paqe, me Kosovėn deri nė pavarėsi. Amerika
ishte garant i ngadhėnjimit tė luftės ndaj diktaturės sė
egėr tė Millosheviqit dhe tani ajo ėshtė garant qė Kosova
tė ndėrtojė nė paqe shtetin demokratik tė Kosovės,
pavarsinė e saj. (B.S.)
|
|