3.07.2003 - Trepca.net

Mesazh i Presidentit Rugova pėr Presidentin Bush me rastin e 4 Korrikut - Ditės sė Pavarėsisė sė SHBA-ve


Prishtinė, 3 korrik 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, i ka dėrguar Presidentit tė SHBA-ve Xhorxh Bush njė mesazh me rastin e 4 Korrikut - Ditės sė Pavarėsisė sė SHBA-ve.

Nė mesazhin e Presidenti Rugova thuhet:

"I dashuri President Bush,
 
Me rastin e 4 Korrikut - Ditės sė Pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pranoni urimet e mia tė pėrzemėrta dhe tė popullit tė Kosovės.

Kemi bindje tė plotė se SHBA-tė, nėn udhėheqjen Tuaj, edhe kėtė vit kanė dalė mė tė forta me betejėn qė kanė bėrė kundėr tė keqes, nė ndėrtim tė paqes e tė lirisė sė kombeve.

Ju shprehim njė falėnderim tė madh pėr kujdesin qė po tregoni pėr Kosovėn e lirė nė zhvillimin e saj demokratik, qė si vend i lirė tė hyjė nė bashkėsinė e kombeve tė lira.

Presim qė SHBA-tė tė pėrkrahin edhe mė tej Kosovėn, sidomos nė njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, qė do tė qetėsonte popullin e Kosovės dhe kėtė pjesė tė botės.

Populli i Kosovės Ditėn e Pavarėsisė sė SHBA-ve e konsideron si festė tė pėrbashkėt, sepse gjithmonė ka ndjenja dashurie dhe miqėsie permanente pėr vendin Tuaj tė ēmuar e tė fuqishėm, simbol i lirisė, pavarėsisė dhe demokracisė nė botė"
,
 
thuhet nė fund tė pėrgėzimeve tė Presidentit Rugova drejtuar Presidentit amerikan Xhorxh Bush.

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.