|
 |
|
- Prishtinė,
2 korrik 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, me rastin e 2 Korrikut - Ditės sė
Pavarėsisė, me njė mesazh i ka pėrgėzuar qytetarėt
e Kosovės.
-
- "Me
rastin e Ditės sė Pavarėsisė sė Kosovės, 2
Korrikut, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.
Dita e 2 Korrikut, kur u shpall Deklarata e Pavarėsisė
para 13 vjetėsh, ėshtė njė datė e rėndėsishme nė
historinė mė tė re tė Kosovės.
-
- Me kėtė
Deklaratė u vunė themelet e shtetit modern tė Kosovės,
qė u pasua me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės,
me referendumin pėr pavarėsi, me zgjedhjet
presidenciale dhe parlamentare, si dhe me akte tė
tjera madhore.
|
-
- Pėr
katėr vjet nė liri, Kosova ka bėrė njė progres tė madh nė
tė gjitha fushat e jetės.
-
- Objektivat
e institucioneve shtetėrore tė Kosovės, nė tė cilat po
punohet, janė: zhvillimi ekonomik, privatizimi, investimet
dhe vendet e punės pėr tė rinjtė.
-
- Poashtu,
objektiv qendror ėshtė shpejtimi i integrimit nė BE dhe nė
NATO, qenia nė miqėsi permanente me SHBA-tė, pra njohja
formale e pavarėsisė sė Kosovės.
Nė kėtė ditė, pėrshėndesim UNMIK-un dhe zotin Shtajner,
OSBE-nė me ambasadorin Fieski. Njėherėsh, pėrshėndesim
komandantėt dhe ushtarėt e KFOR-it/NATO-s, tė drejtuar nga
gjeneral Fabio Mini.
Poashtu pėrshėndesim pėrfaqėsitė diplomatike nė Prishtinė.
Nė kėtė ditė tė shėnuar pėr ne, pėrshėndesim
Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirak,
Kancelarin Shreder dhe Kryeministrin Berluskoni.
Si gjithmonė pėrshėndesim Atin e Shenjtė, Papa Gjon Palin
II, qė gjithnjė lutet pėr Kosovėn.
Zoti e bekoftė Ditėn e Pavarėsisė, 2 Korrikun!
Zoti e bekoftė Kosovėn!", thuhet nė fund tė kėtij
mesazhi tė Presidentit Rugova.
|
|