2.07.2003 - Trepca.net

BAROMETRI DIPLOMATIK

ME ASNJĖ “AUTONOMI SPECIALE” NĖN SOVRANITETIN SERBO-MALAZEZ NUK ZGJIDHET PROBLEMI KOLONIAL I KOSOVĖS, AS I SHQIPTARĖVE NĖ BALLKAN


1 korrik 2003 / Prof. Dr. Mehdi HYSENI
                 
Nė veēanti pas pėrfundimit tė Samitit tė Bashkimit Evropian(BE) pėr Ballkanin Perėndimor (19-21 qershor 2003) ēėshtja e Kosovės ėshtė bėrė “temė qendrore” nė sfondin e politikės ndėrkombėtare. Kėtė e vėrtetoi edhe Projektrezoluta pėr “autonominė speciale” tė Kosovės, e miratuar nga Asambleja  Parlamentare e Kėshilli Evropian , mė 24 qershor 2003 nė Strasburg. Mirėpo, ky akt  aspak nuk duhet ta ketė krijuar panik, as shqetėsim pėr  opinionin publik  shqiptar, sepse nė thelb nuk ka kurrfarė efekti as peshe juiridike ligjore,  tė detyrueshme pėr palėt nė kontest, por ėshtė vetėm njė propozim i njė Komisioni tė ekspertėve pėr ēėshtje politike, i cili ka  nxjerrė pėrfundimin se “ problemet ndėretnike mund tė zgjidhėn, duke iu njohur autonominė minoriteteve. Njė status i kėtillė, do tė bėnte tė mundur respektimin e minoriteteve si nė Kosovė, ashtu edhe nė Serbi”(The Sunday Herald, 25.6.2003).
 
Njė konkluzion i kėtillė i ekspertėve pėr ēėshtje politike tė Komisionit tė theksuar tė Asamblesė Parlamentare tė Evropės, parimisht ėshtė i qėndrueshėm, kur ėshtė fjala pėr realizimin e tė drejtave themelore tė minoriteteve ndryshme, sikurse, qė ėshtė rasti me minoritetin serb nė Kosovė. Mirėpo, kjo “normė kualifikuese” nga specialistėt e theksuar nuk mund tė merret si standard juridik, as politik pėr zgjidhjen e konflikteve koloniale, siē ėshtė rasti i Kosovės, i cili nė thelb nuk ka tė bėjė me peshėn e kurrfarė problemi minoritetesh, por me mohimin e sė drejtės sė vetėvendosjes sė shumicės dėrrmuese (mbi 90%) tė popullit shqiptar. Kėtu qėndron “epiqendra” e krizės, dhe e shpėrfilljes tė sė drejtės historike, kombėtare dhe ndėrkombėtare  tė shqiptarėve dhe tė Kosovės sė kolonizuar.
 
Gjithashtu, nė Projektrezolutėn pėr “autonominė speciale” Kosovės, tė miratuar nga Asambleja Parlamentare e Kėshillit Evropian, thuhet: “Kundrejt garancive tė bashkėsisė ndėrkombėtare, Kosovės t’i njihet autonomia speciale, e cila nuk do tė vinte nė pikėpyetje integritetin territorial dhe sovranitetin e Unionit Serb dhe Malazez.”(Po aty). Ky propozim rekomandues dėshmon sheshit, se propozuesit nuk e njohin fare zanafillėn historike tė problemit tė Kosovės, si pasojė e njė mungese tė kėtillė` teorike, edhe ka mundur tė nxirret njė konludim i kėtillė krjetėsisht i verbėr si historikisht, juridikisht dhe politkisht, i cili ėshtė i ndikuar dhe, tėrėsisht kompatibil me tezat e tė gjitha projekteve serbomėdha tė nacionalistėve dhe tė imperialistėve serbė dhe malazezė, si dhe tė Kishės Ortodokse Serbe, qė edhe sot nė shekullin XXI, Kosovėn dhe travet e tjera tė kolonizuara shqiptare, me paturpėsi dhe pa kurrfarė tė drejte, i konsiderojnė si “TERRITOR ETNIK SERBOMALAZEZ”(?!)
 
Ja, ky ėshtė “jusitifikimi profesional politik”, qė Kosova si “autonomi speciale”, ose mė mirė tė thuhet si “specialitet kolonial” i propozuesve tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, edhe mė tej duhet tė mbetet pjesė integrale e territorit tė Serbisė dhe tė malit tė Zi, sepse sipas “filozofisė politike” tė tyre nuk paska zgjidhje tjetėr pėr Kosovėn?! Kėtė, e ilustrojnė edhe me kėtė argument: “ Asambleja  Parlamentare e Kėshillit Evropian kėtė propozim (domethėnė: autonomi speciale-mh)  e ka nxjerrė, duke u bazuar nė rezolutėn e ashtuqujatur: ‘Pėrvojat pozitive tė rajoneve autonome sepciale, si burim frymėzimi pėr zgjidhjen e konflikteve etnike nė Evropė, nė pjesėn e titulluar: ‘Kosova nė kuadrin e Federatės sė Serbisė dhe tė Malit tė Zi.” Nė brendinė e kėtij citati, vetėm njė segment i tij, mund tė merret si i saktė, kur thuhet se nė “Evropė ekzistojnė shumė rajone qė kanė statusin e autonomisė speciale”. Kjo ėshtė e vėrtetė. Mirėpo, ky model i “autonomisė speciale”, qė ėshtė i zbatueshėm nė disa shtete tė Evropės, nuk mund tė aplikohet pėr zgjidhjen e ēėshtjes koloniale tė Kosovės, sepse rajonet me “status special tė autonomisė” nė Evropė, nuk mund tė krahasohen me asnjė veēori tė Kosovės dhe tė shqiptarėve, tė cilėt pėrbėjnė shumicėn dėrrmuese(mbi 90%) tė popullatės, domethėnė nė asnjė formė nuk gjasojnė me statusin e “autonomisė speciale” tė rajoneve tė Evropės, nagse ato kanė statusin e minoritetit nė shtetet e pavarura nacioanle evropiane. Ndėrkaq, Kosova si territor etnik shqiptar, dhe shqiptarėt si komb indigjen kanė statusin kolonial serbomalzez nė tokėn e tyre stėrgjyshore, gjė qė kjo nuk ėshtė karakteristikė as  e pėrgjithshme, as e veēantė e minoriteteve me status tė “autonomisė speciale” tė rajoneve tė sotme tė Evropės. Minoritetet e theksuara tė rajoneve evropiane me “autonomi sepciale” e kanė lirinė plotė dhe tė gjitha tė drejtat, qė iu pėraksin me ligjet vendore dhe me ato ndėrkombėtare, ato jetojnė tė lira nė shtetet sovrane demokratike tė Evropės, kurse kombi shqiptar i Kosovės ende formalisht ėshtė nėn sovranitetin e huaj kolonial serbomalazez. Pra, shqiptarėt e Kosovės, nuk jetojnė si “minoritet” nė  tokė tė huaj, siē pohojnė imperialistėt serbomnalazezė, por jetojnė nė truallin e tyre etnik shqiptar. Kėtu nuk ekziston kurrfarė paqartėsie as nė palnin etnik, as nė atė historik a territorial, sepse Kosova kurrnjėherė nė historinė e saj (sikurse, Anamorava, Ilirida, Hoti, Gruda, Plava, Ulqini dhe Tivari) nuk ka qenė territor etnik  i Serbisė, as i Malit tė Zi, por vetėm “plaēkė koloniale”, e grabitur me forcė dhe me gjenocid nga barbarėt serbomėdhenj, tė ndihmuar direkt dhe indirekt nga Fuqitė e Mėdha tė Evropės. Prandaj, statusi i sotėm i pazgjidhur i Kosovės, nuk mund tė jetė objekt shqyrtimi i asnjė varianti tė “autonomive speciale” qofshin ato “produkte tė pėrkohshme ose afatgjata” tė shėrbimit tė vullnetit tė mirė tė Bashkimit Evropian(BE) ose  tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
 
  
“Autonomia speciale” pėr Kosovėn, ėshtė vetėm njė shkronjė e vdekur nė letėr!
                          
Pavarėsisht  nga objektivat dhe interesat politike tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit Evropian dhe tė Unionit tė Serbisė+Malit tė Zi, qė pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, tė rezervohet “autonomia speciale”, sipas sė cilės shqiptarėt dhe Kosova edhe mė tej tė ngelin “produkte” tė vlefshme dhe tė pandryshueshme pėr sistemin e kolonializmit srbo-malazez, tė gjitha opcionet e tilla me parashenjė minoriteti, politika kozmopolite shqiptare, duhet t’i hudhė poshtė nė mėnyrė tė prerė, dhe pa kurrfarė dhimbjeje e nihilizmi nė emėr tė ndonjė “parimi tė lartė demokratik”, tė premtuar nga “mishmashet integruese rajonale”, sepse parimi i kėtillė, mbi asnjė bazė nuk mund tė jetė substitut i PARIMIT ETNIK DHE TERRITORIAL as nė kuptimin e sė pėrgjithshmes, as nė kuptimin e sė veēantės, kur ėshtė fjala pėr Kosovėn dhe pėr trojet e tjera etnike shqiptare, tė kolonizuara nga Serbia, Mali i Zi, FYROMI dhe Greqia. Arsyeja ėshtė fare e thjeshtė, sepse  nė rastin konkret tė Kosovės dhe tė shqiptarėve, edhe pas sa shekujsh kryengritjesh dhe luftėrash tė pareshtura ēlirimtare kombėtare dhe antikolonialiste shqiptare kundėr barbarėve grabitēarė serbosllavė, ende nuk ka ardhur nė shprehje zgjidhja dhe jetėsimi i konceptit dhe i parimit kombėtar tė shqiptarėve, qė ndodhen nė “kurorėn” e pėrgjakshme tė kolonializmit serbosllav, pėr kėtė fajin kryesor e mban  Evropa e “dikurshme”, e cila edhe sot, kur tė gjithė popujve tė shkėputur tė ish-RSFJ-sė (sllovenėve, kroatėve, boshnjakėve dhe maqedonėve) ua ka njohur tė drejtėn e vetėvendosjes, kurse vetėm ndaj shqiptarėve po tregohet   akoma  “e shurdhėr” dhe  e rezervuar!?
 
Tė gjithė “specialistėt” e shekncės politike, juridike dhe diplomatike, tė cilėt  e kanė marrė pėrsipėr “ si detyrė shtėpie” qė problemin kolonial tė Kosovės ta zgjidhin pėrmes formave tė “autonomisė speciale” nėn Serbi dhe nėn Mal tė Zi, do tė dėshtojnė me projektet e tilla strategjike, sepse tė gjitha regjimet dhe politikat e derisotme tė regjimeve tiranike kolonialiste serbomalazeze, tanimė i kanė harxhuar “kreditė” dhe favoret e tilla si ndaj Kosovės, ashtu ndaj territoreve tė tjera tė Shqipėrisė Etnike. Kėtė, sė fundi, e vėrtetoi edhe hollokausti i regjimit policor-militarist tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit mbi Kosovėn dhe shqiptarėt(1989-12.6.1999).
 
Pavarėsisht nga tendencat dhe kontinuiteti i strategjisė sė pandryshuar tė luftės speciale dhe tė pretendimeve territoriale tė Serbisė dhe Malit tė Zi (sikurse nė fillim dhe nė mbarim tė shekullit XX, tė ndihmuara nga partnerizmi i disa fuqive tė mėdha tradicioanle evropiane), qė Kosovės sine qua non t’ia imponojė ndonjė “autonomi speciale”, “demokratike evropiane”, qoftė ajo edhe  e “pėrsosur” sikurse autonomia e ish-RSFJ-sė, e vitit 1974, ajo do tė jetė e gjykuar tė dėshtojė, sikurse qė ka dėshtuar makroprojekti serbomadh i Slobodan Milosheviqit nė Kroaci, mė 1995, pas arritjes sė Marrėveshjes sė Dejtonit, sepse as politika, as populli shqiptar i Kosovės (pas qindra-mijėra viktimash tė therorizuara pėr liri dhe pėr pavarėsi tė Kosovės) nuk do tė jenė tė gatshėm, qė ta pranojnė atė si zgjidhje pėrfundimtare dhe tė drejtė tė ēėshtjes sė Kosovės.
 
Kėtė strategji dhe qėndrim unik tė politikės shqiptare, duhet ta kenė tė qartė si pala e involvuar serbomalazeze, ashtu edhe pala mediatore evropiane ndėrkombėtare, sepse, ndėr tė tjera, ėshtė edhe nė frymėn e kėtij konstatimi racional dhe realist: “shqiptarėt nuk kanė luftuar pėr autonomi, por pėr pavarėsi dhe, mirėfilli, qė tė mos ngelin nėn suzerenitetin jugosllav”, konluzion aksiomatik ky, i argumentuar dhe i peshuar si nė aspektin historik, realist, etik, politik, juridik ashtu edhe nė atė shkencor nga arkitekti dhe eruditi mė i shquar i diplomacisė amerikane, pėrkatėsisht ndėrkombėtare, ish-sekretari i shtetėror i SHBA-sė, Henry Kissinger (Does America need a foreign  policy? New York, 2001, f.270).
 
Edhe ky vlerėsim  objektiv i Henri Kisinxherit, provon se me masa paliative, si rezultat i paragjykimeve tė tradicionles historike tė imperializmit serbosllav, dhe tė interesave (tė vjetra dhe tė reja) polivalente tė “shportave integruese” rajonale tė Evropės Juglindore, nuk mund tė zgjidhet problemi njėshekullor kolonial i Kosovės, pavarėsisht nga interpretimet “e holla juridike” dhe diplomatike tė autorėve tė “Projektrezolutės sė autonomisė speciale pėr Kosovėn” tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit Evropian, tė miratuar nė Strazburg, mė 24 qershor tė kėtij viti.
 
  
Makroprojekti serbomadh ka dėshtuar, por jo edhe ambiciet e tij neokolonialiste
                       
Makroprojekti hisotoriko-politik dhe nacional “tė gjithė serbėt nė njė Serbi tė Madhe”(sipas Naēertanijes sė Ilia Garashaninit, 1844) nė thelb ka dėshtuar, sikurse edhe promovimi i stretgjisė antishqiptare dhe antiamerikane nė Ballkan  i “frontit ortodoks” nė shtrirjen gjeografike (Rusi, Ukrainė, Serbi dhe Greqi), front ky, qė pretendonte “ringjalljen e ortodoksizmit dhe tė traditės bizantine me tė gjitha dimensionet (historike, kulturore, ekonomike, politike, ushtarake dhe religjioze), qė do tė ishte nė disfavor tė popujve tė tjerė ballkanikė, e nė veēanti tė interesave kombėtare dhe shtetėrore tė popullit shqiptar. Me njė fjalė, ka dėshtuar politika dhe strategjia e forcės sė logjikės hegjemoniste dhe militariste tė Beogradit, nė saje tė sė  cilės, kryekėput mbėshtetej projekti i theksuar pėr “ringjalljen” e idesė sė lashtė sllave, pėrkatėsisht pėr krijimin e njė Serbie tė madhe.
 
Mirėrpo, e gjithė kjo nuk ka ndikuar pozitivisht, qė Serbia e Slobodan Milosheviqit (natyrisht, edhe me gjithė pėrdorimin e sanksioneve ekonomike dhe tregtare tė OKB-sė, dhe tė ndėrhyrjes ushtarake tė SHBA-sė), edhe pas rėnies sė tij nga pushteti shtetėror, tė heqė dorė nga inkursionet dhe nga pretendimet territoriale ndaj Kosovės, si dhe nga territoret e tjera tė kolonizuara tė Shqipėrisė Etnike.
 
Ka ardhur koha qė, edhe qeveria e tashme unioniste serbomalazeze, (e cila  para asėve tė Bashkimit Evropian: Havier Solana, Roano Prodi etj., po shtiret se ėshtė e gatshme pėr t’i pranuar “rregullat e lojės” pėr t’u integruar dhe bashkėpunuar nė mėnyrė paqėsore me vendet fqinje nė rajon, sė kėndejmi edhe me Shqipėrinė dhe me shqiptarėt) ta kuptojė drejt realitetin e pashmangshėm tė porcesit tė pavarėsisė sė Kosovės, si dhe vendosmėrinė e politikės sė forcės dhe kursin paqėsor tė rendit tė ri botėror, qė ėshtė fryt i drejtpėrdrejtė i diplomacisė dhe i politikės sė jashtme amerikane, nė saje tė sė cilave krirmineli Slobodan Milosheviq, edhe  pėsoi “metamorfozė”, duke reviduar nė pėrmasa drastike kursin e politikės sė tij pushtuese dhe ekspansioniste, si nė Kroaci, Bosnjė-Hercegovinė, ashtu edhe sė fundi Kosovė. Ndryshe, nėse regjimi serbomalazez i Beogradit, qėndron nė tė njėjtat kėrkesa dhe pozicione tė politikės gjenocidale tė “mesisė” sė tyre,  i cili, tani ėshtė duke u “dergjur” nė Tribunalin e Hagės(pėr shkak tė kryerjes sė tre agresioneve dhe tri gjenocideve ndaj kroatėve, boshnjakėve dhe shqiptarėve), duke manipuluar dhe spekuluar nė skajshmėri me “autonomi speciale” tė Slobodan Milosheviqit dhe tė Vojisllav Sheshelit pėr Kosovėn, atėherė s’ka dyshim se, krerėt e tij, Zoran Zhivkoviq (kryeministėr i qeverisė serbe), Nebojsha Qoviq (nėnkryeministėr) dhe Svetozar Maroviq (kryetar i Unionit tė SMZ-sė), do tė pėrballen me tė njėjtat probleme tė politikės antishqiptare dhe anitevropiane tė Slobodan Milosheviqit.
 
Nėse politika zyrtare serbomalzeze e Beogradit, nuk e ridefinon strategjinė kolonialiste ndaj Kosovės, atėherė krejtėsisht ėshtė e qartė se, Serbia as Mali i Zi nuk janė tė gatshme, qė problemi i Kosovės tė zgjidhet me mjete paqėsore, por me mjete tė dhunės dhe tė terrorit tė aparatit shtetėror paraprak tė Slobodan Milosheviqit. Mirėpo, kjo do t’i ēojė nė tė njėjtin epilog politik dhe ushtarak tė  dėshtimit tė regjimit policor dhe militarist tė Slobodan Milosheviqit, edhe pse Serbia ėshtė rikthyerė nė organizatat dhe nė  institucionet e bashkėsisė ndėrkombėtare (OKB, OSBE, Pakti i Stabilitetit pėr Shtetet e Evropės Juglindore etj.).
 
Sesa Unioni i SMZ-sė, do t’i pėrfillė rregullat dhe normat e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė Kaqrtės sė Kombeve tė Bashkuara, qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhet me dialog dhe me mjete paqėsore nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė ēėshtje e palės serbomalazeze. Mirėpo ne, pėr arritjen e objektivit tonė kombėtar dhe shtetėror, nuk kemi aspak arsye, qė tė bijmė viktimė e kurrfarė strategjie a taktike serbe ose proserbe, qė do tė manifestohej nė dimensione ndėrkombėtare (sikurse nė rastin e miratimit tė Projektrezolutės tė autonomisė speciale pėr Kosovėn tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit Evropian, mė 24.6.2003 nė Strazburg), apo tė frikėsohemi nga ushtrimi i trsynisė diplomatike tė “Koncertit tė Ri Evropian”, sepse Kosova nuk ėshtė pjellė e forcės dhe e agresionit (siē kanė vepruar Serbia dhe Mali Zi nė rastin e krijimit Republikės Serbe nė Bosnjė, si produkt i gjenocidit dhe hollokaustit militarist ēetniko-fashist serb, gjė kjo ėshtė nė kolizion flagrant me normat e sė drejtės ndėrkombėtare dhe me standardet e tjera ndėrkombėtare), por ėshtė krijesė e natyrshme nė territorin e saj etnik shqiptar, e cila pa e pėrdorur forcėn, ėshtė krijuar si shtet i pavarur, mė 2 korrik 1990 nė saje tė Deklaratės Kushtetuese tė Pavarėsisė sė Kosovės nga ana e delgatėve tė Kuvendit tė Kosovės; tė Kushtetutės sė Kaēanikut mė 7 shtator 1990, si dhe tė Referendumit gjithėpopullor shqiptar (mbi 99%) , mė 26-31 shtator 1991. Pikėrisht kjo formė procedurale e shpalljes sė Republikės sė Kosovės ėshtė nė pėrputhje me  normėn e sė drejtės ndėrkombėtare dhe me dispozitat e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara. Prandaj, bashkėsia ndėrkombėtare (edhe pse kėto atribute tė ligjshme, tanimė janė suspenduar nga misioni paqėsor ndėrkombėtar-UNMIK-u), pėrkatėsisht Organizata e Kombeve tė bashkuara, e ka pėr detyrė ta pėrfillė vullnetin e deklaruar tė popullit shqiptar, qė Kosova tė jetė shtet i pavarur dhe sovran si nė kuptimin  de facto, ashtu edhe  nė atė de jure.
 
Nė planin historik, “autonomia speciale” (si kornizė ligjore e realizmit tė sė drejtave tė pakicave kombėtare) pėr Kosovėn, duhet  kuptuar vetėm si “ēėshtje arkivore”, qė i pėrket “stazhit” tė saj tė dikurshėm kolonioal nėn tiranitė serbe-jugosllave (1912-12.6.1999), kurse nė palnin politik, vetėm si provokim dhe testim tė tė unitet, tė vendosmėrisė, tė rezistencės, dhe tė pėrcaktimit tė politikės dhe tė rrugės sonė tė drejtė pėr liri dhe pavarėsi tė plotė.
 
Tė gjitha “analizat” dhe “elaboratet” qoftė tė punuara nga politika serbomadhe, qoftė nga komisionet dhe organizatat e ndryshme tė pavarura ndėrkombėtare, qė i referohen “ringjalljes” sė fantazmės sė “autonomisė speciale”, “tė ngushtė” apo tė “zgjeruar”, nė thelb janė tendencioze, tė sipėrfaqėsishme dhe antishqiptare me vlerėsime tė pathemelta (qoftė nė aspektin historik, politik a juridik) dhe aprioristike. Pra, tė jemi edhe mė konkret (pavarėsisht nga “evoluimi dhe demokratizimi” i politikės sė regjimit tė Unionit tė SMZ-sė), ēdo formė e autonomisė pėr popullin shqiptar tė Kosovės ėshtė plotėsisht e papranueshme, ngase kjo e kufizon dhe e pezullon definitivisht tė drejtėn e  sovranitetit dhe tė drejtėn e vetėvendosjes. Instituti juridiko-politik i autonomisė (me tė gjitha format dhe shkallėzimet e tij) ka tė bėjė me realizimin e tė drejtave  politike dhe kulturore tė pakicave kombėtare, e jo kursesi  me jetėsimin e sė drejtės sė vetėvendosjes dhe tė sovranitetit tė njė populli (mbi 90%), siē ėshtė rasti ynė konkret nė Kosovė.
 
Shqiptarėt, pavarėsisht nga makineria propagandistike e Unionit tė Serbisė dhe Malit tė Zi, qė ėshtė duke u zhvilluar nė frymėn e strategjisė sė tėrthortė dhe tė frikėsimit (duke ushtruar trysni pėrmes faktorit ndėrkombėtar), e cila ka pėr qėllim qė ta zhvlerėsojė luftėn ēlirimtare kombėtare tė UĒK-sė (dhe kryeliderėt e saj, t’i dorėzojė nė Tribunalin e Hagės nė bazė tė aktpadive terroriste tė udb-sė sė periudhės sė regjimit tė Slobodan Milosheviqit, siē ndodhi rasti i pėrkoshėm i arrestimit tė kryetarit tė PDK-sė, Hashim Thaēi nė aeroportin e Budapestit tė Hungarisė, mė 30 qershor 2003, por, i cili arriti tė lirohet nė saje tė ndėrhyrjes imediate-direkte tė kryeadministratorit tė UNMIK-ut, Mihael Shtajner, tė  shefit tė diplomacisė sė BE-sė, Havier Solana, si dhe tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Francės tek organet pėrkatėse tė Ministrisė Jashtme tė Hungarisė), si dhe t’i dezavuojė tė gjitha pėrpjekjet e deritashme tė popullit shqiptar  nė krijimin e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, pėr asnjė moment nuk kanė arsye, qė tė tėrhiqen nga llogoret e mbrojtjes me ēdo ēmim tė lirisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės. Ēdo kompromis dhe alternativė tjetėr, qė bie ndesh me tė drejtėn e pavarėsisė dhe tė vetėvendosjes sė Kosovės, pa dyshim do tė shpie nė njė kryengritje tė pėrgjithshme shqiptare nė Ballkan. Mirėpo, pėrgjegjėsinė dhe tė gjitha pasojat e saj, do t’i marrė pėrsipėr vetė politika e papėrgjegjshme dhe e papėrmirėsueshme kolonialiste e Serbisė dhe e Malit tė Zi, e cila (pėrkundėr mbėshtetjes sė Evropės dhe bashkėsisė ndėrkombėtare nė ringjkallejn e saj tė reformave ekonomike, politike dhe demokratike) ndaj Kosovės dhe shqiptarėve, po e zbaton me konsekuencė politikėn e regjimit racist tė Slobodan Milosheviqit.
 

Autori ėshtė bashkėpunėtor shkencor i “American Diplomacy”, North Carolina”, USA.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.