| |
 |
|
|
|
2.07.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
mėrkure 2 korrik 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova ka pėrgėzuar
qytetarėt e Kosovės me rastin e 2 Korrikut
-
Presidenti
Rugova: Me Deklaratėn e 2 korrikut janė vėnė themelet e
shtetit modern tė Kosovės
-
Shtajner pėrshėndet letrėn e
liderėve kosovarė drejtuar personave tė zhvendosur qė tė
kthehen nė shtėpitė e tyre
-
Pėr
serbėt edhe njė afat pėr regjistrimin e veturave me KS
-
Nė
Tiranė janė arrestuar dy drejtues tė AKSH-sė
-
Gjilan: Shqiptarėt nuk kanė
patur asnjė motiv pėr t`i ruajtur deri tani dokumentat serbe
-
Koloneli Newell mohon tė ketė
patur dje hyrje tė ushtrisė serbe nė Myēibabė
-
Dr. Gashi: Demokracia ėshtė pėrcaktimi
i LDK-sė dhe tani ajo ndodhet nė fazėn e jetėsimit tė
pavarėsisė
-
Bėhet renovimi i ndėrtesės sė
Kuvendit tė Kosovės
-
Nė tregun e veturave nė Pejė
zbulohen 9 vetura tė shtrenjta tė vjedhura nė vendet
evropiane
-
Ashkalinjtė kėrkojnė tė
kthehen nė Kosovė
-
Nė pikėn kufitare Kosovė-Serbi
ėshtė gjetur njė granate dore
-
Shtajner do tė raportojė sot pėr
Kosovėn nė sesionin e rregullt tė KS tė OKB-sė
-
Njė prokuror ndėrkombėtar ka
ngritur aktakuzėn kundėr Jetullah Qarrit
-
Invalidėt e punės pėr shkak tė
gjendjes sė rėndė sociale prej sot do tė hyjnė nė grevė
urie
-
Nė "listėn e zezė" tė
BE-sė nuk ka persona apo organizata shqiptare
-
Pėrgėnjėshtrim i qeverisė
greke
-
Njė nxėnės nė Gjermani ka bėrė
vetėvrasje pasi mė parė kishte plagosur arsimtarin
-
Njė burrė ėshtė vetėvrarė nė
Kabul nga mjetet plasėse
-
pakten 18 veta kanė humbur jetėn
dhe 25 tė tjerė janė lėnduar nė Indinė Jugore
-
Njė ushtar amerikan, i cili qe
plagosur dje nė njė sulm tė njė konvoji ushtarak, ka
vdekur nga plagėt
-
Njė gjykatė e Sri Lankės ka dėnuar
me vdekje pesė persona pėr rolin e tyre nė njė masakėr
-
Njė punėtor i njė fabrike ka
vrarė tre bashkėpunėtorė dhe ka plagosur edhe disa tė
tjerė
-
Italia mori dje nga Greqia
presidencėn e radhės sė BE-sė pėr periudhėn gjashtėmujore
-
Sharon dhe Abaz: Ka shpresa pėr
paqen
-
Presidenti Bush thotė se nė Irak
nuk do tė kthehet tirania
-
Izraelitėt largohen nga
Bethlehemi
-
Bush - nuk do tė largohemi nga
Iraku
|
|
|
|
|
|
- Presidenti
Rugova ka pėrgėzuar qytetarėt e Kosovės me rastin e 2
Korrikut
-
- Prishtinė,
2 korrik 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, me rastin e
2 korrikut - Ditės sė Pavarėsisė, me njė mesazh i ka pėrgėzuar
qytetarėt e Kosovės.
-
- "Me
rastin e Ditės sė Pavarėsisė sė Kosovės, 2 korrikut, Ju
shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.
Dita e 2 korrikut, kur u shpall Deklarata e Pavarėsisė para
13 vjetėsh, ėshtė njė datė e rėndėsishme nė historinė
mė tė re tė Kosovės.
-
- Me kėtė
Deklaratė u vunė themelet e shtetit modern tė Kosovės, qė
u pasua me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, me
referendumin pėr pavarėsi, me zgjedhjet presidenciale dhe
parlamentare, si dhe me akte tė tjera madhore.
Pėr katėr vjet nė liri, Kosova ka bėrė njė progres tė
madh nė tė gjitha fushat e jetės.
-
- Objektivat
e institucioneve shtetėrore tė Kosovės, nė tė cilat po
punohet, janė: zhvillimi ekonomik, privatizimi, investimet
dhe vendet e punės pėr tė rinjtė.
-
- Poashtu,
objektiv qendror ėshtė shpejtimi i integrimit nė BE dhe nė
NATO, qenia nė miqėsi permanente me SHBA-tė, pra njohja
formale e pavarėsisė sė Kosovės.
Nė kėtė ditė, pėrshėndesim UNMIK-un dhe zotin Shtajner,
OSBE-nė me ambasadorin Fieski. Njėherėsh, pėrshėndesim
komandantėt dhe ushtarėt e KFOR-it/NATO-s, tė drejtuar nga
gjeneral Fabio Mini.
Poashtu pėrshėndesim pėrfaqėsitė diplomatike nė Prishtinė.
Nė kėtė ditė tė shėnuar pėr ne, pėrshėndesim
Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirak,
Kancelarin Shreder dhe Kryeministrin Berluskoni.
Si gjithmonė pėrshėndesim Atin e Shenjtė, Papa Gjon Palin
II, qė gjithnjė lutet pėr Kosovėn.
Zoti e bekoftė Ditėn e Pavarėsisė, 2 korrikun!
Zoti e bekoftė Kosovėn!", thuhet nė fund tė kėtij
mesazhi tė Presidentit Rugova.
-
-
- Presidenti
Rugova: Me Deklaratėn e 2 korrikut janė vėnė themelet e
shtetit modern tė Kosovės
-
 |
|
- Prishtinė,
2 korrik 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, pėr nder tė
2 korrikut - Ditės sė pavarėsisė sė Kosovės,
priti sot nė njė takim deputetėt e Kuvendit tė
Kosovės, tė cilėt para 13 vjetėsh e shpallėn
Deklaratėn Kushtetuese tė Pavarėsisė sė Kosovės,
mė 2 korrik tė vitit 1990.
Ky akt shumė i rėndėsishėm, tha me kėtė rast
Presidenti Rugova, pastaj u pasua edhe me aktet e
tjera madhore, siē ishte Kushtetuta e Republikės sė
Kosovės, Referendumi i pavarėsisė mė 1991,
zgjedhjet nacionale dhe aktet e tjera tė mbrojtjes sė
Kosovės.
|
-
- Presidenti
Rugova 2 korrikun e vlerėsoi njė ditė tė rėndėsishme pėr
Kosovėn dhe historinė e saj mė tė re.
-
- Me
kėtė Deklaratė janė vėnė themelet e shtetit modern tė
Kosovės, pėrkujtoi Presidenti Rugova, duke u shprehur mirėnjohje
tė gjithė deputetėve tė asaj legjislature qė e shpallėn
kėtė deklaratė dhe shfaqi shpresėn se sė shpejti kjo ditė
e rėndėsishme do tė jetė edhe ditė nacionale.
-
- Presidenti
Rugova vlerėsoi pozitivisht hapat pėrpara qė po bėn Kosova
sot, dhe pret njohjen formale tė pavarėsisė nė tė cilėn
ai insiston vazhdimisht.
-
- Kėto
ditė, tha nė vazhdim ai, nė Selanik Kosova u pėrfaqėsua
nga zoti Shtajner dhe njė delegacion i Kosovės, ndėrkaq nė
Krans Montana kėto ditė ishte njė debat pėr Evropėn
Juglindore dhe Qendrore, ku Kosova u radhit nė pjesėn e
shteteve, tha Presidenti Rugova, duke e vlerėsuar kėtė pjesėmarrje
si njė moment tė rėndėsishėm.
"Ne insistojmė pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė
Kosovės, e cila do ta qetėsonte rajonin e Evropės
Juglindore dhe tė kėsaj pjese tė botės, tė integruar nė
NATO, nė BE dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė",
theksoi Presidenti Rugova para deputetėve, duke i pėrgėzuar
edhe njeherė pėr Ditėn e pavarėsisė.
Iliaz Ramajli, nė emėr tė deputetėve tė legjislaturės sė
atėhershme tė Kuvendit tė Kosovės, falėnderoi Presidetin
Rugova pėr ftesėn e bėrė pėr ta shėnuar kėtė datė tė
rėndėsishme bashkarisht pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj.
-
- Zoti
Ramajli tha se ky ėshtė edhe njė mesazh i fuqishėm, pėr
faktorin ndėrkombėtar, pėr tė gjithė ata qė merren me
ēėshtjen e Kosovės, sepse ajo po ecėn drejt qėllimit tė
saj pėrfundimtar qė tė bėhet shtet sovran dhe i pavarur.
Edhe zoti Ramajli Deklaratėn Kushtetuese tė 2 korrikut 1990
e vlerėsoi se ditė tė rėndėsishme, e cila, siē u shpreh
ai, "ėshtė njė bazė dhe njė fillim i cili u pasua
pastaj me akte madhore dhe me shumė ngjarje tė tjera tė rėndėsishme
qė ne sot tė jetojmė tė lirė dhe ndodhemi nė njė fazė
pėrfumditare tė realizimit tė qėllimeve tona qė Kosova tė
bėhet shtet i pavarur".
Duke e falėnderuar Presidentin Rugova pėr kėtė pritje
Iliaz Ramajli tha: "Ne besojmė thellėsisht se ju me kėtė
rast po rikujtoni njė kontribut tė gjeneratave mė tė
hershme qė u angazhuan pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės".
-
-
- Shtajner
pėrshėndet letrėn e liderėve kosovarė drejtuar personave
tė zhvendosur qė tė kthehen nė shtėpitė e tyre
-
- Prishtinė,
2 korrik 2003 - Kryeadministratori, Mihail Shtajner pėrshėndet,
siē tha, hapat pozitivė nga ana e liderėve kosovarė qė pėrmes
njė letre publike u janė drejtuar personave tė zhvendosur tė
Kosovės, tė cilėt gjenden nė Serbi, nė Maqedoni dhe Mal tė
Zi, duke i ftuar ata qė tė kthehen nė shtėpitė e tyre.
Apeli ėshtė nėnshkruar nga tė gjithė liderėt jo-serbė tė
Kosovės, pėrfshirė kėtu, presidentin Ibrahim Rugova,
kryeparlamentarin, Nexhat Daci, kryeministrin Bajram Rexhepi,
liderin e PDK-sė, Hashim Thaēi dhe liderin e AAK-sė, Ramush
Haradinaj.
"Kjo ėshtė ajo e cila na nevojitet pėr tė kthyerit.
Ky apel ėshtė njė thyerje e gjuhės sė tė kaluarės dhe
njė hap pozitiv drejt ndėrtimit tė njė Kosove shumetnike
dhe drejt integrimit evropian", tha Shtajner para nisjes
nė Nju Jork, ku do t'i drejtohet pėr herė tė fundit Kėshillit
tė Sigurimit tė OKB-sė, nė cilėsinė e
kryeadministratorit tė Kosovės.
-
-
- Pėr
serbėt edhe njė afat pėr regjistrimin e veturave me KS
-
- Mitrovicė,
2 korrik 2003 - Pronarėt veturat e tė cilėve janė tė
regjistruara nė Serbi apo nė Mal tė Zi mund tė marrin
targat e regjistrimit tė Kosovės pa paguar doganė dhe taksa
tė tjera deri mė 31 gusht tė kėtij viti.
-
- Kjo
u bėhet e mundshme atyre nėpėrmjet njė vendimi tė
administratės sė UNMIK-ut 2003\5.
-
- Me
kėtė vendim shtyhet afati i regjistrimit tė autovetuave
civile nė pjesėn veriore tė Kosovės deri mė 31 gusht, ka
thėnė zėdhėnėsi i UNMIK_ut nė Mitrovicė Xhorxhi Kakuk.
-
- Kjo
ėshtė shyrja e tretė me radhė dhe serbėt nė dy afatet e
mėparshme kanė bojkotuar regjistrimin e autovetura tė tyre
me targa tė Kosovės.
-
-
- Nė
Tiranė janė arrestuar dy drejtues tė AKSH-sė
-
- Tiranė,
2 korrik 2003 - Nė Tiranė janė arrestuar dy drejtues tė AKSH-sė,
Gafurr Adili, i cili njihet si komandant i lartė dhe njė
drejtues tjetėr i AKSH-sė, emri i tė cilit nuk u bė i
ditur. Ndėrkohė autoritetet shqiptare priten tė pėrcaktojnė
ēėshtjen hetimore dhe t'ua pėrcjellin gjykatės kėta dy
persona.
-
- Gjithashtu
nga Tirana njoftohet se Gafur Adili mund tė pėrballet me
akuzėn pėr nxitjen e urrejtjes ndėretnike dhe krim tė
formacioneve tė armatosura.
-
- Sipas
policisė ai ka pasur pasaportė falco dhe dukumente tė
tjera. Gafurr Adili ndodhet nė "listėn e zezė" tė
presidentit amerikan dhe kjo ėshtė hera e dytė qė ai ka
problem nė Shqipėri.
-
-
- Gjilan:
Shqiptarėt nuk kanė patur asnjė motiv pėr t`i ruajtur deri
tani dokumentat serbe
-
- Gjilan,
2 korrik 2003 - Rregullorja e administratės ndėrkombėtare nė Kosovė, e cila i
detyron aplikuesit e dokumentacionit personal qė tė dėshmohen
me pasaportat ose letėrnjoftimet e dikurshme tė Serbisė, ka
shkaktuar revoltė edhe nė komunėn e Gjilanit.
Kėtė problem e ka diskutuar sot edhe Bordi i Drejtorėve, nė
mbledhjen e kryesuar nga kryeshefi Enver Muja, ku iu dha pėrkrahje
reagimit tė Qeverisė sė Kosovės ndaj kėsaj rregulloreje tė
UNMIK-ut, e cila i ka irituar pa masė qytetarėt.
Drejtoria e sigurisė e sheh tė nevojshme qė tė shtohet
mbikėqyrja nė qendrėn e regjistrimit civil, nga punėtorėt
e saj, nė mėnyrė qė tė pengohen situatat e padėshirueshme
qė mund tė ndodhin gjatė procedurave tė aplikimit pėr
dokumentacion personal. Drejtori Hazir Mustafa tha se zyrtarėt
e kėsaj qendre ndihen tė kėrcėnuar kur ua kėrkojnė
qytetarėve letėrnjoftimet ose pasaportat e vjetra serbe.
Shqiptarėt nuk kanė patur asnjė motiv pėr t`i ruajtur edhe
tash, katėr vite pas luftės dokumentat serbe qė mbanin
shenjėn e njė pushteti qė e shkatėrroi Kosovėn dhe e
tmerroi popullin e saj, tha Mustafa, duke i vlerėsuar tė
arsyeshme reagimet e qytetarėve.
Ndėrsa Agim Mustafa, shef i shėrbimit tė ofiqarisė e ka
quajtur kėtė rregullore tė UNMIK-ut si dokumentin mė
diskriminues ndaj shqiptarėve. Duke shprehur mospajtim me
sqarimet e kėshilltarit komunal tė UNMIK-ut, z. Bob Simons
se dokumentacioni i vjetėr ėshtė i nevojshėm pėr tė
hequr dyshimet nė falsifikimet qė mund tė bėhen, z.
Mustafa tha se nėse qėndron ky konstatim, atėherė
dokumentacioni i administratės sė UNMIK-ut paska qenė
jolegjitim deri tani.
Bob Simons tha se UNMIK-u ėshtė duke u munduar qė tė
krijojė lehtėsi nė kėtė procedurė, por sqaroi se shtetet
tjera kėrkojnė dokumentacion tė vlefshėm dhe pėr t`i
hequr dilemat e tyre, ėshtė e nevojshme tė bėhet kėshtu.
-
-
- Koloneli
Newell mohon tė ketė patur dje hyrje tė ushtrisė serbe nė
Myēibabė
-
- Gjilan,
2 korrik 2003 - Kryetari i komunės, Lutfi Haziri dhe komandanti i kampit
"Montith", koloneli Newell e vlerėsuan tė mirė
gjendjen e sigurisė nė rajonin e Gjilanit, nė njė takim tė
shkurtėr qė patėn sot me gazetarėt.
Koloneli Newell, i cili para disa ditėsh e ka zėvendėsuar
komandantin e mėparshėm tė kampit, Dejvid Sejxh, nė kuadėr
tė ndėrrimeve tė zakonshme tė brigadave qė bėhen nga
KFOR-i, tha se patrullat e tij, prej 7 deri nė 10 ditėt e
fundit, nuk kanė njohuri pėr hyrjen e ushtrisė serbe nė
territorin e Kosovės.
Ai tha se qytetarėt e Myēibabės duhet tė njoftojnė Shėrbimin
Policor tė Kosovės ose KFOR-in, nėse vėrejnė lėvizje tė
dyshimta tė makinave ose personave nė pjesėn e kėndejme tė
kufirit.
"Neve na duhen detaje identifikuese qė t`i gjejmė
ata", tha koloneli Newell, duke shtuar se nganjėherė
ndodh qė njė person tė thotė se ka parė diēka tė
dyshimtė dhe pėr kėtė i ka treguar fqinjit tė vet dhe kjo
shkon nga njėri te tjetri, por askush prej tyre nuk lajmėron
KFOR-in ose SHPK-nė.
Informata e djeshme nga Myēibaba, duket se nuk ishte shumė
serioze. Kryetari Haziri tha se komuna u jep pėrkrahje banorėve
tė atjeshėm qė tė mbeten nė pronat dhe shtėpitė e tyre,
sepse KFOR-i do tė garantojė sigurinė e pėrgjithshme pėr
ta.
-
-
- Dr.
Gashi: Demokracia ėshtė pėrcaktimi i LDK-sė dhe tani ajo
ndodhet nė fazėn e jetėsimit tė pavarėsisė
-
- Klinė,
2 korrik 2003 - Dr. Alush Gashi, anėtar i Kryesisė qendrore dhe deputet i Kuvendit tė
Kosovės vizitoi dje degėn e LDK-sė nė Klinė dhe mori pjesė
nė njė takim pune me kryesinė e kėsaj dege, e nė tė
cilin u fol pėr zhvillimet politike dhe aktivitetin partiak.
Duke folur nė kėtė takim dr. Alush Gashi tha se demokracia
ėshtė pėrcaktimi i kahmotshėm i LDK-sė dhe se tani ajo
ndodhet nė fazėn tė jetėsimit tė pavarėsisė.
Nė vazhdim dr.Gashi tha se LDK-ja nuk i ndryshonte opsionet
sipas nevojave ditore. "Edhe pėrkundėr presioneve dhe
tentim izolimit diplomatik, ne qėndrojmė fuqimisht nė
opsion tė pavarėsisė dhe kėrkesės pėr njohje ndėrkombėtare
tė Kosovės - shtet i pavarur, me anėtarėsim tė plotė nė
NATO dhe OKB dhe me pėrkushtim pėr arritje tė standardeve tė
Bashkimit Evropian", nėnvizoi Dr. Gashi.
-
- Sipas
tij, pavarėsia ėshtė e panegociueshme, por ai tha se LDK mbėshtet
bisedimet me fqinjėt pėr implementimin e ēėshtjeve me rėndėsi
tė posaēme pėr Kosovėn - shtet i pavarur dhe faktor i
stabilitetit.
"Nga LDK-ja nė Klinė kėrkojmė punė tė pėrditshme nė
mbėshtetje tė organeve demokratike, nė mėnyrė qė
pushteti tė jetė nė shėrbim tė qytetarėve dhe, mbi tė
gjitha, angazhim pėr siguri dhe hapje tė vendeve tė reja tė
punės", tha ai.
Alush Gashi duke folur lidhur me kthimin e tė zhvendosurve
dhe refugjatėve, tha se LDK-ja mbėshtet pėrcaktimin e OKB-sė
pėr tė drejtėn e kthimit nė vendin e origjinės pėr tė
gjithė dhe insiston qė kjo ēėshtje mos tė politizohet.
Sa i pėrket krimeve qė i kanė bėrė forcat serbe dhe civilėt
nė kėtė pjesė tė Kosovės, dr.Gashi tha se tė gjithė
ata qė kanė tė dhėna pėr krime, le tė ngrisin padi nė
gjyq. Drejtėsia duhet ta thotė fjalėn e vet pėr ata qė
kanė bėrė krime, pavarėsisht se ku gjenden aktualisht, tha
mes tjerash dr. Alush Gashi.
-
-
- Bėhet
renovimi i ndėrtesės sė Kuvendit tė Kosovės
-
- Prishtinė,
2 korrik 2003 - Siē bėhet e ditur, kah gjysma e muajit korrik
Kuvendi i Kosovės i fillon pushimet verore. Parashihet qė
pushimet tė zgjasin rreth dy muaj dhe kjo bėhet pėr shkak tė
renovimeve tė nevojshme nė ndėrtesėn e Kuvendit.
-
-
- Nė
tregun e veturave nė Pejė zbulohen 9 vetura tė shtrenjta tė
vjedhura nė vendet evropiane
-
- Pejė,
2 korrik 2003 - Nė njė aksion tė policisė sė trafikut, nė tregun e veturave ndėrmjet
Pejės sdhe Deēanit, janė zbuluar nėntė autovetura tė
vjedhura nėpėr vendet e ndryshme tė Evropės.
-
- Policia
mė parė kishte mbyllur tregun dhe pasi kontrollon 100
vetura, nėntė vetura tė shtrenjta janė zbuluar tė
vjedhura dhe ato do t'u kthehen pronarėve, thuhet nė njė
njoftim tė SHPK-sė.
-
-
- Ashkalinjtė
kėrkojnė tė kthehen nė Kosovė
-
- Gjermani,
2 korrik 2003 - Njė shoqatė hashkalinj/egjiptian nė Gjermani u ėshtė drejtuar
institucionve tė Kosovės me nje letėr nė tė cilėt kėrkohet
qė tė bėhet i mundshėm kthimi i kėtij komuniteti nė
Kosovė.
Pjesėtarėt e komunitetit hashkalinj/egjiptian tė Kosovės
janė tė vetėdijshėm se institucionet e Kosovės kanė
probleme tė shumta nė zgjidhjen e ēėshtjeve tė pėrdishme
tė qytetarėve, por pjesėtarėt e kėtij komuniteti janė
duke u pėrballur me probleme ekzistenciale nė kampe tė
ndryshme refugjatėsh e sidomos nė kufirin maqedonas-grek,
thuhet nė letėr.
-
- Ndėrkaq,
nė Kosovė shtėpitė dhe pronat e pakta qė i kanė poseduar
ata janė shkatėrruar nga lufta ose janė uzurpuar nga
personat e pandėrgjegjėshėm.
"Popullata hashkalinj/egjiptiane ka jetuar me shekuj nė
Kosovė dhe e ndiejnė veten banorė autoktonė tė Kosovės,
andaj i lutemi institucioneve pėrkohshme tė Kosovės tė
marrin masa tė shpejta tė pėr zgjidhjen sa mė tė shpejtė
tė problemeve tė shumta qė e preokupojnė popullatėn tonė
nėpėr kampe ballkanike, nė qoftė se i konsideroni si
qytetarė tė Kosovės", thuhet nė kėtė letėr tė kėsaj
shoqate tė nėnshkruar nga kryetari i saj, Xhemail Mustafa.
-
-
- Nė
pikėn kufitare Kosovė-Serbi ėshtė gjetur njė granate dore
-
- Mitrovicė,
2 korrik 2003 - Magjistralja e Ibrit dje ka qenė e bllokuar pėrreth
tri orė pėr shkak tė gjetjes sė njė granate dore nė afėrsi
tė kufirit Kosovė- Serbi, kanė njoftuar burimet e policisė
ndėrkombėtare nė Mitrovicė. Por, ky burim nuk dha hollėsi
tė tjera se ēfarė ka ndodhur me atė granatė dore.
-
-
- Shtajner
do tė raportojė sot pėr Kosovėn nė sesionin e rregullt tė
KS tė OKB-sė
-
- Prishtinė,
2 korrik 2003 - Kryeadministratori i Kosovės, Mihael Shtajner dje
pasdite ėshtė nisur pėr nė Nju-Jork ku do tė raportojė
sot pėr Kosovėn nė sesionin e rregullt tė KS tė OKB-sė.
Ėshtė ky raportimi i fundit i Shtajnerit nė kėtė cilėsi,
ngase ai qė nga java e ardhshme do tė pėrfundojė mandatin
e tij nė Kosovė.
-
-
- Njė
prokuror ndėrkombėtar ka ngritur aktakuzėn kundėr Jetullah
Qarrit
-
- Prizren,
2 korrik 2003 - Burimet e Misionit tė OKB-sė bėnė ditur se njė prokuror ndėrkombėtar
nė Prizren ka akuzuar njė shqiptar pėr armėmbajtje pa
leje. Jetullah Qarri 44-vjeēar ish-pjesėtar i UĒK-sė i
njohur me emrin e luftės si komandant "Guri" ėshtė
arrestuar nė muajin shkurt tė kėtij viti meqė nė shtėpinė
e tij ishte gjetur njė sasi e armėve dhe municionit, veē
tjerash 40 mina antikėmbėsorike dhe po aq mina antitank.
Ndėrkaq, zėdhėnėsi i Misionit tė UNMIK-ut, Andrea Anjeli,
citohet tė ketė thėnė se gjykimi i tė akuzuarit Jetullah
Qarrit, pritet tė fillojė gjatė verės nė Gjykatėn e
Qarkut nė Prizren.
-
-
- Invalidėt
e punės pėr shkak tė gjendjes sė rėndė sociale prej sot
do tė hyjnė nė grevė urie
-
- Prishtinė,
2 korrik 2003 - Invalidėt e punės tė pakėnaqur me gjendjen e rėndė
sociale pėr sot kanė paralajmėruar grevė urie nė lokalet
e selisė sė tyre nė Prishtinė. Kėtė lajm e konfirmoi
edhe Shefki Miftari, sekretar i Organizatės sė Invalidėve tė
Punės sė Kosovės.
-
- Ai tha
se prej sot ēkado qė do tė ndėrmarrin pushtetarėt e Kosovės,
pėrfshirė kėtu edhe ministrin Ahmet Isufi, invalidėt e punės,
nuk do tė tėrhiqen nga greva e urisė, ngase ata aktualisht
ndodhen nė njė gjendje tė mjerueshme sociale. Ata kėrkuan
qė t'u paguhen pensionet e tyre nga 100 euro.
-
-
- Nė
"listėn e zezė" tė BE-sė nuk ka persona apo
organizata shqiptare
-
- Bruksel,
2 korrik 2003 - Nė listėn e Bashkimit Evropian qė u publikua dje, nuk ndodhet asnjė
shqiptar apo organizatė shqiptare nga Kosova, Shqipėria, apo
nga Maqedonia.
Nė kėtė listė tė zezė janė pėrfshirė emrat e 14
personave tė cilėt janė qytetarė serbė tė Bosnjes, por
edhe tė Serbisė dhe Malit tė Zi pėr tė cilėt dyshohet se
kanė ndihmuar tė arratisurit nga Tribunali i Hagės dhe mė
sė shumti Radovan Karaxhiqit, tė kėrkuarit kryesor pėr
krime lufte nė territorin e Bosnje e Hercegovinės.
-
- Nė kėtė
listė ndodhen edhe zyrtarė tė lartė tė Kishės ortodokse
serbe pėr tė cilėt dyshohet se nė manastirėt e tyre kanė
strehuar Karaxhiqin. Nga ana tjetėr, nė kėtė listė janė
edhe emrat e dy kroatėve tė cilėt kanė ndihmuar, siē
thuhet strehimin e tė akuzuarit Ante Gotovina nė territorin
e Hercegovinės.
Ėshtė bėrė e ditur se personave nga kjo listė do t'u
ndalohet hyrja nė vendet e Bashkimit Evropian.
Lista evropiane nuk ka tė bėjė fare me listėn e mėparshme
tė ngjashme qė ka miratuar presidenti amerikan Xhorxh Bush,
sepse kjo listė ka tė bėjė vetėm me persona qė kanė
ndihmuar tė ikurit nga Tribunali i Hagės.
Qėllimi i kėsaj liste ėshtė qė shtetet e rajonit tė
Ballkanit Perėndimor tė pėrmbushin obligimin e tyre pėr tė
bashkėpunuar sa mė shumė me Tribunalin e Hagės.
-
-
- Pėrgėnjėshtrim
i qeverisė greke
-
- Athinė,
2 korrik 2003 - Qeveria greke ka pėrgėnjeshtruar zėrat se ka dhėnė shtyrje afati pėr
dorėzimin e dokumentave nga emigrantėt me qėllim rinovimin
e lejes sė qėndrimit.
Ndėrsa edhe pėr emigrantėt qė i kanė dorėzuar prej kohėsh
dokumentat, dhe ndodhen nė pritje tė lejes, ministri i
brendshėm Kostas Skandalidis tha se kėta nuk kanė tė drejtė
tė udhėtojnė jashtė Greqisė.
Dje gjithė media greke ka pėrcjellė lajmin se ėshtė
akorduar njė shtyrje katėrmujore pėr dorėzimin e kėrkesave
me qėllim rinovimin e lejeve tė qėndrimit. Por qeveria
reagoi pasdite, duke e pėrgėnjeshtruar kėtė lajm.
-
-
- Njė
nxėnės nė Gjermani ka bėrė vetėvrasje pasi mė parė
kishte plagosur arsimtarin
-
- Koburg,
Bavari, 2 korrik 2003 Njė nxėnės i shkollės sė mesme nė Koburg tė
Bavarisė, 145 mila nga Munihu, ka bėrė vetėvrasje pasi mė
parė kishte qėlluar me armė zjarri arsimtarin, tė cilin e
kishte plagosur nė kėmbė, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsja
e policisė, njofton BBCnews.
-
- Nxėnėsi
16-vjeēar kishte nxjerrė nė klasė armėn dhe kishte kėrcėnuar
arsimtarin. Djaloshi ka shtėnė nė njė arsimtare tjetėr, qė
kishte hyrė nė klasė pėr tė intervenuar dhe e kishte
plagosur nė kėmbė. Emri i nxėnėsit ende nuk ėshtė
publikuar. Nxėnės tė tjerė nuk janė lėnduar.
-
-
- Njė
burrė ėshtė vetėvrarė nė Kabul nga mjetet plasėse
-
- Kabul,
2 korrik 2003 Njė burrė ėshtė vrarė nė periferi tė kryeqytetit Kabul kur
mjetet plasėse, qė i kishte mbėshtjellė pėr brezin e
trupit, kanė shpėrthyer, ka bėrė tė ditur sot (e merkurė)
policia, njofton Rojter.
-
- Shpėrthimi
ka ndodhur pak para mesnatės, rreth dy mila nga baza, qė pėrdoret
nga trupat amerikane dhe franceze pėr trajnimin e ushtarėve
afganė. Edhe baza e paqeruajtėsve gjermanė ėshtė
gjithashtu nė kėtė zonė. Megjithatė, thuhet nė njoftim,
nuk dihet nėse shpėrthimi ka ndodhur aksidentalisht apo i
vrari ka pasur pėr qėllim ndonjė sulm vetėvrasės.
-
-
- Tė
pakten 18 veta kanė humbur jetėn dhe 25 tė tjerė janė lėnduar
nė Indinė Jugore
-
- Hajdarabad,
2 korrik 2003 Tė pakten 18 veta kanė humbur jetėn dhe 25 tė
tjerė janė lėnduar kur njė tren ka rėnė nga ura nė
Indinė jugore, njofton BBCWorld. Dy vagona dhe lokomotiva e
trenit ekspres ėshtė pėrplasur nė rrugė poshtė, kurse
shumė vagona tė tjerė kanė mbetur tė kacavarur.
-
- Aksidenti
ka ndodhur afėr stacionit hekurudhor Varangal, rreth 170 km nė
veri tė kryeqytetit Hajdarabad tė shtetit Andra Pradesh.
Gjashtė nga tė vdekurit janė udhėtarė tė trenit, ndėrsa
tė tjerėt kėmbėsorė nė rrugė nėn urėn hekurudhore.
-
-
- Njė
ushtar amerikan, i cili qe plagosur dje nė njė sulm tė njė
konvoji ushtarak, ka vdekur nga plagėt
-
- Bagdad,
2 korrik 2003 Njė ushtar amerikan, i cili qe plagosur dje nė njė sulm tė njė
konvoji ushtarak, ka vdekur nga plagėt, ka bėrė tė ditur
sot (e merkurė) ushtria amerikane, njofton Rojter. Kėshtu,
numri i ushtarėve tė vrarė nė luftimet armiqėsore ėshhtė
ngritur nė 23 sish qė kur presidenti Bush i ka shpallur tė
pėrfunduara luftimet nė Irak.
-
-
- Njė
gjykatė e Sri Lankės ka dėnuar me vdekje pesė persona pėr
rolin e tyre nė njė masakėr
-
- Kolombo,
2 korrik 2003 Njė gjykatė e Sri Lankės ka dėnuar me vdekje pesė persona, ndėr
tė cilėt janė dy policė, pėr rolin e tyre nė njė masakėr
nė njė kamp pėrqendrimi, ku mbaheshin kryengritėsit e
dyshimtė tė Tigrave Tamilė dhe fėmijėt e ish-ushtarėve,
njofton Rojter. Dėnimi me vdekje i tyre ėshtė shndėrruar
menjėherė nė dėnim tė pėrjetshėm pasi Sri Lanka e ka
hequr dėnimin me vdekje qė nga viti 1976.
-
-
- Njė
punėtor i njė fabrike ka vrarė tre bashkėpunėtorė dhe ka
plagosur edhe disa tė tjerė
-
- Xheferson
siti, SHBA, 2 korrik 2003 Njė punėtor i njė fabrike pėrpunuese ka qėlluar
me armė zjarri dhe ka vrarė tre bashkėpunėtorė dhe ka
plagosur edhe disa tė tjerė nė kėtė fabrikė nė
pereiferi tė qytetit, ka bėrė tė ditur policia.
-
- Vrasėsi
i dyshimtė pastaj ėshtė vrarė afėr stacionit policor
rreth pesė mila nga vendi i ngjarjes gjatė disa shkėmbimeve
tė zjarrit, por nuk dihet ende nė ėshtė vrarė nga policia
apo ka bėrė vetėvrasje.
-
-
- Italia
mori dje nga Greqia presidencėn e radhės sė BE-sė pėr
periudhėn gjashtėmujore
-
- Romė,
2 korrik 2003 - Italia ka marrė dje nga Greqia presidencėn e radhės sė Bashkimit
Evropian pėr periudhėn e ardhshme gjashtėmujore. Presidenti
i Komisionit Evropian Romano Prodi deklaroi se pret qė marrėdhėniet
midis presidencės sė re italiane tė BE-sė tė prirė nga
kryeministri italian Silvio Berluskoni dhe zyrės sė tij tė
jenė kooperative dhe tė ngushta.
-
-
- Sharon
dhe Abaz: Ka shpresa pėr paqen
-
- Tel
Aviv, 2 korrik 2003 - Udhėheqėsit izraelitė dhe palestinezė qė u takuan dje nė
Jerusalem thanė se ka shpresa tė reja pėr paqe.
Kryeministri izraelit Ariel Sharon dhe ai palestinez Mahmoud
Abbas i bėnė deklaratat pak para se tė fillonin bisedimet
duke qendruar pranė njėri-tjetrit.
Zoti Sharon tha se pėrparimi varet nga ndalja e plotė e
sulmeve terroriste. Udhėheqėsi izraelit deklaroi se ėshtė
i gatshėm tė paguajė ēmimin e paqes. Ai shtoi se ėshtė e
domosdoshme tė bėhen kompromise pėr tu dhėnė shpresa
popujve tė tė dy vendeve, tė Izraelit dhe tė shtetit tė
ardhshėm palestinez.
Nga ana e tij, zoti Abas tha se Izraeli duhet tė lirojė tė
burgosurit palestinezė, tu japė fund vrasjeve tė udhėheqėsve
ekstremistė palestinezė dhe bastisjeve nė zonat vetqeverisėse
palestineze.
-
-
- Presidenti
Bush thotė se nė Irak nuk do tė kthehet tirania
-
- Uashington,
2 korrik 2003 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush tha se nė Irak
nuk do tė kthehet tirania. Presidenti Bush tha se besnikėt e
Sadam Husienit fshihen pas sulmeve thuajse tė pėrditshme
kundėr forcave tė koalicionit tė udhėhequr nga Shtetet e
Bashkuara. Ai shtoi se ata qė kėrcėnojnė rendin dhe qėndrueshmėrinė
e Irakut do tė pėrballen me shkatėrrimin, ashtu si u pėrball
regjimi i Sadam Huseinit.
-
-
- Izraelitėt
largohen nga Bethlehemi
-
- Betlehem,
2 korrik 2003 - Forcat palestineze tė sigurisė pritet tė marrin nėn kontroll
qytetin e Betlehemit nė Bregun Perėndimor nė njė hap tjetėr
drejt zbatimit tė planit mė tė fundit tė paqes nė Lindjen
e Mesme.
Trupat izraelite do tė transferojnė kompetencat e sigurisė
si pjesė e njė marrėveshjeje qė prosupozon qė ata tė tėrhiqen
nė pozicionet qė mbanin para fillimit tė kryengritjes
palestineze nė vitin 2000.
-
-
- Bush
- nuk do tė largohemi nga Iraku
-
- Uashington,
2 korrik 2003 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush thotė se Shtetet
e Bashkuara nuk do tė detyrohen qė tė largohen nga Iraku
megjithė sulmet e vazhdueshme mbi forcat amerikane atje.
Duke folur para njė auditori ushtarak, zoti Bush tha se
angazhimi amerikan nė Irak ishte nje misison jetėgjatė dhe
se trupat nuk do te largohen derisa, siē tha ai tė vednoset
liria.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|