| |
 |
|
|
|
1.07.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
marte, 1 korrik 2003 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Spektakėl
muzikor pėr nder tė 2 Korrikut
-
Me
vendim tė Shtajnerit "Guardi di financa" vazhdon
punėn nė Kosovė
-
I
zhvilloi punimet takimi i dytė i procesit tė asociim
stabilizimit
-
Kuvendi
pasnesėr diskuton procesin e privatizimit
-
Nexhat
Daci dėnon arrestimin e djeshėm tė Hashim Thaēit nė
Budapest
-
FR
i LDK-sė nė Podujevės mbajti mbrėmje poetike me tė rinjtė
-
Lirohet
nga arresti sportisti Driton Kukaj
-
Gjilan:
Kryetari i Kuvendit komunal dhe tri subjektet politike
biseduan pėr zhbllokimin e punės sė asamblesė
-
Nė
Prishtinė filloi takimi dyditor i delegacionit tė KE pėr
mekanizmin pėrcjellės tė asociim-stabilizimit tė Kosovės
-
Dje
pasdite nė aeroportin e Budapestit ėshtė ndaluar Hashim Thaēi
dhe mė vonė ėshtė liruar
-
Grupet
e para nė fakultetet e UP iu nėnshtruan testit pėr
regjistrim pėr vitin akademik 2003-2004
-
Nano
ka kėrkuar dorėheqjen e Metės
-
Qeveria
e Maqedonisė ka marrė vendim pėr hapjen e dy vendkalimeve
kufitare me Kosovėn: Tanushė e Debellde
-
Italia
do ta ndihmojė Shqipėrinė qė tė pėrmbushė kushtet e
BE-sė nė procesin e stabilizim-asociimit
-
Del
Ponte ėshtė e dėshpruar me qėndrimin e Beogradit
-
Bashkimi
Evropian sot publikon "listėn e zezė"
-
Nga njė
sulm janė vrarė 4 ushtarė amerikanė
-
Trupat
izraelite kanė vrarė sot njė palestinez nė Bregun
Perendimor
-
Nga njė
shpėrthim nė Falluxha kanė humbur jetėn 5 irakianė dhe
janė plagosur katėr tė tjerė
-
Gjatė
protestave nė Nigeri kanė humbur jetėn 8 protestues
|
|
|
|
|
|
- Spektakėl
muzikor pėr nder tė 2 Korrikut
-
- Prishtinė,
1 korrik 2003 - Me rastin e 13-vjetorit tė miratimit tė Deklaratės
Kushtetuese pėr pavarėsinė e Kosovės, Forumi i Rinisė i
LDK-sė, tė mėrkurėn, mė 2 korrik, organizon njė spektakėl
muzikor.
Ky spektakėl muzikor mbahet nė amfiteatrin e pishinės Gėrmia
dhe fillon nė orėn 20:00. Marrin pjesė yjtė e estradės sė
Kosovės dhe hyrja ėshtė e lirė.
-
-
- Me
vendim tė Shtajnerit "Guardi di financa" vazhdon
punėn nė Kosovė
-
- Prishtinė,
1 korrik 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner
vendosi sot qė t'ia vazhdojė kontratėn njėsitit tė
specializuar italian "Guarda di financa" i cili do tė
kontrollojė shpėrdorimet eventuale financiare nė
institucionet publike tė Kosovės.
-
- Ky
njėsit ka ardhur gjashtė muaj mė parė nė Kosovė me kėrkesėn
e Shtajnerit dhe ishte financuar nga administrata e UNMIK-ut.
Mė herėt ishte njoftuar se ky njėsit do tė largohet nga
Kosova nė mungesė tė fondeve pėr financimin e aktivitetit
tė tij.
Por, Shtajner tha se ka kėrkuar nga Qeveria italiane qė nga
buxheti i saj tė financojė njėsitin "Guarda di
financa", pėr shkak se UNMIK-ut i mungojnė fondet e
domosdoshme pėr tė paguar kėtė njėsit.
-
- Megjithatė,
sipas Shtajnerit, edhe nėse Qeveria e italiane nuk pranon tė
paguajė kėtė njėsit, ai do tė gjejė fonde brenda
administratės sė UNMIK-ut qė "Guarda di financa"
tė vazhdojė punėn e saj nė Kosovė.
-
-
- I
zhvilloi punimet takimi i dytė i procesit tė asociim
stabilizimit
-
- Prishtinė,
1 korrik 2003 - Pėrfaqėsuesit e Komisionit Evropian sė bashku
me ata tė institucioneve tė Kosovės dhe pėrfaqėsuesit e
administratės sė UUNMIK-ut, nė ditėn e dytė tė takimin tė
mekanizmit pėrcjellės tė Procesit tė Asociim Stabilizimit,
diskutuan kaptinat e pėrzgjedhura pėr drejtėsi dhe ēėshtje
tė brendshme, politikėn mediatike, tė telekomunikacionit
dhe transportit me ekspert nga UNMIK-u dhe institucionet e
Kosovės.
-
- Gjithashtu
nė kėtė takim u fol pėr progresin e bėrė, pėr
rekomandimet e mėhershme, tė dhėnat gjatė takimit tė parė
tė mbajtur mė 13 mars 2003, mbi principet themelore tė
demokracisė dhe sundimit tė sė drejtės, reformat kyēe tė
ekonomisė sė tregut dhe politikės energjetike.
"Ne kemi biseduar pėr shumė ēėshtje teknike tė rėndėsishme
pėr integrimet evropiane", tha pas takimit drejtori pėr
Ballkanin Perėndimor nė Komisionin Evropian Rainhard Pribe.
-
- Ēėshtja
e pazidhidhur e statusit tė Kosovės nuk e pengon qė edhe
ajo tė jetė pjesė e integrimeve evropiane, tha Pribe.
Kosova, tha ai, duhet tė jetė mė afėr politikave evropiane
dhe strandardeve.
-
-
- Kuvendi
pasnesėr diskuton procesin e privatizimit
-
- Prishtinė,
1 korrik 2003 - Kuvendi i Kosovės nė seancėn e sė enjtes do tė
diskutojė procesin e privatizimit dhe do tė shqyrtojė pėr
herė tė dytė projektligjin pėr planifikim hapėsinor. Kėshtu
vendosi kryesia e Kuvendit nė takimin e rregullt.
-
- Ndonėse
mė herėt ishte paraparė qė tė enjten tė shqyrtohet
rregullorja pėr kodin doganor tė Kosovės dhe shqyrtimi i
dytė i projektligjit pėr prokurim publik, kėto ēėshtje u
shtynė pėr mė vonė pėr shkak tė pėrgatitjeve tė
pamjaftueshme.
-
-
- Nexhat
Daci dėnon arrestimin e djeshėm tė Hashim Thaēit nė
Budapest
-
- Prishtinė,
1 korrik 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci ka dėnuar
arrestimin e djeshėm tė kryetarit tė PDK-sė Hashim Thaēi
nė Budapest. Daci ka thėnė se ėshtė e papranueshme qė
policia e njė vendi evropian tė arrestojė liderin e njė
partie tė Kosovės nė bazė tė aktakuzės nga e kaluara tė
njė regjimi i cili ėshtė dėnuar nga mbarė bota.
-
- Veprimet
e tilla janė nė kundėrshtim tė bashkėjetesės sė
ardhshme tė serbėve dhe shqiptarėve nė Kosovė dhe
dialogut direkt tė Prishtinės dhe Beogradit, pėr tė cilin
angazhohet edhe zoti Thaēi, ka thėnė Daci.
Ndėrkaq, mbrėmė nė njė prononcim tė Muhamet Hamitit, zėdhėnės
i Presidentit tė Kosovės, lidhur me ndalimin i Thaēit,
thuhet se "ėshtė akt krejtsisht i papranueshėm i
autoriteteve hungareze ndalimi pėr njė kohė i shtetasit tė
Kosoėvs, figurės sė njohur politike tė vendit, z.Hashim
Thaēi, nė bazė tė fletarrestit tė Serbisė, tė ndėrtuar
mbi akuza politike tė kohės sė rezistencės ndaj okupimit
serb".
Pėrmes njė komonikate edhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės
e konsideron "tė papėrgjegjshėm ndalimin e djeshėm
nga policia hungareze nė aeroportin e Budapestit dhe mbajtjen
pėr disa orė nėn arrest tė politikanit dhe emrit tė
njohur tė luftės pėr liri dhe demokraci nė Kosovė, z.
Hashim Thaēi".
"Aktin e djeshėm nė Aeroportin e Budapeshtit, AAK-ja e
konsideron si papėrgjegjėsi tė organeve tė punėve tė
brendshme dhe tė qeverisė sė Hungarisė, e cila duket qė
s'e ka kuptuar se nė Ballkan kanė ndryshuar epokat dhe se
edhe vetė ajo ėshtė nė rrugėn drejt Bashkimit
Evropian", thuhet nė kėtė komunikatė.
-
-
- FR
i LDK-sė nė Podujevės mbajti mbrėmje poetike me tė rinjtė
-
- Podujevė,
1 korrik 2003 - Nė vazhdėn e aktiviteteve kulturore verore dhe
me qėllim tė nxitjes sė tė rinjve pėr t'u marrė me
krijimtari letrare dhe aktivitete kulturore, mbrėmė nė
Podujevė, FR i LDK-sė, mbajti njė mbrėmje poetike me tė
rinjėt. Nė konkursin letrar pėr kėtė moshė krijuesish
kishin arritur mbi 30 poezi.
-
- Juria
nė pėrbėrje Fadil Halimi, poet, Mynavere Abdullahu, poete
dhe Zekri Mulliqi, anėtar i Kryesisė sė FR tė LDK-sė nė
Podujevė, pas vlerėsimit tė tė gjitha poezive tė arritura
nė konkurs, bėri tė ditur se kishte vendosur qė ēmimin e
parė, nė vlerėn prej 50 euro, ta shpėrblejė poezinė
"Mė mirė ėshtė", tė Blertė Havollit, tė dytin
poezisė Jeta, tė Zejnie Musės dhe tė tretin poezisė
Nė pritje, tė Bahrie Muēollit.
Pos fitueseve tė kėtij konkursi letrar, krijimet e tyre i
lexuan edhe Qefser Sadiku, Minavere Abdullahu, Shkurtė
Kadriu, Vlorė Luta, Egzonė Muēolli, Blertė Thaqi e Qėndresė
Hyseni.
-
-
- Lirohet
nga arresti sportisti Driton Kukaj
-
- Pejė,
1 korrik 2003 - Ėshtė liruar nga arresti sportisti Driton Kukaj,
pasi prokurori ndėrkombėtar ka hequr dorė nga akuza, ka bėrė
tė ditur avokati i tij. Driton Kukaj ėshtė arrestuar dy
muaj mė parė nė Pejė dhe ai akuzohej pėr vrasje gjatė
vitit 1999.
-
-
- Gjilan:
Kryetari i Kuvendit komunal dhe tri subjektet politike
biseduan pėr zhbllokimin e punės sė asamblesė
-
- Gjilan,
1 korrik 2003 - Ėshtė bėrė njė pėrpjekje e kryetarit Kuvendit komunal nė Gjilan
Lutfi Haziri me udhėheqės tė tri subjekteve politike qė pėrfaqėsohen
nė asamble pėr tė zhbllokuar punėn e Kuvendit.
Seanca e fundit ishte ndėrprerė pasi tetė anėtarė tė
asamblesė nga radha e LDK-sė e braktisėn sallėn ku mbahej
mbledhja, ndėrsa ata tė PDK-sė nuk merrnin pjesė fare pėr
shkak tė mospajtimeve qė kanė shfaqur rreth udhėheqjes sė
Komiteteit pėr planifikim, resurse natyrore, urbanizėm dhe
ambient.
Pas kėtij takimi, z. Haziri deklaroi se nė njė debat
konstruktiv, ėshtė biseduar pėr gjendjen e tashme si dhe
mundėsitė pėr tejkalimin e bllokadės nė Kuvendin e Komunės.
Si angazhim i pėrbashkėt dhe me qėllim tė funksionalizimit
tė Kuvendit, u arrit marrėveshje qė tė punohet veē e veē
me grupe tė kėshilltarėve dhe pėrmes njė fryme tė bashkėpunimit
tė gjendet zgjidhja e domosdoshme, tha Lutfi Haziri.
-
-
- Nė
Prishtinė filloi takimi dyditor i delegacionit tė KE pėr
mekanizmin pėrcjellės tė asociim-stabilizimit tė Kosovės
-
- Prishtinė,
1 korrik 2003 - Nė Prishtinė filluan bisedimet dyditore tė
delegacionit tė Komisionit Evropian me pėrfaqėsuesit e
Kosovės pėr mekanizmin pėrcjellės tė
asociim-stabilizimit, ku Kosova nė kuadėr tė kėtij procesi
tė integrimeve evropiane ėshtė pėrfshirė si etnitet nė
vete.
-
- Ndėrkaq
delegacioni i Komisionit Evropian kryesohet nga drejtori pėr
Ballkanin Perėndimor Rejnhard Pribe. Bėhet e ditur se nė kėtė
takim, ku po marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesit e Misionit tė
OKB-sė, Qeverisė sė Kosovės, si dhe pėrfaqėsuesit e
zyrave tė vendeve tė BE-sė nė Prishtinė, ku po shqyrtohet
mundėsia e pėrfshirjes sė Kosovės nė strukturat
evropiane, pavarėsisht se cili do tė jetė statusi i saj i
ardhshėm politik.
Ky takim ėshtė i dyti me radhė nė kuadėr tė mekanizmit tė
ri dhe do tė vazhdojė edhe sot punėn e filluar me dyer tė
mbyllura, kur edhe pritet publikimi i rezultateve tė
bisedimeve.
-
-
- Dje
pasdite nė aeroportin e Budapestit ėshtė ndaluar Hashim Thaēi
dhe mė vonė ėshtė liruar
-
- Budapest,
1 korrik 2003 - Dje pasdite nė aeroportin e Budapest ėshtė ndaluar Hashim Thaēi,
kryetar i PDK-sė. Disa orė mė vonė autoritetet hungareze e
kanė liruar Thaēin dhe ai e ka vazhduar rrugėn pėr nė
Paris.
-
- Sipas
zyrtarėve tė PDK-sė, Thaēi ėshtė ndaluar nė bazė tė
njė fletarresti tė lėshuar nga autoritetet serbe nė vitin
1993 dhe se ai ėshtė liruar pas ndėrhyrjes sė
kryeadministratorit Mihael Shtajner.
Ndėrkaq Ministria e Jashtme e Hungarisė konfirmoi largimin e
Thaēit drejt Francės dhe tha se ndalimi i tij nuk ishte
arrestim. Nė anėn tjetėr, zėdhėnėsja e Tribunalit tė
Hagės pėr krime lufte Florans Hartman deklaroi se arrestimi
i Thaēit nė Budapest nuk ka tė bėjė me Hagėn.
-
-
- Grupet
e para nė fakultetet e UP iu nėnshtruan testit pėr
regjistrim pėr vitin akademik 2003-2004
-
- Prishtinė,
1 korrik 2003 - Grupet e para nė disa fakultete tė Universitetit
tė Prishtinės iu nėnshtruan dje testit pėr regjistrim nė
vitin akademik 2003-2004. Konkurrenca pėr regjistrim nė
vitin e ri akademik ishte e madhe.
-
- "Numri
i gjithmbarshėm i studentėve qė duhet tė pranohen nė kėtė
vit akademik ėshtė 5516, kurse nė disa fakultete numri i
atyre qė kanė aplikuar ėshtė dyfish mė i madh",-
thotė prorektori i UP Musli Bajraktari.
-
- Nė
Fakultetin Juridik janė paraqitur mbi 2500 kandidatė pėr
500 vende, nė Fakultetin e Arkitekturės pėr 40 vende janė
paraqitur 300 kandidatė. Ka raste qė pėr njė indeks
konkurrojnė 8 e ndoshta mė shumė kandidatė.
Dje janė mbajtur provimet pranuese nė Fakultetin Juridik, nė
Arkitekturė, Elektronikė, dega kompjuteristike dhe nė
Fakultetin Filologjik, dega e anglishtes.
Edhepse ishte njoftuar se nė kėtė vit akademik UP do tė
regjistrojė studentė me vetėfinancim prej 1000 eurosh, kjo
gjė nuk do tė ndodhė, thonė pėrgjegjėsit nė UP.
-
-
- Nano
ka kėrkuar dorėheqjen e Metės
-
- Tiranė,
1 korrik 2003 - Duket se kanė pėrfunduar pėrkohėsisht polemikat rreth mosmarrėveshjeve
midis krerėve tė Partisė Socialiste nė pushtet. Mbledhja e
filluar tė hėnėn pas dite ka zgjatur plotė tetė orė dhe
ka pėrfunduar me miratimin e njė rezolute pėr inkurajimin e
ndėrmarrjes sė reformave nė sektorėt mė jetikė tė
vendit.
Kjo nėnkupton konsolidimin dhe forcimin e bashkėpunimit edhe
me partitė qė pėrbėjnė bllokun "Aleanca pėr
Shtetin", por edhe ndryshime nė qeveri.
Diskutimet e zhvilluara ishin nė fakt vazhdim i polemikave tė
nisura tė premten midis zėvendėskryeministrit e ministėr i
jashtėm Ilir Meta dhe kreut tė socialistėve e tė qeverisė,
Fatos Nano.
-
- Kryeministri
Nano madje ka kėrkuar edhe dorėheqjen e Metės, kėrkesė
kjo qė ėshtė hedhur poshtė nga ky i fundit.
-
-
- Qeveria
e Maqedonisė ka marrė vendim pėr hapjen e dy vendkalimeve
kufitare me Kosovėn: Tanushė e Debellde
-
- Shkup,
1 korrik 2003 - Qeveria e Maqedonisė ka marrė vendim pėr hapjen e dy vendkalimeve
kufitare me Kosovėn. Kėto vendkalime tė reja kufitare do tė
jenė nė pikat Tanushė-Debellde dhe Trezimir-Restelicė.
Kabineti i kryeministrit maqedonas ėshtė i mendimit se tashmė
ka ardhur ēasti pėr hapjen e kėtyre dy vendkalimeve
kufitare.
-
- Qeveria
ka angazhuar Ministrinė e Transportit dhe Lidhjeve t'i
rregullojė punėt teknike, ndėrkaq Ministrinė e Punėve tė
Brendshme tė sigurojė personelin i cili do tė punojė nė
vendkalimet kufitare nė Tanushė dhe Debellde. Kėto
vendkalime kufitare do tė punojnė vetėm gjatė ditės e jo
edhe natėn.
-
- Zėdhėnėsi
i Qeverisė maqedonase Sasho Ēollakovski deklaroi se fillimi
i punės nė kėto dy pika kalimi do tė pengojė kalimet
ilegale tė kufirit, ndėrkaq banorėve tė kėtij brezi
kufitar do t'i mundėsohet qė t'i punojnė arat e tyre nė tė
dy anėt e kufirit.
-
-
- Italia
do ta ndihmojė Shqipėrinė qė tė pėrmbushė kushtet e
BE-sė nė procesin e stabilizim-asociimit
-
- Tiranė,
1 korrik 2003 - Italia do tė pėrpiqet ta ndihmojė Shqipėrinė qė tė pėrmbushė
kushtet e Bashkimit Evropian nė procesin e
stabilizim-asociimit, deklaroi ministri i jashtėm italian
Franko Fratini. Ai i bėri kėto komente nė Tiranė nė njė
konferencė tė pėrbashkėt shtypi me ministrin e jashtėm
shqiptar Ilir Meta nė pėrfundim tė njė takimi tė
ministrave tė jashtėm tė rajonit pėr Korridorin e tetė.
Ministri Fratini tha se vendet e BE-sė kanė tė drejtėn dhe
detyrėn qė t'i kėrkojnė vendeve mike tė Ballkanit Perėndimor,
qė tė bėjnė shumė mė tepėr pėr tė pėrparuar me
reformat, sidomos nė sektorėt e drejtėsisė, tė ligjeve tė
tė drejtės, tė administratės publike dhe tė korrupsionit
dhe nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, por edhe t'u
japim shenja besimi dhe nxitje.
-
-
- Del
Ponte ėshtė e dėshpruar me qėndrimin e Beogradit
-
- Berlin,
1 korrik 2003 - Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės, Karla del Ponte ėshtė e dėshpruar
me qėndrimin e Serbisė dhe Malit tė Zi pasi konsideron se
pushteti nė Beograd nuk po i plotėson premtimet lidhur me
dorėzimin e tė gjithė tė akuzuarve pėr krime lufte.
-
- Nė njė
konferencė pėr media nė Berlin, Del Ponte ka thėnė se
informatat mė tė reja se i akuzuari Ratko Mlladiq ndodhet nė
Serbi nuk i ka dėrguar nė Beograd por nė instanca tė tjera
pasi autoritetet nė Beograd deri tash nuk kanė reaguar nė
informacione tė tilla.
-
-
- Bashkimi
Evropian sot publikon "listėn e zezė"
-
- Bruksel,
1 korrik 2003 - Bashkimi Evropian do tė publikojė sot nė Bruksel listėn e personave
tė cilėve do t'u ndalohet hyrja apo kalimi nėpėr vendet e
BE-sė. Mediat njoftojnė se nė listė ndodhen 12 persona nga
B e H tė cilėt i bėjnė obstruksione Marrėveshjes sė
Dejtonit dhe financiarisht apo politikisht mbėshtesin tė
akuzuarit pėr krime lufte.
Mirėpo, nga Komisioni Evropian bėjnė me dije se personat
nga "lista e zezė" nuk do tė ndodhen nėn
sanksione financiare ēfarė i kanė aplikuar SHBA-tė. Nga
Brukseli bėhet e ditur se nė kėtė listė mund tė gjenden
rreth 100 persona. Ndėrkaq sipas gazetės "Zėri" nė
kėtė listė nuk ndodhet asnjė shqiptar.
-
-
- Nga
njė sulm janė vrarė 4 ushtarė amerikanė
-
- Bagdad,
1 korrik 2003 Katėr ushtarė amerikanė janė vrarė sot (e martė) dhe dy tė
tjerė janė plagosur nga njė sulm me granatė raketore nė
automjetin e tyre, tė cilin e kanė kryyer sulmues tė
panjohur nė qendėr tė Bagdadit, njofton AFP.
-
- Viktimat
janė hequr menjėherė nga vendi i ngjarjes. Po kėhtu, nė kėtė
incident ėshtė plagosur edhe njė civil irakian, i cili ėshtė
dėrguar nė spital. Ndėrkaq, njė autobus i parkuar afėr
stacionit tė gasit, ėshtė djegur tėrėsisht. Pėr sulmin
dhe viktimat ende ska pasur konfirmim nga ushtria
amerikane.
-
-
- Trupat
izraelite kanė vrarė sot njė palestinez nė Bregun
Perendimor
-
- Jerusalem,
1 korrik 2003 Trupat izraelite kanė vrarė sot (e martė) njė
palestinez, i cili kishte shtėnė mė parė me revole nqė
ushtarėt, qė kujdestaronin nė pikėn e kontrollit nė pjesėn
veriore tė Bregut Pderendimor, njofton Rojter. Burimet e
sigurimit palestinez kanė thėnė se 20-vjeēari ėshtė vrarė
nga ushtarėt nė pikėn e kontrollit ndėrmjet qyteteve
Tulkarem dhe Kelkilia, por s'kanė detaje tė tjera pėr
incidentin.
-
-
- Nga
njė shpėrthim nė Falluxha kanė humbur jetėn 5 irakianė
dhe janė plagosur katėr tė tjerė
-
- Falluxha,
Irak, 1 korrik 2003 Njė shpėrthim gjatė natės nė qytetin
irakian Falluxha ka shkatėrruar xhaminė dhe ka shkaktuar
vdekjen e sė paku pesė irakianėve dhe plagosjen edhe tė
katėr tė tjerėve, kanė bėrė tė ditur sot (e martė) dėshmitrėt
dhe zyrtarėt, njofton AP. Shpėrthimi ka ngritur tensionet nė
rajon, ku edhe kėshtu po ndėrmerren vazhdimisht aktivitete
kundėramerikane.
-
-
- Gjatė
protestave nė Nigeri kanė humbur jetėn 8 protestues
-
- Lagos,
Nigeri, 1 korrik 2003 Forcat e sigurimit kanė vrarė 4 nigerianė,
kurse 4 tė tjerė kanė humbur jetėn nga shpejtėsia e
automjeteve gjatė protestave nė rrugė lidhur me ēmimet e lėndėve
djegėse, ka bėrė tė ditur sot (e martė) policia vendore,
njofton Rojter.
-
- Policia
ka thėnė se 4 viktimat janė vrarė nė kryeqytetin Abuxha,
kur policia ka hedhur gaz lotsjellės dhe ka shtėnė me armė
zjarri ndaj protestuesve gjatė pėrleshjeve tė ndėrsjella.
Ndėrsa 4 viktimat e tjera kanė humbur jetėn kur automjetet
me shpejtėsi tė madhe janė pėrplasur aksidentalisht nė njė
grup demonstruesish gjatė protestave nė Lagos.
|
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|