|
29
qershor 2003 / David Mcalary / Zėri
i Amerikės
Specialistėt thonė se interneti ėshtė
dyndur me lloj-lloj gjėrash, si oferta pėr dieta, stimulantė
seksualė, kredi me pėrqindje tė ulėt e tė tjera, me vlera tė
dyshimta, qė bllokojnė rrjetet kompjuterike ēdo ditė me
miliona mesazhe elektronike pėr njė publik gjithnjė e mė tė
zemėruar. Nė fushėn e teknologjisė janė bėrė pėrpjekje tė
mėdha pėr ta frenuar efektin e njė dukurie tė tillė, por pa
shumė sukses.
Edhe ligjvėnėsit janė tė zemėruar dhe po
punojnė pėr marrjen e masave kundėr problemit tė mesazheve tė
padėshėruara elektronike apo siē quhen nė gjuhėn teknike,
spam e-mails (speem i-mejlls, shq.).
Si njė film me skena tė frikshme, pėrbindėshi
i mesazheve elektronike po i kanoset botės duke hyrė nė mėnyrė
tinzare nė jetėn private pėrmes internetit. Viktima tė tij janė
600 milionė pėrdorues tė postės elektronike nė mbarė botėn,
180 milionė prej tė cilėve vetėm nė Shtetet e Bashkuara.
Komisioni Federal pėr Tregėtinė vlerėson
se mesazhet e padėshėruara pėrbėjnė rreth 40 pėr qind tė tė
gjithė e-mailave, ndėrkohė qė kompanitė, tė cilat ofrojnė
shėrbim interneti, druhen se kjo do ta ngadalėsojė qarkullimin
e informacionit nė rrjet.
David Baker punon pėr njė kompani tė tillė.
Ai thotė se gjatė 18 muajve tė fundit, moria e mesazheve tė
padėshėruara ėshtė rritur 5-fish, pra, ajo qė pėrbėnte vetėm
njė bezidsje vitin e kaluar, tani po kap pėrmasa kritike.
Autorėt e mesazheve tė padėshėruara pėrdorin
programe kopmjuterike pėr tė depėrtuar nė llogaritė personale
tė e-mailave. Njė prej metodave bazohet nė prodhimin e miliona
adresave tė zakonshme dhe dėrgimin e po aq mesazheve tė padėshėrueshme
me shpresėn se ato do tė mbėrrijnė tek sa mė shumė individė.
Njė program tjetėr pėrpiqet tė thithė adresa nga interneti pėrmes
faqeve komerciale, diskutimeve tė grupeve tė ndryshme pėrmes
rrjeteve etj.
Ndėrkaq, ligjvėnės nė mbarė botėn po
reagojnė. Njė ligj i ashpėr i Bashkimit Evropian hyn nė fuqi nė
muajin tetor. Ky ligj parashikon qė dėrguesit e mesazheve-reklamė
tė marrin leje nga pronarėt e adresave elektronike pėr pėrfshirjen
e tyre nė lista.
Kongresi amerikan, i mbizotėruar nga Partia
Republikane, po e trajton ndryshe kėtė problem. Pėr tu
mbrojtur nga mesazhet-komerciale tė bizneseve tė ligjshme,
projekti-ligji i propozuar parashikon qė vetė pronarėt e
adresave elektronike tu kėrkojnė kompanive heqjen nga lista.
Mirėpo, mbrojtės tė ekonomisė sė lirė,
besojnė se ligjet e reja nuk janė pėrgjigja ndaj kėtij
problemi. Wane Crews i Institutit Cato thotė se zgjidhjet gjenden
nė vetė tregun, pėrfshirė shpikjen e teknologjive anti-spam
dhe duke detyruar dėrguesit e e-mailave komerciale tė paguajnė
pėr atė qė tani pėr tani ėshtė falas.Komandat
legjislative nuk do tė merren parasysh nga mė tė pabindurit. Po
qe se ligjislacioni bėn qė kėta tė fundit ta trasferojnė
biznesin e tyre nė vende qė janė jashtė juridiksionit tė
ligjit amerikan, atėherė ne vetėm sa kemi penguar veprimtarinė
e bizneseve tė ligjshme dhe do tė bezdisim kompanitė qė tashmė
kanė vėnė nė jetė praktika qė respektojnė kėto kėrkesa tė
pashkruara ende.
Zoti Crews druhet se legjislacioni anti-spam
mund tė jetė gjithashtu nė kundėrshtim me tė drejtat e
sanksionuara nė kushtetutė pėr lirinė e shprehjes. //az//
|