|
- 29
qershor 2003 / Shkruan: Rexhep ELEZAJ
-
- Se
Kisha ortodokse serbe ka qenė strumbullari kryesor (i tė keqės)
qė ka inspiruar dhe qė ka vėnė nė veprim hegjemonizmin
ultranacional-shovinist serb nė Ballkan, sidomos ndaj kombit
shqiptar dhe ate pėr tė satėn herė me rradhė gjatė
historisė sė vjetėr dhe tė re, kėtė e dėshmoi qartė
tubimi i Saborit tė kishės serbe i mbajtur pardje nė Graēanicė
me rastin e shėnimit tė njė feste fetare. Vetė pjesėmarrja
nė kėtė tubim e patriarkut Pavle bashkė me sinodėt tjerė
nga Serbia si dhe fjalimi i tij politik para besimtarėve, i
cili mė sė paku kishte tė bėntė mė fenė, e ku ishte i
pranishėm edhe koordinatori pėr ēėshtje tė sėrbėve tė
Kosovės, nėnkryetari i qeverisė sė Serbisė N. Ēoviē,
fletė pėr karakterin nacional-shovinist tė kėtij tubimi
fetar i organizuar nė zemėr tė Kosovės nga kishtarėt
serbė.
-
- Para
sė gjithash, ėshtė i qartė fakti se tubimi i pardjeshėm i
serbėve nė Graēanicė vie menjėherė pas mbajtjes sė
samitit tė BE-sė nė Selanik, tė cilit i kishte paraprirė
vrasja e tre minoritarėve serbė nė Kastriot (Obiliq), pra,
vie nė kohėn kur nė qarqet politike ndėrkombėtare gjithnjė
e mė shumė po flitet pėr fillimin e dialogut
shqiptaro-serb, nė kohėn kur nė opinionin ndėrkombėtar ēdo
ditė nė mėnyrė mė tė theksuar po shumohėn zėrat se
zgjidhja e vetme e drejtė dhe e qėndrueshme e statusit final
tė Kosovės ėshtė pavarėsia e saj. Kjo, sepse edhe zogjėt
nė mal e kanė kuptuar se shqiptarėt e Kosovės nuk do tė
pranojnė kurrė qė sėrish tė jetojnė nėn thundrėn dhe
hegjemonizmin serb.
-
- Pra,
pjesėmarrja e patriarkut Pavle (i linur nė Kosovė) nė
tubimin e pardjeshėm nė Graēanicė dėshmon pėr pėrpjekjet
e vazhdueshme tė tij dhe tė kishės tė cilėn ai udhėheq,
se serbėt pas gjithė atyre krimeve qė kanė bėrė nė
Kosovė, ende nuk janė mbushur mendė qė njėherė e pėrgjithmonė
bashkė me politikanėt serbė tė heqin dorė nga politika e
hegjemonizmit dhe nacional-shovinizmit ortodoks ndaj tokave
shqiptare, ose thėnė mė ndryshe; qė njėherė e pėrgjithmonė
ta kuptojnė dhe pranojnė faktin historik se Kosova nuk ka
qenė, nuk ėshtė dhe kurrė nuk do tė jetė tokė serbe,
ashtu siē e kanė gėnjyer (serbėt) Europėn pėrgjatė 10-tė
shekujve tė kaluar.
-
- Patriarku
Pavle dhe tė gjithė serbėt padallim duhet ta pranojnė pėrfundimisht
edhe faktin tjetėr se tė gjitha kishat nė Kosovė janė ndėrtuar
nė trevat iliro-dardane qysh nė shekujt e parė tė erės
sonė (shek. I-IV-), dhe qė tė gjitha kanė qenė pronė
e shqiptarėve tė kristianizuar tė cilėt me pėrsosjen e
organizimit kishtar nė qytetet kryesore ndėrtuan kishat dhe
peshkopatat qė shtrinin jurisdikcionin e tyre fetar nė tė
gjitha dioqezat shqiptare deri nė fillim tė shekullit tė
V-tė, kur u shtuan pėrpjekjet e Patrikanės sė
Konstadinopojės pėr ti shkėputur peshkopatat e Ilirikut
Lindor nga Roma e pėr ti futur nėn varėsinė e saj, siē
ndodhi nė praktikė nė vitin 1054, kur pėrfundimisht bėhėt
ndaraja e kishave, nė ate katolike tė Perėndimit dhe nė
ate ortodokse tė Lindjes. Pėrpjekjet e kishės ortodokse
serbe pėr ti pėrvetėsuar kishat e shqiptarėve nuk janė
ndėrprerė asnjėherė deri nė shekullin e XIII-tė, kur
pothuajse gati tė gjitha kishat e shqiptarėve nė Kosovė do
tė sllavizohen (lexo: uzurpohėn) nga dinastitė serbe duke
filluar qė nga koha e Stefan Dushanit, e qė do tė ngelin nėn
pushtimin dhe diktatin e kishės ortodokese serbe deri nė ditėt
e sotme.
-
- Nuk
ka asnjė dyshim se pjellė e mendėsisė uzurpuese tė kishės
ortodokse serbe kanė qenė mė vonė tė gjitha programet
serbe antishqiptare siē ishte ai i ministrit serb Ilia
Garashanin, i shpallur nė vitin 1844, dhe i njohur me emrin
Naēertania me tė cilin synohej qė principatėn e vogėl
serbe ta shndėrronte nė njė shtet tė madh jugosllav, nė tė
cilėn do tė pėrfshiheshin tė gjitha tokat shqiptare nga
Veriu i Shkumbinit, sė bashku me Kosovėn, tė cilėn atėbotė
filluan ta quanin Serbi e vjetėr (Stara Srbija), dhe kėshtu
me radhė (?!). Pra, lirisht mund tė thuhet se qė nga
shekulli i V-tė e deri nė ditėt e sotme pėrpjekjet e
kishės ortodokse serbe pėr sllavizimin e tėrė hapėsirės
shqiptare nė Ballkan nuk kanė pushuar pėr asnjė ēast, si
gjithnjė e bazuar nė modelin piratesk-grabitēar dhe
kolonialist tė shprehur qartė nė thėnjėn e tyre bizare:
se aty ku jeton vetėm njė serb, aty ėshtė tokė
serbe?! Kėtė shprehje fashizoide serbėt gjatė historisė
u pėrpoēėn disa herė qė ta bėjnė realitet duke u
grabitur shqiptarėve tokat e tyre, dhe poashtu tė inspiruar
nga predikimet absurde tė klerit ortodoks serb se: serbėt
janė popull hyjnor tė zbritur nga qielli, d.m.th. se janė
tė privilegjuar nga Zoti, tė cilėve, gjithnjė sipas kėsaj
logjike raciste, iu takon e drejta qė ti nėnshtrojnė
popujt joserbė?!
-
- Siē
thamė mė lartė, tė gjitha kishat e shqiptarėve nė Kosovė
janė ndėrtuar nė kohėn e forcimit tė kristianizmit tek
shqiptarėt (shek. V-tė p.e.r.), siē ishin kishat nė
Butrint, Lezhė, Bylis, Apoloni, Vlorė, Nikopojė, Sarandė,
Ohėr, Rubik, Shkodėr, Shkup, Prizren, Deēan, Pejė, Trepēė,
Graēanicė, etj, tė cilat me rastin e pushtimit tė tokave
shqiptare nė kohėn e zhupanit serb Stefan Nemanjės, i cili
arriti ti shtrijė kufijtė e shtetit serb deri nė Shqipėrinė
e sipėrme, duke pėrfshirė Dioklenė dhe Kosovėn, do tė
shndėrrohėn me dhunė nė kisha ortodokse serbe. Pra, nė
vendet e pushtuara, paria shqiptare u shpronėsua, qytetet u
ngarkuan me tatime tė rėnda, ndėrsa nė Kosovė dhe Diokle
kishat e manastiret shqiptare u uzurpuan nga pushtuesit qė dėbuan
nga andej klerin vendas shqiptar duke vėnė pranė kėtyre
kishave klerikė sllavė (lexo: serbė, v.j.). Shumė shpejtė
mbretėrit serbė e zhvendosėn rezidencėn e tyre nė qendrat
e pasura tė sapopushtuara. Me 1250 edhe kisha serbe, tashmė
autoqefale, e transferoi selinė e saj nga Ziēa nė Pejė. E
mbeshtetur fuqimisht nga mbretėrit serbė, ajo iu vu punės pėr
asimilimin fetaro-kulturor tė popullsisė shqiptare nėpėrmjet
konvertimit (ndėrrimit) tė dhunshėm tė saj nė ortodoksinė
serbe, (Historia e popullit shqiptar pėr shkollat e mesme,
f. 32, Tiranė, 1994).
-
- Prandaj,
sot e gjithė ditėn pėr shqiptarėt ishte dhe mbetet e qartė
politika uzurpuese dhe hegjemoniste e kishės dhe shtetit serb
ndaj tyre e ushtruar gjatė gjithė shekujve, nga e cila ēmenduri,
siē duket serbėt nuk e kanė ndėrmend tė heqin dorė, as
pas ndėrrimeve tė mėdha historike tė cilat pasuan pas
ramjes sė Murit tė Berlinit me 1989, gjegjėsisht pas ramjes
sė perandorisė komuniste me 1990, kur bota hyri nė fazėn e
ndėrtimit tė marrėdhėnieve krejtėsisht tė reja nė tė
gjitha fushat e bashkėpunimit ndėrkombėtar, kur popujt e
Europės me intensitet tė shtuar vazhdojnė ta ngrisin
objektin e quajtur Bashkėsi europiane (BE), ndėrtimin
e tė cilit po e bėjnė ekskluzivisht mbi principe tė
barazisė etnike, fetare dhe kulturore midis popujve.
-
- Pra,
po bėjnė ndėrtimin e njė Bashkėsie multikulturore nė tė
cilėn vlerat e demokracisė do ti gėzojnė tė gjithė
popujt njėsoi, ku mė nuk do tė ketė popuj tė sunduar dhe
tė diskriminuar nga njėri-tjetri, ku tolerenca etnike dhe
konfesionale do tė jenė vlera konstante mbi tė cilat do tė
zhvillohet bashkėpunimi midis popujve, pa marrė parasysh
gjenezėn dhe prejardhjen e tyre kombėtare e rajonale, ku
ligji dhe drejtėsia do tė respektohen dhe zbatohen njėsoi
nga tė gjithė dhe ndaj tė gjithėve. Por, ku nė tė njėjtėn
kohė secili popull do tė kultivojė dhe ruaj edhe mėtej
vlerat dhe specifikat e veta kombėtare, fetare dhe kulturore,
tė cilat nuk mund tė tjetėrsohėn, por as tė shėrbejnė
si shkak pėr pėrēarje dhe hegjemoni moderne, vlera kėto
qė do tė trajtohen si pasuri natyrore e dhuruar nga Zoti pėr
secilin popull veē e veē, qė nė fakt pėrbėjnė dhe
paraqesin koloritin mė tė bukur njerėzor i cili vetėm sa
do ti begatojė dhe pėrparojė edhe mė shumė marrėdhėniet
midis popujve dhe kulturave tė tyre.
-
- Kjo
ėshtė rruga e tė ardhmės sė Europės dhe popujve tė saj,
e jo ajo qė predikonte pardje kreu i kishės ortodokse serbe
nė Graēanicė, nga i cili tubim opinionit iu bė edhe njėherė
e qartė se bartėsit e nacional-shovinizmit serbo-ortodoks nė
krye me patriarkun Pavle nuk kanė hequr dorė pėr asnjė
milimetėr nga politika e tyre gllabėruese-pushtuese ndaj
Kosovės dhe shqiptarėve. Sepse, tė predikosh nė njė tuim
tė tillė fetar fakte tė rrejshme dhe trillime tė
pacipėta se para katėr viteve nė Kosovė janė shkatėrruar
tė gjitha faltorėt (kishat) serbe, siē nėnkuptohej nga
konteksti i fjalimit tė tij nga terroristėt shqiptarė,
tė flasėsh vetėm pėr vuajtjet e serbėve nė Kosovė dhe
me tone aq vajtuese siē bėri kryekleriku serb Pavle nė kėtė
tubim, ose tė lansosh ēdo ditė nė mjetet e informimit serb
tezėn: se serbėt qė
kanė ikur nga Kosova gjatė luftės sė fundit
(1998/99) nuk do tė pranojnė kurrė tė kthehėn nė njė
Kosovė tė pavarur, etj, ashtu siē ka agjituar gjatė kėtyre
katėr viteve tė pas luftės N. Ēoviē bashkė me shovinistėt
tjerė serbė tė Kosovės dhe ata tė Beogradit, etj, etj, pa
i pranuar krimet masive dhe gjenocidin qė kanė bėrė
ushtria dhe policia serbe ndaj shqiptarėve nė Kosovė para
dhe gjatė gjithė shekullit tė 20-tė, pėrfshirė kėtu
edhe gjenocidin e vitit 1998/99, sė paku pa iu kėrkuar falje
publike shqiptarėve, dėshmon nė mėnyrė tė prerė se pėr
ēfarė raportesh me shqiptarėt angazhohet aktualisht kreu i
kishės ortodokse serbe, por edhe udhėhqėsit zyrtarė tė
Beogradit.
-
- Nuk
ka dyshim se serbėt (pa dallim niveli dhe pozite) do tė bėjnė
ēmos qė ta pengojnė pavarėsinė e Kosovės, do tė ndėrmarrin
tė gjitha hapat e mudshėm politik dhe diplomatik, qoftė pėrmes
ndikimit tė kishės nė opinionin ndėrkombėtar, qoftė pėrmes
politikės zyrtare tė shprehur pėrmes zavendėskryeministrit
serb Ēoviēi, qė Kosova tė mos pavarėsohet kurrė. Dhe ky
bashkėdyzim i rolit tė kishės me pjesėn e politikės
zyrtare tė shtetit serb, kur ėshtė nė pyetje Kosova dhe
shqiptarėt, tregon katėrcipėrisht se bėhėt fjalė pėr njė
koordinim tė thellė qėndrimesh dhe veprimesh midis kėtyre
dy faktorėsh brenda politikės serbe ndaj shqiptarėve dhe
Kosovės, tė cilėt (faktorė) kėtu dhe 13-tė shekuj mė
parė kanė bashkėvepruar (nė duet) me qėllim qė shqiptarėt
dhe tokat e tyre pėrgjithmonė ti mbajnė nėn hegjemoninė
dhe pushtimin serb, bashkė edhe me objektet e kultit fetar tė
shqiptarėve me qėllim tė asimilimit tė tyre dhe zhdukjes sė
elementit shqiptar nga hapėsirat e Ballkanit. Ndaj, takimi
serbėve nė Graēanicė tregoi edhe njėherė se Kosova dhe i
gjithė Ballkani edhe mėtej vazhdojnė tė mbetėn peng e
mendėsisė sė kalbur dhe hegjemoniste serbe, pa ndryshimin e
sė cilės (politikė) vėshtirė se nė rajonin e Ballkanit
perėndimor do tė dominojė paqja dhe stabiliteti i mirėfilltė.
Kėtė, para sė gjithash, duhet ta kenė tė qartė faktorėt
ndėrkombtarė qė veprojnė nė Kosovė, nė tė kundėrtėn
nuk u mbetet tjetėr veēėse edhe nė tė ardhmėn tė
ballafaqohen me sfida tė reja tė kurdisura nga Beogradi
zyrtar dhe kisha ortodokse serbe!
|
|