|
Oslo (Norvegji), 29 qershor 2003 / Shkruan: Gėzim
Mekuli,
Kohėve tė fundit ca
media u fokusuan rreth fenomenit shqetėsues e gjithnjė nė
rritje tė quajtur mobbing/shpotitje. Lexojmė pėr fėmijėt,
tė cilėt janė ofenduar, nėncmuar e shpotitur psiqikisht dhe
fizikisht!
Kjo "faqe e zezė"
e shoqėrisė sonė ėshtė duke u zhvilluar pėr vite tė tėra.
Dhe mėsimdhėnėsit, sic duket, nuk paskan qenė dhe nuk janė
fare nė dijeni pėr kėtė dukuri negative tė produktit tė shoqėrisė.
Kemi parė e lexuar se si viktimat e shpotitjes (mobbing), duke
qenė tė lėnduar shpirtėrisht, kanė tentuar tė sulmojnė
tiranin edhe me thikė. Kėto episode tė mjera e tragjike tė bėjnė
tė mendosh seriozisht, se cfarė ėshtė duke ndodhė me vlerat
shpirtėrore e etiko-morale tė traditės sonė.
Fjala
"Mobbing" ėshtė relativisht shprehje e re nė Kosovė,
dhe kjo fjalė nė fjalorin tonė ėshte futur, me sa di unė, kėtė
vit. Sipas leksikonit fjala "Mobbing" don tė thotė
"dhunė grupi". Veprim i njė grupi agresiv e sulmues
ndaj njė personi i cili konsiderohet se nuk i pėrket shumicės;
dhe nuk pranohet nga ky grup dhe/apo shoqėria.
Ato/Ata tė cilėt
mobojnė kanė si qėllim tė thejnė viktimėn; psiqikisht
dhe/ose fizikisht. Pra disa fėmijė qesėndisin dhe trazojnė
viktimėn, e cila nga kėta mobues paragjykohet dhe konsiderohet tė
jetė mė i dobėt dhe mė "shkoklan" se sa "tė
tjerėt"!
Janė me qindra arsye se
pėrse mobohet nė shkollat tona. Njė ndėr arsyet mund tė jetė
edhe kjo: Ajo/Ai qė ėshtė zgjedhur pėr viktimizim pėrdallohet
dhe vecohet nga "shumica e madhe normale dhe e
zakonshme". Psh. nėse viktima ka interesa e hobi tė vecantė,
e tė cilat nuk do tė ishin "normale" pėr gjininė dhe
moshėn e tij/saj.
*
* *
Ndoshta njė ndėr
motivet mė tė shpeshta pėr mobing janė rrobat (veshja) dhe
pamja e jashtme. Pėr fėmijėt nė njė moshė tė caktuar ėshtė
shumė me rėndėsi qė tė vishen rrobat nga kreatorė dhe
dizajner tė dalluar botėror ("me firmė"). Kjo, vecanėrisht,
ėshtė me peshė pėr nxėnėsit dhe nxėnėset e klasave tė 6 e
deri nė tė 8-ta. Kėtu edhe fillon zhvillimi psikofizik i fėmijėve.
Nė kėtė periudhė, pothuaja, tė gjithė fėmijėt janė tė
preokopuar qė tė jenė tė pranuar, tė popullarizuar dhe tė
dashur nga tė tjerėt; pra nga shoqėria. Ti takojnė njė grupi
ėshtė me rėndėsi. Nqs. nuk i ke kėto rroba "me firmė"
(rroba qė do tė mundėsonin e lehtėsonon pranimin nė shoqėri),
rruga pėr t'u bėrė viktimė e mobingut ėshtė shumė e shkurtėr!
Ekonomia e varfėr e familjes bėn qė shumica e filloristėve tė
mos kenė mundėsi tė shijojnė e tė veshin "rroba me firmė"
dhe tė pajisen me sjelljet "moderne tė kohės". Andaj
fėmijėt vetvecohen dhe izolohen nga shoqėria. Arsyeja: kėta
veshin rrobe "tė vjetra" qė nuk janė tė kohės!
Shpotitja, jo rallė bėhet
edhe pėr shkak tė pamjes sė jashtme (edhe pse askush nuk duhet
tė duket i njėjtė me tė tjerėt). Disa shpotiten pėr shkak tė
problemeve psiqike (dėmtimeve tė trurit) apo ndonjė asimetrie
trupore. Shumė nga kėto raste do tė kishin mundėsin pėr t'u mėnjanuar
po qė se shkolla dhe prindėrit do tė kishin informuar fėmijėt
rreth prezencės eventuale, tė kėtyre nxėnėsve tė sjellshėm,
por tė hendikepuar.
Shumica besojnė se janė
vetėm cunat ata qė shpotisin, e kjo ėshtė e gabuar, mendojė
unė! Njė mundėsi pėr tė kategorizuar mobing ėshtė edhe
gjinija (seksi). Nėse krahasojmė metodat e mobingut tė cilat
janė karakteristike pėr gjininė, del se ekzistojnė metoda tė
ndryshme, tė cilat pėrdoren varėsisht nga gjinia qė mobuesi i
takon. Kur cunat mobojnė kjo zakonisht ndodhė me pėrleshje e
rrahje fizike. Nė tė kundėrtėn, cupėzat, pėr tė dėrrmuar e
thyer viktimen e tyre, mė shumė pėrdorin terrorin psiqik:
shpesh me thashetheme "pas shpinde"!
Dikush mund tė pyet nėse
viktima ėshtė vetėfajtore pėr shpotitje: Pėrgjigja do tė
ishte jo. Mėkatar janė shpotitėsit. Ėshtė vėrtetuar
shkenctarishtė se, shumica e atyre qė shpotisin (mobojnė) janė
mė tė dobėtit. Kėta shpotisin tė tjerėt pėr tė kamufluar
dhe fshefur dobėsin e tyre. Kėta janė tė dobėt dhe tė frigėsuar
pėr vehten e tyre pėr tė qenė i mobuar. Po ashtu dihet se
shumica e mobuesve rrjedhė nga familje dhe shtėpi ku kėta fėmijė
nuk e kanė mirė. Psh. alkoholi nė shtėpi, bixhozi, kurvėria e
nėnės/babait... etj. etj. Teoria tjetėr mbi mobing tregon se,
vetė shpotitėsit kanė pėrjetuar sulme shpirtėrore, dhe se
ai/ajo nuk ėshtė kuptuar mirė gjatė formimit psikofizik. Nuk
ėshtė lehtė qė tė largosh agresivitetin dhe pėrjetimet qė lėndojnė
e nėncmojnė. Ndjenjat mbesin pėrseri aty, edhe pse ne nuk jemi
tė vetėdijshėm pėr kėtė. Mobuesit hedhin ndjenjat e tyre tek
tjetri. Prandaj kėta dalin jashtė nė hapsirė me
"radarin" e tyre, pėr tė hulumtuar se kush mund tė
jetė pranues pėr shpotitje.
Zakonisht janė njė apo
dy fėmijė qė fillojnė shpotitjen, pėrderisa tė tjerėt
frigohen tė ndėrhyjnė apo tė mbrojnė viktimen. Friga se edhe
kėta mund tė jenė viktima tė shpotitjes ėshtė e fuqishme.
Shpotitja pasive ėshtė njė formė e mobingut; kur diksuh i
"kthen shpindėn" viktimės dhe paraqitet se nuk ka dėgjuar
ndonjė gjė.
Cfarė mund tė bėhet pėr tė luftuar mobingun?
Kemi shumė shembuj qė
tregojnė se nė shkollat tona, me vite tė tėra, fėmijėt tanė
janė mobuar. A nuk e ka hetuar askush kėtė sėmundje? Shumė mėsues
e mėsuese pohojnė se: "Kurrė nuk kemi pa dicka tė tillė,
bile as qė kemi ndi qė mobingu ekziston nė shkollėn tonė. Jo
cfare, as qė kemi zbulu raste tė tilla." Kjo do tė ishte e
pavėrtetė, mė shqip tė shprehem: Kjo ėshtė "rrenė e
kulluar". Dikush duhet tė ketė parė apo dėgjuar dicka.
Apo jo?!
Skolla ėshtė pėrgjegjėse
dhe llogaridhėnėse. Kėtu cdoherė kemi tė bėjme me relacionet
shoqėrore: Fėmijėt shpesh herė kanė raportuar se kėta janė
shpotitur edhe para syve tė mėsuesve. Mėsuesit e mėsuesėt
duhet tė jenė mė me pėrgjegjėsi. Tė mos imitojnė e kopjojnė
TV-nė. Kėta duhet tė mirėbisedojnė me secilin nxėnės. Tė
pyesin pėr shpotitjet eventuale. Mėsimdhėnėsit duhet t'i falin
besimin nxėnėsit, se ajo cfarė flitet nė mes tyre do tė
mbetet sekret. Jo rrallė mėsuesit provojnė tė bagatelizojnė
(lėnė pas dore) problemin, apo mundėsisht ta bartin atė tek
prindėrit
! Po ashtu prindėrit duhet tė flasin me fėmijėt
rreth mobingut. Po u zbulua dicka duhet biseduar me mėsuesin/mėsuesen
dhe rasti tė pastrohet. Kjo nuk don tė thotė se prindėrit
duhet tė involvohen drejtėpėrsėdrejti. Nuk duhet tė ketė kėrcėnime,
si psh. "edhe njėhere me bo me ndi se po ma shtramon/shpotitė
ciken teme, kryt ta kpus more zalloga i flliqtė
" Ne
duhet tė mėnjanojmė pėrdorimn e shabllonit tė mobuesve. Bashkėpunimi
nė mes tė rriturve ėshtė njė ndėr burimet kryesore pėr
ndryshime pozitive. Fėmijėt shofin dhe mėsojnė nga bashkėsjellja
e tė rriturve, apo jo?
Pavarėsisht
inisiativave, fenomeni mobing, nuk mund tė mėnjanohet rrėnjėsisht,
Gjithmonė do tė jetė dikush qė mendon se ėshtė mė "i
dobėt" e mė i vockėl se sa tė tjerėt, dhe cdoherė do tė
jetė dikush qė ndien nevojė tė terrorizojė e tė minimizojė
tė tjerėt, vetėm e vetėm pėr t'i treguar shoqėrisė se ata
janė mė tė guximshėm, mė tė mirė ose mė tė pėrkryer se
sa tė tjerėt.
Pasojat e njė shoqėrie
mobuese, ne tani po i ndiem edhe nė proceset politike. Ca
politikan dhe media kanė po tė njėjtat shabllone shpotitėse: Kėta
mė shumė mobojnė se sa dialogojnė!
Njė gjė dihet: mobing
ėshtė rezultat i mungesės sė dashurisė, rrespektit dhe
produkt i njė shoqėrie tė papėrgjegjėshme. Dhe s'u ndalua kjo
e keqe, kjo do tė na drejtojė nė dhunė, varfėri e
kriminalitet
!
|