30.06.2003 - Trepca.net

Lajme

E hėne, 30 qershor 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova: "Kosova ėshtė nė rrugė tė mirė tė ndėrtojė njė demokraci aktive dhe moderne"

  • Shtajner tė marten paraqet raportin e fundit pėr Kosovėn para OKB-sė

  • "Nga tė gjitha dekoratat qė kam marrė deri mė tani, unė veēoj kėtė tė Presidentit tė Kosovės", thotė Mehmet Gjevori

  • Bugajski: Pėrfundimisht e ardhmja e Kosovės duhet tė vendoset nga populli

  • Njė grup prej 30 pjesėtarėsh tė TMK-sė ka udhėtuar pėr nė Ēeki pėr trajnim 12 ditor

  • Gjilan: Kryesia e Degės sė LDK-sė bėn thirrje qė tė respektohet Programi dhe Statuti i LDK-sė

  • Ka hyrė nė ditėn e gjashtė greva e urisė e punėtorėve tė fabrikės sė blloqeve "19 qershori" nė Podujevė

  • Nė bregdetin jugor shqiptar ėshtė mbytur platforma e bazės ushtarake shqiptaro-turke e Pasha limanit

  • Pesė ministrat e rajonit sot nė Tiranė diskutuan mundėsitė e pėrmirėsimit tė transportit dhe trafikut

  • Cėrvenkovski hodhi poshtė paralajmėrimet serbe pėr shkatėrrimin e domosdoshėm tė Maqedonisė nė rast tė pavarėsisė sė Kosovės

  • Pėrfaqėsuesit e Komisionit Evropian sot nė Tiranė diskutojnė rreth realizimit tė projektit tė Korridorittė tetė

  • Aktorja legjendare Ketrin Hepbėrn ka vdekur dje nė moshėn 96-vjeēare

  • Janė dėnuar me vdekje tre burra qė organizuan vrasjen e 11 inxhinierėve francezė nė Karaēi

  • Persona tė armatosur palestinezė kanė vrarė njė person civil

  • Nė tri shpėrthime nė Aceh tė Indonezisė tre tyė plagosur

  • Nė Toronto tė Kanadasė vdes nga SARS-i njė infermiere

  • Persona tė asrmatosur kanė vrarė 4 persona nė Ēeēeninė kryengritėse

  • Nga shembja e ballkoneve kanė humbur jetėn 12 veta dhe janė lėnduar shumė tė tjerė

  • Kryeministri italian tha se Kushtetuta e Evropės sė re do tė nėnshkruhet nė Romė

  • Hamasi dhe Xhihadi Islamik njoftojnė ndalimin e sulmeve kundėr Izraelit

  • Forcat amerikane ndėrmarrin njė fushatė spastrimi nė veri tė Bagdadit

  • Izraelitėt tėrhiqen nga Rripi i Gazės


 
Presidenti Rugova: "Kosova ėshtė nė rrugė tė mirė tė ndėrtojė njė demokraci aktive dhe moderne"
 
Krans Montana, 30 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova ka folur dje nė Forumin ekonomik botėror tė Krans Montanės nė Zvicėr, nė tė cilėn morėn pjesė edhe shumė kryetarė tė shteteve apo tė qeverive, ministra dhe pėrfaqėsues tė organizatave tė ndryshme.

Presidenti Rugova nė fjalimin e tij tha se progresi i Kosovės, katėr vjet pas luftės, nė liri, ėshtė i madh nė tė gjitha fushat e jetės, ndėrkaq gjendjen e sigurisė publike e velrėsoi gjithnjė e mė e mirė.
 
Policia e Kosovės, sė bashku me policinė e UNMIK-ut dhe nė bashkėpunim me KFOR-in/NATO-n, po shton sigurinė e vendit dhe ėshtė nė vendosje e sipėr rendi dhe ligji. Gjykatat nė tė gjitha nivelet kanė filluar tė punojnė, deri te Gjykata Supreme e Kosovės. Kosova ka bėrė progres tė mirė edhe nė ndėrtimin e demokracisė, theksoi Presidenti Rugova.

"Vitin e kaluar u mbajtėn zgjedhjet e dyta lokale, me mandat katėrvjeēar, ndėrsa qe njė vit e gjysmė funksionojnė institucionet qėndrore: Parlamenti, Qeveria dhe President i Kosovės, nė bazė tė zgjedhjeve nacionale tė vitit 2001.
 
Parlamenti i Kosovės ka aprovuar me dhjetėra ligje pėr tė gjitha fushat e jetės. Nė Kosovė po ndėrtohet njė shoqėri e zhvilluar civile, me shoqata dhe forume tė ndryshme demokratike e ekonomike. Kemi pasur progres edhe nė integrimin e grupeve etnike, apo minoriteteve", tha nė vazhdim tė fjalės sė tij Presidenti i Kosovės.

"Sot tė gjitha minoritetet marrin pjesė aktive nė tė gjitha institucionet e Kosovės, nė nivel qendror dhe lokal. Nė institucionet qendrore, nė Parlament dhe nė Qeverisė, kemi vende tė rezervuara pėr minoritetet. Kėshtu, nė Parlament, nga 120 vende, 20 janė tė rezervuara pėr minoritetet, pėrpos vendeve tė fituara me votė. Nė Qeveri, e cila ka 10 ministri, tre ministra janė nga minoritetet", theksoi z.Rugova.

"Mund tė themi se pėrditė e mė tepėr, shoqėria e Kosovės po bėhet mė e integruar. Mbetet tė punohet nė planin e komunikimit midis shumicės shqiptare dhe minoriteteve, siē janė serbėt, boshnjakėt, turqit, romėt, ashkalinjtė dhe egjiptianėt.
 
Pra, do tė punojmė mė shumė nė fushėn e pajtimit dhe tė mirėkuptimit, proces ky qė ka filluar tashmė", tha Presidenti Rugova dhe shtoi se edhe nė planin e kthimit tė refugjatėve ėshtė shėnuar progres dhe deri mė tash janė kthyer mbi 7.000 njerėz tė grupeve minoritare.
 
"Tė gjitha institucionet e Kosovės janė prėcaktuar pėr njė kthim individual tė tė gjithė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė. Ndėdrsa, nga shumica e shqiptarėve, qindra mijėra vazhdojnė tė qėndrojnė nė Evropė dhe SHBA, sepse pėr shkak tė gjendjes sociale e ekonomike nė Kosovė nuk mund tė kthehen", tha ai.

Ndėrkaq duke folur pėr arritjet nė fushėn e ekonomisė, Presidenti Rugova tha se edhe nė kėtė sferė ka pasur progres, sidomos ėshtė forcuar sektori privat i cili pėrbėn 50% tė ekonomisė. "Kosovarėt kanė njė shpirt ndėrmarrės dhe janė mjaft dinamikė", tha Rugova dhe shtoi se detyrė me rėndėsi mbetet privatizimi i 50% tė ekonomisė nė pronėsi shtetėrore, e cila funksionon me vetėm 30% tė kapaciteteve.
 
Ai me kėtė rast theksoi vetėm njė fakt nga fusha e financave, duke thėnė se vitin e kaluar Kosova ka mbledhur 95% tė buxhetit tė saj nga tė hyrat vetjake.

Pasi i theksoi objektivat e institucioneve shtetėrore tė Kosovės, ai tha se nė tė ardhmen do tė punohet pėr investime kapitale nė minierat e Kosovės, qė janė tė pasura me tė gjitha llojet e mineraleve, si dhe nė fushėn e energjisė. "Kosova i ka rezervat mė tė mėdha tė thėngjillit nė Evropė dhe ndėr mė tė mėdhatė nė botė, qė arrijnė 15 miliardė tonė", nėnvizoi Presidenti Rugova.

Duke folur pėr transferin e kompetencave, sidomos nė fushėn e ekonomisė dhe tė investimeve, Rugova tha se Kosova po hyn nė fazėn e jetės normale, ndėrkaq lidhur me statusin e Kosovės ai tha:
"Dua tė theksoj se njohja forma e pavarėsisė sė Kosovės do tė shpejtonte proceset demokratike dhe ekonomike, do tė forconte integrimin e minoriteteve dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės.
 
Pra, njė Kosovė e pavarur, demokratike e paqėsore pėr tė gjithė qytetarėt e saj, e integruar nė BE dhe NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė".

Ndėrkaq, duke folur pėr marrėdhėniet me fqinjėt, Presidenti i Kosovės tha se do tė ndėrtohen marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt, qė tė ketė njė qarkullim tė lirė tė njerėzve dhe mallrave, duke nėnvizuar me kėtė rast rėndėsinė qė ka infrastruktura rrugore pėr Evropėn Juglindore, pėr tė cilėn duhet angazhuar tė gjithė.
 
Kosova, tha ai, ėshtė e interesuar tė gjejė investitorė pėr ndėrtim tė autostradės Prishtinė – Durrės dhe koncesione. Ky projekt ėshtė me rėndėsi pėr tė gjithė rajonin e Evropės juglindore.

Nė fund tė fjalės sė tij, Presidenti Rugova tha: "Kosova ėshtė nė rrugė tė mirė tė ndėrtojė njė demokraci aktive dhe moderne dhe po hyn nė fazėn e njė vendi stabil. Mendoj se ėshtė pozitive qė tė gjitha vendet e Evropės Juglindore dhe tė Evropės Qendrore po aspirojnė kah integrimet evropiane dhe veriatlantike.
 
Mendoj se duhet tė pėrshpejtohet procesi i integrimeve tė kėtyre vendeve nė BE, duke pėrfshirė edhe vendin tim, Kosovėn", tha Presidenti Rugova.
 
 
Shtajner tė marten paraqet raportin e fundit pėr Kosovėn para OKB-sė
 
Prishtinė, 30 qershor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner tė marten, mė 3 korrik, do tė paraqesė raportin para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė dhe ky do tė jetė raporti i tij i fundit pėr Kosovėn. Para largimit pėrfundimtar nga Kosova, Shtajner gjatė qėndrimit nė Nju-Jork pritet tė ketė edhe njė takim lamtumirės me sekretarin e pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Anan.

Burimet e UMMIK-ut thonė se nė kėtė raport, kryeadministratori Shtajner do tė pėrqendrohet mė tepėr nė ēėshtjen e sigurisė, tė pakicave dhe nė funksionimin e institucioneve vendore si dhe nė dialogun Prishtinė - Beograd.

Shtajner do tė kthehet nė Prishtinė tė premtėn, ndėrkohė qė mė 8 korrik pritet tė largohet nga Kosova pas njė qėndrimi pėrreth njė vit e gjysmė.
 
 
"Nga tė gjitha dekoratat qė kam marrė deri mė tani, unė veēoj kėtė tė Presidentit tė Kosovės", thotė Mehmet Gjevori
 
Prishtinė, 30 qershor 2003 - Falenderoj pėrzemėrsisht Presidentin e Kosovės, Dr.Ibrahim Rugovėn, pėr Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit, qė ma dha me rastin e kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare, pėr kontributin e dhėnė nė fushėn e arsimi t tė Kosovės, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj nė mbarėvajtjen e shkollės nė Kosovė, nė fushėn e hartimit tė teksteve shkollore, si dhe tė mirėkuptimit e tė pėrkrahjes sė Lėvizjes Demokratike tė Kosovės pėr liri e pavarėsi nė vitet '90-ta, - shkruan nė njė letėr falenderimi drejtuar Presidentit Rugova punonjėsi veteran nė fushėn e arsimi t, Mehmet Gjevori.

Ai mė tutje shkruan: "Nga tė gjitha dekoratat qė kam marrė deri mė tani, unė veēoj kėtė tė Presidentit tė Kosovės, Dr.Ibrahim Rugovės, dhėnė mė 10 qershor 2003, si dhe medaljen e artė "Naim Frashėri t klasit I" tė Kryetarit tė Republikės sė Shqipėrisė, Dr.Sali Berishės, dhėnė nė Tiranė, mė 11 prill 1994, pėr shėrbimin nė shkollat shqipe nė Shqipėrinė Veriore e Lindore, jashtė kufijve politikė tė vitit 1913 tė shtetit shqiptar".

"Me sinqeritetin mė tė madh njerėzor veēoj e theksoj se kėto dy dekorata tė arta i konsideroj jo vetėm si sukses timin personal, por edhe tė tė gjithė punonjėsve tė
arsimi t, qė kanė shėrbyer e kontribuar nė Kosovė e nė viset e tjera shqiptare.

Me kėtė rast Ju premtoj se do tė vazhdoj tė punoj me Ju pėr zyrtarizimin sa mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės sonė tė dashur e tė shtrenjtė, sepse disa herė e kam thėnė se, ndonėse jam i lindur nė Elbasan, vendlindje tė dytė kam Kosovėn, ku po jetoj, po punoj e po krijoj qe 62 vjet nė fushėn e
arsimi t dhe tė edukimit tė brezave tė rinj", thotė ne letrėn e tij Mehmet Gjevori.
 
 
Bugajski: Pėrfundimisht e ardhmja e Kosovės duhet tė vendoset nga populli
 
Pragė, 30 qershor 2003 - "Mendoj se vizioni dhe realiteti i pavarėsisė dhe i krijimit tė shtetit (tė Kosovės) do tė forconte procesin e konsolidimit demokratik dhe ndėrtimin e institucioneve...
 
Tė dy proceset duhet tė ecin paralelisht, pra jo standarde para statusit por standarde me status" – tha pėr radion "Evropa e lirė", Janush Bugajski, drejtor pėr Evropėn Lindore nė Qendrėn pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare me seli nė Uashington, duke folur pėr zhvillimet lidhur me Kosovėn.

"Pėrfundimisht e ardhmja e Kosovės duhet tė vendoset nga populli i Kosovės nė bisedime, nė negociata, me komunitetin ndėrkombėtar, veēanėrisht me Kombet e Bashkuara, me Bashkimin Evropian dhe NATO-n", thotė Bugajski, duke shtuar se Beogradi ka pėr tė luajtur njė rol pėr disa interesa nė Kosovė qė lidhen me pakicat, ēėshtjet e pronėsisė, kufijve dhe ēėshtjeve tė sigurisė ndėrkombėtare.
 
"Sipas mendimit tim, Beogradi duhet tė pėrfshihet nė proces pasi tė jetė caktuar orari, njė afat kohor pėr pavarėsisė", thotė ai.

Duke komentuar idenė "standardet para statusit", Bugajski thotė se kjo ėshtė njėlloj sikur tė vihet "qerrja para kalit". Sipas tij, nevojitet njė plan etapash dhe njė pėrcaktim para se tė ecet nė atė rrugė.
 
"Ėshtė shumė e vėshtirė tė ndėrtohen institucionet kur ne nuk e dimė se cili ėshtė pėrcaktimi apo qėllimi pėrfundimtar i kėtyre institucioneve. Prandaj mendoj se vizioni dhe realiteti i pavarėsisė dhe i krijimit tė shtetit, do tė forconte procesin e konsolidimit demokratik dhe ndėrtimin e institucioneve. Do tė thoja se tė dy proceset duhet tė ecin paralelisht, pra jo standarde para statusit por standarde me status, thekson Bugajski.

Ai ėshtė i mendimit se bisedimet pėr stutusin e Kosovės duhet tė fillojnė sa mė shpejt. "Sa mė gjatė qė ta lėmė pezull aq mė shumė do tė shtohet pasiguria, aq mė shumė do tė vėshtirėsohet procesi i vetė Serbisė drejt progresit tė saj kah Partneritetit pėr Paqe i NATO-s apo drejt integrimit nė Bashkimin Evropian dhe nė tėrheqjen e investimeve tė huaja, pasi kjo ēėshtje, gjithmonė do tė jetė 'gur i varur nė qafėn e Serbisė'.
 
Mendoj se sa mė shpejt ta zgjidhim kėtė ēėshtje, sa mė shpejt tė fillojmė procesin e vendosjes sė statusit, aq mė shpejt kėto vende do tė mund tė ecin drejt Evropės", nėnvizon analisti Bugajski nė kėtė intervistė.
 
 
Njė grup prej 30 pjesėtarėsh tė TMK-sė ka udhėtuar pėr nė Ēeki pėr trajnim 12 ditor
 
Prishtinė, 30 qershor 2003 - Njė grup prej 30 pjesėtarėsh tė TMK-sė ka udhėtuar pėr nė Ēeki pėr trajnim. Trajnimi do tė bėhet nė fushėn e kėrkimit, shpėtimit dhe reagim tė shpejt nė raste emergjente.
Ushtrimi ėshtė planifikuar nga SHP i TMK-sė nė bashkėpunim tė ngushtė dhe me mbėshtetje financiare tė Organizatė Ndėrkombėtare pėr Migrimi (IOM).
 
 
Gjilan: Kryesia e Degės sė LDK-sė bėn thirrje qė tė respektohet Programi dhe Statuti i LDK-sė
 
Gjilan, 30 qershor 2003 - Kryesia e Degės sė LDK tė Gjilanit nė mbledhjen e saj tė mbajtur me 28.VI.2003 me nėndegė e aktive ku prezentonin 32 nėndegė nga 34 sosh si dhe aktivet, duke i analizuar rrjedhat mė tė reja nga seanca e radhės e Kuvendit tė Komunės, me keqardhje konstaton se, pėr shumė shkaqe pėr tė cilat tashmė ėshtė e njoftuar edhe anėtarėsia po edhe opinioni i gjerė, seanca e paraparė e radhės, nuk pati rrjedhė normale dhe nuk u zhvillua sepse tetė kėshilltarė tė LDK-sė nė kėtė Kuvend, demonstartivisht lėshuan seancėn, e cila nė mungesė kuorumi i ndėrpre, thuhet nė njė komunikatė tė degės sė LDK-sė nė Gjilan.

Nė komunikatė mė tutje theksohet se "njė grup kėshilltarėsh tanė, tė prirė nga ata qė dhanė dorėheqje tė parevokueshme nga Kryesia apo qė nuk pranuan tė kooptohen nė kryesi nė mėnyrė ultimative dhe jashtė procedurave kėrkuan ndėrrimin e rendit tė punės, gjė qė nuk mund tė pranohej.
 
I njejti grup kėshilltarėsh, pėrmes metodave jashtėkuvendore u pėrpoq tė shkarkojė tė gjithė drejtorėt e drejtorive dhe, pamundėsoi zgjedhjen e tre drejtorėve tė drejtorive, gjė tė cilėn ne nuk mundėm ta legjitimojmė as nė Kuvend e as kėtu nė Degė,sepse dihen procedurat e emėrimit dhe shkarkimit tė drejtorėve,tė cilat duhet tė pėrfillen".

Gjithashtu, nga ky grup i tė pakėnaqurve mė tė cilėt jemi ballafaquar qė nga fillimi i seancės sė parė inauguruese, u manipulua nė emėr tė Grupit tė Kėshilltarėve tė LDK-sė nė Kuvendin e Komunės sė Gjilanit, dhe, pėr fat tė keq, ndaj kėtij manipulimi, pėrveē kryetarit tė Degės, nuk reagoi askush.

"Ne kėtė manipulim nuk mund ta pranojmė, as dhe heshtjen kur dihet se kush ėshtė dhe kush mund tė flasė nė emėr tė kėshilltarėve tė LDK-sė dhe, vetėm pasi tė konsultohet me ta", thuhet nė komunikatė dhe theksohet: "Kupolė e gjitha kėtyre parregullsive tė shfaqura qė nė fillim, dhetė mbėshtetur edhe nga kėshilltarėt e PDK-sė tė cilėt pėr shkaqe thuaja identike, me qėllim tė pamundėsimit tė punės sė Kuvendit kanė ngrirė pjesėmarrjen, ishte braktisja e sallės ku duhej tė mbahej Seanca dhe,mbetja pa kuorum e cila edhe pamundėsoi vazhdimin e mėtejmė tė punimeve".

"Kryesia e Degės konstaton bashkė edhe me nėndegėt dhe aktivet si dhe pjesėt e saja integrale, Forumin e Rinisė dhe Forumin e Gruas, se u luajt me votėn e elektoriatit qė e ka votuar LDK-nė, me vetė Programin, Statutin dhe qėndrimet e LDK-sė si parti nė tė cilėn jemi angazhuar dhe po angazhohemi me pėrkushtim dhe, para sė gjithash, u nėpėrkėmbėn interesat dhe hallet e shumta tė qytetarėve tė komunės sė Gjilanit, tė cilėt nga tė zgjedhurit tanė presin zgjidhje e, jo probleme".

Duke u nisur nga tė gjitha kėto, Kryesia e Degės bėn thirrje nė emėr tė elektoratit dhe anėtarėsisė sė saj, nė emėr tė nėndegėve dhe aktiveve si dhe nė emėr tė pjesėve tė saja integrale, qė tė respektohet Programi i LDK-sė dhe Statuti i saj, tė respektohen vendimet dhe qėndrimet e partisė tė cilat nxirren sipas statutit dhe procedurės demokratike nga tė gjithė tė zgjedhurit e saj dhe nga ata qė kanė marrė mandate prej saj, thuhet nė komunikatė dhe theksohet:
 
"Nė tė kundėrtėn, kėrkojmė nga tė gjithė ata tė cilėt nuk janė nė gjendje t'i zbatojnė kėto akte tė LDK-sė, Programin, Statutin, vendimet dhe mbi tė gjitha Programin elektoral tė saj, qė ta lėshojnė nė mėnyrėn mė tė ndershme dhe mė tė lehtė qė ėshtė e mundshme nė mėnyrė qė t'u lejohet tė tjerėve ta shpiejnė mėtutje votėn dhe mandatin e marrė".

"Mandatet janė tė partisė dhe me to nuk mund tė luajė as deputeti, as kėshilltari e as kryetari, zėvendėskryetari, kryeshefi apo drejtori qė ka shkuar me bekimin tonė dhe poashtu me votėn tonė", thekson kjo degė e Gjilanit dhe shton nė fund: "Kryesia e Degės, bashkė me pjesėt e saja integrale, me nėndegėt dhe aktivet do tė punojė dhe bashkėveprojė ngushtė nė tejkalimin e kėsaj situate aspak tė mirė, duke kėrkuar dhe mirėpritur ndihmėn tuaj e para sė gjithash tė atyre tė cilėt i kemi mandatuar dhe sot gjenden nė organet mė tė larta udhėheqėse qoftė nė qendėr apo nė udhėheqjen mė tė lartė tė komunės dhe nė arganet e saja", thuhet nė kėtė komunikatė tė Degės sė LDK-sė nė Gjilan, tė nėnshkruar nga kryetari i saj, Xhemajl Hyseni.
 
 
Ka hyrė nė ditėn e gjashtė greva e urisė e punėtorėve tė fabrikės sė blloqeve "19 qershori" nė Podujevė
 
Podujevė, 30 qershor 2003 - Ka hyrė nė ditėn e gjashtė greva e urisė e punėtorėve tė fabrikės sė blloqeve "19 qershori" nė Podujevė. Njoftohet se gjendja e tyre shėndetėsore ėshtė e rėndė. Njė gjendje e ngjashme mbretėron edhe nė familjet e tyre tė cilat kanė mbetur pa artikuj tė domosdoshėm ushqimor.

Bisedimet pėr zgjidhjen e kėrkesave tė punėtorėve po vazhdon. Agjencioni Kosovar i Mirėbesimit ka filluar tė bėjė kontrollimin e gjendjes financiare dhe pritet njė raport financiar i fabrikės.

Punėtorėt grevistė thonė se gjendja e rėndė sociale i ka shtrėnguar tė hyjnė nė grevė urie, ngase plot 13 muaj nuk i kanė marrė pagat e tyre.
 
 
Nė bregdetin jugor shqiptar ėshtė mbytur platforma e bazės ushtarake shqiptaro-turke e Pasha limanit
 
Vlorė, 30 qershor 2003 - Nė Vlorė, pėrkatėsisht nė bregdetin jugor shqiptar ėshtė mbytur platforma e bazės ushtarake shqiptaro-turke e Pasha Limanit. Platforma bazė e anijeve, pėrkatėsisht e nėndetėseve ushtarake ėshtė fundosur tri ditė mė parė, por ajo ėshtė mbajtur tepėr sekret nga komanda e kėsaj baze.
 
Kjo nėndetėse ishte vendur atje nga ekspertėt ushtarakė shqiptaro - rusė nė vitet 1960 dhe ishte prodhimi i viteve 1955 -1960. Specialistėt shqiptarė tė mbrojtjes, ekspertė dhe pėrfaqėsues ushtarakė tė Ambasadės turke kanė zbritur nė bazėn ushtarake tė Pasha Limanit pėr tė verifikuar ngjarjen qė ka pėrmasa mjaft serioze.
 
Specialistėt ushtarakė po shikojėn mundėsinė e shpėtimit tė kėsaj nėndetėseje, ndėrkohė qė pritet tė arrijnė nė bazė edhe ekpertė tė ushtrisė turke dhe trupave tė NATO-s. Kjo bazė nė Pasha Liman i ėshtė dhėnė nė pėrdorimi para gjashtė vjetėsh Ministrisė turke tė Mbrojtjes dhe flotės luftarake detare tė saj, e cila ka punuar shumė nė riparimin e anijeve luftarake.
 
 
Pesė ministrat e rajonit sot nė Tiranė diskutuan mundėsitė e pėrmirėsimit tė transportit dhe trafikut
 
Tiranė, 30 qershor 2003 - Ministrat e punėve tė jashtme tė Shqipėrisė, Bullgarisė, Maqedonisė, Rumanisė dhe Turqisė, nė njė takim tė zhvilluar sot nė Tiranė, diskutuan mundėsitė e pėrmirėsimit tė transportit dhe trafikut si dhe tė reformave nė fushat e tjera tė infrastrukturės gjė qė ėshtė kusht pėr anėtarėsimin e shteteve tė pėrmendura nė Bashkimin Evropian.
 
Gjatė bisedimeve nė tė cilat morėn pjesė shesi i diplomacisė italiane Franko Fratini dhe pėrfaqėsuesit e Ministrisė greke tė Punėve tė Jashtme, u theksua domosdoshmėria e paraqitjes sė harmonizuar ndaj donatorėve dhe tė institucioneve financiare ndėrkombėtare kur ėshtė fjala pėr projektet e avancimit iė infrastrukturės.
 
 
Cėrvenkovski hodhi poshtė paralajmėrimet serbe pėr shkatėrrimin e domosdoshėm tė Maqedonisė nė rast tė pavarėsisė sė Kosovės
 
Shkup, 30 qershor 2003 - Kryeministri maqedonas Branko Cėrvenkovski hodhi poshtė paralajmėrimet serbe pėr shkatėrrimin e domosdoshėm tė Maqedonisė nė rast tė pavarėsisė sė Kosovės.
 
Nė njė intervistė pėr gazetėn "Utrinski dnevnik" ai tha se pėr Maqedoninė mė e rėndėsishmja ėshtė tė zbatojė Marrėveshjen e Ohrit dhe qė me raporte tė qeta ndėretnike tė presė zgjidhjen e statusit pėfundimtar tė Kosovės.
 
Pėr Maqedoninė nuk ka rėndėsi sesi do tė zgjidhet statusi i Kosovės, thotė Cėrvenkovski, por cili do tė jetė rendi i saj pas kėsaj zgjidhjeje, tė respektohet ligji dhe tė funksiojnė institucionet e saj.
 
Sa i pėrket raporteve mes Kosovės dhe Serbisė, Cėrvenkovski u shpreh se zgjidhja mė e mirė ėshtė ajo e arritur nėpėrmjet marrėveshjeve. Si tepėr tė rėndėsishėm ai nėnvizon fillimin e komunikimit mes Prishtinės dhe Beogradit.
 
 
Pėrfaqėsuesit e Komisionit Evropian sot nė Tiranė diskutojnė rreth realizimit tė projektit tė Korridorittė tetė
 
Tiranė, 30 qershor 2003 - Pėrfaqėsuesit e Komisionit Evropian mblidhen sot nė Tiranė pėr tė diskutuar rreth korridori tė tetė. Takimi ėshtė organizuar nga ministri i jashtėm shqiptar Ilir Meta.
 
Pėrfaqėsuesit e vendeve tė pėrfshira nė kėtė projekt do tė diskutojnė rrugėt dhe strategjinė pėr tė vėnė nė zbatim realizimin e korridorit tetė.
 
Ky korridor, i cili nis nga brigjet jugore tė Italisė dhe pėrfundon drejt Detit tė Zi, filloi tė trajtohet pėr herė tė parė vitin e shkuar nga ministrat e transporteve tė vendeve ku kalon korridori nėnshkruan nė Bari tė Italisė memorandumin e mirėkuptimit. Ky memorandum pėrfaqėson dokumentin kryesor i cili pėrcakton projektin e Korridorit tetė.
 
 
Aktorja legjendare Ketrin Hepbėrn ka vdekur dje nė moshėn 96-vjeēare
 
Nju Jork, 30 qershor 2003 – Aktorja legjendare amerikane Ketrin Hepbėrn, e cila gjatė karrierės filmike pesėdhjetėvjeēare, ka fituar katėr herė Ēmimin Oskar si aktorja mė e mirė, ka vdekur dje nė shtėpinė e saj nė Konektikat tė SHBA-ve, nė moshėn 96- vjeēare, ka bėrė tė ditur policia vendore, njofton Rojter.
 
Shkaqet e vdekjes bėhet e ditur se kanė qenė "thjesht komplikimet nga pleqėria e thellė". Hepbėrn ka fituar Oskarin e parė mė 1933 pėr filmin "Morning Glory" (Shkėlqimi i mėngjesit) dhe pastaj e ka fituar kėtė Ēmim, edhe tri herė tė tjera.
 
Ajo ishte nominuar tetė herė pėr kėtė Ēmim tė madh. Filmi i saj i fundit ėshtė "Love Affair" (Afera e dashurisė), i shfaqur nė fillim tė vitit 1990. Hepbėrn ėshtė quajtur dama e parė e filmit amerikan. Dita e varrimit ende nuk ėshtė caktuar, por thuhet se ceromonia do tė do tė jetė e thjeshtė.
 
 
Janė dėnuar me vdekje tre burra qė organizuan vrasjen e 11 inxhinierėve francezė nė Karaēi
 
Karaēi, 30 qershor 2003 – Tre burra, njėri syresh nė mungesė, janė dėnuar me vdekje pėr organizimin e njė sulmi me bombė nė Karaēi nė vitin e kaluar dhe kėshtu patėn shkaktuar vrasjen e 11 inxhinierėve francezė, njofton BBCWorld. Gjykatėsi i kėsaj gjykate speciale antiterroriste nė Pakistan ka deklaruar se vepra ėshtė vėrtetuar me prova.
 
Ai ka thėnė gjithashtu se 11 inxhinierėt i pėrkisnin marinės franceze, qė ndihmonte Pakistanin dhe qenė vrarė kur bombėhedhėsi vetėvrasės me veturė tė ngarkuar me 150 kilogramė lėndė shpėrthyese goditi autobusin, qė transportonte inxhinierėt. Tė fajėsuarit kishin deklaruar se nuk ndiheshin fajtorė nga akuza.
 
 
Persona tė armatosur palestinezė kanė vrarė njė person civil
 
Jerusalem, 30 qershor 2003 – Njė punėtor ndėrtimi rumun ėshtė vrarė sot (e hėnė) nga njė sulm tė shtėnash palestineze nė Bregun Perendimor, vetėm njė ditė pasi tri fraksionet mė tė mėdha palestineze deklaruan se do tė respektojnė armėpushimin e pėrkohshėm, njofton AP.
 
Ndėrkaq, Rojter thotė se i vrari ėshtė njė shofer kamioni, qė ėshtė qėlluar pėr vdekje nga persona tė paidentifikuar nė rrugėn nė Bregun Perendimor, por nuk dihet nė ėshtė izraelit apo i huaj shoferi i vrarė i kamionit civil.
 
Sipas AP-sė pėrgjegjėsinė pėr kėtė sulm e ka marrė milicia e organizatės “Brigadat e Martirėve Al Aksa”, e cila ka deklaruar se nuk e njeh armėpushimin dhe pohon se ky ėshtė aksioni i tyre i parė dhe se ai ėshtė vetėm fillimi.
 
 
Nė tri shpėrthime nė Aceh tė Indonezisė tre tyė plagosur
 
Xhakartė, 30 qershor 2003 – Sot (e hėnė) nė njė treg tė kryeqytetit tė provincės kryengritėse indoneziane tė Acehut, kanė ndodhur tri shpėrthime nga granata tė prodhimit vetjak dhe nga njėri syresh janė plagosur tre persona, njofton Rojter. Detaje tė tjera pėr viktimat ende nuk janė dhėnė.
 
 
Nė Toronto tė Kanadasė vdes nga SARS-i njė infermiere
 
Toronto, 30 qershor 2003 – Njė infermiere 51-vjeēare, e cila punonte nė Spitalin e pėrgjithshėm tė Jorkut tė Veriut, ka vdekur sot (e hėnė) nga SARS-i, duke e ngritur kėshtu nė 39 sosh numrin e rasteve tė vdekjes nga kjo sėmundje infektive nė Kanada, ka bėrė tė ditur Ministria e Shėndetėsisė sė Kanadasė, njofton Rojter.
 
 
Persona tė asrmatosur kanė vrarė 4 persona nė Ēeēeninė kryengritėse
 
Moskė, 30 qershor 2003 – Persona tė armatosur kanė vrarė katėr persona dhe kanė plagosur edhe tetė tė tjerė nė njė sulm tė sotėm ( e hėnė) nė njė ndėrtesė administrative nė Ēeēeninė kryengritėse, ka bėrė tė ditur njė zyrtar proqeveritar, njofton Rojter. Sulmuesit e armatosur kanė qenė tė maskuar dhe kanė shtėnė nga automjeti i tyre, tė cilin pastaj e kanė lėnė nė vendin e ngarjes, 20 km nga Grozni. Njėri nga tė vrarėt ka qenė polic.
 
 
Nga shembja e ballkoneve kanė humbur jetėn 12 veta dhe janė lėnduar shumė tė tjerė
 
Ēikago, 30 qershor 2003 – Dje nė Ēikago tė SHBA-ve nė njė lokal publik shumėkatėsh gjatė njė ahengu tė shumė pjesėmarrėsve ėshtė shembur ballkoni i drurėt i katit mė tė epėrm sė bashku me klientėt dhe pastaj janė shembur edhe ballkonet e tri katve tė mėposhtme dhe kėshtu kanė shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe lėndimin e dhjetėra tė tjerėve, njofton Rojter.
 
Aksidenti ka ndodhur pėr shkak se kati i sipėrm ka qenė stėrmbushur me klientė dhe pesha shumė e rėndė e tyre ka bėrė qė tė rrėnohet. Zyrtari i qytetit ka deklaruar mė vonė se janė lėnduar 57 vetė.
 
Shumė syresh kanė thyer brinjtė dhe 10 syresh janė nė gjendje tė rėndė. Dėshmitarėt kanė vlerėsuar tė kenė qenė gjithsej 70 veta nė ballkonet e rrėzuara dhe nėpėr shkallėt e kateve. Ballkonet prej druri nė ndėrtesat e Ēikagos janė njė dukuri e zakonshme dhe shembjet e tyre mund tė ndodhin kur vjetėrohen.
 
 
Kryeministri italian tha se Kushtetuta e Evropės sė re do tė nėnshkruhet nė Romė
 
Romė, 30 qershor 2003 - Tė martėn Italia do tė marrė udhėhqjen e radhės sė presidencės tė BE-sė. Gjatė gjashtė muajve sa ky vend do ta drejtojė kėtė presidencė, aksioni i saj do tė jetė pėrfundimi i bisedimeve pėr Kushtetutėn e Evropės sė zgjeruar. Kryeministri italian, Silvio Berluskoni tha se Kushtetuta e Evropės sė re do tė nėnshkruhet nė Romė.
 
 
Hamasi dhe Xhihadi Islamik njoftojnė ndalimin e sulmeve kundėr Izraelit
 
Gaza, 30 qershor 2003 - Trupat izraelite janė tėrhequr nga disa pjesė tė Rripit tė Gazės pasi grupet kryesore ekstremiste palestineze shpallėn zyrtarisht ndalimin e menjėherėshėm pėr tri muaj tė sulmeve kundėr Izraelit. Forcat izraelite u tėrhoqėn nga qyteti Beit Hanoun dje vonė, hapi i parė ky pėr t'i dhėnė policisė palestineze pėrgjegjėsinė pėr sigurimin nė Rripin e Gazės.

Disa orė mė parė, organizata Fatah e udhėheqėsit palestinez, u bashkua me Hamasin dhe Xhihadin Islamik pėr t’i dhėnė fund sulmeve. Zyrtarėt e Fatah-ut thonė se njė fraksion ekstremist i kėsaj organizate, Brigadat e Martirėve Al-Aksa, ranė gjithashtu dakord tė respektojnė marrėveshjen.

Shtetet e Bashkuara e mirėpritėn kėtė vendim, por theksuan se grupet terroriste nė rajon duhet tė shpėrbėhen, nė mėnyrė qė atje tė vendoset paqja.
 
 
Forcat amerikane ndėrmarrin njė fushatė spastrimi nė veri tė Bagdadit
 
Bagdad, 30 qershor 2003 - Forcat amerikane nė Irak filluan njė fushatė masive spastrimi nė veri tė Bagdadit, e cila synon tė shtypė rezistencėn e armatosur dhe t'i japė fund sulmeve pothuajse tė pėrditėshme kundėr forcave tė koalicionit.

Nė njė Deklaratė tė Komandės Qendrore amerikane thuhet se tė mbėshtetura nga avionė luftarakė e mjete tė blinduara, forcat amerikane kryen 20 sulme tė njėkohėshme dje dhe arrestuan mė shumė se 60 persona.
 
 
Izraelitėt tėrhiqen nga Rripi i Gazės
 
Gaza, 30 qershor 2003 - Ushtria izraelite ėshtė tėrhequr pjesėrisht nga Rripi i Gazės nė bazė tė njė marrėveshjeje tė arritur si pjesė e tė planit tė fundit paqėsor pėr rajonin.
 
Hapi izraelit pasoi njoftimin e tre grupeve militante palestineze pėr pezullimin sulmeve mbi Izraelin.
 
Tėrheqja e trupave izraelite mes zhurmės sė tankeve dhe reve tė pluhurit, zgjati disa orė.
 
Marrėveshja pėr ta bėrė kėtė, u arrit gjatė vizitės sė Kėshilltares amerikane pėr Sigurinė, Kondoliza Rais.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.