|
27 qershor 2003 / Osman AHMETGJEKAJ
Bota shqiptare ėshtė botė e paradokseve,
deformimeve dhe laborator i patologjive njerėzore, sociale nė
rrafshin individual dhe atė kolektiv. Tė flasėsh sot pėr kėto
gjėra qė po ndodhin, d.m.th: t“i ekspozohesh rreziqeve, por ajo
mė kryesorja ėshtė se vėshtirė e ke t“a zbulosh tė vėrtetėn.
Mirėpo e vėrteta dhe faktikja megjithatė dihen fare mirė edhe
pse shumė herė nuk janė thėnė, por janė ditur dhe janė
heshtur nga frika nga pasojat e mundshme. Sot ėshtė rrezik poqėse
rastėsisht ke konstatuar ndonjė tė vėrtetė, atėbotė i nėnshtrohesh
inkuizicionit majtist shqiptar, i cili ėshtė i pėrbėrė nga
disa ish-gazetar dhe poltronė mediokritė dhe gjysmėanalfabetė,
tė cilėt sot kanė marrė rolin e telalleve tė denigruara ku pėr
qėllim kanė qė kėtijė populli t“i binin nė shpind dhe t“a
shalojnė nė bazė tė interesave tė armiqėve, ashtu siē bėjnė
vėllezėrit e tyre ideologjik tė pushtetit tė Tiranės nė krye
me kuislingun dhe marcenarin Nano. Kosova tani mė shumė se kurrė
ka nevojė pėr njė stabilitet, i cili do tė shpejtonte statusin
final. Ne e dimė shumė mirė se cilėt ishin dhe janė ata qė
shkaktojnė destabilitet, vrasje, pasiguri politike, krim tė
organizuar ekonomik, gjė qė tėrė kjo e solli situatėn nė kėtė
nivel.
"Statusi pas standardeve" kėshtu
kishte deklaruar Shtajner. Kosova kurrė nuk do tė kthehet aty ku
ka qenė. Nuk ka ndarje territoriale tė Kosovės dhe se nuk ka
institucione paralele. Kėta poteza politik perėndimor shumė mirė
i nuhati i ashtuquajturi "turiuri" tashmė i vdekur,
Xhinxhiq, ku e ngriti zėrin pėr njė status final. Qėllimi i
"turiurit" Xhinxhiq ishte qė Kosovėn t“a tėrhek nė
konflikt qė pastaj tė dali me gjoja "domosdoshmėrinė pėr
ndarjen e Kosovės". Dhe ēuditėrisht, analfabetėt politik
dalin me deklarata pėr shpalljen e "Pavarėsisė sė Kosovės"
thua se kjo "Pavarėsi" duhet tė bėhet ē“do ramazan.
Duhet t“a dinė tė gjithė se Pavarėsia e vėrtetė e Kosovės
arrihet vetėm duke qenė tė bashkuar rreth Presidentit Rugova, i
cili pa dyshim ėshtė politikani dhe udhėheqėsi mė i shquar i
botės shqiptare dhe atė qė nuk arriti t“a bėjė Hasan
Prishtinam, do t“a bėjė Dr. Rugova. Andaj, nuk kanė nevojė
forcat e djallit tė manipulojnė me ēėshtjen madhore kombėtare.
Analfabetėt politik tė tipit Dugollian qė kanė zėnė vend nė
Parlamentin e Kosovės, tė cilėt janė tė verbuar apo janė tė
helmuar nga pehlivanėt e Nanosit, nuk e di se a janė nė dijeni
qė Kosovės po i pregatitet njė tragjedi e re pėr ndarjen dhe
copėtimin e saj. Kėtė mė sė miri e pamė me rastin e Ilir Metės,
i cili filloi turneun Tiranė -Beograd Moskė Prishtinė
Athinė. Ne tė gjithė e dimė se pėrmes kėtijė "trekėndėshi"
nuk ka asgjė tjetėr pėrpos lakut nė fyt, ashtu siē i“a vunė
ata Shqipėrisė nė vitin 1997.
Pikėrisht pėr shkak tė pasigurisė mungojnė
investimet nė Kosovė dhe Shqipėri.
Kosova sot ka nevojė pėr paqe, liri,
qetėsi dhe drejtėsi. Kosovarėt disa herė e kanė pėrsėritur:
stop vrasjeve, stop krimit ekonomik, tė luftohet kontrabanda me
cigare, drogė dhe derivate tė ndryshme tė naftės. Kosova sot
ka nevojė pėr krijimin e vendeve tė punės. Kosova sot ka nevojė
pėr pėrkrahjen e faktorit politik dhe ekonomik ndėrkombėtarė.
Kosova sot ka nevojė pėr t“i shėruar plagėt e luftės duke i
zbardhur tė gjitha vrasjet, kidnapimet dhe zhdukjet e mijėrave
shqiptarė. Kosova sot ka nevojė qė tė mbizotėroj ligji dhe
shteti ligjor. Kosova ka nevojė pėr demokraci tė vėrtetė.
Kosova sot ka nevojė pėr pėrkrahje humanitare pėr pjesėn e
popullėsisė, e cila mė sė tepėrmi u dėmtua nė luftė.
Kosova do t“a fitojė Pavarėsinė vetėm atėherė kur klasa
politike e Kosovės aftėsohet pėr t“i njohur vlerat e vėrteta
kombėtare. Nė botė historia e popujve matet pėrmes parametrave
progresiv dhe civilizues, andaj nė bazė tė kėtyre parametrave
del si histori e robėrisė, e stagnimit, e egzodit, e dajakut tė
burgjeve, ndjekjes dhe gjenocidit. Sot duhet tė pėrfillen miqtė
e vėrtetė tė Kosovės dhe tė pėrfillen politikanėt qė kanė
vizion integrimet euro-perėndimore e jo marksiste-leniniste.
|
|