OPINIONE

   
29.06.2003 - Trepca.net

KOSOVA, Ilirida dhe Kosova Lindore: 1989-2003


27 qershor 2003 / Dr.Nehat SADIKU
 
- Interpretimi politologjiko-historik i Ēėshtjes sė Kosovės, Iliridės dhe Kosovės Lindore dhe roli i komunitetit ndėrkombėtar
 
1. Atravimet e Beogradit dhe “shėtitjet e shpirtit serb”
 
Prof.dr. Mehdi Hyseni njėri prej politologėve mė eminent shqiptar si dhe njėri prej kritikėve mė vehement tė regjimit tė Millosheviēit nė Kosovė, kėshtu e pati vlerėsuar tragjedinė e popullit boshnjak nė fund tė muajit gusht 1995: “ Sėrbėt e patėn humbur luftėn, e patėn humbur shpirtin, e patėn humbur dinjitetin, shumė gjėra patėn humbur pėrnjiherit1 Se sa tė argumentuara patėn qenė kėto fjalė erdhėn nė shprehje gjatė muajėve dhe viteve pas Dejtonit: nė federatėn jugosllave mbizotėroi kriza endemike politike, qė assesi nuk mundi ta rrėzon regjimin e Millosheviēit, sepse nė shiqim tė parė dukej se kishte aftėsi qė ti rrezuronte edhe lėvizjet mė tė kobshme tė brendshme.
 
Kreun sėrb nuk e larguan prej fronit politik as manifestimet masive popullore, qė Beogradin e patėn shėndruar nė njė ishull tė kapadisur prej britmave dhe ulurimave pas zgjedheve lokale tė 17.nėntorit 1996, kur nėn organizimin e partive opozitare tė mbledhura pėrreth koalicionit “Zajedno” tri muaj me rradhė me qindra mijėra njerėz, ditė pas dite i vėrshonin rrugėt dhe protestonin kundėr padrejtėsive zgjedhore si dhe falsifikimit tė rezultateve, kjo dukuri aq tipike pėr Sėrbinė. “Shėtisi, pra ekzistoj,” theksonin protestuesit me kėtė parafrazim tė Dekartit duke shprehur vetėdijėsimin e tyre shtetror. Nėn presionin e opinionit publik, Millosheviēi qe i detyruar qė tia njihte fitoren e opozitės nė 40 rrethet ku bėnin pjesė edhe qytetet si Nishi dhe Beogradi.
 
Mė vonė brenda disa javėsh pati sukses qė ta zhbėnė koalicionin heterogjen “Zajednost” duke e rruajtur pushtetin e konsoliduar. “Njėra prej pėrparėsive qė ka  Millosheviēi,” me njė shije tė hidhur pati komentuar politologu shqiptar Qani Nuhiu, “ėshtė ajo se din ti zgjedh kundėrshtarėt qė nuk i vijnė dot pėr shtati”.2 Mundėsia e tij e mbijetimit mvarej prej besimit  qė e kishte fituar tek komuniteti ndėrkombėtar nė periudhėn mbarėstare tė luftės nė Bosnje dhe Hercegovinė, ku paraqitej si njeri i paqės, njėri prej burrėshtetasėve tė rrallė ballkanik, me tė cilin mundej dhe duhej rruajtur dialogu.3
 
Diplomacia amerikane dėshironte qė sa mė parė ti pėrfundonte bisedimet e Dejtonit duke e pranuar tezėn e Millosheviēit, se ēėshtja kosovare ėshtė problem i brendshėm dhe pėr tė nuk mundet diskutuar fare.4 Politika amerikane pėr bashkėpunimin e kreut sėrb vendosi qė atė ta shpėrblen me eleminimin e sankcioneve prej vitit 1996 qė i kishte shpallur Kėshilli i Sigurimit kundėr federatės jugosllave dhe e rruajti tė ashtuquajturin “murrin e jashtėm”, kjo e pengonte qė tė antarėsohej nė organizatat ndėrkombėtare, siq janė OKB, Banka botėrore apo FMN, me kėtė masė e pengonte poashtu edhe tek mosfitimi i kredive prej institucioneve tė lartėpėrmendura. Kjo masė qė qe firmosur pati qėllimin qė ta nurronte Beogradin pėr tė gjetur zgjidhjen paqėsore nė Kosovė, mirėpo Millosheviēi kishte pasur plane tjera mė konkrete dhe e keqpėrdori kėtė strategji politike: poashtu e shfrytėzoi rastin si dhe inercionin politik tė pozitės dhe mundėsive tė UE qė nuk posedonte afinitet pėr formimin e politikės sė jashtme konzistente ndaj rajonit. Kreu sėrb  p.sh. nė vitin 1997 e shiti 49 % pėrqindė tė Telekomit sėrb palės greke pėr njė sumė parash prej 880 miljonė dollarėsh amerikan. Sipas tė dhėnave tė opozitės beogradase Millosheviēi kėto mjete financiare i harxhoi pėr ta forcuar regjimin si dhe inicoi disa procese tė ndryshimit rrėnjėsor tė ushtrisė dhe policisė.5
 
 
2. Shteti nė hije
 
Qėndrimi miqėsor i qeverive perendimore ndaj Millosheviēit nuk solli dot rezulltate: kreu sėrb nuk bėri asgjė qė ta pėrmirėsonte sjelljen e regjimit ndaj popullit shqiptar tė Kosovės, pėrderisa kuvendi sėrb me 28.mars 1989 nė mėnyrė arbitrare i solli amandamentet kushtetuese duke e zhbėrė autonominė e Kosovės. Kėtė vendim e pėrkrahu shumica e Sėrbėve, qė Kosovėn e shiqonin nėpėrmes tė njė prizme tė miteve nacionaliste sėrbe duke i trajtuar Shqiptarėt  si element shkatronjės, shfarosės tė tokės sė shenjtė, djepit tė popullit sėrb. Edhepse Shqiptarėt e Kosovės nė vitin 1991 e bojkotuan numėrimin e popullatės, sipas vlerėsimeve serioze nė Kosovė numėronin afėr 2.000.000 banorė afėr 1.700.000 (nė mes tyre 95 % pėrqind i takojnė fesė islame). Duke e marė parasysh shkallėn e lartė tė natalitetit si dhe rritjen e lartė demografike, qė me dekada kishte qenė karakteristikė pėr Kosovėn, sipas disa projeksioneve tė etnografėve jugosllav nė vitin 2001 numri i Shjqiptarėve nė Kosovė pritej tė numėronte dhe rritej pėrafėrsisht 2.600.000. 6
 
Pushteti sėrb Shqiptarėt asesi nuk i trajtonin mė si pėrfaqėsues tė njė komuniteti etnik primitiv – siē i pati pėrshkruar nė vitin 1913 Vladan Gjeorgjeviēi, ku nė njė pamflet tė botuar nė Gjermani, theksonte, se edhe gjatė shekullit 19-tė akoma mundet tė hasim nė mesin e Shqiptarėve individė me bishta – por nuk e theksonin se janė tė vlefshėm pėr ēfarėdofarė mbrojtje: kėtė qeveria beogradase e pati konstatuar nė dokumentet zyrtare, tė shkruara pėr vendet e huaja, dhe gjatė viteve tė nėntėdhjeta u mundua ta vazhdon avazin e vjetėr duke pėrkrahur haptazi qėndrimet rasiste, se Shqiptarėt e Kosovės vlejnė si njė popull tejet primitiv dhe tejet si komunitet etnik i pazhvilluar.
 
"Kosova dhe Metohija" apo "Kosmeti" – siē e quanin Kosovėn nė gjuhėn burokratike zyrtarėt sėrb– kishte me 14 manastiret dhe kishat historike, me rrėmujat e 23 manastireve tjera dhe 140 kishave njė domethėnie tejet tė madhe simbolike, qė regjimi i Millosheviēit tua njihte Shqiptarėve brenda shoqėrisė jugosllave vendin qė i takonte dhe tė drejtat siē i kėrkonin.7 Po kėtė politikė e pėrkrahu edhe kisha Ortodokse sėrbe: Artemije Radosavljeviēi, njėri prej pėrfaqėsuesve tė saj tė lartė nė Kosovė mė 28.qershor 1993 nė njė festim ku i pati dhuruar gratė me barrė sėrbe, pati deklaruar: “ Unė i korigjoj priftėt  tanė, qė theksojnė se Zoti ėshtė babai i tė gjithė njerėzve. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Zoti ėshtė krijues i tė gjithė njerėzve, babai vetėm i atyre qė besojnė djalin e tij. Prej njė kėndvėshtrimi ortodoks nuk mundet thėnė, se tė gjithė njerėzit janė fėmijėt e zotit.”8
 
Pėr ta forcuar praninė sėrbe nė Kosovė, pushtetmbajtėsit sėrb pas vitit 1989 patėn firmosur me qindėra ligje dhe rregulla, qė kishin karakter diskriminonjės pėr Shqiptarėt, atyre rreptėsisht u ndalohej  qė tė shisnin dhe blenin patundshmėri pa mos e pasur lejen e organit shtetror sėrb. Nė “ Kosmet” pėrpos kėsaj filluan ta aplikonin reformimin e shkollės, qė qe pėrcaktuar ashtu, qė sa mė shumė do ta kufizonte mėsimin nė gjuhėn shqipe, historinė dhe letėrsinė duke i penguar tė rrinjėt qė tė regjistroheshin nėpėr studimet e ndryshme nė univerzitet. Shkurtimisht thėnė nė Kosovė patėn mbizotėruar rrethanat koloniale, qė policisė i ofronin, “Lėvizjes sė rrezistimit sėrb” si dhe krahut tė saj tė armatosur “Bozhur”, e emėruar sipas njė lloji luljeje vendase, praktikisht kompetenca tė pakufizuara: ndėshkimet shtėpiake, arestimet, proceset masive, vdekjet me dhunė pėr shkak tė lėndimeve, qė i patėn pėsuar njerėzit gjatė procseve tė ndėshkimit, qenė nė rrendin e ditės.9
 
Ndaj regjimit tė dhunės policore si dhe tendencave sistematike tė sėrbizimit Shqiptarėt u pėrgjegjėn me largimin apo shkuarjen masive nė Perendim, pushtetmbajtėsit sėrb kėtė e pėrkrahshin. Elita politike kosovare  me njė sėrė veprimesh konkrete politike u mundua qė ti tregon Beogradit zyrtar mundėsinė si dhe vullnetin pėr rrezistim. Me 2.korrik 1990 114 delegatė, qė u ishte ndaluar qė tė takoheshin nė kuvendin krahinor, e shpallėn si njė shenjė protesti pavarėsinė e Kosovės brenda federatės jugosllave; me 13.shtator nė mėnyrė tė fshehtė u mblodhėn nė  qytetin kosovar Kaēanik, ku kėtė vendim e patėn forcuar me ligjin kushtetues, ku i ndėrprenė tė gjitha lidhjet me Sėrbinė dhe kėrkuan tė drejtėn pėr vetėvendosje. Ndaj kėtyre dukurive Beogradi zyrtar reagoi ashtu qė me 28.shtator e shpalli kushtetutė e rre, qė nė mėnyrė formale e eliminonte statusin special tė Vojvodinės dhe Kosovės, duke e shpallur “gjendjen e jashtėzakonshme”.
 
Me kėsi veprimesh arbitrare politike elita sėrbe filloi haptazi ti aplikonte spastrimet e ndryshme ku deri nė vitin 1993 punėn e patėn humbur pėrafėrsisht 115.000 mjekė, gazetarė, mėsues, nėpunės shtetror si dhe afarist tė shquar nė ekonomi.10 njė diskriminim i kėtillė etnik qė e pati shoqėruar eleminimi i tė gjitha shoqatave politike, kulturore dhe sportive, nė pranverė tė vitit 1991 i pati bindur liderėt kosovar, qė duhej ta ndjekin shembullin e popullit slloven dhe kroat: nė mes tė 26. dhe 30. shtatorit organizuan njė referendum tė msheftė, ku morėn pjesė afėr 87.01 % pėrqindė tė votuesve: njėzėshėm e shprehėn vullnetin e tyre  nė favor tė shkėputjes formale prej Jugosllavisė, kjo kuvendit kosovar i ofroi njė mbėshtetje tė fuqishme politike, qė me 19.tetor e shpalli pavarėsinė.
 
Tek elita politike kosovare mbizotroi njė bindje naive se Sėrbėt do ti fitojnė aq lehtė pa luftė, vetėm me demonstrimin e mbifuqisė biologjike, politikanėt kosovar po atė pranverė dhe vjeshtė nuk i patėn pėrfillur thirrjeve prej Zagrebit, qė tė lidhen me Kroatėt dhe nė teritorin e tyre tė organizojnė “frontin jugor”.11 Duke pasur parasysh argumentet si dhe arsyet objektive elita politike kosovare nė fillim tė muajit dhjetor i ju pėrgjigjėn ftesės sė adresuar prej Unionit Evropian  ndaj republikave jugosllave le tė kėrkojnė njohjen e tyre ndėrkombėtare. Nė shprehje erdhi hapi i shprazėt i elitės politike kosovare, sepse komisioni i Baadinter-it theksonte, se kanė tė drejtė pėr sovranitetin  vetėm republikat e ish federatės jo dhe dy krahinat.
 
Kėtij vendimi nuk i korespondonin vetėm argumentet juridike, por edhe bindja, se nė Evropė assesi nuk mundet lejuar riaktivizimin apo shkeljen e parimeve pėr mosndryshimin e kufijėve, por assesi nuk duhet lejuar riaktivizimin e ĒĖSHTJES SĖ PAZGJEDHUR SHQIPTARE NĖ BALLKAN – nė tė gjitha trojet etnike shqiptare, ku elitat politike tė vendeve fqinje Shqiptarėt e Kosovės, Malit tė Zi, Maqedonisė dhe Greqisė i trajtonin si pakica tė kombit shqiptar. Vetėdija se njohja e pavarėsisė sė Kosovės do ta rrezikonte dukshėm mbarė rajonin ishte aq e fuqishme qė qeverisė sė Tiranės i diktoi njė sjellje tejet tė kujdesshme: nėn presionin amerikan nuk i pėrkrahu Shqiptarėt e Kosovės, por elita politike e Tiranės zyrtare kėrkoi  themelimin e republikės sė tretė brenda federatės jugosllave.12
 
Karshi kėtij dėshtimi ndėrkombėtar dhe karshi politikės neofashiste tė elitės politike sėrbe liderėt politik kosovar nuk bėnė asnjifarė lėshimi: me 24.maj 1992 i organizuan zgjedhjet e fshehta, ku nė mėnyrė plebishitare fitoi LDK, qė e pati themeluar tri vite mė parė Ibrahim Rugova. Rugova u shėndrua si njė agjitator karizmatik prej njė shkrimtari dhe profesori tė letėrsisė shqipe thujase rastėsisht, ashtu e pati fati qė tė bėhet i njohur nė mbarė botėn pėr shkak tė praktikimit tė filozofisė sė tij politike pacifiste: theksonte se pavarėsinė kosovare duhet aritur apo ndėrtuar “nė mėnyrė paqėsore dhe politike” duke penguar ēfarėdolloj lloji tė kryengritjes sė armatosur kundėr mbizotėrimit sėrb, sepse kjo do tė shkaktonte shumė gjkaderdhje. Nė vend qė ti provokonin Sėrbėt, qė vetėm prisnin momentin e duhur pėr shfaqjen e gjenocidit etnik, Shqiptarėt duhet ta – “internacionalizojnė” ēėshtjen kosovare dhe me njė dokumentacion tė mbledhur nė mėnyrė sistematike ta njoftojnė opinionin ndėrkombėtar pėr shkeljen e tė drejtave tė njeriut, ku si viktima paraqiten Shqiptarėt e Kosovės.13 Ndaj institucioneve shtetrore duhet me u sjellur nė atė mėnyrė saqė legjitimiteti i tyre pėr popullin kosovar ėshtė irelevant si dhe duhet bojkotuar zgjedhjet e shpallura “zyrtare”.
 
Aprovimi i njė mentaliteti tė kėtillė tek shumica e elitės politike kosovare dukshėm ndikoi tek revitalizimi i apetiteve politike si dhe komoditetit inertativ tė Millosheviēit qė tė pėrqėndrohet  mė sė shumti nė Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinė, kėtė ia patėn munduar Shqiptarėt e Kosovės, njėherit duhet theksuar edhe dobėsimin e rolit tė forcave opozitare brenda vetė Jugosllavisė. Me njė numėr tė vogėl tė votave sėrbe nė Kosovė ekzistonte mundėsia e tė zgjedhurit tė njė numri tė madh tė deputetėve pėr kuvendin e Beogradit, qė e pėrkrahnin partinė qeveritare apo ata me njė shenjė nacionaliste.  Regjimi sėrb e shpiku “Gandin e ri”, siē e thėrisnin Rugovėn ata qė besonin se dėshtimi i tij fundi i fundit dukshėm, do ti dobėsonte rrethanat  qė dukeshin tė kontrolluara. Kreu sėrb pėr shkak tė kėsaj nė Kosovė lejonte qė Shqiptarėt tė mereshin me aktivitet ekonomike si dhe botimet apo shtypjen e gazetave tė ndryshme, elita politike sėrbe e shfrytėzonte “ bashkėjetesėn e armiqėsuar” me anė tė pushtetit si donin vetė. Qė tė fitonin  pėrkrahjen apo mbėshtetjen elita politike sėrbe  asesi nuk i mbledhnin tatimet, llogaritė pėr ujin, rrymėn dhe plinin si dhe nuk u bėnin thirrje tė rrinjėve kosovar qė ta kryenin shėrbimin ushtarak.14
 
Shqiptarėt e Kosovės patėn vendosur pėr praktikimin politik tė rrezistimit paqėsor u sollėn nė mėnyrė qė nuk qe pa asnjifarė logjike: me njė mjeshtri tė rallė  me anė tė personelit tė larguar prej punės e themeluan “shtetin nė hije”, qė posedonte me tė gjitha atributet elementare politike, kulturore, sociale, shėrbimet mjeksore dhe informative. Bėhet fjalė pėr njė shtet apo rrend shtetror qė i kishte edhe dobėsitė e veta, sa i pėrket efikasitetit qe i detyruar tė vepronte nė rrethana tejet tė vėshtira, nė skaj tė ilegalitetit dhe shpeshherė nuk mundej tė ballafaqohej me rrethanat e jashtėzakonshme. Nė vitin 1993 nė Kosovė shpėrthyen afėr 30 epidemi qė qenė pasojė e tetė smundjeve ngjitėse ku iu dedikuan shtrimit afėr 18.836 njerėz, prej kėtyre vdiqėn 208  (vdekja e fėmijėve nė dallim prej viteve mė parė u dyfishua  dhe ariti 30 pėrqindshin). Pėrkundėr kėtyre dobėsive administrata qė qe e organizuar qe tejet e rėndėsishme sepse fliste pėr shoqėrinė qė ėshtė e vendosur qė ta arin cakun/objektivin e vet pėr ēdo ēmim.
 
Kėtė vullnet tė ēeliktė opozita beogradase e pati vlerėsuar si tejet degraduese, me kėtė pajtoheshin edhe kundėrshtarėt vendas tė Rugovės. Nė opinionin sėrb opozita sėrbe mundohej ta fuste nė qarkullim  tezėn se Millosheviēi mbetet nė pushtet pėr shkak tė abstenimit zgjedhor tė pakicės shqiptare. Nga ana tjetėr ishte tejet e qartė se opozita sėrbe nė raport ndaj ēėshtjes kosovare kishte qėndrim tejet radikal sikur kreu sėrb dhe kjo flet dukshėm pėr reflektimin e opinionit tė popullit sėrb nė tė cilin ėshtė mbjellur. Sipas hulumtimit tė realizuar nė nėntor 1997, afėr 41.8 pėrqindė tė Sėrbėve theksonin se e vetmja mėnyrė se si duhet zgjedhur ēėshtjen kosovare paraqet shpėrnguljen paqėsore apo me dhunė tė Shqiptarėve.15
 
Elita politike kosovare vazhdoi me praktikimin e rrezistencės paqėsore si dhe atravimin e fikcionit tė shtetit sovran, si elita politike poashtu edhe populli i Kosovėn qenė tė dėnuar pėr njė sjellje tė kėtillė limbidiale, sepse pėr shkak tė paqės sė imponuar qė mbretėronte nė Kosovė komunitetit ndėrkombėtar nuk i dukej e nevojshme qė tė ballafaqohej me rrethanat rajonale. Raportet e Tadeusz Mazowieck-it si dhe pasardhėses sė tij, qė e informonin opinionin evropian pėr  regjimin represiv sėrb nė Kosovė – njėri prej mė tė keqėve nė Evropė-, shkaktuan disa reagime tė pėrkohshme ndaj qeverisė sė Beogradit por asnjifarė mase nuk u kundėrmorr.
 
Nė korrik 1992 OSEBE-ja dėrgoi nė Kosovė, Sanxhak dhe Vojvodinė njė mision vėzhguesish duke ju porositur qė ti ndjekin rrethanat e ndishme lokale. Nė qershor tė vitit tė ardhshėm pushtetmbajtėsit jugosllav e shuan kėtė mision, pa mos ju kundėrvyer komuniteti ndėrkombėtar.16 Prej vendit amė siē e quanin Shqiptarėt e Kosovės Shqipėrinė nuk mundej tė presnin shumė: pėrderisa nė vitin 1991 u ēlirua prej regjimit totalitar komunist qė gjysė shekulli e pati izoluar prej botės duke e shphjerė nė mankth tė varfėrisė, Shqipėria qe punėsuar me telashet apo devijimet e veta tė brendshme shoqėroro-politike nuk mundej ti ndihmonte gjysmėn e popullatės pėrtej kufirit, vetėm me njohjen formale tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės si shtet.17
 
Rugova qe zgjedhur si president i republikės nė tetor tė 1991 e formoi qeverinė nė egzil nė krye tė cilės e emėroi Bujar Bukoshin pėr nga profesioni urolog i shquar pėr aftėsitė e tija organizative. Bukoshi u vendos nė Shtutgard duke zhvilluar njė kampanjo  apo propagandė pozitive tek qeveritė dhe opinioni evropian nė favor tė Kosovės, njėherit prej afėr 500.000 Shqiptarėve tė Kosovės nė diasporė filloi tė mbledhte tatimin 3 pėrqindė nė pagat e tyre. Shumė analistė evropian e theksojnė se pėr shkak tė rregullimit patriarkal tė shoqėrisė shqiptare, qė qe e koncipuar pėr tė mbijetuar nė periudhat e krizės, por edhe me ndihmėn e bujshme tė diasporės qė pak a shumė vullnetarisht e pėrkrahu “republikėn” e Ibrahim Rugovės, erdhi deri tek konstruimi i realitetit paralel e mbyllur nė kohėn e luftės kroate dhe boshnjake nė njė apartheid pjesėrisht tė mbyllur dhe tė imponuar kuptohet me ushtrimin e dhunės.
 
Kėto rrethana qė i pati imponuar pritja se diēka duhet tė ndodh nė tė ardhmen, solli deri tek reciklimi i dhunės pas konkludimeve tė marėveshjes sė Dejtonit dhe pas vendimit tė UE nė qershor 1996, qė ta njohė RFJ. Gjatė kėtij rasti Brukseli zyrtar as qė nuk kėrkoi prej Beogradit qė ta restituon autonominė kosovare, por u kufizua vetėm tek konstatimi se pėrmirėsimi i mardhėnieve ndėrkombėtare mvaret prej “politikės konstruktive” ndaj pakicės shqiptare.18 Kjo qe njė dėshtim i ngurthtė edhe pėr pėrfaqėsuesit e linjės pacifiste, qe e qartė se taktika e pėrdorur deri mė atėherė nuk solli sukseset dhe rezultatet e duhura.
 
Me ndėrmjetėsimin e komunitetit katolik tė shėn Egidios Rugova u mundua tė reagon dhe nė vitin 1996 i filloi negociatat e fshehta me Millosheviēin, qė pritej ta “normalizonte” shkollimin nė Kosovė. Kjo marėveshje nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė ua njohu legjitimitetin negociatorėve shqiptar, kuri nuk qe e praktikuar sepse popullata sėrbe i kundėrvihej ēfardo lėshimi “Šiptarima” (kėshtu i quajnė Shqiptarėt populli sėrb pėr ti pėrbuzur dhe nėnēmuar). Si pėrgjigje  kundėr njė mardhėnie tė kėtillė negative dhe ofenduese nė tetor 1997 njė grup i rrinjė nė Prishtinė organizuan njė marshim protestues qė morėn pjesė afėr 30.000 njerėz: policia sėrbe atė u mundua ta shuan rreptėsisht me forcė, atė nuk e pėrkrahu as vetė Rugova i cili me konstatimin se bėhet fjalė pėr njė vepėr jo tė sjellshme, e vėrtetoi, se sa ishte larguar prej vetė popullit tė vet nė Kosovė.19
 
 
3. UĒK- Ushtria ēlirimtare e Kosovės
 
Sipas deklaratave tė Kėshillit pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, qė vepronte nė Prishtinė, policia sėrbe nė vitin 1997 mėse 10.000-herė e pati thyer rrendin publik. Tek kjo qenė tė vrarė 35 persona, 16 prej tyre nė burgė. Njėri prej viktimave qe mėsuesi Halil Gecaj i vrarė rastėsisht prej njė polici nė Laushė njė fshat i larguar 60 kilometra larg Prishtinės. Nė varrimin e tij me 28.nėntor erdhi deri tek lindja e njė manifestimi protestues ku pėr sė pari herė nė opinion u paraqitėn tri persona tė maskuar, qė nė uniformat e tyre mbartnin shqiponjėn dykrerėshe nė fushėn e zezė.
 
Sipas njė shembulli tė guerilėve irlandez njėri prej tyre para varrit tė hapur u betua se gjaku i derdhur i dėshmorit nuk do tė harrohet aq lehtė: luftėn pėr pavarėsi do ta vazhdon UĒK (Ushtria ēlirimtare e Kosovės).20 Kjo lėvizje nė flamurin e vet i shkroi slloganet “Kosova e ēliruar”, por edhe “Shqipėria e bashkuar” njėherit kėrkonte edhe bashkimin e tanė teritoreve etnike shqiptare brenda kufijėve tė imponuar me dhunė dhe mashtrime historike atij sėrb, malazez si dhe sllavomaqedonas me shtetin amė. Viti 1997 pėr Shqipėrinė qe njė vit i rrėmujės dhe shkatrimit pėrbrenda, qe viti i njė krize tė thellė tė identitetit tė saj qė u reflektua dukshėm edhe tek pozita dhe mundėsia e Kosovės si dhe Shqiptarėve nė Iliridė – nė kėsi rrethanash erdhi dhe u pėrforcua idea se Kosova mundet tė bėhet ajo ēfarė kishte qenė dikuri Piemonti nė kohėn e bashkimit tė Italisė. Ky besim i dha njė rritje bashkėpunimit ndėrshqiptar nė aspektin politik, organizativ dhe logjistik, ku si pasojė e kėsaj qe qarkullimi i duhur i njerėzve, parave dhe armėve. 21
 
Lidershipin e UĒK-sė e pėrbėnin pjesėrisht ata ushtarė si dhe policist me origjinė shqiptare, me tė cilėt pas zhbėrjes sė Jugosllavisė “Republika e posaformuar e Kosovės” mundohej tė organizonte – por pa sukses - bėrthamėn e ushtrisė sė vete. Nė tė qenė tė inkorporuar edhe disa studentė, qė patėn marur pjesė nė luftė kundėr pushtetmbajtėsve sėrb qysh gjatė viteve tetėdhjeta. Bazėn e saj themelore e pėrbėnin grupet e ndryshme mbrojtėse anė e kėndė Kosovės dhe sidomos nė afėrsi tė Drenicės, duke u lidhur dhe vepruar nė traditėn e vjetėr  tė kaēakėve, ēetnikėve dhe hajdukėve, aq karakteristik por me emra dhe historikun e ndryshėm pėr viset ballkanike.22 UĒK finaciarisht e pėrkrahu diaspora shqiptare, sidomos ajo nė Gjermani dhe Zvicėr, ku me mjetet financiare tė Enver Hoxhės qysh gjatė viteve gjashtėdhjeta dhe shtatėdhjeta u formuan grupet e ndryshme qė vepronin kundėr regjimit tė Titos. Nė vitin 1982 katėr prej kėtyre u bashkuan  nė LPK, qė e pati themeluar njė numėr i vogėl i ish politikanėve tė burgosur. Nuk shkoi shumė kohė kur e ndėrruan bindjen e tyre maoiste  me njė nacionalizėm tė moderuar dhe nė Gjenevė e themeluan qendrėn mbledhėse tė ashtuquajtur “Vendlindja Thėrret”, qė pas themelimit tė UĒK-sė u bė bė si njė magnet i vėrtetė pėr emigrantėt shqiptar.
 
Me ndihmėn e tyre, me ndihmėn e shitėsve tė drogės, qė e kontrollonin tregun e Cirihut, si dhe shėrbimeve sekrete shqiptare, amerikane, gjermane dhe italiane – kėshtu pohonte shtypi beogradas – UĒK nė vitin 1996 inicoi njė sėrė aktivitetesh dhe incidentesh duke filluar me atė qė ndodhi me 11.shkurt, kur eksploduan bombat nė pesė kampet e refugjatėve ku banonin Sėrbėt e Krahinės prej Kroacisė (nė kėto kampe jetoni afėr 10.000-16.000 njerėz).  Sipas shembullit tė strategjisė teroriste sė Lėvizjes ēlirimtare palestineze UĒK vendosi qė dhunės shtetrore tė pushtetmbajtėsve sėrb t’ju pėrgjigjet me dhunė dhe nė “komunikatėn numėr 1” mori pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr atentatet e theksuara me bindjen se atėdheun nuk mundet shpėtuar pa luftė dhe sakrifica.23
 
Me 14.prill njė nacionalist sėrb me disa krisma prej njė pistolete e vrau njė student shqiptar tė medicinės; njė ditė mė vonė qe organizuar njė protestė e qetė ku morėn pjesė mbi 10.000 gra kosovare. Kjo qe njėra prej manifestacioneve mė masive publike nė Kosovė gjatė viteve tė fundit, kjo qe njė ngjarje qė paralajmėronte  ngjarjet mė me rėndėsi qė do tė pasonin muajėve tė ardhėshėm: disa orė mė vonė tė panjohurit vranė nė Deēan, Pejė dhe Shtimje pesė Sėrbė, tri prej tyre policė duke i plagosur dhe shumė tė tjerė. Nė vitin 1997 pėrpos Radivoje Popoviēit, rektorit tė univerzitetit tė Prishtinės, nė paletėn e tė mosdėshiruarėve u gjetėn edhe anėtarėt tjerė tė policisė, si dhe “kolaboracionistėt” shqiptar kėshtu inicuan pėrgjigjen e ashpėr ndaj regjimit.24
 
Sipas dėshmimit tė gjeneralit kroat Martin Shpegel gjatė viteve shtatėdhjeta dhe tetėdhjeta APJ shumė pak u besonte Shqiptarėve, ajo kishte planifikuar qė nė rastin e sulmit parashikonte internimin e tė ushtarėve tė pėrkatėsisė etnike shqiptare nė kampet specifiketė planifikuara pėr ta. Kah mbarimi i viteve nėntėdhjeta friga para kryengritjes sė armatosur shqiptare erdhi e u bė realitet. Paraqitjen e guerilės Rugova gjatė kohė e pati mbajtur fshehur, sepse UĒK-ja pėr tė “paraqiste produkt tė shėrbimeve sekrete sėrbe, tė cilėt dėshirojnė ta rrisin dhe keqpėrdorin nė Kosovė rastin pėr vazhdimin e dhunės.” Kjo politikė destruktive edhe ma shumė i thelloi ndarjet e shoqėrisė kosovare, kėshtuqė erdhi deri tek konflikti ndėrmjet Rugovės dhe Bukoshit, i cili njė pjesė tė parave me tė cilat dispononte prej shtetit nė “hije” i ofroi pėr UĒK-nė. 25
 
Nė mars dhe prill tė vitit 1997 Shqipėrinė e kaploi kriza e brendshme shoqėroro-politike. Pas zhbėrjes sė sistemit tė “piramidave” (bankave qė i patėn mbledhur mjetet financiare tė kursyera prej qytetarėve shqiptar, pas njė kohe ofornin kamatat e bollshme, pastaj pas nji kohe mbaruan sė ekzistuari) erdhi deri tek kryengritja  e vėrtetė popullore: qytetarėt e revoltuar dhe tė zhgėnjyer i sulmuan kazermat ushtarake, policinė si dhe depotė e armėve duke mbartur prej tyre prej 600.000 deri mė 800.000 pushkė automatike dhe filluan ti shesin me njė ēmim prej 5 deri mė 10 dollarė amerikan pėr njė copė. Njė numėr tė madh tė pushkėve dhe bombave  i patėn sjellur nė Kosovė.26 Nė pranverė tė vitit 1997 presidenti i parė shqiptar Sali Berisha i zgjedhur nė mėnyrė demokratike qe i detyruar pushtetin tia lėshon socialistit Fatos Nano, por edhe mėtutje mbajti nėn kontroll njė pjesė tė shtetit shqiptar- pjesėn veriore tė saj.
 
Me kėtė i thelloi ndarjet nė mes dy fiseve:Toskėve dhe Gegėve. Kėta pėr nga dialekti dhe feja janė tė afėrt me shqiptarėt e Kosovės dhe Iliridės, nuk e vonuan rastin, qė tė mos e shfrytėzonin guerilėn nė Kosovė pėr konsolidimin e pozitės sė tyre nė Shqipėri. Prej verės sė vitit 1997 nė afėrsi tė Tropojės nė rajonin e klanit tė Berishės u ndėrtuan vendtrajnimet pėr pėrfaqėsuesit e UĒK-sė. Pėr pasojat nuk duhej pritur: nė vitin 1997 UĒK nė Kosovė dhe Iliridė realizoi 14 atentate ku si targo qenė Sėrbėt apo “tradhėtarėt” vendas.27
 
Regjimi i Millosheviēit tek rritja e dhunės u pėrgjigj me grushtin e hekurt: Shqiptarėt e Kosovės – kėshtu theksonin nė Beograd – gėzojnė si shtetas dh si pakicė tė gjitha tė drejtat konform standardeve mė tė larta ndėrkombėtare. Pėrpos kėsaj orvaten ti keqpėrdorin shanset pėr realizimin e ėndrrave separatiste dhe shkėputėse, qeveria sėrbe duhet patjetėr ti pėrmbysė kėto tendenca. Karshi deklaratave tė kėtilla paraqitja e UĒK-sė si dhe reagimi i pushtetit sėrb ĒĖSHTJES KOSOVARE ia ndanė menjiherit aspektin e saj ndėrkombėtar – ndėrkombtarizimin e ēėshtjes kosovare, qė Rugova mundohej ta arinte kėtė por pa asnjifarė suksesi evident.  Nė qershor  tė vitit 1996 SHBA sollėn vendimin pėr hapjen e zyrės pėr informim nė Prishtinė (USIS), prej sė afėrmi dėshironin ta ndjeknin situatėn se ēka ndodh nė Kosovė.
  
Si pėrgjigje pėr kėto ngjarje qė rrezikonin shtimin e ekzodusit shqiptar nė Perendim sėrish filloi tė vepron Grupi i Kontaktit, ku qe inkuadruar edhe Italia pėr shkak tė kontigjentit tė saj nė Bosnjė dhe Hercegovinė. Me 24.shtator 1997 Grupi i Kontaktit shprehu qėndrimin tejet kritik dhe pragmatik pėr keqėsimin e situatės nė Kosovė dhe u bėri thirje liderėve sėrb dhe kosovar tek fillimi i dialogut paqėsor. Dy muaj mė vonė me 19.nėntor ministri i jashtėm gjerman Klaus Kinkėl dhe ai francez Hubert Vedriné i dėrguan letėr Millosheviēit ku i bėnin thirrje qė me anė tė negociatave le tė mundohet tė gjenė rrugėdalje prej krizės duke i premtuar pėr njė vperim tė kėtillė pozitiv pėrforcimin e kontkateve tregėtare me UE.28 Ngjajshėm reaguan edhe SHBA, duke qenė tė bindur se Kosova paraqet njė vend tejet tė rėndėsishėm, qė me jostabilitetin e vet politik mundet ta rrezikon mbarė rajonin lindor tė Mediteranit. Pėr kėtė shkak nuk dėshironin ti jepnin “ndėr hundė” separatizmit tė pakicės shqiptare dhe as atij siē pretendonte “Gandi i Prishtinės”:, I dėrguari special i presidentit amerikan Klinton pėr Ballkanin Robert S.Gelbard nė mars tė vitit 1998 deklaroi: “Rugova duhej ta dinte se pavarėsia nuk vlen si opsion  qė ne do ta pranonim”,. Kėtė pohim qė si njė formė tė mantrės e persėrisnin edhe diplomatėt evropian, nuk ndikoi assesi tek Shqiptarėt e Kosovės, tė bindur se kanė tė drejtė pėr vetėvendosje poashtu sikurse Sllovenėt dhe Kroatėt.29
 
 
3. Masakrimi nė Drenicė
 
Sipas disa vlerėsimeve UĒK  kah mesi i pranverės sė vitit 1996 dhe nė fund tė shkurtit tė vitit 1998 pati shkaktuar pėrafėrsisht 100 incidente tė armatosura dhe vėrrau 10 Sėrb, duke mos pėsuar asnjifarė disfate. Edhepse numėronte shumė pak ushtarė tek aplikimi i strategjisė sė saj ushtarake qe tejet sulmuese dhe kėshtu pėrshpejtoi largimin endemik tė Sėrbėve tė Kosovės, qė regjimi i Beogradit mundohej ta shuante njiherit pėrgjithmonė. (Ndėrmjet viteve 1989 dhe 1998 afėr 10.000 fshatarė e shitėn tokėn dhe u larguan prej Kosovės.)30 UĒK kah fundi i muajit shkurt tė vitit 1998 nė Drenicė nė pjesėn veriperendimore tė Prishtinės  filloi me aktivitetet e shumta ushtarake qė tek faktori, opinioni dhe shtypi ndėrkombėtar nuk ndikuan  aq sa duhet apo aq sa e meritonin. Aq ma mirė sepse nuk qe kufizuar nė luftėn kundėr palės Sėrbe, por i sulmonte edhe ithtarėt e Rugovės, poashtu edhe Romėt dhe Goranėt (muslimanėt Maqedonas), qė jetonin nė kėtė hapsirė dhe qenė tė dyshuar si kolaboracionist.
 
Pėr shkak tė kėsaj ambasadori Robert Gelbardi gjatė vizitės sė tijė nė Prishtinė me 23.shkurt deklaroi, “se bėhet fjalė pa dyshim pėr njė grup terrorist”, dhe njėherit pushtetit ia njohu tė drejtėn, qė tė luftojnė kundėr saj dhe ta eliminojnė (edhpse Beogradit i bėnte thirrje pėr pėrdorimin e dhunės sė kontrolluar dhe tė kufizuar.)31 Ky konstatim jopreciz i ambasadorit Gelbard e pati motivuar diktatorin Millosheviē qė disa ditė mė vonė ta ap urdhėrin pėr raciaritetin e njėsive speciale policore tė ministrisė sė brendėshme (MUP-it Sėrb) nė rrethinėn e Drenicės, ku kryengritėsit shqiptarė patėn organizaur teritorin e “ēliruar”. Nė fshatin Ēirez forcat sėrbe, qė gjatė muajėve tė fundit qenė furnizuar dhe armatosur me topa, tanke dhe helikopterė, gjatė 28.shkurtit dhe 1.marsit 1998 zhvilluan njė masakrim apo vrasje mizore ndaj familjes Ahmeti duke i vrarė 28 njerėz, shumica e tyre pleq, gra dhe fėmijė.
 
Me 2.mars nė Prishtinė erdhi deri tek njė manifestim masiv, ku qenė plagosur afėr 300 persona, si dhe Veton Surroi njėri prej intelektualėve mė eminent shqiptar si dhe botuesi i gazetės Koha Ditore. Me 4.dhe 5.mars Sėrbėt kryen edhe njė masakrim tjetėr mė tė zezė nė Prekazin e Poshtėm dhe Laushė, qė u vranė nė mėnyrė mė mizore 58 persona: nė mesin e tyre edhe lideri historik i UĒK-sė legjenda Adem Jashari, qė e vranė me tėrrė familjen, sė shpjeti u bė njė hero popullor i ngjajshėm me kreun mesjetar mistik Skėndėrbeun.32 Dhuna e pakontrolluar  (dhuna jashtė kontrollit) qė kishte si pasojė fshatrat e djegura dhe afėr 17.000 refugjatė, pati ndikuar tek shumė tė rrinjė kosovar, qė ti bashkoheshin UĒK-sė qė pėr disa javė u rrit dukshėm dhe mbrriu afėr 12.000 luftėtarė. Masakrimet afėr Drenicės u vlerėsuan nė mėnyrė kritike edhe nė Hagė, sepse juristja kanadeze Louis-ė Arbour, prokurorja gjenerale e Gjykatės pėr krime nė ish Jugosllavi, deklaroi, se mbledh tė dhėna pėr tė pėrgjegjurit duke pėrfshirė edhe Millosheviēin. Komisari pėr mardhėnie ndėrkombėtare pranė UE Hans Van der Broku nė Bruksel deklaroi se trazirat kosovare nuk mundet trajtuar si ēėshtje e brendshme jugosllave: komuniteti ndėrkombėtar nuk do tė leojė qė nė Ballkanin jugor “sėrish tė ndizet zjarri”.33
 
Nė kėto ngjarje qe pėrzier edhe OSEBE-ja dhe pėr ndėrmjetėsues e pati propozuar ish premierin spanjol Felipe Gonzales. Millsheviēi nuk donte ta pranonte assesi, sepse Jugosllavia nuk ėshtė e gatshme tė bashkėpunon me organizatėn, prej sė cilės qe larguar.34 Me 9.mars 1998 Grupi i Kontaktit nė njė mbledhje nė Londėr e pėrpunoi njė plan veprues, qė e gjykonte dhunėn e pakontrolluar sėrbe, por edhe “terrorizmin e UĒK-sė”. Ky dokument qe kategorizuar apo i zbėrthyer nė dhjetė pikė, njėherit fliste edhe pėr praninė e organizatave ndėrkombėtare nė Kosovė, qė duhej ta kontrollonin gjendjen, pėr rripėrtirjen e dialogut me pushtetin sėrb dhe pėrfaqėsuesit e pakicės shqiptare, pėr embargun e armėve si dhe pėr moratoriumin, qė pėrfshinė pėrkrahjen financiare qė i qe premtuar Jugosllavisė. Kėtu bėhej fjalė pėr kompromisin nė mes Francės, Italisė dhe SHBA, qė dėshironin njė politikė mė tė prerė kundėr saj.35 Udhėheqėsja e Stejt Departmentit amerikan Madeleine Albright e pati definuar si njė  smundje pa mos ia pėrcaktuar ilaēin se si duhet atė shėndoshur.
 
Nė pozitėn e saj tė rre qė e pati pėrfshirė vetė maja e politikės ndėrkombėtare, zonja Ollbrajt njė vajzė e njė emigranti Ēifut (nė vitet 1945-1947 si ambasador ēekosllovak nė Beograd) i dha hapsirė veprimi natyrės sė saj luftarake: edhepse me dėshirė e pėrsėriste se babai i saj dėshironte tė jetė Sėrb, sikurse tė mos kishte qenė Ēek, nuk lėshoi dot pe ndaj Millosheviēit dhe regjimit tė tij, qė i kundėrvihej qysh gjatė luftės boshnjake kur qe ambasadore e SHBA pranė OKB-sė.36 Disa vite mė parė e prezantonte dhe e mbronte qėndrimin e saj se kundėr Millosheviēit duhet organizaur njė luftė kryqėtare, por nė gjysmėn e vitit 1998 nuk pati pėrkrahje nė Uashingtonin zyrtar pėr njė opsion tė kėtillė. Si nė Shtėpinė e Bardhė po aq ma shumė edhe nė Pentagon  duke filluar me sekretarin pėr mbrojtje William Cohen, tė shumtit dyshonin se duhej ndėrprerė tragjedinė qė akoma e shfaroste Ballkanin me pėrdorimin e dhunės.
 
Qėndrimin armiqėsor tė zonjės Ollbrajt ndaj regjimit beogradas nė Evropė e akceptonin me njė rezervė tė imponuar, sepse shumė qeveri tė shteteve evropiane akoma ushqenin iluzionet e tyre ndaj politikės tradicionale prosėrbe, posaēarisht nė Moskė, Paris, dhe Romė, tė bashkuar me kontaktet jo tė konsoliduara ekonomike, dukshėm pati ndikuar tek kushtėzimi i orientimit tė Grupit tė kontaktit. Siē thekson James P.Rubin-i, qė gjatė kėsaj kohe qe zėdhėnės i Stejt Departmentit amerikan, shumica e diplomatėve dhe politikanėve perendimor tejet kritik ndaj politikės sėrbe nė Kosovė, por njėherit ia refuzonte apo nuk ia njihte nuk e pranonte legjitimitetin e ēfarėdoshėm tė UĒK-sė dhe nuk dėshironte ta pėrkrahte “separatizmin shqiptar”. Qėndrimi tejet i flaktė i zonjės Ollbrajt si dhe raporti i saj ndaj fjalorit bosh nė Grupin e kontaktit shkaktuan shumė kokėēarje, saqė ministri britanik pėr politikėn e jashtme Robin Cook gjatė njė rasti vrullshėm reagoi: “Medlin nė kėto takime ke filluar tė bėhesh e mbėrzitshme. Mirė do tė kishte qenė sikurse tė shkojsh nė pushime.”37
 
Nė takimin e 9.marsit 1998 Grupi i Kontaktit solli pėrfundimin se Millosheviēi deri mė 25 mars duhet ti pranon kėrkesat e saja dhe ti largon prej Kosovės tė ashtuquajturat “njėsitė speciale kundėr terrorizmit”. Edhepse kjo nuk ndodhi – Sėrbėt njė ditė mė parė ndėrmorėn njė ofenzivė tė rre – anėtarėt e saj nuk zemėroheshin fare, por nė njė takim nė Bon i tėrhoqėn sankcionet, me anė tė cilave i kanoseshin kreut sėrb, duke artikuluar fjalinė se tek ai mundej tė hasej vullneti i duhur pėr arritjen e kompromisit.38 Kjo mardhėnie ndaj krizės kosovare reflektohej edhe tek resolucioni 1160, qė e firmosi Kėshilli i sigurimit me 31.mars. Aty qe sjellur vendimi pėr realizimin e embargos pėr armėt pėr Jugosllavinė “duke e pėrfshirė edhe Kosovėn”, e dėnonte  “dhunėn e tepėrt” tė njėsive qeveritare, si dhe “veprimet terroriste” tė UĒK-sė, pa mos u pyetur fare, se cilat janė shkaqet kryesore pėr kryengritjen e popullit kosovar.39 Ky qėndrim i kujdeshėm qė qe identik me atė tė shtatorit tė vitit 1991 dhe dominoi sidomos pėr shkak tė saj se Rusia nuk ishte e gatshme qė me njė politikė mė serioze, kjo i befasoi edhe vetė krerėt e Beogradit, siē ia  pranonin kreut tė OSEBE-sė Bronisllav Geremekut. UE, Kanada dhe Japonia ndaj saj reaguan  edhepse nėn presionin e SHBA ashtuqė secila pavarėsisht vendosėn pėr masat mė  tė rrepta, qė nė praktikė nuk i realizuan kurrit.40

1 Prof.dr. Mehdi Hyseni : ESE POLITIKE "NACERTANIA" E ILIA GARASHANINIT-FRYT I IMPERIALIZMIT SERBOMADH NE BALLKAN, tema numėr 27.
2 Nuhiu Qani:Mposhtja e regjimit sėrb dhe diskreditimi i opinionit publik, nė “Globi”, qershor 1999, f.25; Thomas Hofnung: Le regime serbe e l’epreuve de la guerre, nė “Le Monde Diplomatique”, prill, 1999, f.6. Tim Youngs, Tom Dodd:Kosovo, Research Paper 98/73, f.19; David Sells:Serb “Demons” Strike Back”, nė “The World Today”, f.53, nu:2 shkurt 1997, f.34.
3 Richard  Caplan: International Diplomacy and the Crisis in Kosovo, nė “International Affairs”, flet. 74, nu.4, korrik 1998, f.750.
4 po aty, f.753; W.Clark: Waging Modern War, n.d.,f.65.
5 “La Repubblica”, 16.2.2001; 17.2.2001; 17.5.2001ø; “Mendimi politik”, 17.2.2001; 18.3.2001.
6 M.A.Smith:Russian Foreign Policy Towards the Far Abroad, F 62, Conflict Studies Research Centre, nėntor 1997, f.1; F.W. Carter, H.T. Norris (red.): The Changing Shape of the Balkans, Londėr, 1996, f.9.
7 M.Rüb: Kosovo:Ursachen und Folgen eines Krieges in Europa, München 1999, f.9,91.
8 F. Rohder: “Für die Einheit aller serbichen Länder”, n.d., f.13.
9 Fabian F.Schmidt: Teaching the Wrong Lesson in Kosovo, nė “Transition”, 12.qershor 1996, f.8-12.
10 Po atje,f.4-5.
11 Z.Tomac: Zločin brez kazne., n.d., f,80; H.Šarinić: Svi moji tajni razgovori sa Slobodanom Miloševićem.,n.d.,f.329. Tim Judah:Kosovo: War in Revenge, New Haven-London 2000, f.113; Stefan Troebst: Conflict in Kosovo:Failure of Prevention? An Analytical Documentation, 1992-1998, European Centre for Miniority Issues, Working Paper, maj 1998.
12 Wolfgang Petritsch, Karl Kaser dhe Robert Pichler: Kosovo/Kosova: Mythen, Daten, Fakten, Celovec 1999, f.9.
13 Judith Lange: The War Next Door: A Study of Second-Track Intervention During the War in ex Yugoslavia, Lansdown 1998, f. 60; T.Judah: Kosovo,n.d, f.61; Wolf Oschlies: Kosovo ’98: Ursachen und Kulimination eines alt-neuen Balkan-Konflikts, Berichte des Bundesinstitus für ostwissenschaftliche und internationale Studien, nė “Aktuelle Analysen”, f.20,1998,f.8.
14 R.Caplan: International Diplomacy,n.d., f.751; T.Judah: Kosovo,n.d. f.11; S.Troebst: Conflict in Kosovo, n.d. f.8.
15 H. Poulton: Miniorities in Southeast Europe: Inclusion and Exclusion, London 1999,f.26; Milan St.Protić: Nationale Minderheiten und ihre Rechte: Serbien und die Kosovo-Frage, nė “Europaäische Rundschau”, XXIV (1996), num.4,f.129; S.Riedel: Die UN-Wirtschaftssanktioen, n.d., f.437. W. Oschlies: Kosovo ’98, n.d., I,f.14.. S.Troebst: Conflict in Kosovo,n.d., f.11.
16 M.Weller: The Crisis in Kosovo 1989-1999: From the Dissolution to Rambouillet and the Outbreak of Hosttilities, flet. 1: International Documents and Analysis, Cambridge 1999, f.216,218; T.Judah: Kosovo,n.d., f.85; Stefan Troebst: Chronologie einer gescheiterten Prävention: Vom Konflit zum Krieg in Kosovo, 1989-1999, nė “Osteuropa. Zeitschrift für Gegenwartsfragen des Ostens”, XLIX (1999), f.8, f.779; po aty: Conflict in Kosovo,n.d. f.22-25; Ulrich Albrecht, Paul Schäfer (red.): Der Kosovo-Krieg:Fakten, Hintergründe, Alternativen, Köln 1999,f.126: Gazmend Pula: modalities of Self _Determination – The Case of Kosova as a Structural Issue for Lasting Stability in the Balkans, nė “Südosteuropa”, XLV (1996) num.4-5, f.384; Report of the OSCE Exploratory Mission to Kosovo, Vojvodina and Sandzak 2-8 August 1992, Vjenė. 9.korrik 1992.
17 Christophe Chiclet: Aux origines de l’Armee de liberation du Kosovo, nė “Le Monde Diplomatique”, maj 1999, f.6:; W.Petritsch, K.Kaser dhe R.Pichler:Kosovo/Kosova,n.d., f.191.
18 R.Caplan: International Diplomacy,n.d, f.750; G.Pula:Modalities of Self Determination, n.d. f.380; J.Reuter: Die politische Entwicklung in Kosovo 1992-93, nė “Südosteuropa”, XLIII (1994), num.1-2,f.19.
19 M.Rüb: Kosovo, n.d.,f.64; T.Youngs:Kosovo, n.d. f.15; The Independent International Commission on Kosovo: The Kosovo Report, Conflict, International Reponse, Lessons Learned, Oxford 2000, f.50.
20 M.Rüb: Kosovo, n.d. f.71-72; W.Petritsch, K.Kaser dhe R.Pihchler: Kosovo/Kosova, n.d., f.205; T.Judah, n.d.,f.136.
21 J.Lange:The War Next Door, n.d.,f.35-36; “Republika”,31.1.1999,f.29; “Le Figaro”, 16.6.1998.
22 M.Rüb:Kosovo,n.d. f.75; T.Youngs, T.Dodd:Kosovo,n.d. f.22;U.Albrecht,P.Schäfer (red.): Der Kosovo-Krieg,n.d. f.114-115.
23 August Pradetto: NATO-Intervention in Kosovo? Kein Eingreifen ohne UN-Mandat, nė “International Politik”, LIII.num.9, shtator 1998, f.43. W.Oschlies:Kosovo ’98,n.d.,I,f.21; The Kosovo Report,n.d.f.51, “The Times”, 24.3.1999.
24 M.A.Smith:Russian Foreign Policy,n.d., f.3; M.Rüb:Kosovo,n.d. f.78,109; C.Chiclet: Aux origines,n.d.,f.6; F.Schmidt:Teaching the Wring Leson in Kosovo,n.d.,f.13; G.Pula:Modalities of Self-Determination,n.d.,f.392; W.Oschlies:Kosovo’98,n.d.,I,f.8.
25 M.Rüb:Kosovo,n.d. f.73,82; J.Lange: The War Next Door,n.d., f.33-34; The Kosovo Liberation Army: ė Struggle for Power, nė “Strategic Comments”, numr.5/4, maj 1999,f.1-2; The Kosovo Report,n.d.,f.50.
26 T.Youngs,T.Dodd:Kosovo, n.d.,f.21; C.Chiclet: Aux origines, n.d.,f.6; Tim Judah:Kosovo’s Road to War, nė “Survival, The IISS Quarterly”, flet. 41, numr.2, pranverė 1999, f.13; The Kosovo Report, n.d., f.239.
27 M.Rüb:Kosovo, n.d., f.75-76; C.Chilet: Aux origines, n.d. f.6.; The Kosovo Report, n.d.,f.52.
28 Berthold Meyer, Peter Schlotter: Die Kosovo-Kriege 1998/99:Die internationale Interventionen und ihre Folgen, HSFK-Report 1/2000, Frankfurt 2000,f.13; S.Troebst: Conflict in Kosovo, n.d., f.59-64; The Kosovo Report, n.d.,f.60.
  
29 R. Caplan: International Diplomacy, n.d., f.751.
30 Tommaso Di Francesco, Giacomo Scotti:Soixante ans de “purifications ethniques”, nė “Le Monde Diplomatique”, maj 1999, f.12; Ivo H.Daalder, Michael E.O’Hanlon: Winning Ugly: Nato’s War to Save Kosovo, Bookings Institutions Press, Uashington D:C.,f.10.
31 R.Caplan:International Diplomacy, n.d.,f.753; T.Judah: Kosovo’s Road, n.d., f.23; The Kosovo Report, n.d.,f.146; “International Herald Tribune”, 1.7.1998.
32 M.Rüb: Kosovo, n.d., f.79; T.Youngs, T.Dodd: Kosovo, n.d.,f.16; F.Schmidt. Teaching the Wrong Lesson in Kosovo,n.d., f.15; S.Troebst: Conflict in Kosovo, n.d., f.3-4; The Kosovo Report,n.d.f.68.
33 Alain Joxe: Menaces improvisée de l’OTAN: Veillée d’armes au Kosovo, nė  “Le Monde Diploamtiques” qershor 1998,f.12; R:Caplan :International Diplomacy, n.d., f.755; S.Trobest:Confilct in Kosovo, n.d., f.56.
34 B.Meyer, P.Schlotter:Die Kosovo-Kriege 1998/1999,n.d.,f.13.
35 W:Petritsch, K.Kaser dhe R.Pichler:Kosovo/Kosova, n.d., f.213; W.Oschlies:Kosovo ’98, n.d.,I.,f.22; S.Troebsts: Conflict in Kosovo,n.d., f.40-46.
36 “Republika”, 31.3.1999, f.2; J.Sharp:Anglo-American Relations, n.d., f.53; The Kosovo Report, n.d.,f.138.
37 James  P.Rubin:Countdown to a Very Personal War, “The Financial Times, Weekend”, 30.9./1.10.2000. f.IX; I.H.Daalder: Anführer auf dem Rückzug?, Die USA und der Friedensprozess in Bosnien, nė “International Politik”, f.7., 1997, f. 12; W.Clark: Waging Modern War,n.d., f.109, 113; Ivo H.Daalder dhe Michael W.O’Hanlon, n.d.,f.30,31.
38 W.Petritsch, K.Kaser dhe R.Pichler:Kosovo/Kosova,n.d., f.216.
39 T.Youngs:Kosovo:The Diplomatic and Military Options, Research paper 98/93, f.11; B.Mayer, P.Schlotter: Die Kosovo-Kriege 1998/1999, n.d. f.14; E.Roberts:Next Balkan Flashpoint?, n.d., f.11.
40 Foreign Affairs Comitte, House of Commons:Kosovo, flet.,I., The Stationary Office, Londėr 2000, f.XX; Ivo H.Dalder dhe Michael E.O’Hanlon, n.d.,f.29.

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.