|
Kur
ėshtė fjala te largimi i "detyrueshėm" i veprimtarėve
tė LDK-sė nga rradhėt e saj, tė cilėt u treguan mjaft tė shkėlqyeshėm
nė organizimin e brendshėm politik, ėshtė detyrė urgjente e
udhėheqjes sė lartė tė LDK-sė nė Prishtinė tė formojė njė
"komision pėr ēėshtje emergjente brendapartiake", i
cili do tė merrej me sqarimin e rasteve tė njohura tė largimit
tė disa aktivistėve tė LDK-sė nga ky organizim politik si dhe
i cili do tė merrej me shkarkimin e fajtorėve respektivisht tė
shkaktarėve tė krijimit tė pakėnaqėsive brendapėrbrenda
rradhėve tė LDK-sė.
27
qershor 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI
Si
subjekti mė i organizuar politik shqiptar dhe me anėtarėsi mė
masive nė Kosovė ėshtė padyshim Lidhja Demokratike e Kosovės,
e cila pėr fat tė keq ka patur nė rradhėt e saj vazhdimisht
individė tė tillė, tė cilėt pėr interesa tė veta meskine
apo grupore, por nė emėr tė kinse "dashurisė sė
madhe" ndaj LDK-sė kanė qenė dhe janė vėnė nė shėrbim
tė staginimit tė proceseve demokratike brenda vetė LDK-ės, qė
do ta qonin kėtė subjekt politik deri te transformimi edhe mė i
cilėsor i tij. Tė mos themi shumė herė, por ka ndodhur qė
individė tė tillė tė jenė kapur edhe nė majat e udhėheqjes
sė LDK-sė nė nivele tė ndryshme organizative tė kėsaj
partie, pėr t'i arritur qėllimet e tyre tė mbrapshta.
Pėrgjatė
tendencave pėr realizimin e qėllimeve tė errėta tė tyre
(bllokimi i aktivitetit tė anėtarėve tjerė tė LDK-sė, marrja
e vendimeve pa e pyetur kryesinė e ngushtė apo atė qendrore apo
edheanėtarėsinė e aktivit, mospėrfillja e propozimeve tė anėtarėve
tjerė, manipulimet gjatė zgjedhjeve brenda aktivit, moslejimin e
depėrtimit tė veprimtarėve tė dalluar dhe intelektualėve tė
rinjė nė udhėheqje etj.) janė krijuar klane qoftė familjare
apo edhe farefisnore, tė cilat e dėmtonin vazhdimisht imazhin
pozitiv tė LDK-sė para vetė anėtarėsisė sė gjerė tė LDK-sė
por edhe para subjekteve tjera opozitare, tė cilat padyshim se tė
gjitha kėto dukuri negative tė kėtyre individėve tė pandėrgjegjshėm
dhe tė uritur pėr "karrierė partiake" i kanė
shfrytėzuar pėr krijimin e poentave tė veta politike.
Lidhja
Demokratike e Kosovės qė nga themelimi i saj ėshtė dėshmuar
me tė drejtė si subjekti mė i pėrkrahur politik nga shumica e
shqiptarėve tė Kosovės, sidomos falė aktivitetit dhe
angazhimit tė pjesės mė tė madhe tė intelektualėve shqiptarė
brenda rradhėve tė saj dhe veprimtarėve tė saj tė dėshmuar pėr
korrektėsi, besueshmėri, besnikėri, trimėri dhe atdhedashuri.
Kėto janė disa nga elementet pozitive qė e karakterizuan
nė tė kaluarėn dhe e karakterizojnė famitrėsisht edhe sot e kėsaj
dite LDK-nė, sepse brenda LDK-sė kemi shumė e shumė aktivistė
tė devotshėm tė ēėshtjes kombėtare, intelektualė tė
spektreve tė ndryshme profesionale, anėtarė tė gatshėm ēdoherė
pėr nisma tė reja e progresive nė dobi tė realizimit tė
besimit tė dhėnė nga qytetarėt shumicė tė saj.
Andaj,
dukuria negative e kohėve tė fundit, sikurse qė ėshtė tėrheqja
e veprimtarėve tė dalluar nga organizimi i brendshėm i LDK-sė
mu pėr shkak tė bajraktarizimit dhe klanizimit tė individėve tė
caktuar nė disa nėndegė dhe degė tė LDK-sė nė Kosovė
dhe diasporė nga ana e drejtuesve tė tyre karrieristė, duhet tė
ndalet sa mė parė, dhe kjo arrihet vetėm nėse LDK-ja lirohet
apo thėnė mė konkretisht spastrohet nga individė tė tillė
brenda rradhėve tė saj.
Kur ėshtė
fjala te largimi i "detyrueshėm" i veprimtarėve tė
LDK-sė nga rradhėt e saj, tė cilėt u treguan mjaft tė shkėlqyeshėm
nė organizimin e brendshėm politik, dhe pėr t'a respektuar
gjithė atė aktivitet tė tyre tė pandalshėm kombėtar, ėshtė
detyrė urgjente e udhėheqjes sė lartė tė LDK-sė nė Prishtinė
(Kryesia Qendrore) tė formojė njė "komision tė pėrkohshėm"
pėr ēėshtje emergjente brendapartiake, i cili do tė merrej me
sqarimin e rasteve tė njohura tė largimit pa dėshirė tė disa
aktivistėve tė LDK-sė nga ky organizim politik, si dhe i cili
do tė merrej me shkarkimin e menjėhershėm fajtorėve
respektivisht tė shkaktarėve tė krijimit tė pakėnaqėsive
brendapėrbrenda rradhėve tė LDK-sė.
Ky
"spastrim" nga karrierisėt, servilėt, shpirtėngushtėt
por edhe nga shpirtėshiturit tek partitė e sė majtės ekstreme
duhet tė ndodhė sa mė parė, nė qoftė se duam qė edhe nė tė
ardhmen tė kemi njė LDK stabile, vitale, serioze dhe me vlerė
kombėtare. Tė gjithė ata aktivistė dhe veprimtarė tė LDK-sė
dhe simpatizantėt e saj qė i janė besnik parimeve kombėtare tė
LDK-sė si dhe qė e duan tė kenė njė parti politike tė
moderuar nuk duhet tė brengosen gjithaq pėr ndonjė shkarkim
eventual tė ndonjė individi nga pozita e tij e deritanishme, qė
mund tė ndėrmerr Kryesia Qendrore nė tė ardhmen e afėrt,
sepse me kėtė nuk dėmtohet organizimi politik i LDK-sė, por pėrkundrazi
do t'i lirohej vendi atyre veprimtarėve tė vjetėr por edhe tė
rinjė qė dijnė t'i ēmojnė vlerat e demokracisė, e me kėtė
edhe tė respektojnė vullnetin edhe tė bashkėveprimtarėve tė
tyre qė kanė merita tė mėdha nė organizimin e jetės politike
nė Kosovėn e paraluftės dhe tė pasluftės, kuptohet si kuadėr
politik i LDK-sė.
Me
veprime dhe masa energjike tė Kryesisė Qendrore ndaj stopuesve tė
rritjes sė aktivitetit tė LDK-sė nė shėrbim tė Kosovės dhe
qytetarėve tė saj do tė humbej edhe dyshimi mbi atė se kėta
keqdashės tė kėtij subjekti politik e kanė pėrkrahjen edhe
"nga lartė", pra nga Kryesia Qendrore e LDK-sė...!?
|
|