|
 |
|
- Romė
(ITALI), 27 qershor 2003 / Engjėll KOLIQI
-
- Pas njė
vonese dhe pritjeje disamuajshe, Qeveia e Italisė pėrfundimisht
ka miratuar Dekretin pėr fluksin e emigracionit nė
Itali, pėr vitin 2003, duke hapur kėshtu kanalet pėr
hyrje tė rregullt me viza pune, tė atyre qė kanė
siguruar njė punė stinore, apo tė pakufizuar.
-
- Kjo masė
autorizon 8.500 hyrje pėr punė stinore, 10.000 hyrje
pėr punė tė rregullt me kohėzgjatje tė
pakufizuar, 800 pėr veprimtari tė pavarur vetanake
dhe 200 hyrje pėr ēfarėdo pune qoftė tė
rezervuara pėr shtetasit e Argjentinės me origjinė
italiane - thuhet nė njoftimin qė shoqata «Cittadini
del Mondo» (Qytetarėt e Botės) i ka dėrguar QIKSH
Albeuropa.
-
- Nė kėtė
njoftim bėhe tė ditura edhe tė dhėna tė
detajuara, mė sa vijon:
|
-
- Hyrjet
pėr punė stinore u mundėsohen qytetarėve tė vendeve qė
kanė nėnshkruar marrėveshjen pėr hyrje nė BE (Sllovenia,
Polonia, Hungaria, Estonia, Letonia, Lituania, Republika Ēeke
e Sllovakia), tė vendeve qė do tė nėshkruajnė nė vitin
2007 (Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria e Rumania) dhe tė
vendeve qė kanė nėnshkruiar marrėvershje bashkėpunimi me
Italinė, nė lqmin e emigracionit (Tunizia, Shqipėria,
Maroko, Nigeria, Moldavia, shri Lanka dhe Egjipti). Pavarėsisht
nga pėrkatėsia kombėtare dhe nga vijnė, mund tė hyjnė
punėtorėt qė kanė pasur lejeqėndrimi pėr punė stinore nė
Itali, nė vitet 2001 e 2002.
-
- 800
hyrjet pėr punė tė pavarur janė rezervuar pėr hulumtuesit
shkencorė, ndėrmarrėsit qė i kontribuojnė ekonomisė
italiane, profesionistėt e lirė, bashkėpronarėt dhe
administratorėt e shoqėrive afariste (jo kooperativa) dhe
artistėt e famshėm e ekspertėt e kėrkuar nga entet punlike
dhe private. Nė kėtė kuadėr hyjnė edhe ata qė m,arrin
lejeqėndrim pėr motive studimesh dhe tė ngritjes
profesionale.
-
- Nga
10.000 lejeqėndrimi pėr punė tė rregullt me kohėzgjatje
ė pakufizuar - 500 janė rezervuar pėr udhėheqės
profesionalė me kualifikime tė larta, 3.600 qytetarėve tė
vendeve qė kanė nėshkruar me Italinė marrėveshje bashkėpunimi
nė lėmin e emigracionit, mė sa vijon: 1.000 shqiptarė, 600
tunizianė, 500 marolienė, 300 egjiptianė, 200 nigerianė,
200 maldavė, 500 nga shri Lanka dhe 300 qytetarė tė
Bangladeshit.
-
- Ministria
e Punės, veē ka pėrcaktuar ndarjen e kuotave nėpėr
krahina (regjione) - sipas nevojave tė punės, nė tė gjitha
qendrat e rretheve (provincave). Punėmarrėsit mund t'i
paraqesin kėrkesat e tyre pėr punėtorėt e nevojshėm, nė
zyrat e punės tė rretheve, prej nga do tė lėshohen lejet pėr
punėtorė tė rinj.
-
- Ėshtė
detyrė e shoqatave shqiptare qė tė kontaktojnė me punėmarrės
nė rrethe tė ndryshme tė Italisė dhe t'u propozojnė
pranimin e punėtorėve shqiptarė. Edhe Ministria e Punės e
Qeverisė sė Kosovės ka detyrė dhe pėrgjegjėsi tė
kujdeset pėr t'u hapur dyert e mėrgimit tė rregullt punėtorėve
kosovarė, duke pasur parasysh pėrmasat e mėdha tė papunėsisė
dhe rrjetet e kriminalizuara tė trafikimit me njerėz, duke i
kaluar ata nėpėr kufinjt e vendeve europiane, si klandestinė
e mes shumė rreziqesh.
|
|