|
26
qershor 2003 / Elez
Biberaj / "Zėri
i Amerikės"
Tė martėn dhe tė mėrkurėn nė Uashington, Kėshilli
Kombėtar Shqiptaro-Amerikan dhe Qendra pėr Studime Strategjike
Ndėrkombėtare organizuan njė konferencė mbi ēėshtjen e
shqiptarėve nė Mal tė Zi. Nė konferencė morėn pjesė 20
politikanė, intelektualė, dhe veprimtarė shqiptarė nga Mali i
Zi si dhe pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptaro-amerikan. Udhėheqėsit
e dy partive kryesore politike, Ferhat Dinosha, kryetar i Unionit
Demokratik, dhe Mehmet Bardhi, kryetar i Lidhjes Demokratike dhanė
tė enjten njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės.
Zėri
i Amerikės: Fillojmė me ju zoti Dinosha. Qėllimi i
organizuesve tė konferencės ku mori pjesė pothuajse e gjithė
elita politiko-shoqėrore e shqiptarėve tė Malit tė Zi, ishte
arritja e njė platforme tė pėrbashkėt pėr kėrkesat e
shqiptarėve nė Mal tė Zi. Sa u arrit ky qėllim?
Ferhat Dinosha:Mendoj
se ishte njė konferencė jashtėzakonisht e rėndėsishme, njė
takim jashtėzakonisht i rėndėsishėm i shqiptarėve tė Malit tė
Zi dhe nga diaspora shqiptaro-amerikane e Malit tė Zi dhe kemi
rezultate konkrete. Ėshtė lidhur marrėveshja, ėshtė rėnė
dakord qė tė fillojė puna pėr hartimin e njė platforme tė pėrbashkėt
tė cilėn do ta firmosnin tė tri partitė politike shqiptare
lidhur me statusin e shqiptarėve nė Mal tė Zi.
Kjo
punė nuk mund tė zvarritet. Kjo punė do tė kryhet pėr 90 ditė,
ndoshta do tė kryhet edhe mė parė, por afati i caktuar ėshtė
90 ditė. Unė dua tė them se platforma e ardhshme do tė bazohet
nė kėrkesat e deritashme themelore politike tė partive
shqiptare nė Mal tė Zi dhe ėshtė shumė e rėndėsishme se
edhe diaspora, edhe organizmat shqiptaro-amerikane e shohin se punėn
e pėrparimit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi dhe tė definimit tė
statusit tė tyre nė Mal tė Zi, e shohin mes partive shqiptare,
pra ato janė subjektet qė tė vetme mund ta ēojnė kėtė punė
pėrpara.
Natyrisht
partitė politike kanė ndonjė nuancė dallimi nė projektet e
veta, programet e veta. Pėrsa i takon Unionit Demokratik tė
shqiptarėve, ne qė para tre vjetėsh kemi dalė me platformėn
tonė e cila synon tė definojė statusin e shqiptarėve nė Mal tė
Zi, por vazhdimisht kemi thėnė se ēdo propozim i ri qė
pasuron, qė ėshtė mė i mirė, qė sjell argumenta tė reja pėr
tė definuar sa mė mirė statusin e shqiptarėve nė Mal tė Zi
ėshtė i mirėseardhur dhe unė do tė kisha theksuar njė rėndėsi
tjetėr tė kėtij tubimi dhe ky ėshtė se komunikimi me diasporėn
e cila edhe deri tani ka qenė shumė e rėndėsishme nė
avancimin e kauzės shqiptare, kam parasysh ēėshtjen e Kosovės
natyrisht, ke qenė shumė e angazhuar pra nė avancimin e kėsaj
ēėshtjeje, dhe kjo diasporė ėshtė tani e gatshme tė
angazhohet edhe pėr ne nė Mal tė Zi, ajo do tė ēelė dyert
amerikane tė cilat, edhe ne deri tni aty kėtu kemi ditur ti
ēelim, por me ndihmėn e diasporės jam optimist qė do tė dalim
me rezultate edhe mė tė mėdha.
Zėri
i Amerikės: Zoti Bardhi, nga pikėpamja juaj, cila janė
disa nga aspektet mė tė rėndėsishme tė kėsaj marrėveshjeje,
ose projekt-marrėveshjeje qė keni arritur kėtu?
Mehmet Bardhi:Njėherė
duhet tė pėrshėndesim dhe falenderojmė organizatorin, Kėshillin
Kombėtar Shqiptaro-Amerikan dhe tė gjithė ata qė bėnė qė ne
tė vijmė kėtu dhe tė ulemi rreth njė tryeze tė rrumbullakėt
dhe tė diskutojmė problemet e shqiptarėve nė Mal tė Zi dhe
pastaj tė shohim se cila do tė ishte rruga mė e mirė pėr
definimin e statusit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, i cili tani
pėr tani nuk ėshtė i definuar, as me kushtetutėn ekzistuese tė
Malit tė Zi, ku thuhet se shteti i Malit tė Zi ėshtė shtet i
malazezėve dhe nė anėn tjetėr kėrkesat tona qė ishin tė
vazhdueshme qė nga themelimi, flas edhe nga pikėpamja e Lidhjes
Demokratike nė Mal tė Zi nė krye tė sė cilės unė jam, e
cila u formua qė nga fillimi i viteve 90 dhe qė nė vitin
1992, para se tė shkonim nė konferencėn e paqes pėr
ish-Jugosllavinė, Bruksel, Londėr dhe Gjenevė, nė atė kohė
ne bėmė disa dokumenta politike.
Nė
vazhdėn e kėtyre dokumentave politike u diskutua edhe nė kėtė
konferencė nė Washington dhe u arritėn besoj disa dakordime qė
janė si tė themi parime themelore, njė kornizė pėr tė
definuar nė njė platformė tė ardhshme tė pėrbashkėt. Flas kėtu
si njė prej anėtarėve tė koalicionit demokratik Shqiptarėt
Bashkė, qė jemi nė parlamentin e Malit tė Zi, prandaj edhe
barrėn kryesore do ta mbajmė ne nė kėtė drejtim.
Njėra
prej tyre ėshtė se duhet tė definohet patjetėr statusi i
shqiptarėve, qė tė realizojmė tė drejtat tona, nė kuadėr tė
rregullimit shtetėror tė Malit tė Zi, por nė trojet ku ne
jetojmė, ku jemi autoktonė, qė tė jemi zot nė shtėpinė tonė,
do tė thotė qė tė mund tė udhėheqim edhe me tė mirat
materiale dhe me tė tjera, kjo pra njėra prej tyre u definua, qė
u tha pastaj qė duhet tė gjendet mekanizmi, instrumenti qė tė
drejtat e shqiptarėve tė mos varen prej politikės qė do tė
vijė nė pushtet, por qė ato tė jenė tė definuara edhe njė
herė, tė jenė tė realizueshme nė tė gjitha kohėt.
Nė
anėn tjetėr besoj qė pamė qė edhe komuniteti shqiptar nga
Mali i Zi qė ėshtė nė Amerikė, ėshtė i interesuar shumė nė
kėtė drejtim, sepse gjatė gjithė kėtyre kohėve ai ishte i
orientuar qė tė ndihmojė ēėshtjen e Kosovės, ēėshtjen
shqiptare nė Maqedoni, besoj qė ėshtė radha qė tani tė
ndihmohen edhe shqiptarėt nė Mal tė Zi.
Zėri
i Amerikės: Zoti Dinosha, a keni ndonjė ide sesi mund tė
reagojnė malazezėt ndaj kėtij takimi qė zhvilluat kėtu, ndaj
kėsaj marrėveshjeje pėr tė dalė me njė platformė tė pėrbashkėt.
A ekziston rreziku qė ata ti interpretojnė kėto zhvillime si
sulm ndaj sovranitetit dhe tėrėsisė territoriale tė Malit tė
Zi?
Ferhat Dinosha:
Opinioni politik nė Mal ytė Zi dhe opinioni mė i gjerė e di se
shqiptarėt kanė subjektet e veta politike dhe se ata veprimtarinė
e tyre bėjnė haptaz, e bėjnė nė skenėn politike nė Mal tė
Zi, por edhe nė atė ndėrkombėtare.
Pra
nėse do tė ketė pyetje nė kėtė drejtim ne do tua
shpjegojmė tė gjithėve atyre qė janė tė interesuar, se
takimet tona kudo qė tė zhvillohen kanė pėr qėllim zhvillimin
e demokracisė nė Mal tė Zi, pėrparimin e rrjedhave demokratike
nė rajon, forcimin e stabilitetit nė rajon, por ne natyrisht
duam tė arrijmė aty qė shteti tė garantojė statusin tonė
atje, qė shteti tė dijė se shqiptarėt janė subjekt edhe
politik edhe shoqėror nė Mal tė Zi, se duan partneritet pėr pėrparimin
e demokracisė atje dhe se pėr tė arritur kėtė partneritet
natyrisht qė duhen mekanzma konkrete ligjore dhe kjo ėshtė kėrkesa
jonė. Nė kėrkesėn tonė do ta bazojmė mbi standardet
demokratike evropiane.
Kėshtu
kemi bėrė edhe nė kohė mė tė vėshtira nė Mal tė Zi, kėshtuqė
ēdo mėdyshje se nė Washington bėhet diēka qė shkon nė dėm
jo vetėm tė shqiptarėve, por edhe tė Malit tė Zi, ose tė
rajonit, do tė bjerė poshtė pėr arsye se ne sillemi ashtu siē
thashė, ne veprojmė publikisht me subjekte konkrete, me projekte
konkrete dhe kėto projekte asnjėherė nuk kanė dalė nga ajo qė
mundėsojnė standardet demokratike evropiane.
Zėri
i Amerikės: Zoti Bardhi, edhe nė tė kaluarėn forcat
politike shqiptare nė Mal tė Zi kanė bėrė pėrpjekje pėr
bashkėrendim tė veprimtarive tė tyre, por nuk kanė patur aq
shumė sukses. A mendoni se kėtė radhė do tė jetė ndryshe?
Mehmet Bardhi:Mendoj
se pėr kėto vite tė pluralizmit politik, kėto 12 vjet,
subjekti politik shqiptar ėshtė nė skenė nė Mal tė Zi, por pėr
arsye tė ngushtimit tė mundėsisė tė veprimtarisė nga partia
nė pushtet dhe nga vetė pushteti, ka bėrė qė synimet dhe
programet tona tė mos realizoheshin nė atė pėrmasė qė ne
kemi menduar.
Mendoj
qė ėshtė bėrė qė pėrparim, se vetė fakti qė jemi nė skenėn
politike, nė parlamentin e Malit tė Zi, tjetė duhet tė themi
se nė komunėn e Ulqinit qė me krijimin e shumėpartiakėsisė,
qeverisjen lokale e mban subjekti politik shqiptar, tani pėrsėri
koalicioni politik shqiptar Shqiptarėt Bashkė, do tė thotė
qė edhe votuesit, edhe qytetarėt janė ata qė asnjėherė nuk
na kanė zhgėnjyer nė kėtė drejtim, por qė qeveria aktuale ėshtė
munduar gjithherė qė kėtė sukses ta shndėrrojė nė
mossuksesin tonė duke na ngushtuar fushėveprimin, duke
centralizuar pushtetin dhe njė prej kėrkesave tona qė duhet tė
jetė nė platformė, qė ėshtė edhe sot, qė e kemi definuar
edhe dje nė kornizėn tonė, ėshtė qė tė bėhet
decentralizimi i pushtetit, do tė thotė qė qeverisjes lokale
ti kthehen kompetencat, e kemi fjalėn ku janė shqiptarėt,
pra nė komunėn e Ulqinit, nė Malėsi duhet tė kthehet statusi
qė tė krijohet komuna, nė mėnyrė qė qytetarėt tė kenė
vend ku duhet tė zbatojnė dhe tė realizojnė tė drejtat e tyre
dhe interesat e tyre, dhe e njėjta gjė tė bėhet edhe nė Plavė
dhe nė Rrėzhajė.
Mendoj
se nė kėtė drejtim atė qė nuk e kemi bėrė deri tani, duhet
tė tentojmė qė ta bėjmė. Nė kėtė drejtim duhet tė kemi
edhe pėrkrahjen e subjektit ndėrkombėtar, tė Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės dhe pėr kėtė punė jemi edhe kėtu, pėr
tua bėrė tė qartė tė tjerėve se ēfarė duam, pra qė nuk
duam diēka qė nuk kanė tė tjerėt, nuk duam diēka qė tė kėrcėnojmė
tė tjerėt, pėrkundrazi.//kk//
|
|