26.06.2003 - Trepca.net

Lajme

E enjte, 26 qershor 2003 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Xhorxh Robertson mbėrriti nė Prishtinė, duke sjellė mesazhe tė fuqishme pėr Kosovėn

  • Ambasadori i SHBA-ve nė NATO, Nikolas Bėrns, konfirmon pėrkushtimin amerikan pėr Kosovėn

  • Debate tė gjalla tė deputetėve pėr gjendjen nė arsimi n e Kosovės

  • Sabri Hamiti ka marrė njė letėr nga Rajnhard Pribe, drejtor pėr Ballkanin Perėndimor

  • Serbi Veselin Beshoviq u dėnua vetėm 7 vjet burgim

  • Nė Leposaviq ėshtė vrarė njė boshnjak

  • Njė delegacion i NATO-s i kryesuar nga lordi Robertson sot viziton Kosovėn

  • Alen Kasof: Gjendja e pakicave do tė jetė njė element i rėndėsishėm nė diskutimet pėr statusin final tė Kosovės

  • Kryeparlamentari Daci nė takimin me mbasadorėt e vendeve tė BE-sė nė Kosovė ka kritikur administratėn e UNMIK-ut pėr ngathtėsi

  • Ministri i Punėve tė Brendshme tė Austrisė nuk tha asgjė pėr ekstradimin e policit austriak nė Kosovė

  • Policėt ndėrkombėtarė indianė qė pėrkujdeseshin pėr sigurinė e pacientėve tė burgosur i sulmuan ata dhe tre mjekėt e tyre!

  • Nė Hagė pėrfundoi konferenca statutore ndaj tre ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė

  • Shqipėria dhe Kosova nėnshkruajnė marrėveshjen pėr tregtinė e lirė

  • Shkupi pro marrėveshjes me SHBA-tė pėr mosdorėzimin e qytetarėve amerikanė para Gjykatės ndėrkombėtare

  • Ēoviq thotė se nė bisedimet mes Prishtinės e Beogradit tė marrin pjesė pėrfaqėsuesit e OKB-sė, BE-sė, SHBA-ve, OSBE-sė dhe KFOR-it

  • Nė njė pritė tė sotme janė vrarė dy ushtarė amerikanė dhe dy civilė irakianė

  • Talibanėt kanė vrarė nė pritė dy ushtarė afganė dhe kanė plagosur njė tjetėr

  • Njė shkencėtar irakian i ka dhėnė CIA-s dokumente tė vjetra bėrthamore, tė fshehura para 12 vjetėve

  • Nė njė pritė nė Bagdad ėshtė vrarė njė ushtar amerikan

  • Nė luftimet e dy ditėve tė fundit nė Liberi janė vrarė 200-300 civilė

  • Fraksionet palestineze mohojnė arritjen e njė marrėveshjeje pėr armėpushim

  • Presidenti Bush zhvillon bisedime me udhėheqėsit e BE-sė

  • Irani dhe Koreja e Veriut paralajmėrohen

  • Kritikohen planet rindėrtuese nė Irak


 
Xhorxh Robertson mbėrriti nė Prishtinė, duke sjellė mesazhe tė fuqishme pėr Kosovėn
 
Prishtinė, 26 qershor 2003 - Sekretari i pėrgjithshėm i NAT0-s, Xhorxh nė krye tė njė delegacioni tė Kėshillit tė ambasadorėve tė NATO-s ka arritur sot nė Prishtinė.

Robertson me tė mbėrritur nė aeroportin e Prishtinės deklaroi se nė nė Kosovė kanė sjellė "mesazhe shumė tė fuqishme". Puna e filluar e NATO-s do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen, prandaj Kosova duhet tė jetė njė vend shumetnik, demokratik dhe i pandarė, nė tė cilin institucionet demokratike do t'u shėrbejnė tė gjithė njerėzve tė Kosovės pa dallim, nėnvizoi Robertson.

Ai gjithashtu theksoi se nė Kosovė nuk duhet tė ketė vend pėr gjuhėn e skajshme tė urrejtjes, krim tė organizuar dhe kriminalitet tjetėr.

"Ne jemi kėtu sot qė tė pėrcjellim mesazhin e fuqishėm tė mbėshtetjes sė vazhdueshme tė NATO-s pėr Kosovėn, por ne do tė pėrkrahim vetėm njė shoqėri tolerante dhe shumetnike", porositi Robertson.

Ky delegacion do tė ketė st takime me krerėt e UNMIK-ut, me ata tė Kosovės dhe tė KFOR-it.
 
 
Ambasadori i SHBA-ve nė NATO, Nikolas Bėrns, konfirmon pėrkushtimin amerikan pėr Kosovėn
 
Prishtinė, 26 qershor 2003 – Ambasadori Nikolas Bėrns (Nicholas R. Burns), pėrfaqėsues permanent i Shteteve tė Bashkuara nė NATO arriti nė Prishtinė sot sė bashku me anėtarėt tjerė tė Kėshillit Veri-Atlantik pėr tė shqyrtuar involvimin e vazhdueshėm tė NATO-s nė Kosovė. Lordi Xhorxh Robertson, sekretar i pėrgjithshėm i NATO-s, udhėheq delegacionin nė takimin me liderėt politik Kosovar dhe udhėheqėsinė e KFOR-it.

Ambasadori Bėrns, duke folur nga zyra amerikane nė Prishtinė, theksoi pėrkushtimin e vazhdueshėm tė Shteteve tė Bashkuara pėr Kosovėn si dhe pėrkrahjen e saj pėr popullin dhe liderėt Kosovarė nė pėrmbushjen e standardeve tė vendosura nga Kombet e Bashkuara. "Pėrkushtimi ynė pėr sigurinė e Kosovės ėshtė i qartė" – tha ambasadori Bėrns.
 
Ne mbesim tė angazhuar nė KFOR-in sė bashku me partnerėt tonė nė NATO dhe do ta mbajmė pėrkushtimin e trupave tona nė Kosovė nė mėnyrė qė tė sigurohet njė ambient i sigurtė.
 
Kėshilli Veri-Atlantik mbėrriti sot nė Kosovė, dhe personalisht dėshiron tė njihet me zhvillimin e gjėrave kėtu. Ne jemi tė pėrkushtuar qė ta mbajmė pjesėn tonė nė kuadėr tė forcave tė KFOR-it sė bashku me partnerėt tonė tė tjerė nė NATO".

"Megjithatė", vazhdoi ambasadori Bėrns, "pėrkushtimi amerikan pėr Kosovėn tejkalon suazat e sigurisė fizike. Pėrveē prezencės sonė ushtarake, pėrpjekjet tona pėr ndihmė vetėm kėtė vit arrijnė shifrėn prej 100 milion dollarėsh.
 
Ky asistim forcon reformėn, pėrkrahė sundimin e ligjit dhe reformat demokratike, shoqėrinė civile, dhe kthimin e personave tė zhvendosur nė shtėpit e tyre. Nė tė gjitha kėto fusha, qeveria e SHBA-ve tregon pėrkushtimin e vet duke punuar me qytetarėt dhe institucionet e Kosovės nė realizimin e standardeve qė do t’ju pregatisin pėr tė hyrė nė Evropėn e re".

"Si pjesė e kėsaj ndihme", tha ambasadori Bėrns, "ne kemi ndarė 14,4 milion dollarė pėr kthimin e personave tė zhvendosur tė tė gjitha komuniteteve nė shtėpitė e tyre nė Kosovė.
 
Pėrkushtimi ynė pėr tė ndihmuar kthimin e personave tė zhvendosur nė shtėpitė e tyre nė Kosovė daton qė nga 1999 dhe pėr ne, kjo pėrpjekje ende nuk ka pėrfunduar gjersa edhe personit tė fundit qė thėrret Kosovėn 'shtėpi' i ofrohet mundėsia tė kthehet nė shtėpinė e vet apo tė ndėrmerr njė vendim tė lirė pėr tė jetuar diku tjetėr. KFOR-i luan njė rol kyq nė krijimin dhe ruajtjen e njė ambienti tė sigurtė nė tėrė Kosovėn dhe nė pėrkrahjen e kthimit tė tė gjithė personave tė zhvendosur nė shtėpitė e tyre.
 
Me kėtė rast, jam posaqėrisht i kėnaqur me punėn e mirė qė kanė bėrė trupat e SHBA-ve nė sektorin e Lindjes, nė pėrkrahjen e procesit tė kthimit.
 
Me njė involvim aktiv tė ekipeve pėr qėshtje civile, duke vizituar personalisht personat e zhvendosur, dhe duke organizuar takime me fqinjėt e tyre pėr personat qė eventualisht mendojnė tė kthehen, ne jemi dėshmitarė tė njė numri suksesesh duke bėrė qė kthimi tė ndodhė dhe tė jetė i qėndrueshėm".

"Ēėshtja e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės ėshtė gjithashtu njė ēėshtje qė na preokupon. Kėshilli Veri-Atlantik dhe NATO fuqimisht mbėshtesin pėrpjekjet e TMK-sė. Duke punuar nėn PSSG Shtajner dhe COMKFOR, TMK-ja ėshtė aktivisht duke punuar nė planin qė tė shėndrrojė TMK-nė nė njė organizatė mbrojtėse civile, efektive dhe bashkėkohore".

"Pėrfundimisht", konkludoi ambasadori Bėrns, "jam shumė i impresionuar me pėrparimin qė ka bėrė Kosova. Njė pėrparim i madh ėshtė bėrė nė pėrmbushjen e standardeve qė ne i kemi vendosur para institucioneve tuaja qeverisėse, por ėshtė ende shumė heret tė flitet pėr statusin pėrfundimtar.
 
Shėnimet mė tė reja statistikore tė UNMIK-ut tregojnė se ka njė rėnie mjaft tė madhe nė nivelin e krimeve nė Kosovė, qė ėshtė njė dėshmi pėr sukseset e KFOR-it, Policisė sė UNMIK-ut dhe Shėrbimit Policor tė Kosovės nė pėrmirėsimin e situatės sė sigurisė kėtu.
 
Qetėsia siguron qė SHBA-tė do tė qėndrojnė pranė jush ashtu si ju jeni duke shqyrtuar idenė pėr bisedime me Beogradin pėr qėshtje praktike.
 
Kjo ėshtė edhe njė standard i rėndėsishėm pėr Kosovėn dhe ne jemi tė gatshėm t’ju pėrkrahim nė pėrmbushjen e tij, mu ashtu si jemi duke ju pėrkrahur pėr ti pėrmbushur tė gjitha standardet tjera", thuhet nė fund tė kėtij prononcimi tė ambasadorit Nikolas Bėrns, pėrfaqėsues permanent i Shteteve tė Bashkuara nė NATO, qė e transmeton Zyra amerikane nė Prishtinė.
 
 
Debate tė gjalla tė deputetėve pėr gjendjen nė arsimi n e Kosovės
 
Prishtinė, 26 qershor 2003 - Nė seancėn e sotme tė Kuvendit tė Kosovės deputetėt miratuan Ligjin pėr qasjen nė dokumentet zyrtare dhe Ligjin pėr ndryshimin dhe plotėsimin e ligjit pėr themelimin e regjistrimin e tė drejtave nė pronėn e paluajtshme. Miratimi kėtyre ligjeve u bė pas shyrtimit tė dytė nga deputetėt.

Nė vazhdim deputetėt bėnė shqyrtimin e parė tė projektligjit pėr naftė dhe produkete tė naftės.
 
Paraprakisht ministri i Tregtisė dhe Industrisė Ali Jakupi vlerėsoi se ky do tė jetė njė nga projektligjet me prioritet tė lartė. Projektligji autoriozn themelimin e bordit tė mbikqyrjes sė karburanteve dhe mundėson krijimin e njė departamenti pranė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė.
 
Ky bord do tė jetė i autorizuar t'u lėshojė licenca tregtarėve me shumicė dhe pakicė tė naftės, tha Jakupi. Sipas tij, importuesit e naftės nuk kanė paguar shumė detyrime dhe tė gjitha ato i kanė kushtuar Kosovės 50 deri nė 100 milionė euro nė vit, tha ministri Jakupi.
 
Por ky projektligj megjithatė nuk u shqyrtua nė kėtė seancė dhe ai shty pėr njė senacė tjetėr, meqenėse ky projekligj nuk i ishte i kompletuar.

Pika e rendit tė ditės rreth gjendjes sė pėrgjithshme nė fushėn e
arsimi t ngjalli debate e diskutime tė gjata nė seancėn e sotme. Fillimisht ministri i Arsimti Rexhep Osmani paraqiti njė raport pėr njėvjeēare tė kėsaj ministrie lidhur me sukseset dhe problemet nė sferėn e arsimi t tė Kosovės.
 
Ndėrkaq kryetari i Komisionit pėr Arsim, Shkencė e Teknologji tė Kuvendit tė Kosovės Hajredin Kuēi paraqiti disa rekomandime pėr ndryshime dhe harmonizime nė sistemin e arsimi t qė i drejtohen Qeverisė sė Kosovės.
 
Nė kėto rekomandime kėrkohet depolitizimi i arsimi t, unifikimi i sistemnit arismor, heqja e paralelizmave nė arsim, qė Qeveria tė angazhohet pėr pėrmirėsimin e bazės materiale tė arsimti etj.

Pastaj folėn kryetarėt e grupeve parlamentare si dhe shumė deputetėt tė tjerė, tė cilėt u angazhuan pėr pėrmirėsimin e bazės materiale nė sistemin arsimor tė Kosovės, problemet nė Universitetin e Prishtinės.
 
 
Sabri Hamiti ka marrė njė letėr nga Rajnhard Pribe, drejtor pėr Ballkanin Perėndimor
 
Prishtinė, 26 qershor 2003 - Z. Sabri Hamiti, kryetar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar tė Kuvendit tė Kosovės, ka marrė mė 25 qershor pėrgjigje nė njė letėr qė zoti Hamiti i kishte dėrguar nė fillim tė kėtij muaji z. Kris Paten, komisioner evropian pėr Marrėdhėnie me Jashtė.

Nė letrėn e z. Rajnhard Pribe, drejtor pėr Ballkanin Perėndimor nė Drejtorinė e Pėrgjithshshme pėr Marrėdhėnie me Jashtė tė Komisionit Evropian, thuhet:

"Ju faleminderit pėr letrėn tuaj tė datės 3 qershor qė ia keni dėrguar Komisionerit Paten nė lidhje me zhvillimet e kohėve tė fundit nė Kosovė. Si Drejtor pėrgjegjės pėr marrėdhėnie me Ballkanin Perėndimor nė kuadėr tė Komisionit Evropian, mė ėshtė kėrkuar t'ju pėrgjigjem nė emėr tė tij.

Jam plotėsisht i njė mendjeje me pikėpamjet tuaja pėr rėndėsinė e dialogut me fqinjėt dhe me Evropėn, dhe mirėpres faktin se dialogu pėr ēėshtje me interes tė pėrbashkėt do tė fillojė, me Beogradin, nė njė tė ardhshme shumė tė afėrt. Padyshim qė ju e kuptoni se njė Bashkim Evropian qė bazohet nė bashkėpunim regjional i jep rėndėsi tė veēantė bashkėpunimit tė fqinjėve tė vet me njėri-tjetrin.

Pėrkundėr statusit ende tė pazgjidhur tė Kosovės, ne kemi siguruar qė Kosova tė pėrfitojė nga procesi i Stabilizim-Asociimit tė BE-sė - p.sh. shumat e mėdha tė fondeve tė BE-sė nė vitet e fundit si dhe preferencat shumė bujare tregtare qė janė akorduar.

Sivjet ne poashtu kemi thelluar aspektin tjetėr tė procesit, dialogun pėr reformat kompatibile me BE-nė, pėrmes njė Mekanizmi Pėrcjellės tė Stabilizim-Asociimit tė bėrė enkas pėr Kosovėn, takimi i radhės i tė cilit duhet tė mbahet nė fund tė kėtij muaji. Shpresoj ta ēmoni se ne tashmė ia kemi dalė tė gjejmė mėnyra kreative dhe fleksibile pėr tė siguruar njė rrugė evropiane pėr Kosovėn, pa i paragjykuar ēėshtjet e statusit pėrfundimtar", thuhet nė fund tė letrės sė zotit Pribe.

Pėrkujtojmė se Sabri Hamiti nė letrėn e tij tė datės 3 qershor, drejtuar zotit Kris Paten dhe disa zyrtarėve mė tė lartė tė Bashkimit Evropain, kėrkonte, mes tjerash, qė pėrfaqėsuesit e Kosovės tė marrin pjesė nė samitin e Selanikut dhe qė Kosova tė hyjė si entitet i veēantė nė bisedime rreth procesit tė asociim-stabilizimit. Ndėrkaq nė procesin e integrimeve evro-atlantike, nė letėr preferohej dialogu me fqinjėt dhe me institucionet e Bashkimit Evropian.
 
 
Serbi Veselin Beshoviq u dėnua vetėm 7 vjet burgim
 
Pejė, 26 qershor 2003 - Gjykata e qarkut nė Pejė, e kryesuar nga njė gjykatės ndėrkombėtar, ka dėnuar sot me 7 vjet burgim serbin Veselin Beshoviq nga Gorazhdeci i Pejės, i akuzuar pėr krime lufte kundėr njerėzimit.
 
Nė justifikimin e aktgjykimit thuhet se kjo gjykatė nuk ka arritur tė mbledhė prova bindėse pėr veprat me tė cilat akuzohej Besheviq, prandaj gjykata ka vendosur ta dėnojė me 7 vjet burgim.

Ndėrkohė pėrfaqėsuesi i aktakuzės ka shprehur pakėnaqėsi me kėtė vendim gjyqėsor dhe ka paralajmėruar ankesė pranė Gjykatės Supreme tė Kosovės.

Ndryshe Beshoviq ėshtė i akuzuar pėr vrasje, masakra, djegie tė shtėpive nė disa fshatra tė Pejės.
 
 
Nė Leposaviq ėshtė vrarė njė boshnjak
 
Mitrovicė, 26 qershor 2003 - Nga persona tė panjohur sot nė mėngjes ėshtė vrarė njė qytetar boshnjak nė njė fshat tė Leposavit, kanė bėrė tė ditur burimt e policisė sė UNMIK-ut nė Mitrovicė. Zėdhėnėsi i kėsaj polixie Soxhi Idou, ka thėnė se viktima ka vdekur si pasojė e plagėve tė marra nga armėt e zjarrit.
 
Identiteti i viktimės nuk ėshtė njoftuar sikurse as motivet e vrasjes, kurse policia po i kryen hetimet.
 
 
Njė delegacion i NATO-s i kryesuar nga lordi Robertson sot viziton Kosovėn
 
Bruksel, 26 qershor 2003 - Pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė NATO-s dhe zyrtarė tė shtatė shteteve tė ftuara pėr t'u anėtarėsuar nė Aleancėn e Atlantikut Verior, sot do tė vizitojnė Kosovėn. Delegacioni i NATO-s do tė drejtohet nga sekretari i pėrgjithshėm i Aleancės Xhorxh Robertson.
 
Autoritetet e NATO-s do tė kenė takime me zyrtarėt mė tė lartė tė institucioneve ndėrkombėtare dhe atyre vendore nė Kosovė.
 
 
Alen Kasof: Gjendja e pakicave do tė jetė njė element i rėndėsishėm nė diskutimet pėr statusin final tė Kosovės
 
Prishtinė, 26 qershor 2003 - Nė Prishtinė pėrfundoi punimet tryeza "Shqiptarėt dhe fqinjėt", nė tė cilėn tė gjithė pjesėmarrėsit shqiptarė, serbė dhe ndėrkombėtarė kanė rėnė dakord se kthimi i tė zhvendosurve ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr Kosovėn.
 
Alen Kasof, drejtor i Projektit pėr Marrėdhėnie Etnike tha se gjendja e pakicave do tė jetė njė element i rėndėsishėm nė diskutimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
 
Kasof ka theksuar se nė kėtė tryezė ėshtė vėrejtur njė ndryshim serioz i tonit tė bisedimeve edhe pse ka pasur disa mospajtime para se gjithash nė vlerėsimim e pėrparimit tė arritur sė fundi nė procesin e kthimit tė tė zhvendosurve, sipas tė cilit konkluzioni i pėrgjithshėm qė mund tė nxirret nga diskutimet ėshtė se kthimi i tė zhvendosurve ėshtė prioritet nė Kosovė.

"Drejtuesit e institucioneve dhe tė partive politike duhet tė veprojnė nė mėnyrė unike dhe aktive me njė platformė tė pėrbashkėt nėse duan tė arrihet pėrparim nė kėtė proces", thotė Kasof, duke shtuar se "kthimi dhe integrimi i pakicave ėshtė njė proces dykahėsh".

Nėse bėhet njė pėrparim i rėndėsishėm do tė ishte e nevojshme qė pakicat ta njohin kėtė pėrparim dhe tė marrin pjesė aktivisht nė zhvillimin e institucioneve vendore, ka theksuar Kasof.
 
 
Kryeparlamentari Daci nė takimin me mbasadorėt e vendeve tė BE-sė nė Kosovė ka kritikur administratėn e UNMIK-ut pėr ngathtėsi
 
Prishtinė, 26 qershor 2003 - Bisedimet Prishtinė-Beograd do tė fillojnė, por vetėm nė nivel tė barabartė dhe me marrėveshje pėr vendin dhe kohėn, ka thėnė kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci nė njė drekė joformale me ambasadorėt e vendeve tė BE-sė nė Prishtinė.
 
Burimet nga ky takim thonė se kryeparlamentari Daci ka pritur qė takimi tė mbahej nė Selanik dhe ka kritikuar lėshimin e BE-sė ndaj presionit tė Beogradit pėr mosfillimin e dialogut nė atė samit. Gjithashtu bėhet e ditur se Daci ka kritikuar administratėn e UNMIK-ut pėr ngathtėsi dhe mungesė profesionalizmi.

Ndėrkaq, shefat e zyrave tė vendeve tė BE-sė nė Prishtinė kanė vlerėsuar nė kėtė takim se Kuvendi i Kosovės disa herė ka tejkaluar kompetencat, duke krijuar sipas tyre situata tensionuese nė Kosovė.
 
 
Ministri i Punėve tė Brendshme tė Austrisė nuk tha asgjė pėr ekstradimin e policit austriak nė Kosovė
 
Prishtinė, 26 qershor 2003 - Kreu i UNMIK-u Mihael Shtajner priti dje pas dite ministrin e Punėve tė Brendshme tė Austrisė Ernest Shtraser, i cili vizitpo Kosovėn. Ministri Shtraser vlerėsoi se policėt austriak qė veprojnė nė kuadėr tė forcave tė policisė ndėrkombėtare nė Kosovė po bėjnė njė punė tė shkėlqyer.

Kjo vizitė u bė nė prag tė fillimit tė gjykimit tė policit austriak Martin Almer, i cili akuzohet pėr keqtrajtim tė njė tė arrestuari shqiptar nė vitin e shkuar dhe kėrkohet nga organet e drejtėsisė nė Kosovė. Megjithėkėtė ministri Shtraser nuk dha ndonjė pėrgjigje konkrete nėse Austria do tė bėjė ekstradimin e Almerit nė Kosovė.
 
 
Policėt ndėrkombėtarė indianė qė pėrkujdeseshin pėr sigurinė e pacientėve tė burgosur i sulmuan ata dhe tre mjekėt e tyre!
 
Prishtinė, 26 qershor 2003 - Policėt ndėrkombėtarė indianė, tė cilėt janė pėrkujdesur deri mė tash pėr sigurinė e pacientėve tė burgosur dje pas orės 11.20 kanė sulmuar dje tre mjekė dhe tre pacientė nė spitalin neuropsikiatrik tė Prishtinės.
 
Tė burgosurit ishin sjellė nė kėtė poliklinikė nga burgjet e Lipjanit dhe tė Dubravės. Pse u sulmuan tre pacientėt tė cilėt policėt i ruanin ende nuk dihet, por dihet se policėt indianė kanė hyrė brenda nė dhomė, ku mbaheshin tė burgosurit, pėrkatėsisht pacientėt dhe kanė filluar t'i rrahin ata.
 
Dy prej pacientėve ishin tė lidhur me pranga nė duar ndėrkaq i treti jo. Me kėtė rast reagojnė dy mjekėt Arif Birinxhiku dhe Gentian Ēelo si dhe infermieri Driton Kryeziu, tė cilėt po ashtu janė sulmuar dhe rrahur brutalisht nga po tė njėjtit policė. Kėtė incident e konfirmoi edhe drejtori i kėtij spitali Afrim Blyta, i cili tha se nė shumicėn e rasteve policėt indianė kanė sjellje shumė arrogante.
 
 
Nė Hagė pėrfundoi konferenca statutore ndaj tre ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė
 
Hagė, 26 qershor 2003 - Nė Tribunalin e Hagės pėrfundoi konferenca statutore nė rastin e tre tė akuzuarve nga Kosova pėr krime lufte: Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut. Avokatėt mbrojtės kanė kėrkuar lirimin dhe mbrojtjen e tyre nė liri. Njė gjykatės hetimor nė Hagė ka deklaruar se gjykimi i tre ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė do tė mund tė fillonte nga gjysma e shkurtit tė vitit 2004.

Ndėrkaq, Limaj, Balaj dhe Musliu u shprehėn para trupit gjykues tė Tribunalit tė Hagės se janė tė kėnaqur me kushtet dhe mėnyrėn e organizimit tė mbrojtjes.

Avokatėt bėnė tė ditur se janė bėrė kėrkesa prej autoriteteve mė tė larta tė Kosovės qė tė jepen garanca pėr lirimin e pėrkohshėm tė Fatmir Limajt, i cili nė momentin e arrestimit ishte edhe deputet i Parlamentit tė Kosovės.
 
Meqė kryeadministratori Mihael Shtjner deri mė tash nuk ėshtė deklaruar lidhur me kėrkesėn pėr garanca pėr lirimin e Limajt ende mbetet e paqartė se kur do tė shqyrtohet mundėsia pėr lirimin e pėrkohshėm.
 
 
Shqipėria dhe Kosova nėnshkruajnė marrėveshjen pėr tregtinė e lirė
 
Tiranė, 26 qershor 2003 - Nė bisedimet dyditore tė zhvilluara nė Sarandė dhe qė pėrfunduan dje pasdite, delegacioni i UNMIK-ut dhe Shqipėrisė u pajtuan pėr nėnshkrimin e marrėveshjes pėr tregtinė e lirė mes Kosovės dhe Shqipėrisė.
 
Marrėveshja u firmos nga ekspertėt teknikė dhe tani mbetet hapi tjetėr pėr nėnshkrimin nė nivel qeveritar dhe mė pas ratifikimit tė saj nga ana e parlamenteve tė tė dy vendeve.
 
Kjo marrėveshje cilėsohet si mjaft e rėndėsishme, veēanėrisht pėr tregtinė e Shqipėrisė, e cila me Kosovėn ka vėllimin mė tė lartė tė shkėmbimeve tregtare krahasuar me vendet e tjera tė Ballkanit.

Marrėveshja pėr tregtinė e lirė mes Kosovės dhe Shqipėrisė pritet tė hyjė nė fuqi nga fundi i kėtij viti.
 
 
Shkupi pro marrėveshjes me SHBA-tė pėr mosdorėzimin e qytetarėve amerikanė para Gjykatės ndėrkombėtare
 
Shkup, 26 qershor 2003 - Qeveria e Maqedonisė nė njė seancė tė sotme ka harmonizuar qėndrimet ndėrmjet partnerėve tė koalicionit nė pushtet pėr tė marrė vendimin qė autoritetet e Shkupit tė nėnshkruajnė marrėveshjen me SHBA-tė pėr mosdorėzimin e qytetarėve amerikanė para Gjykatės ndėrkombėtare penale.
 
Qeveria maqedonase ėshtė pėrcaktuar pėr kėtė vendim sepse SHBA-tė janė partnerė strategjikė i kėtij vendi, ndėrkaq mosnėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje do tė thoshte ndėrprerje e ndihmave ushtarake amerikane pėr Maqedoninė qė kapin shumėn prej 12 milionė dollarėsh.

Qeveria maqedonase gjithashtu ka marrė vendimin pėr vazhdimin e misionit ushtarak tė BE-sė nė Maqedoni tė quajtur "Konkordia" deri mė 31 dhjetor tė kėtij viti.
 
 
Ēoviq thotė se nė bisedimet mes Prishtinės e Beogradit tė marrin pjesė pėrfaqėsuesit e OKB-sė, BE-sė, SHBA-ve, OSBE-sė dhe KFOR-it
 
Beograd, 26 qershor 2003 - Zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviq thotė se nė bisedime mes Prishtinės dhe Beogradit duhet tė jenė edhe pėrfaqėsuesit tė OKB-sė, BE-sė, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, OSBE-sė dhe KFOR-it.
 
Ēoviq paralajmėroi publikimin e skemave tė kriminalitetit nė Kosovė, duke mos pėrjashtuar mundėsinė qė nė kėto vepra tė jenė inkuadruar edhe pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė.

Ndėrkaq, drejtori i Forumit pėr Raporte etnike Dushan Janjiq bėri tė ditur se pala serbe i ka dėrguar Kėshillit tė Evropės projektin e saj pėr decentralizimin e Kosovės.

Predrag Simiq ka spekuluar se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do tė tėrhiqen nga Kosova, prandaj sipas tij BE do tė jetė ai, i cili do tė ofrojė modele pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Sipas tij nė Kosovė duhet aplikuar modele, siē ėshtė ai i Tirolit Jugor.
 
 
Nė njė pritė tė sotme janė vrarė dy ushtarė amerikanė dhe dy civilė irakianė
 
Bagdad, 26 qershor 2003 – Sulmuesit e armatosur kanė ndėrmarrė njė sėrė pritash kundėr forcave tė koalicionit nė Irak, duke i granatuar ato nga njė mikalesė, duke i hedhur nė erė automjetet e tyre me shpėrthime bombash me teledirigjues dhe duke shkatėrruar edhe automjetet civile, qė shoqėrohen nga trupat amerikane, kanė bėrė tė ditur sot (e enjte) ushtria dhe policia irakiane, njofton AP.
 
Kėshtu, nė njė pritė tė tillė tė sotme nė rrugėn nė drejtim tė aeroportit tė Bagdadit, janė vrarė dy ushtarė amerikanė dhe dy civilė irakianė. Emrat e ushtarėve amerikanė tė vrarė apo tė plagosur nuk janė dhėnė ende.
 
 
Talibanėt kanė vrarė nė pritė dy ushtarė afganė dhe kanė plagosur njė tjetėr
 
Spin Boldak, Afganistan, 26 qershor 2003 – Tė pakten dy ushtarė afganė janė vrarė dhe njė tjetėr ėshtė plagosur nė automjetin e tyre, qė ka rėnė nė pritė nga militantėt e dyshimtė talibanė, jo shumė larg bazės amerikane, ka bėrė tė ditur sot (e enjte) policia vendore, njofton Rojter.
 
Sulmi ka ndodhur gjatė natės afėr qytetit Spin Boldak nė kufi me Pakistanin, ka thėnė njė zyrtar i lartė. "Talibanėt kanė pėrdorur raketa dhe pushkomitraloza tė rėndė dhe kanė vrarė dy ushtarėt afganė nė vend. Talibanėt janė rigrupuar sėrish nė pjesėn jugore dhe lindore tė Afganistanit", ka thėnė ky zyrtar.
 
 
Njė shkencėtar irakian i ka dhėnė CIA-s dokumente tė vjetra bėrthamore, tė fshehura para 12 vjetėve
 
Uashington, 26 qershor 2003 – Njė shkencėtar irakian ia ka dhėnė CIA-s dokumente dhe pjesė dokumentesh tė vjetra bėrthamore, tė cilat ai i kishte fshehur tash 12 vjet, ka bėrė tė ditur njė zyrtar amerikan zbulimi, njofton Rojter.
 
Ky shkėncėtar ėshtė ish-udhėheqėsi i njė programi irakian bėrthamor, Mehdi Shukur Ubajdi, i cili ka dorėzuar disa vėllime kėso dokumentesh tė vjetra, tė cilat i kishte fshehur nga inspektorėt e armėve tė Kombeve tė Bashkuara mė 1991.
 
Ai i kishte fshehur nė njė fuēi tė mbyllur nė dhe nėn njė shkurre trėndofilash nė kopshtin afėr shtėpisė sė tij. Dokumentet i ka dorėzuar vullnetarisht dhe pastaj ėshtė zhvendosur bashkė me familje.
 
 
Nė njė pritė nė Bagdad ėshtė vrarė njė ushtar amerikan
 
Bagdad, 26 qershor 2003 – Njė automjet ushtarak amerikan ka rėnė sot (e enjte) nė pritė nė periferinė perendimore tė Bagdadit, ku ėshtė vrarė tė pakten njė ushtar amerikan, kanė bėrė tė ditur ushtarėt nė vendin e ngjarjes, njofton AP.
 
Sulmi ka ndodhur nė rrugėn nė drejtim tė aeroportit ndėrkombėtar tė Bagdadit nga njė mjet shpėrthyes, qė ėshtė aktivizuar nga largėsia, kanė thėnė ushtarėt amerikanė, tė cilėt kėrkuan tė mbeten anonimė. Nė kėtė sulm ėshtė plagosur njė ushtar tjetėr amerikan. Ushtari i vrarė ka pėsuar plagė tė rėnda nė faqe, thanė ata.
 
 
Nė luftimet e dy ditėve tė fundit nė Liberi janė vrarė 200-300 civilė
 
Monrovia, Liberi, 26 qershor 2003 – Ministri i Shėndetėsisė sė Liberisė ka deklaruar sot (e enjte) se nė luftimet e dy ditėve tė fundit ndėrmjet forcave qeveritare dhe kryengritėse janė vrarė 200-300 civilė dhe janė plagosur njėmijė tė tjerė, njofton AP.
 
Ushtarėt me makina private po mbledhin trupat nėpėr rrugėt e kryeqytet Monrovia dhe po i dėrgojnė nė morgun e spitalit, qė, siē thuhe, ėshtė i stėrmbushur. Nė shifrėn e dhėnė nuk bėhet fjalė pėr viktimat e ushtarėve qeveritarė dhe tė kryengritėsve.
 
 
Fraksionet palestineze mohojnė arritjen e njė marrėveshjeje pėr armėpushim
 
Gaza, 26 qershor 2003 - Grupet ekstremiste palestineze hodhėn poshtė njoftimet se kanė arritur njė marrėveshje armėpushimi me Izraelin, dhe thonė se sulmet e djeshme nga ky i fundit e bėjnė njė marrėveshje tė tillė edhe mė pak tė mundėshme.

Zyrtarėt e grupit Hamas thanė se organizata e tyre, sė bashku me Xhihadin Islamik dhe atė Fatah po diskutojnė mundėsinė e armėpushimit me zyrtarėt palestinezė, por nuk kanė arritur ende ndonjė marrėveshje.. Grupi Hamas thotė se sulmet mė tė fundit izraelite nuk i shėrbejnė paqes.

Krahu ushtarak i grupit Hamas u zotua se do tė hakmerret pėr sulmet.
 
 
Presidenti Bush zhvillon bisedime me udhėheqėsit e BE-sė
 
Uashington, 26 qershor 2003 - Presidenti Bush zhvilloi tė mėrkurėn bisedime me udhėheqėsit e Bashkimit Evropian mbi terrorizmin, krizėn nė Lindjen e Mesme, tregtinė dhe njė sėrė ēėshtjesh tė tjera.

Presidenti Bush dhe udhėheqėsit e Bashkimit Evropian gjithashtu i bėnė thirrje Iranit ta mbajė premtimin pėr tė mos prodhuar armė bėrthamore.
 
Nė njė konferencė shtypi qė zhvilloi nė Shtėpinė e Bardhė pas takimit, Presidenti Bush tha se kishte nė dakord pėr tė bashkėpunuar ngushtė me Bashkimin Evropian pėr tė pėrballur sfidėn e pėrhapjes sė armėve bėrthamore nga ana e Koresė sė Veriut dhe Iranit.

Kryeministri i Greqisė qė ka presidencėn e radhės nė Bashkimin Evropian dhe Presidenti i Komisionit Evropian Romano Prodi theksuan nė emėr tė kėsaj organizate rėndėsinė jetike tė lidhjeve tė forta mes Evropės dhe Bashkimit Evropian.
 
 
Irani dhe Koreja e Veriut paralajmėrohen
 
Uashington, 26 qershor 2003 - Presidenti amerikan Bush dhe udhėheqės tė BE-sė kanė dalė me njė deklaratė tė pėrbashkėt qė i bėn thirrje Iranit dhe Koresė sė Veriut tė heqin dorė nga ambiciet e tyre pėr tė pasur armė bėrthamore.
 
Zoti Bush tha se Irani duhet ta zbatojė kėtė gjė menjėherė ose pėrndryshe do tė pėrballet me pasojat. Korea e Veriut u paralajmėrua tė linte mėnjanė programin e saj tė armėve bėrthamore.

Tė dy vendet nė tė shkuarėn janė pėrshkruar nga zoti Bush si pjesė e aksit tė sė keqes. Takimi i tij me figura tė larta nga BE ishte i pari qėkur marrėdhėniet transatlantike u keqėsuan pas luftės nė Irak.

Zoti Bush i bėri thirrje BE gjithashtu tė ndiqte rrugėn e Uashingtonit duke nxjerrė jashtė ligjit grupin militant palestinez, Hamas dhe duke ndėrprerė burimet financuese tė tij.
 
 
Kritikohen planet rindėrtuese nė Irak
 
Uashington, 26 qershor 2003 - Njė zyrtar i lartė amerikan ka kritikuar ashpėr planet rindėrtuese tė SHBA-sė nė Irak. Timoti Karny, njė ish amabasador amerikan me dekada pėrvojė nė zonat e pas konflikteve, kaloi 8 javė nė Irak nė pėrpjekje pėr tė vėnė nė funksionim ministrinė e Industrisė dhe Minierave.

Ai tha se ai dhe pjesa tjetėr e ekipit rindėrtues ishin tė habitur nga niveli i lartė i grabitjeve dhe mungesės sė vėmendjes tė forcave amerikane nė sigurimin e ministrive.
 
Ai e quan strukturėn fillestare nė tė cilėn ekipi rindėrtues ishte nėn komandėn e ushtrisė njė gabim serioz pasi oficerėt as nuk kuptonin dhe as nuk i jepnin prioritet rindėrtimit tė Irakut.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.