|
25
qershor 2003 / Dan Robinson / "Zėri
i Amerikės"
Dhoma e Pėrfaqėsuesve tė
Kongresit amerikan, me shumicė votash miratoi fonde prej mė se
30 miliardė dollarėsh pėr rritjen e sigurisė sė vendit ndaj
rreziqeve terroriste.
425 ligjvėnės u shprehėn nė
favor tė projektligjit dhe vetėm dy vota ishin kundėr. Njė
pjesė e madhe e kesaj shume do tė pėrdoret pėr tė ndihmuar
autoritetet nė shtetet dhe qytetet amerikane nė rast tė njė
sulmi terrorist.
Ėshtė hera e parė qė Kongresi
miraton fonde tė rregullta vjetore qė nga krijimi i
Departamentit tė ri tė Sigurimit tė Vendit i cili ka pėr qėllim
tė bashkėrendojė pėrpjekjet e qeverisė kundėr rreziqeve nga
terrorizmi.
Pozita republikane dhe opozita
demokrate nė Kongres ishin tė njėzėshme nė miratimin e kėtij
projektligji i cili parasheh mė shumė fonde pėr departmentin nė
fjalė dhe pėr administratėn e sigurisė sė transportit, e cila
gjithashtu u krijua pas sulmeve tė 11 shtatorit.
Ligji i sapo miratuar vė nė
dispozicion rreth 30 miliardė dollarė pėr vitin financiar 2004.
Ėshtė kjo njė rritje rreth gjysėm miliardė dollarė mė shumė
nga viti i kaluar dhe mė se njė miliardė mė tepėr nga ēkishte
propozuar presidenti Bush.
Mirėpo demokratėt thonė se
republikanėt po e pengojnė shtimin e fondeve pėr ekipet e
emergjencės dhe pėr Rojet Bregdetare qė pėrgjigjen pėr
mbrojtjen e porteve.
Ligjvėnėsi i shtetit Viskonsin nė
Kongresin amerikan, David Obei propozoi njė miliardė dollarė mė
tepėr pėr kėtė ligj. Ai dhe demokrati nga Teksasi, Martin
Frost bėnė komente nė kongres pėr sa i pėrket projektligji:
Ky ligj ėshtė i pamjaftueshėm pėr tė pėrmbushur interesat e
sigurisė dhe tė nevojave tė Shteteve tė Bashkuara, tha
zoti Obey.
Siē ėshtė paraqitur, ky ligj nuk pėrmbush
nevojat pėr pėrmirėsimin e dobėsive nė mbrojtjen e
atdheut,
u shpreh ligjvėnėsi Frost. Amendamenti i propozuar nga zoti
Obei, qė parashihte njė shtim nė shumėn e miratuar nga
Kongresi, u hodh poshtė. Kjo rritje parashikohej tė kompensohej
duke pakėsuar shkurtimin e taksave pėr tė pasurit.
Harold Roxhers, i cili foli nė emėr
tė republikanėve, iu pėrgjigj kėshtu akuzave demokrate:
Le ta kemi tė qartė se ne po japim fonde tė
mjaftueshme pėr mbrojtjen e atdheut. Ēdo koment qė thotė tė
kundėrtėn ėshtė vetėm oportunizėm politik, tha zoti Rogers. Udhėheqėsi i shumicės nė
kongres, Tom Dilei tha se votimi pėr kėtė ligj ishte njė sprovė
e besimit tė publikut se si presidenti Bush dhe republikanėt po
i pėrdorin fondet nė mbrojtjen e atdheut:
Projektligji nė fjalė pėrfshin
edhe fonde pėr tė vėnė zbatim masat kundėr bioterrorizmit si
dhe fonde pėr teknologjitė e reja ndaj rreziqeve nga armėt bėrthamore
dhe kimike. Ai parashikon gjithashtu fonde pėr inspektimet e
porteve si dhe kėrkimet pėr krijimin e mjeteve qė synojnė
mbrojtjen e aeroplanėve tė udhėtarėve.//kk//
|