|
DDr. Phil. Krist MALOKI
Ēdo njeri i ka sytė nė vend dhe
merr me i studiue pak mā hollė dallaveret e politikės shqiptare
nė dekaden e fundit mundet me vėrejtė orė e ēast: se Tirana
čnde s'ka kuptue qė Shteti nuk āsht Kombi, dhe sidomos: se
Tirana s'ka kurrfarė njohunie qė shteti shqiptar ndryshon qind pėr
qind me kombin shqiptar.....
Po t'ishim tė frymzuem nga
shejtanllėket e sarkazmės, do tė thoshim se mexhelexhinjt e
Tiranės, tė marrun mendsh nga Theorija (theokratike-afetare!!) e
totalitetit tė Shtetit, tė cilėn e kanė kapėrdie me garuzhd
nder hukuke mexhelexheane, sot nuk janė tė zotėt me e kuptue
dualizmin qė ekziston mes Kombit dhe Shtetit ... Po t'ishim
malicjozė mund tė thoshim se pėrputhja e jonė e tepėrme me
Aleaten e Madhe andej detit! (āsht fjala pėr marrėdhaniet e
mira mes Shqipnis sė viteve `30 dhe Italisė. Shėn. i red.) -
dhe sidomos me kulturen oksidentale franceze - edhe mā ąndej
detit! - i ka ba savantat e Tiranės me āndrue pėr njķ
identifikim Komb-Shtet, ashtu si e lypte theorija e shtetit
demokratiko-liberal apor edhe e shtetit nacional por jo-kombėtar...
Malum i gjithė masllahati
Kombi-Shteti - si ēdo dardhė shkencėtare qė s'āsht gorricė
zoi-xoxeane - e ka bishtin pėrmrapa ... dhe kėtė bisht s'e
kupton dot Tirana.
Dhe bishtit i thonė ... komb! ...
njė totalitet dinamik, njė gjallesė metafizike, qė buron nga
fshehtėsinat e qindmijėra vjetėve, qė gjallnon mbas ligjve
krejtėsisht tė veta, qė qindron mbi kavaljete e fortuna tė
shekujve e qė tallet dhe pėrkalon plot pėrbuzje mbi
tertevertimet e njė shteti heterogjen ... Kaptimi komb āsht njķ
nga ata kaptime qė nuk mund tė thjeshtėzohen mā, si kaptimi
jeta, njeriu, Zoti ... Kombi āsht kombi ... njķ ndjesķ qė vlonė
nder zemrat e njķ grumbulli njerėzish qė e pėrbajnė at komb
...njķ ndjesķ qė: ose āsht ose s'āsht ... qė s'mund tė
blehet, as tė shitet, as tė merret me qirį ... Dhe para sė
gjithash: kombi āsht njķ totalitet ashtetnor (jo: antishtetnor!)
dhe nuk mund tė kufizohet me gardhet politike tė njķ shteti
sado pėrparimtar apor edhe oriental ... Kombi rrnon, kombi
gjallnon ... dhe ndersa qent lehin, karvani kalon ...
Dhe kėtu shpresojmė tė merremi
vesht! - Disa nga shkrimtarėt gjermanė e kanė pėrngjā kombin
me njė copė natyrė; kombet, simbas pėrfytyrimeve tė tyne, na
ēfaqen si livadhe, fusha, male, zabele, bjeshkė, ograja, pyje tė
dendun apor shkretina tė thata ... sejcili simbas natyret qė ia
ka falė Zoti, sejcili simbas vetive qė vlojnė ne zemėr tė
tij, sejcili me ndjesina e forca shpirtnore fare tė veēanta,
fare individuale ... Dhe sejcili prej tyne ka njķ qėllim
historik tė veēantė - ēdo komb pėrmbush njķ mision nė kėtė
botė! - dhe sejcili prej tyne mund tė gjallojė, tė rritet e tė
naltėsohet vetėm simbas natyres sė vetė, simbas ligjeve tė
njatij shpirti objektiv (Hegel) qė e pershkon si njķ lum i gjallė
nder lashtėsinat e kavaljeteve....
Dhe āsht njķ budallallėk i trashė
kur kujton ndokush se tė gjithė kombet janė tė njķ lloji ...
Dhe āsht njķ budallallėk edhe mā
i trashė i shekullit xix, qė, me gjithė savantllėkun e tij
ibrid, ka kujtue se pėrnjeherėsh tė gjithė kombet mund tė
durojnė mbi kurriz tė vet binanė e shtetit demokratiko-liberal,
apor edhe tė shtetit nacional por jo-kombėtar ...Dhe sot na
shfaqet kriza shtetnore an-e-kand kėsaj bote, ajo krizė qė nėpėr
dridhje t'etheve tė veta āndrron e fantazon pėr ca cezarizma,
mussolinizma, hitlerizma, stalinizma, bolshevizma e planshtetizma
... kombėtarė ...
Sepse secili popull apor komb e
kuptoi kah pragu i shekullit tonė e sidomos mbas purgatorit tė
luftės sė pėrbotėshme, se themelet e shtetit
demokratiko-liberal nuk kanė qėndrim nė ēdo vend, nė ēdo tokė
... sepse nuk asht hepėsi bir t'e ngrehė tė njajtėn bina
shtetnore, njėherė mbi truellin e ndonjķ livadhi e mandej mbi
thepina tė ndonjķ bjeshke kombėtare....
Dhe shka e ka kuptue mendja
primitive e popullit tonė malcor - i cili simbas vendit e ban
edhe kuvendin - atė s'ia hangri mendja as inteligjencės sonė
nacionaliste - jo vetėm atėherė kur i erdhi radha me e ngrehė
shtetin nacional, por as sot qė do me e shkatėrrue ... Dhe kėsodore
vjen puna qė encikllopedistat tonė - mbrenda e jashtė Shqipnie
āndrrojnė e fantazojnė edhe pėr shtetin demokratiko-liberal
apor edhe pėr shtetin nacional por jo-kombėtar ...,( pa vlerėsue
realisht kushtet e veēanta tė vendit).
Dhe Tirana, e cila me njķ
gjenialitet tė veēantė e pėrvėtėsoi ushtrimin e formalizmave
tė shtetit nacional, sot i ferkon duert mbi budallallekun tonė
... pse na - gjoja ajka e kombit! - tuej tredhė qen nėpėr
theoriena tė thata mbi shtet e nacion, kemi lanė fare nė mungesė
zgjimin dhe pėrvetimin e shpirtit kombėtar ...
Dhe sot daullja nacionale ushton
an-e-mbanė Shqipnis ... dhe kombi s'ndien gjā...
Evet, evet endé s'u muerme vesht!
Por faji s'āsht as i joni, as i Tiranės ... qė s'ka habér pėr
kuptimin e ndryshimit komb a shtet... Fajin e ka mā fort njķ
moskuptim internacional i cili s'di me i dhanė karar dualizmit
komb e nacion ...
Sepse, sa me folė pakėz me
glosologjinė e filologėve tė patentuem t'arėsimit shqiptar -
skaji (d. m. th. kaptimi = terminus tecnicus = notion = Begriff) -
sepse pra skaji komb ndryshon nė brendshmėninė e tij qind pėr
qind me atė tė skajit nacion ..
Fjala komb āsht njķ kaptim
ethnik. Kombi pėrmbledh nė gjķ tė vet njķ grumbull personash
qė janė lidhė shoq me shoq (ideel !) nėpėr gjakun e fisin e
njajtė dhe mā fort nėpėr njķ botėshikim e botėkuptim
(Weltanschauung!) tė pėrbashkėt. Porse ky botėkuptim bazohet mā
fort nder ndjenja, d.m.th. nder shprehje tė njķ vitaliteti tė
veēantė (= tė gjakut!) dhe jo aq nder kujtime abstrakte tė njķ
sistemi filozofik e racional. Kėtu qėndron misteri i gjakut qė
njķ shqiptar apor edhe njķ kombas tjetėr, pėrfaqėsues i
vertetė i fisit tė vet, sado me u pasė mėsue nder doke e
zakone e nder sisteme filozofike tė njķ kombi tė huej, pa dashtė,
e sidomos nder momente irracionale e tė mosvetkontrollimit nder
afekte, lėshohet e zhytet aq mā fort disa herė nder pėrmbytje
tė pakufishme tė ndjenjave tė fshehta kombėtare qė i vlojnė
nė zemėr.
Njerėz tė kėtillė - po qenė
misa tė njķ kombi - sado larg tė jenė shoq me shoq, si nga
vendi apor nga rangu e gjendja materiale - shi nder asi momentesh
afekti e vethumbje, kuptohen e afrohen nga vetiu e kėnaqen sė
bashku rreth njķ lumnije tė shpirtit tė pa frź. Malcori i
Gegnisė e ai i Tosknisė merren vesht shoq me shoq edhe sot - me
gjithė ndryshimin e gjuhės. Ndoqi e Lapi kuptohen edhe sot e kėnaqen
shoq me shoq mā mirė e mā fort se na - gjoja - tė kulturuemt.
Dasija ndermjet shqiptarėve rrjedh vetėm nga gjirizet shoqnore tė
qyteteve tė Shqypnisė, ku āsht trazue gjaku e āsht bastardhue
botshikimi, botėkuptimi e me ta edhe karakteri i vėrtet
shqiptar!
Fjala nacion āsht njķ kaptim
politik, e mā fort politiko-ekonomik. E ka pjellė shekulli XVI,
atėherė kur filluen me u dukė pėr tė parėn herė shtete (nė
kuptimin e sotshėm) mbi faqen e dheut. Āsht e vėrtetė qė qysh
me Shėn Thoma Aquinin (1225-1274) e nga bashkėkohėsit e tij
(Dante, Occam, Marsilio di Padova), pat fillue njķ farė theorie
shtetnore, porse shtetin e sotshėm e ka krijue Koha e Re. Njķ
Nicolņ Macchiavelli e njķ Jean Bodin kanė qenė mamicat e njķherė
edhe kumarėt rreth pagėzimit tė tij; vet fjala shtet (stato) āsht
njķ pjellė makiaveliane. Shtytjen mā tė fortė pėr ngrehje
shtetesh nė Europė e dhą njķ lėvizje politiko-ekonomike me
emnin Merkantilizėm aty kah fillimi i shekullit tė XVI. Me
zbulimin e Amerikės (1492), u derdh aq flori e aq pasuni e
pakufishme nėpėr Europė, sa filluen me u tund themelet
politike, shoqnore, ekonomike e fetare t'asaj kohe.
Nė Kohėn e Mesme njerzija
s'njifte pothuej tjetėr punė veē se me i sjellė sytė kah
qielli e me u pregatitė per jeten e andejshme, tash nėpėr shėndritjen
e florinit e xhevaireve t'Amerikės, m'anė tjetėr nėpėr lukset
e importueme nga Orienti e harroi bota driten e Zotit, u zhyt nder
kėnaqje e njėherė edhe nder epshe e vese tė kėsaj jete. Nė
atė kohė filloi ajo "lufta e tė gjithėve kundra tė gjithėve"
(Bellum omnium contra omnes), e cila u bā shpirtdhanėse pėr
vepren Leviathan tė filozofit Thomas Hobbes. Po nė atė kohė
muer kuptim edhe fjala interesse, shka d. m.th. me pasė njė
interesė ndermjet shoqishojt (Inter- esse!). Nė atė
"luften e tė gjithėve kundra tė gjithėve", ku
s'njifte qeni tė zonė dhe kur njeni tjetrit ja grabitte nderin,
gruen e pasuninė dhe ja nxirrte shpirtin pa ndonjė dhķmė a
dridhje shpirtnore, nė atė kohė pra u ēfaqė pėr tė paren
herė - praktikisht - ajo interesė - pėr me i rregullue marrėdhaniet
e njerzve ndėrmjet shoqishojt.
Nė atė kohė dhe u mblodhen vende
vende grumbuj njerėzish-tė shtėrnguem (koncentrue) nga ajo
interesė e shkretė - dhe i dhanė vendit ligje e kanune dhe vune
mbi vedi njė njeri (jo Zotin), tė cilit i dhane tė drejta tė
pakufishme - tė drejta sovrane. Kėshtu pra nga ajo kohė rrjedhė
ai institucion tė cilin e quejm sot "Statuti Themeltar"
dhe vendi ku ka fuqķ ai statut quhet Shtet - dhe populli mbi tė
cilin sundon quhet Nacjon ... Nacjon kėsodore d. m. th. njė
grumbull njerėzish, njė sindikatė, njė gremium, njė shoqnķ
ndėrmarrėse me qėllim pėr me realizue ma lehtė njė ide = njė
interesė tė pėrbashkėt ... Dhe morali problematik (shtetnor!)
i kėsi lloj personash juridike ēfaqet lakuriq pėr mendsinė e
tij grabitēare nė devizėn machiavelliane. "Qėllimi i
shenjtėron mjetet!" ... apor edhe ner disa deviza fare
nacjonale si "L'etat c'est moi"! (shteti jam vet) apor
"Right or wrong I'dont care it's my country" (drejt a
shtrembėt, nuk ēaj koken, āsht pėr vendin = shtetin t'im),
apor edhe nė atė fjalėn italiane bukur tė thanun: "Il
sacro egoismo" ... egoizma e shenjtė! ...
E s'asht ēudi qė me ngrehjen e
shteteve tė parė nacionale nė Europė shpertheu e shkrepi ai
egoizėm i shenjėt and-e-kand dheut - u shkretnuen dy kultura tė
paēmueshme n'Amerikė, u shkatėrrue djepi i kulturės sė pėrbotshme
nė Indi nga agjentat kriminelė tė Anglisė, u ba tym e flakė e
hi e pluhun gjithė Gjermania etj. etj. - e u deshtė njėfarė
Lidhje Ndėrkombėtare nė vitin 1648 pėr me i vue kufij e caqe
grykėsisė sė nacioneve egoiste, apor ma mirė: imperialiste ...
Porse gryksija s'mori fund, perkundrazi u shtue edhe ma fort, e me
gjithė Lidhjet Ndėrkombėtare tė ndryshme - mė 1713, 1815,
1856, 1878, 1899, 1907 dhe 1919 - edhe sot daulla imperialiste
ushton nėpėr botė dhe dum-dumet e saja e bājn me u dridhė
deri fėminė nė barkun e nanės ... Jo, kėtė e ka diftue
historija: Luftat e deritsotshme kanė qenė pėrleshje nacjonesh
por jo kurr kacafitje kombesh kundra shoqi-shojt ... dhe e
ashtuquejtuna Lidhje Ndėrkombėtare nė Genevė nuk āsht
kurrsesi njė lidhje kombesh, porse njė sindikatė, njė gremium,
njė shoqnķ ndėrmarrėse nacjonesh tė ndryshėm me interesa tė
ndryshme, me interesa aq tė poshtra sa duhet perdeja e theatrės
gjeneviane qė t'i mbulojė ndopak .
E qė! Tirana prap s'na kuptoi!
Medet, medet! ...
Porse aq ma keq qė edhe
t'ashtuquajtunit engjikllope, disa nacjonalista, - mbrenda e jashtė
Shqipnisė, - nuk janė tė zott me na kuptue ... (pėrjashtimet e
dishmojnė rregullen!) ... dhe kėta vetem pse s'kan pasė kurr
haber pėr dualizmin komb e nacjon ... Dhe s'asht ēudi kur edhe
zani i jonė sot, - si zani i ēdo shqiptari tė vėrtet nė dekadėn
e fundit,-ka me ushtrue i pandigjuem nėpėr shkretinė shpirtnore
tė inteligjencės sonė si njaj zā, pėr tė cilin ka shkrue Shėn
Gjoni evangelist: "Et vox in deserto exclamavit" ...
Mjerisht! ...
Dhe sidomos, kur Shqipnia e pret
shpėtimin nga kombi dhe jo nga nacioni! ...
Porse gajret! ... se ndoshta po
kuptohemi kėtu! ..... Nacioni franēez nuk ka qenė kurr ...
komb!! ... Sepse nacioni franēez pėrbahet nga tetė e ma teper
lloje kombesh fare tė ndryshėm, si keltė, gjermanė, romakė,
ibero-akvitanė, ligurianė, sarazenas etj. etj. dhe nacioni franēez
edhe sot āsht pėrēarė nė gjithfarė fisesh provinciarė, si
normanė, gaskonjas, langdokas, bretonė, provansalė,
alzas-lorenas etj.etj., qė s'kuptohen as merren vesht lehtė shoq
me shoq. Marifeti i politikės geniale franēeze ēfaqet aty se si
ka dijtė ajo gjatė kater shekujsh, me i pėrmbledhė gjithė ata
kombe heterogenė nėn idenė e njė nacioni dhe si āsht e zoja
sot - kur po pėrhapet edhe nė Francė idea e kombėtarisė mos
me lanė boten me ia kuptue hallin e shkatėrrimit ...
Deri nė vitin 1598 (Edikt i
Nantes) Franca ka qenė copė-copė njė shesh anmiqsie e luftash
religjioni kundra religjioni, fisesh kundra fisesh, kombesh kundra
kombesh. Franca e sotshme dhe nacioni francez janė vetėm e
pervetėm vepra e kardinalave Richelieu dhe Mazarin, tė
ekonomistave Turgot e Colbert dhe tė mbretenve Luigji XIV dhe
Napoleon Bonaparti. Kėta njerėz kanė dijtė me ia u mbushė
mendjen kombeve e fiseve tė ndryshėm se interesa e pėrbashkėt
jetike e shpirtnore e kėrkonte bashkimin e tyne dhe se nacioni
franēez āsht i thirrun prej Zotit me qenė Votra e
Civilizacionit. Kėto kujtime lajkatare e shumė interesa tė
ndryshme ma pak ideale e kan shtėrngue (koncentrue) popullin franēez
perreth Meke-s franceze qė i thonė: Paris ... dhe Parisi na ēfaqet
njė qendėr intelektualėsh, nė pikėpamje tė shpirtit
nihilista deri nė palcė, njerėz qė dinė me i gėzue āndjet e
jetės sė jashtme, porse qė s'kanė pasė ngź kurrė me i ndie
tė rahmet e gjakut tė vet a me i marrė erė avullit qė del nga
toka e kombit...
Dhe kėta njerėz - sa me folė me
psikoanalizen e Freud-it - e, siperkompensojnė mungesen e
ndjenjave tė vėrteta kombėtare me sa e sa pėrfytyrime e fjalė
tė ekzagjerueme pathetike-oratorike, vulgo-patriotike - dhe janė
tė zott me hż nė zjarr tė luftės e me i tėrhjekė mbas
vehtes edhe franēezėt tjerė - nga natyra rentjerė tė pa
kurrfarė zjarrit - si ata dhen qė shkojnė e mbyten nė flakė
... Dhe Parisi na ēfaqet sė fundi si njė etablishment i njė
sindikati, i njė gremium-i, apor i nji shoqnije ndėrmarrėse qė
ka pėr qellim realizimin ma tė lehtė tė njė interesi shoqnor,
tė nji interesi tė pėrbashkėt tė tė mirave tė asajė
shoqnie sui generis ...
Dhe ajo compagnia bella shtrihet e
zgjanohet vetėm deri aty ku hasė me kufijt politik tė shtetit
franēez ... ai qė s'āsht shtetas franēez nuk āsht as franēez!
... Dhe kėtu e kemi ndryshimin mes kombit dhe nacionit. Si misa tė
nacionit kuptohen vetėm ata qė janė nėnshtetas - qofshin edhe
gjakut tė perziem a gjakut heterogen. Pėr nacionalistin franēez
āsht marokezi apor negroidi i Francės jugore ma fort franēez se
ai qė ka dalė nga Franca dhe ka marrė nenshtetėsi tjetėr ...
ky s'ka tagėr tė quhet franēez ... e aq ma pak nacionalist ...
Ky asht ndryshimi ... e sapienti
sat! ...
Nė Tiranė: videant consules, ne
quid res publica detrimenti capiat!!...
Dhe āsht interesant qė kaptimi
komb nuk gjen shok ekuivalent as nė gjuhėn franēeze, as nė
gjuhen inglese dhe as nė italishten. Fjala inglese people dhe
fjala italishte il popolo kanė pothuej at kuptim si kaptimi
populli nė gjuhėn shqipe. Dhe vetėm nė gjuhėn gjermanishte
dhe nder bijat e saja skandinave gjendet njė kaptim -
"Volk" - qė paraqet atė brendshmėni, at kuptim si
kaptimi komb. Madje gjuha shqipe na ēfaqet, perreth kėsaj
pyetje, ma elastike, ma e pasun se gjuhėt ma tė parat e Evropės;
sepse na jemi tė zot me e pėrkthye fjalėn nation me fjalėn
popull (shtetnor) dhe fjalėn Volk me fjalėn komb, kurse popujt e
naltpėrmendun deri mė sot s'kan gjetun mjet gjuhėsor me ia
mbushė menden shoqishojt se shka do me thanė komb dhe shka do me
thanė nacion ... Dhe hajde merru vesht mandej ne Lidhjen Nderkombėtare
... oh pardon! ... nė Lidhjen Internationale!...
Dhe nga tė gjitha kėto s'ka
kurrfar haberit Tirana! Ai qė s'na beson le tė marrė pak zahmet
dhe le t'i falė njė shikim sado tė percipt botimeve zyrtare dhe
sidomos kodeve tė ndryshėm tė Drejtėsisė. Fillon qysh me
Statutin Themeltar: populli i shtetit shqiptar quhet kombi
shqyptar ...
Neve kėtu s'po zgjatemi ma fort
mbi kėt pikė sė perndryshe mund tė bahemi shkak per ndonjė
demarsh tė kojshijve tonė politikė pranė Lidhjes Ndėrkombėtare,
pardon! - pranė Lidhjes Internacjonale ...
Dhe sa per kodet e ndryshme tė
Drejtsisė do tė flasim ma gjatė njė herė tjetėr ... kur do
t'i rėfejm botės krimin gjuhėsor, kulturor dhe kombėtar qė āsht
plakos mbi shpirtin shqiptar nėpėr ato gogsime apor ekskremente
tė ndoj ēatipi bilmez e sojsėz ...
Sa per sot: tė luemt na qė gjyqet
tona s'kan haber nga ata kode ... dhe qė u shkėmbye kasacioni me
mexhelexhinj ... se perndryshe ēdo proēes do t'u diktimonte ...
dhe sė fundit shpėtimi i jonė do tė mbette prap se prap nė
dorė tė njė Nivica, apor Shatko, apor ...
Dhe fajin e moskuptimit e ka vetem
"E drejta internacionale". Qysh me babain e kėsaj
ditunije, Hugo Grotius (1583-1645), filloi babilonija e kaptimeve
komb e nacjon, komb e popull dhe komb e shtet. Aty ku thotė franēezi
Droit International, inglesi International Law dhe italiani
Diritto Internazionale aty thotė gjermani Voelkerrecht dhe
shqiptari bilmez: E Drejta Ndėrkombėtare ... kurse e drejta
internacionale s'āsht tjetėr veēse njė rregullim i marrėdhanjeve
ndėrmjet nacionesh (shtetesh) t'organizuem, d.m.th. njė e drejtė
ndėrmjet shtetesh = Staatenrecht (Kant) apor Zwischenstaatliches
Recht, Droit de l'interdépendance entre les nations ou des états,
etj. ...
Shumė ma katastrofale se kėto
lojna fjalėsh dhe kaptimesh u ēfaq pėr gjatė katėr shekujsh e
deri nder ditėt tona teoria e shtetit, e bija ogurzeze e sė
Drejtės Internacjonale, me postulaten e tre elementave themelorė
tė shtetit: 1) vendi i kufizuem, 2) populli i organizuem dhe 3)
fuqija shtetnore sovrane. Pa kėta tre elemente themelorė nuk bāhet
shteti kurrė,-thoshin ata teoricienėt e shekullit tė xvi dhe
thonė edhe sot teoricienėt e sė Drejtės Internacionale.
Ashkollsun! Mirė po ai populli, i organizuem mbrenda kufijve tė
shtetit, tė jetė i nji gjaku, d.m.th. komb apor tė jetė i
perziem si e sjellė rasti, mjaft qė tė rėfehet i organizuem,
alias: terbié apor nacion me disiplinė ... ashtu si e kėrkon
Tirana? ...
... Deri mė vjet 1914 ka qenė
jasak pėr ēdo shtet me u pėrzie nder ēashtjet kombėtare (nė
pikėpamje tė gjakut!) tė shtetasve tė nji shteti tjetėr, nji
paudhėsi e kėtillė u quente cėnim sovraniteti ... Dhe ka qenė
nji ngjarje epokale - pėr disa: botėpėrmbysėse - kur Rumania -
si e para nė tė gjithė historinė e Kohės sė Re . kėrkoi
mbas Luftės sė Ballkanit tė drejten mprojtare pėr minoritetet:
kucovllehė nė Ballkan. Qysh atėherė ka zanė rrānjė teoria e
sė drejtės sė minoriteteve - e cila sot njifet dhe kuptohet nga
kombet e gjithė botės dhe madje nga shtetet nacionale ... por
vetėm jo nga Tirana nacionale!!....
Porse Tirana ka njė meritė, pėr
tė cilėn duhet tė bahet zilitare e gjithė inteligenca e vertetė
shqiptare, dhe asaj merite i thonė: instikt shtetnor. Kija inat e
folja hakun! Me nji genialitet tė veēantė ka muejt Tirana me i
pervetue formalizmat e shtetit nacional, me nji genialitet tė veēantė
e ka kuptue Tirana randsinė e atyne tre elementeve themelorė tė
shtetit. U desht me ardhė nė fuqi Tirana qė t'i caktohen
definitivisht megjet (kufitė) Shqipnisė, u desht me ardhė nė
fuqi Tirana qė abolla tė futet nė njė kallėp - makare sui
generis - populli shqiptar e u desht me ardhė nė fuqi Tirana qė
shteti ynė tė marrė formė organizmi shtetnor ashtu si e lypte
idea e sovranitetit dhe e respektit (njohtimit) internacional. Kėto
tė gjitha po i themi me gjithė mend ... dhe jemi larg si qielli
me dheun nga ata qė kujtojnė se i bajnė nji shėrbim ēashtjes
kombėtare tuej marrė yrysh vend e pavend - dhe bile pa mend si
Don Kishoti - kundra mullijve shtetnorė tė Tiranės ... Oratorėve
dhe literatave tonė tė famshėm tė Qershorit dhe tė Shėn-Andreut
tė 1924 po u sjellim nėpėr mend vetem shka pat thanė Fan Noli
nė vjeshtė 1923 nė Parlament: se populli shqiptar āsht pėrēa
e shkatėrrue nėpėr anarkinė religjoze, sociale, politike etj,
etj ...
Dhe qė! Nga njaj popull, i pėrēam
e i bām copė copė shpirtnisht e fizikisht, formoi Tirana nji
trup tė vetėm sado kudo kompakt e homogen dhe i dha shpirt pėr
nji lėvizje shtetnore mjaft respektable deri mė sot-gjatė nandė
vitesh ... dhe do tė vazhdonte kėsodore edhe njėqind e ma tepėr
vjet po mos t'i kishte ba hesapin - vetėm nė njė pikėpamje -
jangllėsh dhe pa e pyetun mirė hanxhiun ...
Sepse faji tragjik e historik i
Tiranės ka qenė keqkuptimi i njenit nga ata tre elemente
themelorė tė Shtetit: tė popullit t'organizuem. Po persėrisim
edhe njė herė qė ēdo shtet nacional bazohet mbi bashklidhjen
dhe bashkqėndrimin e shtetasve per nji qėllim, pėr nji ide a ma
mirė: pėr nji interes tė pėrbashkėt. Ky āsht pėrfundimisht
motorri vėrtitės dhe misterplot i Nacionit ... Dhe pa nacion nuk
qėndron dhe nuk punon dot makina shtetnore.....
Qė s'ka haber Tirana per kėso
hollėsina e kemi thanė qysh pėrpara. Porse Tirana s'ka as nevojė
pėr kundrime tė kėtilla, se ajo punon me nji instikt, me nji
sens politik aq tė hollė sa i davaritė dhe i zhdukė menjėherė
pallavrat politike racionale tė intelektualėve tonė ...
Dhe qė me atė instinkt tė
pagabueshėm formoi Tirana aty shpejt Shtetin dhe nacionin ...
Porse medet! Ky nacion na duel pak si bastard, bile bile qorlelek
qė d.m.th. laskuriq apor gjysa mi e gjysa zog ...
Sepse nacioni i Tiranės formohet
vetėm e pėrvetėm nga banorėt e qyteteve tė Shqipnisė ...
jashta qyteteve dhe sidomos atje nder malsina, ku vlon e rrjedh
edhé gjaku i patrazuem shqiptar, atje sundon sot vetėm forca
brutale e xhandarit dhe kurrsesi autoriteti i shtetit ... Pėrgjithėsisht
Tirana punon me taktiken e vjetėr bizantine; nė njenėn dorė kėrbaēin
dhe mė tjetren llokumet ... dhe gjithė marifeti i saj āsht pėrmbledh
aty, se si di me qėndrue me atė llojė Potestas qė s'āsht
kurrsesi njė Auctoritas ... Dhe sa pėr kualitetin e njasaj
potestas na flet fare kjartas ajo ngjarje historike, kur i tha
Oksentjerna birit tė vet: t'a dijshe more bir se sa pak mend
duhen pėr me qeveris njė shtet! ...
Sido tė jet taboret e nacionit tė
Tiranės rekrutohen nga e shumta e qytetasve shqiptarė. Kėtu
nder qytete tona ka infiltrue gjaku i huej e sidomos gjaku
oriental qindra e qindra vjetėsh. Mė anė tjetėr selekcionimi
natyror i gjakut shqiptar nder malsina ka ekspulzue nga vehtja tė
gjithė elementet e dobėt, tė cilėt janė djerg dhe kan ra nė
qytet pėr me u mishnue nė kallėpin e shqiptarit qytetas
vagabond ...
Sepse karakteristika e qytetasve
tonė pėrmblidhet si nė njė kaleidoskop psikologjik, i cili,
sido me e sjellė pėrfytyron avazet e shumėngjyrėshme, avazet e
shumėkuptimshme apor ma mirė: avazet e karakterit tė
pakarakter:
1.Ku rafsha mos u vrafsha!
2.Haja qenit, pija qenit
Edhe i bjer karadyzenit!
2.Atje posht nder ata ripa
Her ma hipe, her t'a hipa!
Ndėr kėso kerma shpirtnore ka
ngulė Tirana bajrakun e vet shtetnor, me kėso kerma shpirtnore e
hjedh vallen shtetnore ... njatė valle qė fort e ma fort na ēfaqet
si njė danse maccabre nacjonale ...
Porse javash pak se duhet tė
merremi vesht nji herė e mirė se kush āsht "Tirana".
Tirana, more efendilerė, nuk āsht
njeri vetem - si duen me thanė disa literata nacionalista . por
njė korp, d.m.th. nji trup e nji krye bashk ... Trupi e ka zakon
me qėndrue gjithmonė ndėr myksinat e Tiranės, kurse kreu del
herė mbas here me u flladitė nder zefir e furfullima ushtimore tė
detit durrėsak ... Kėta, po, janė Tirana: Ai qė lėngon sot
mbi majen e kodrės sė Durrėsit dhe ajo klika
bizantine-orientale qė si nji shtrigė mijėvjeēare plot mistere
aziatike e tjerrė pźnin e jetės sonė shtetnore ...
Dhe e kanė jangllėsh ata qė
kujtojnė se gjithė faji qėndron te Qeverija ... Sepse njerėz
si D.M. Ivanaj (deri mė sot edhe njė pikėpyetje sy-sfingore)
nuk figurojnė kurrsesi ma fort se nji vegėl ad hoc. Nji Ivanaj e
shokėt e tij pėrdoren vetėm simbas nevojės - si mbas devizės:
qėllimi i shejtnon mjetet - dhe e kalojnė jeten efemere tė nji
kukulle ngjyra-ngjyra pėr sy tė fėmijėve politikanė ... Nesėr,
biro, vjen prap gogoli! ...
Dhe gogoli na āsht njaj trupi i
Tiranės ... Dhe vetėm trupi ... Sepse ata qė kanė ndopak
kuptim pėr lėvizje psikologjike do tė kenė vėrejtė me kohė
se kreu e trupi dal ka dal e hupne kontaktin dhe se sot Tirana qėndron
vetem top e sė bashku - nga zori ...
Nuk āsht e kotė, jo, ardhja e
vajtja Durrės Tiranė e nuk āsht ashtu fare e pa lidhje me
tronditje shpirtnore ajo sėmundje misterjoze e Atij ... Nji botė
e madhe, nji botė iluzionesh grandioze mbretnore po shembet e po
zbehet para nji dite tė re ... Shqipnija e Nderit po agon! ...
Dhe ndersa deti i zi i kombit gurgullon e shkumbėzon nder
akullina, rrezja e parė e Shqipnisė sė ardhshme ... Dhe ai e
shef ... dhe lėngon veē mbi kodren e Durrėsit ...
Dhe vetėm trupi nuk shef gjā. Pėrkundrazi
sa ma keq vejnė punėt e kombit, aq ma qejf ka klika e Tiranės.
Haja qenit, pija qenit edhe i bjer karadyzenit! Apor edhe Apres
nous le deluge! Shka do ma. Shteti punon ashtu si duen ata,
nacioni shqiptar āsht ba aq terbiét se s'luen bisht mini nder
gjith qytetet e Shqipnisė pa e marrė vesht aty pėr aty Tirana.
Dhe sa pėr qafirat malėsorėt shqiptarė mashallah dyjaku e
dyfeku e gjandarit! ...
Politika e Tiranės ka qenė dhe do
tė jet gjithėmonė nji politikė urbanale, nji politikė
qytetesh. Aty nder qytete gjen ajo elementin e dukshėm pėr
formimin e nacionit ashtu si e lyp shteti i sajė - sui generis
aty gjendet brumi amorf shpirtnor qė s'mund tė futet nė ēdo
kallėp me kollajllėk ...
Sepse Tirana s'duron
individualitet. Dhe kėtu hyjmė nė tragjedinė ma katastrofalen
e kombit tonė gjatė historisė. Shtatqind vjet sundim romak,
gjashtė shekuj permbytje nga valėt e invazonit sllav dhe pesėqind
vjet barbarizma turkoshake s'kanė qenė tė zott me ēprishė e
me e ēatrafilue aq fort shpirtin shqiptar e kulturen e tij sa kėta
dymėdhetė vjett e fundme nėn qeveritė t'ashtuquajtuna
nacionale.
Dhe Tirana ka nji sens tė hollė
... dhe e ka frigė shpirtin (e vertetė) shqiptar, si djalli
kryqin, ... dhe e shtyp dhe e mbyt aty ku e has ... Filloi puna
qysh me Shkodren e me Vlonen. Dy qytete tė predestinuem pėr nji
lulėzim vigan kulturor e ekonomik lėngojnė sot e ngordhin pse u
ēfaqnė individuala kombėtare ... Dhe nė anėn tjetėr Tirana e
Kuqe ka kushtue deri mė sot, me prishje e ndreqje, aq sa do tė
kushtoshin dymijė shkolla popullore ... Dhe s'na ēuditė - me
gjith gjestin e ēuditshėm tė D. Ivanajt - qė shkollat
katolike, ato ēerdhe tė kombtarisė, herė a vonė do t'u
zhdukshin nga faqja e dheut ...
Se kėtė e di Tirana dhe zemra ia
ndien mirė fort m'atė ditė qė ka me le prap Djelli i Nderit
dhe kanė me u shkri akullinat majmaleve shqiptare atė ditė ka
me u shembė binaja, ajo bina nacionale tiranase dhe nėpėr ujna
tė kombit ka me u pėrmbytė Sodoma e Gomorha e Shteti i Trupit
shqiptar ...
Sanct Georg salva nos! ...
Njė njeri i fortė iluminist i
duhet Shqipnisė! - Ky āsht konkluzioni i fundit mbas gjithė
atyne eksperimenteve e krimeve qė jan ba deri mė sot nė trupin
e kombit tonė nga qeveritarėt e derisotshėm shqiptarė ...
qofshin tiranas, qofshin emigranta politikė ...
Jo, shpėtimi i jonė s'ka pėr tė
ardhė as prej andej as prej kėndej - sepse tė dyja anėt i ka
hanger krymbi i idelogjisė nacionale e jo kombėtare, jo vertetė
shqiptare ...
______________
PS:
Shkrimi eshte marre nga www.stublla.com.
Te gjitha te drejtat per botim a ribotim mbesin te z. Albert
Ramaj, i cili se shpejti do te botoj librin me shkrimet e DDr.
K.Malokut.
|