|
24
qershor 2003 / Zėri
i Amerikės
Dhoma e Pėrfaqėsuesve
e Kongresit Amerikan miratoi njė rezolutė pėr tė pėrshėndetur
pėrpjekjet dhe vendosmėrinė e Shqipėrisė, Kroacisė dhe
Maqedonisė pėr tu anėtarėsuar nė aleancėn e NATO-s.
Rezoluta u paraqit nė Kongres nga ligjvenėsi
Eliot Engel, anėtar i Komisionit pėr Marrėdhėniet me Jashtė
dhe bashkėkryetar i grupit tė ligjvenėsve pėr ēėshjtet
shqiptare.
Rezoluta, tha ligjvenėsi Engel, flet pėr
angazhimin e Shteteve tė Bashkuara pėr tė ndihmuar Shqipėrinė,
Kroacinė dhe Maqedoninė tė anėtarėsohen nė NATO.
Kėto tri vende, tha zoti Engel, po punojnė
pėr ti pėrmirėsuar institucionet e tyre ekonomike, ushtarake
dhe politike nė pėrputhje me standartet e NATO-s.
Mė 2 maj Sekretari amerikan i Shtetit Colin
Powell dhe ministrat e jashtėm tė Shqipėrisė, Kroacisė dhe
Maqedonisė nėnshkruan nė Tiranė Kartėn e Adriatikut pėrmes sė
cilės kėto vende angazhohen tė respektojnė vlerat dhe parimet
e alencės sė Natos.
Rezoluta po ashtu pėrshėndet Shqipėrinė pėr
dėrgimin e 75 anėtarėve tė forcave tė saj tė armatosura nė
Irak pėrkrah forcave amerikane. Shqipėria ėshtė njeri nga vetėm
tri vendet evropiane qė dėrguan trupa nė Gjirin Persik. //kk//
|