24.06.2003 - Trepca.net

Lajme

E marte, 24 qershor 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova tha se angazhohet pėr mė shumė kompetenca edhe nė zhvillimin ekonomik e nė investime

  • Kuvendi i Kosovės ka tė drejtė tė miratojė ligje pėr financat dhe doganat, thotė kryeparlamentari Daci

  • KFOR-i do tė jetė i pakompromis kundėr atyre qė hedhin bomba dhe shkaktojnė trazira nė rajonin e Mitrovicės

  • Dorėzohet deponia e rehabilituar nė komunėn e Prishtinės

  • Alush Gashi thotė se themelimimi i Fondit Kosovar-Amerikan ėshtė mbėshtjetje e fuqishme pėr Kosovėn

  • Shon Barber e vlerėson Gjilanin si shembull progresi pėr Kosovėn

  • Njė delegacion i NATO-s tė enjtėn viziton Kosovėn

  • Mbrėmė ėshtė liruar nga arresti Numan Baliq

  • Shtajner thotė se nė samitin e Selanikut ka pėrmbushur tri qėllime

  • Ēoviq u ka bėrė thirrje serbėve qė tė mbrojnė shtėpinė e shėndetit dhe shkollėn nė Fushė-Kosovė

  • Shpėrthimet nė Shkup cilėsohen akte tė terrorizmit urban

  • Erhard Busek vlerėson se Kosova ėshtė problemi mė i rėndė dhe ėshtė i domosdoshėm dialogu shqiptaro-serb

  • Zyrtarėt e BE-sė thonė se bisedimet Prishtinė - Beograd do tė fillojnė nė muajin e ardhshėm

  • Peter Shider thotė se pėr Kosovėn duhet gjetur njė zgjidhje qė nuk ėshtė aplikuar nė Evropė

  • Njerėzit qeshin me emrin e ri Serbia dhe Mali i Zi

  • Regjim mė i ashpėr vizash pėr Shqipėrinė e Maqedoninė

  • Ėshtė ngritur kundėr 4 shtetasve kenianė aktpadia nė lidhje me bombardimin vetėvrasės tė Nėntorit tė kaluar

  • Mulla Omar ka emėruar udhėheqjen 10-anėtarėshe tė kėshillit tė rezistencės kundėr trupave tė huaja nė Afganistan

  • Armata izraelite ka arrestuar mbi 120 palestinezė

  • SHBA konfirmojnė sulmin kundėr njė autokolone, ku mendohet tė ndodheshin udhėheqės tė ish regjimit tė Sadam Huseinit

  • Bush pėr bimėt e modifikuara

  • Lindja e Mesme: Tregtia shėrim pėr rajonin

  • OKB kėrkon 260 milionė dollarė ndihma pėr Irakun

  • Policia italiane ka arrestuar 6 persona pėr dhėnien e ndihmės financiare militantėve muslimanė

  • Pesė arabė tė Izraelit janė akuzuar pėr ndihmė dhėnė Hamasit

  • Forcat amerikane gjatė luftimeve tė sotme kanė vrarė tė pakten njė irakian


 
Presidenti Rugova tha se angazhohet pėr mė shumė kompetenca edhe nė zhvillimin ekonomik e nė investime
 
   
Prishtinė, 24 qershor 2003 - Nė Prishtinė sot po i zhvillon punimet sesioni i nėntė i Tryezės sė Forumit Ndėrkombėtar me temėn "Sistemi buxhetor i Kosovės - politika dhe qėndrueshmėria" qė e ka organizuar instituti "Riinvest" i Prishtinės.

Duke pėrshėndetur nismėn e kėsaj tryeze kushtuar sistemit buxhetor tė Kosovės, Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova tha se kjo ėshtė njė ēėshtje vitale pėr vendin dhe se pėr katėr vjetėt e pasluftės Kosova ka arritur tė formojė njė buxhet tė vetin.
 
"Kjo ėshtė pozitive dhe produktive dhe nė bazė tė kėsaj ne sot mund tė flasim pėr njė sistem buxhetor qė institucionet e Kosovės e realizojnė sė bashku me UNMIK-un", vlerėsoi Presidenti Rugova.

Ai nė vazhdim tha se buxhetin duhet konsideruar si stimul tė ekonomisė, tė shėrbimeve publike e tė shėrbimeve tė ndryshme qė i bėn shteti dhe jo pengesė e ngarkesė tė saj. Poashtu duhet konsideruar vendimtar rolin e buxhetit pėr funksionimin e shtetit tė Kosovės, tha ai.

Presidenti Rugova bėri thirrje pėr krijimin e njė baze tė gjerė pėr buxhetin e Kosovės, por duke pasur kujdes qė tė mos rritet tejmase administrata publike qė ėshtė njėri nga shfrytėzuesit kryesorė i buxhetit.
 
Tė krijohet njė administratė efektive dhe qė nė kėtė administratė tė punėsohen tė rinjtė e kualifikuar dhe tė shkathtė, tė cilėt janė tė gatshėm tė punojnė edhe me teknologji moderne qė i duhet administratės. Kjo nėnkupton edhe njė modernizim tė administratės nė pėrgjithėsi, nėnvizoi Presidenti i Kosovės.

Gjithashtu Presidenti me kėtė rast pėrmendi edhe transferin e kompetencave nga UNMIK-u tek institucionet vendore, duke u angazhuar pėr mė shumė kompetenca edhe nė zhvillimin ekonomik, nė investime dhe nė sistemin buxhetor, por edhe nė mėnyrėn e mbledhjes sė buxhetit dhe shpenzimit tė tij. Poashtu u angazhua qė institucionet e Kosovės si objektiv tė kenė njė politikė aftagjatė dhe afatshkurtėr buxhetore.

Nė kėtė kontekst, nėnėvizoi Presidenti Rugova, edhe njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės do t'i pėrshpejtonte proceset ekonomike, duke marrė si shembull ēėshtjen e kredive. Pėr kėtė arsye Kosova ėshtė e limituar qė tė ketė aksces (qasje) tek institucionet financiare ndėrkombėtare, tha ai.

Presidenti Rugova nė fund lavdėroi punėn qė ėshtė duke bėrė "Riinvesti" me koncepte tė zhvilluara dhe qė janė nė ndihmė tė institucioneve tė Kosovės.

Ndėrkaq, drejtori i "Riinvestit", Muhamet Mustafa, nė hapje tė kėsaj tryeze tha se raporti studimor i pėrgatitur pėr kėtė forum dhe debati i sotėm do t'i kontribuojnė disa ēėshtjeve tė cilat paraqiten si sfida nė proceisn e ndėrtimit tė njė sistemi modern buxhetor tė Kosovės, i cili rrrit vazhdimisht qėndrueshmėrinė buxhetore, transparencėn dhe pėrgjegjėsinė nė shfrytėzimin efektiv tė fondeve tė kufizuara.
 
 
Kuvendi i Kosovės ka tė drejtė tė miratojė ligje pėr financat dhe doganat, thotė kryeparlamentari Daci
 
Prishtinė, 24 qershor 2003 - Kryesia e Kuvendit tė Kosovės ka pėrcaktuar sot rendin e ditės pėr seancėn plenare tė 16 qershorit dhe ka pėrvijuar atė tė 3 korrikut. Kėtė tė enjte do tė nxirren pėr shqyrtim tė dytė Projektligji pėr qasje nė dokumentet zyrtare si dhe Projektligji pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr themelimin e Regjistrit tė tė drejtave nė pronėn e paluajtshme. Deputetėt do tė debatojnė edhe pėr gjendjen e pėrgjithshme nė arsimi n e Kosovės.

Nė mbledhje u tha se Komisioni Parlamentar pėr Arsim, Shkencė dhe Teknologji ka pėrgatitur disa rekomandime pėr ēėshtjen e
arsimi t, tė cilat do t’u prezantohen deputetėve, kurse ėshtė bėrė e ditur se edhe Ministria e Arsimit i ka qėndrimet e veta pėr pėrmirėsimin e gjendjes nė kėtė veprimtari me interes tė veēantė shoqėror.

Ministria e Shėndetėsisė e ka njoftuar Kryesinė e Kuvendit se e tėrheq pėrkohėsisht nga procedura Projektligjin pėr produktet mjekėsore dhe paisjet mjekėsore, me arsyetimin se mė parė duhet tė nxirret Ligji pėr shėndetėsinė.

Pėr seancėn vijuese ėshtė paraparė tė debatohet pėr privatizimin dhe tė shqyrtohen pėr herė tė dytė Projektligji pėr prokurimin publik dhe ai pėr Planifikiimin hapėsinor.

Pas konsultimit me ekspertė dhe miratimit edhe nga Kryesia e Kuvendit, kryetari Daci i ka dėrguar njė letėrpėrgjigje zėvendėsit tė PSSP tė OKB-sė, Ēarls Brajshou, se Kuvendi i Kosovės ka tė drejtė tė miratojė ligje pėr financat dhe doganat e Kosovės.
 
 
KFOR-i do tė jetė i pakompromis kundėr atyre qė hedhin bomba dhe shkaktojnė trazira nė rajonin e Mitrovicės
 
Mitrovicė, 24 qershor 2003 - KFOR-i do tė jetė i pakompromis kundėr atyre qė hedhin bomba dhe shkaktojnė trazira nė rajonin e Mitrovicės, tha komandanti i Brigadės shumėkombėshe tė Veriut Marsel Bertuēi.
 
Ai tha se do tė angazhohet pėr krijimin e njė mjedisi tė qetė e tė sigurt pėr tė gjithė qytetarėt e rajonit, njeherit duke shprehur vendosmėrinė pėr tė luftuar ekstremistėt qė vijnė nga pjesėt e tjera tė Kosovės. Kėta janė armiq tė tė gjithėve dhe tė cilėt e vonojnė zhvillimin ekonomik tė Kosovės, tha komandanti Bertuēi.

Megjithatė ai situatėn nė rajon e Mitrovicės e vlerėsoi tė mirė, nė radhė tė parė falė angazhimit tė pjesėtarėve tė KFOR-it. Ai premtoi ndihmė dhe bashkėpumim me organizatat e tjera qė tė realizohet projekti i kthimit tė tė zhvendosurve nė shtėpitė e tyre nė rajonin e Mitrovicės.
 
 
Dorėzohet deponia e rehabilituar nė komunėn e Prishtinės
 
Prishtinė, 24 qershor 2003 - Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim bėri sot dorėzimin e deponisė sė komunės sė Prishhtinės e cila ėshtė konservuar dhe rehabilituar. Ky projekt, i cili ka kushtuar mbi 500.000 euro, ėshtė financuar nga Bashkimi Evropian dhe ėshtė pjesė e programit pėr ujė dhe ambient i menaxhuar nga Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim.
 
Nė njė ceremoni rasti morėn pjesė edhe Alen Braun nga Agjencia Evropiane dhe Ismet Beqiri, kryetar i komunės sė Prishtinės.

Kjo agjenci ka ndarė mbi 25 milionė euro pėr tė pėrmirėsuar menaxhimin e mbeturinave sipas standardeve evropiane, duke filluar qė nga uniformat, kompjuterėt e kamionė e deri 7 deponitė e reja sanitare qe janė nė ndėrtim e sipėr. Me rehabilitimin e kėsaj deponie dhe deponive tjera josanitare Agjencia ka kontribuar pėr njė ambient mė tė pastėr e mė tė sigurt pėr qytetarėt e Kosovės.

Deponia pėr Komunėn e Prishtinės ėshtė njėra nga 20 deponitė nėpėr gjithė komunat e Kosovės tė cilat janė rehabilituar si pjesė e kėtij programi.
 
 
Alush Gashi thotė se themelimimi i Fondit Kosovar-Amerikan ėshtė mbėshtjetje e fuqishme pėr Kosovėn
 
Prishtinė, 24 qershor 2003 - Projektligji nė Kongresin Amerikan pėr themelimin e Fondit Kosovar-Amerikan ėshtė demonstrim i fuqishėm i mbėshtetjes amerikane pėr Kosovėn, nė rrugėn e jetėsimit tė aspiratave legjitime dhe tė ndėrtimit tė institucioneve demokratike, si dhe tė zhvillimit tė iniciativės private dhe tregut tė lirė, tha pėr QIK-un, Alush Gashi, sekretar pėr marrėdhėnie me jashtė i LDK-sė dhe deputet nė Kuvendin e Kosovės.

Siē dihet, ditė mė parė kongresisti, Eliot Engėl, qė njėherit ėshtė edhe bashkėkryetar i Komitetit pėr Ēėshtje Shqiptare nė Kongresin amerikan, paraqiti Projektligjin pėr themelimin e Fondit Kosovar- Amerikan pėr tė ndihmuar afaristėt kosovarė nė sigurimin e kredive tė volitshme pėr zhvillim tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme.

Projektligjin nė Senat e ka paraqitur senatorja, Hilari Klinton dhe senatori Miē Mekkonel dhe, qė nė fillim, ėshtė mbėshtetur nga numėr i konsiderushėm senatorėsh dhe kongresmenėsh.
 
 
Shon Barber e vlerėson Gjilanin si shembull progresi pėr Kosovėn
 
Gjilan, 24 qershor 2003 - Shefi i Zyrės kanadez nė Prishtinė, z. Shon Barber e ka vlerėsuar Gjilanin si shembull tė progresit pėr Kosovėn. Kėtė koment z. Barber e ka bėrė gjatė vizitės sė sotme qė i bėri Gjilanit, sė bashku me zėvendėsdrejtoreshėn pėr Ballkanin nė Ministrinė e Jashtme, zonjėn Margaret Moores dhe pas takimit me kryetarin e kėsaj komune, Lutfi Haziri.

- Ne nga Prishtina e shikojmė Gjilanin si njė model suksesi qė duhet tė pėrcillet edhe nė komunat tjera, - ka thėnė Barber para gazetarėve.

Zoti Barber dhe zonja Moores kanė vizituar edhe fshatin me popullsi tė pėrzier, Cėrnicėn, ku vetėm njė ditė mė parė kryeadministratori Mihael Shtajner pėruroi nėnstacionin policor.

"Ne shkojmė atje qė tė shohim nėse ka mundėsi pėr tė realizuar edhe ndonjė projekt kanadez nė kėtė fshat, nga i cili do tė pėrfitonin tė dy komunitetet", tha Barber.

Qeveria kanadeze ėshtė e interesuar dhe dėshiron tė pėrkrahė dhe forcojė suksesin e komunės sė Gjilanit, tha Shon Barber, i cili me zotin Haziri ka diskutuar edhe problemin e papunėsisė sė madhe nė Kosovė, privatizimin e ndėrmarrjeve, ndėrsa interesim tė veēantė ka shprehur pėr gjendjen nė Industrinė e duhanit.
 
 
Njė delegacion i NATO-s tė enjtėn viziton Kosovėn
 
Prishtinė, 24 qershor 2003 - Kėshilli i NATO-s i pėrbėrė nga ambasadorėt e 19 vendeve anėtare tė Aleancės Veriatlantike dhe nga ambasadorėt e shtatė vendeve qė vitin e ardhshėm do tė bėhen anėtare, tė enjtėn pritet tė vizitojnė Kosovėn.
 
Delegacioni i zgjeruar i NATO-s i kryesuar nga sekretari i pėrgjithshėm Xhorxh Robertson do tė takohet me udhėheqėsit ushtarakė e politikė ndėrkombėtarė nė Kosovė dhe me pėrfaqėsuesit e institucioneve mė tė larta tė Kosovės.
 
 
Mbrėmė ėshtė liruar nga arresti Numan Baliq
 
Prishtinė, 24 qershor 2003 - Ish- ministri i Shėndetėsisė nė Qeverinė e Kosovės dhe kryetari i koalicionit boshnjak "Vatan", Numan Baliq ėshtė liruar mbrėmė nga arresti. Lirimit tė tij i ka paraprirė biseda e njė delegacioni boshnjak me kėshilltarin e kryeadministratorit Shatjner. Kėtė lajm e bėri tė ditur mbrėmė zyrtari i koalicioni Vatan" Rrustem Nurkoviq.

Ndryshe dje pasdite njė grup boshnjakėsh ka protestuar para selisė sė UNMIK-ut nė Prishtinė kundėr arrestimti tė Numan Baliqit.
 
 
Shtajner thotė se nė samitin e Selanikut ka pėrmbushur tri qėllime
 
Gjilan, 24 qershor 2003 - Duke folur pėr samitin e Selanikut, shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner ka thėnė se atje ka pasur tri qėllime: t'i sigurojė Kosovės tė ardhmen nė Evropė, tė ketė pėrfaqėsim tė mirėfilltė tė Kosovės nė kėtė samit dhe tė vėrė nė rrugė dialogun me Serbinė pėr ēėshtje praktike.
 
Ai ėshtė shumė i lumtur qė i ka pėrmbushur tė gjitha kėto qėllime dhe ka theksuar se tash Kosovės i duhet ndihmė ekonomike nga bashkėsia evropiane, ndėrkaq kosovarėt duhet tė punojnė pėr njė zhvillim mė tė mirė ekonomik. Kėto komente Shtajner i bėri gjatė vizitė sė djeshme nė rajonin e Gjilanit.
 
 
Ēoviq u ka bėrė thirrje serbėve qė tė mbrojnė shtėpinė e shėndetit dhe shkollėn nė Fushė-Kosovė
 
Fushė - Kosovė, 24 qershor 2003 - Zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviq ka qėndruar dje nė Fushė-Kosovė, ku deklaroi se serbėt e kėtushėm nuk duhet tė lejojnė spastrimin etnik tė tyre. Sipas tij kjo po ndodh nėn moton e ndėrtimit tė njė shoqėrie multietnike.
 
Ēoviq u ka bėrė thirrje serbėve qė tė mbrojnė Shtėpinė e shėndetit dhe shkollėn nė Fushė-Kosovė. Ēoviq ka akuzuar me fjalė mė tė rėnda UNMIK-un dhe shefin e tij, Shtajnerin, duke pėrdorur madje dhe fjalėn fashizėm.
 
 
Shpėrthimet nė Shkup cilėsohen akte tė terrorizmit urban
 
Shkup, 24 qershor 2003 - Ministri maqedonas i Punėve tė Brendshme, Hari Kostov shpėrthimet qė ndodhėn nė qendėr tė Shkupit, i ka quajtur akte klasike terroriste. Ai kėtė deklaratė e mbėshtet mbi faktin qė dy shpėrthimet kanė ndodhur pothajse njėkohėsisht dhe vendet para tė cilave kanė ndodhur ato.
 
Kostov tha se shpėrthimet kanė ndodhur nė njė distancė kohore prej dy minutash dhe se bėhet fjalė pėr dy lloj mjete shpėrthyese.

Kėto shpėrthime kanė alarmuar edhe disa nga partitė politike maqedonase, tė cilat poashtu i quajtėn ato akte tė terrorizmit urban.

Ndėrkohė, partia maqedonase nė opozitė VMRO-DPMN vlerėson se nė krayeqytet nuk ka siguri e garanci dhe se Maqedonia po bėhet njė vend i rrezikshėm pėr tė jetuar. Sipas kėsaj partie, ky ėshtė fillimi i terrorizmit urban me prapavijė politike dhe se Qeveria maqedonase nuk mund tė garantojė sigurinė e qytetarėve edhe vetėm 150 metra larg godinės qeveritare.
 
 
Erhard Busek vlerėson se Kosova ėshtė problemi mė i rėndė dhe ėshtė i domosdoshėm dialogu shqiptaro-serb
 
Vjenė, 24 qershor 2003 - Koordinatori i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, Erhard Busek deklaroi se pranimi i Ballkanit Perėndimor nė Bashkimin Evropian deri nė vitin 2010 varet prej tri ēėshtjeve: ēėshtjes sė Kosovės, zhvillimit tė raporteve mes Serbisė dhe Malit tė Zi dhe protektoratit nė Bosnje e Hercegovinė.

Nė njė deklaratė pėr gazetėn vijeneze "Standard" Busek u shpreh se ēėshtja e Kosovės, megjithatė ėshtė problemi mė i rėndė. Sipas tij hapi i parė qė duhet ndėrmarrė nė kėtė drejtim ėshtė dialogu mes Prishtinės dhe Beogradit.
 
 
Zyrtarėt e BE-sė thonė se bisedimet Prishtinė - Beograd do tė fillojnė nė muajin e ardhshėm
 
Bruksel, 24 qershor 2003 - Zyrtarėt e BE-sė nė Bruksel thonė se bisedimet Prishtinė - Beograd pėr ēėshtje praktike do tė fillojnė nė muajin e ardhshėm dhe sipas tė gjitha gjasave nė Bruksel. Ndėrkohė do tė bėhen pėrgatitjet teknike pėr kėto bisedime.

Diplomatė perėndimorė e vlerėsojnė nismėn e dialogut mes Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtje teknike, tė cilat do tė ēojnė drejt gjetjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, por pa prejudikuar se cili do tė jetė ai status.
 
 
Peter Shider thotė se pėr Kosovėn duhet gjetur njė zgjidhje qė nuk ėshtė aplikuar nė Evropė
 
Bruksel, 24 qershor 2003 - Kryetari i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, Peter Shider, deklaroi dje se pėr Kosovėn duhet gjetur njė zgjidhje e cila deri mė tash nuk ėshtė aplikuar nė Evropė. Kjo pėr faktin se problemet nė Kosovė janė shumė mė komplekse.
 
Sipas tij Evropa duhet t'u ofrojė mė shumė ndihmė vendeve tė Ballkanit Perėndimor me synim integrimin e tyre nė proceset evropiane.
 
 
Njerėzit qeshin me emrin e ri Serbia dhe Mali i Zi
 
Beograd, 24 qershor 2003 - Serbėt duket se po humbasin durimin me federatėn e re me Malin e Zi. Si politikanė edhe njerėz tė thjeshtė thonė se sa mė shumė qė merr qeveria e Malit tė Zi, aq mė shumė kėrkon. Njerėzit madje qeshin me emrin e ri tė vendit tė tyre Serbia dhe Mali i Zi si dhe me patentat e reja tė makinave qė kanė inicialet e tė dy ish republikave.
 
Shumė njerėz janė nostalgjikė pėr inicialet YU tė ish-Jugosllavisė, thotė Milko Stimaē, kryetar i Grupit G-17. Sipas tij, pas 6 vjetėsh pothuajse nė pavarėsi tė Malit tė Zi, dhe pėrdorimit tė euros si monedhė, po shtohen gjithnjė e mė shumė dyshimet se dy njėsitė mund tė riintegrohen ekonomikisht, ashtu siē kėrkohet nga marrėveshja e arritur me ndėrmjetėsinė e Bashkimit Evropian.
 
 
Regjim mė i ashpėr vizash pėr Shqipėrinė e Maqedoninė
 
Londėr, 24 qershor 2003 - Britania thotė se po e ashpėrson regjimin e vizave pėr gjashtėmbėdhjetė shtete, duke pėrfshirė mes tyre edhe Shqipėrinė, Maqedoninė, Moldavinė dhe Bjellorusinė.

Duke filluar nga mesnata mė 23 qershor 2003, shtetasit e gjashtėmbėdhjetė vendeve, mes tyre nga Shqipėria dhe Maqedonia, do tė kenė nevojė pėr viza pėr tė udhėtuar pėrmes Britanisė sė Madhe.
 
Qytetarėt e kėtyre vendeve tashmė ėshtė dashur tė marrin viza pėr tė udhėtuar nė Britani por ky ndryshim nėnkupton se ata duhen marrė viza edhe pėr kalim nėpėr Britani nė rrugė pėr ndonjė vend tė tretė.
 
 
Ėshtė ngritur kundėr 4 shtetasve kenianė aktpadia nė lidhje me bombardimin vetėvrasės tė Nėntorit tė kaluar
 
Najrobi, 24 qershor 2003 – Kundėr katėr shtetasve kenianė ėshtė ngritur sot (e martė) aktpadia me 13 akuza pėr vrasje nė lidhje me bombardimin vetėvrasės tė nėntorit tė kaluar tė njė hoteli, pronė e Izraelit, pėr tė cilin Shtetet e Bashkuara dyshojnė se ėshtė vepėr e ekstremistėve tė Al Kaidės, njofton Rojter.
 
Nė atė sulm qenė vrarė 16 veta, pėrfshirė kėtu edhe tre vetėvrasėsit me bombė. Ky sulm ka ndodhur vetėm pak kohė pas pėrpjekjes sė dėshtuar pėr tė rrėzuar aseroplanin izraelit, qė sapo ishte nisur nga aeroporti i Mombasas.
 
 
Mulla Omar ka emėruar udhėheqjen 10-anėtarėshe tė kėshillit tė rezistencės kundėr trupave tė huaja nė Afganistan
 
Islamabad, 24 qershor 2003 – Lideri nė hije i ish-regjimit taliban nė Afganistan, Mulla Omar, ka emėruar udhėheqjen 10-anėtarėshe tė kėshillit, qė do tė organizojė rezistencėn kundėr trupave tė huaja nė vend, bėjnė tė ditur sot (e martė) mediat vendore, njofton Rojter.
 
Zėdhėnėsi i talibanėve ka thėnė se Mulla Omari ka shpallur formimin e kėtij organi udhėheqės nė njė audiokasetė, tė cilėn e ka dėrguar nga vendstrehimi i tij nė Afganistan.
 
 
Armata izraelite ka arrestuar mbi 120 palestinezė
 
Hebron, 24 qershor 2003 – Armata izraelite ka arrestuar mbi 100 palestinezė gjatė njė opercioni, qė kishte vėnė nė shenjestėr militantėt e grupit Hamas nė qytetin e Bregut Perendimor Hebron, kanė bėrė tė ditur burimet ushtarake izraelite, njofton BBCnews.
 
Ky operacion ka pėrfunduar sot nė orėt e hershme tė mengjesit tė sotėm (e martė). Po kėshtu, bėhet e ditur se gjatė natės janė arrestuar edhe 20 palestinezė tė tjerė nė Nablus, gjithashtu nė Bregun Perendimor. Izraelitėt kanė thėnė se arrestimet janė bėrė sipas paralajmėrimeve pėr sulmet e planifikuara kundėr civilėve.
 
 
SHBA konfirmojnė sulmin kundėr njė autokolone, ku mendohet tė ndodheshin udhėheqės tė ish regjimit tė Sadam Huseinit
 
Uashington, 24 qershor 2003 - Njė zyrtar amerikan i mbrojtjes konfirmoi njoftimet se forcat speciale amerikane sulmuan njė autokolonė nė Irak javėn e kaluar, nė kuadėr tė pėrpjekjeve tė vazhdueshme pėr tė asgjėsuar elementė tė mbetur tė ish regjimit tė Sadam Huseinit. Zyrtari nuk dha hollėsi se kush ishte nė autokolonė kur ajo u vu nė shėnjestėr nė afėrsi tė kufirit me Sirinė.

Megjithatė zyrtari i mbrojtjes tha se 5 sirianė u plagosėn nė kėtė incident, 3 prej tė cilėve u kuruan nga forcat amerikane. Ai shtoi se forca amerikane ndodhen nė vendin e sulmit dhe po punojnė pėr tė identifikuar tė vrarėt. Sipas zyrtarit, po tė jetė nevoja mund tė bėhen analiza tė ADN-sė pėr tė identifikuar tė vrarėt.
 
 
Bush pėr bimėt e modifikuara
 
Uashington, 24 qershor 2003 - Presidenti Bush ka hapur nė Uashington konferencėn mbi bioteknologjinė duke u bėrė thirrje autoriteteve evropaine qė tė heqin moratoriumin mbi bimėt gjenetikisht tė modifikuara.

Bush tha se duhet inkurajuar pėrhapjen e bioteknologjisė sė sigurtė dhe efikase nė mėnyrė qė tė fitohet lufta kundėr urisė nė botė. Ai tha se edhe shumė vende afrikane evitojnė investimet nė produktet bujqėsore ushqimore tė fituara me shfrytėzimin e bioteknologjisė moderne pėr shkak tė ndalesės evropiane nė fuqi.

Presidenti Bush, krahas kėsaj, u tha delegatėve tė konferencės nė Uashington se industria bioteknologjike nė SHBA ėshtė mė e fuqishmja nė botė dhe se Amerika ka nevojė qė ajo e tillė edhe tė mbetet.
 
 
Lindja e Mesme: Tregtia shėrim pėr rajonin
 
Aman, 24 qershor 2003 - Takimi treditor i Forumit Ekonomik Botėror nė Jordani ka pėrfunduar me thirrjet nga sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan, lidhur me dy ēėshtje qė mbizotėruan takimin: Iraku dhe ēėshtja izraelito-palestineze.

Zoti Anan tha se populli irakian ka vuajtur shumė dhe po vuante ende - njė deklaratė, qė sipas BBC-sė, mund tė merret si njė kritikė e mbuluar ndaj pushtimit amerikano-anglez.

Ai tha se irakianėve duhet t'u kthehet kontrolli mbi tė ardhmen dhe burimet e tyre dhe bėri thirrje qė kjo tė bėhet sa mė shpejt.
 
 
OKB kėrkon 260 milionė dollarė ndihma pėr Irakun
 
Nju Jork, 24 qershor 2003 - Kombet e Bashkuara gjatė njė takimi me pėrfaqėsues nga 50 vende donatore kanė kėrkuar njė ndihmė humanitare shtesė pėr Irakun deri nė fund tė vitit nė vlerė prej 260 milionė dollarėsh.
 
Sipas informacioneve nga OKB pjesa mė e madhe e 27 milionė irakianėve ėshtė e varur nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr ndihma nė ushqime, barna dhe mjete tė tjera bazė jetese.
 
Sot shtetet donatore pritet tė diskutojnė mbi rindėrtimin e Irakut dhe pėrgatitjen e njė konference donatorėsh qė do tė mbahet brenda kėtij viti.
 
 
Policia italiane ka arrestuar 6 persona pėr dhėnien e ndihmės financiare militantėve muslimanė
 
Milano, 24 qershor 2003 – Policia italiane ka arrestuar sot (e martė) 6 persona tė dyshimtė pėr dhėnien e ndihmės financiare militantėve muslimanė dhe pėr lidhje me grupin Al Kaida tė Osama bin Ladenit, njofton Rojter.
 
Nė deklaratėn e policisė thuhet se mbi 170 policė kanė bastisur 40 shtėpi brenda dhe pėrreth kryeqytetit financiar italian, Milano, siē thuhet, "si pjesė e njė operacioni tė gjerė kundėr terrorizmit ndėrkombėtar".
 
Personi i shtatė, qė ndodhet ende nė arrati, ėshtė duke u gjurmuar, shtohet nė fund tė kėtij njoftimi policor.
 
 
Pesė arabė tė Izraelit janė akuzuar pėr ndihmė dhėnė Hamasit
 
Jerusalem, 24 qershor 2003 – Pesė arabė tė Izraelit janė akuzuar sot (e martė) pėr ndihmė grupit militant palestinez, Hamas, rast ky qė ka shtuar dyshimin e shtetit izraelit pėr lojalitetin e qytetarėve tė vet arabė, njofton Rojter.
 
“Ata janė tė dyshimtė pėr akte kriminale, pėr pastrim dhe dėrgim parash organizatave ilegale. Ndihma e tyre financiare ka mbėshtetur format e terrorit tė armatosur”, ka thėnė zėdhėnėsi policor.
 
Tė pesė pjesėtarėt e akuzuar tė Degės veriore tė Lėvizjes Islamiste tė Izraelit, pėrfshirė liderin dhe prefektin e njė qyteti arab, i kanė mohuar kėto akuza.
 
 
Forcat amerikane gjatė luftimeve tė sotme kanė vrarė tė pakten njė irakian
 
Bagdad, 24 qershor 2003 – Forcat amerikane janė vėnė gjatė natės nėn zjarr nė njė sėrė sulmesh nė Bagdad dhe nė pjesė tė tjera tė Irakut qendror dhe nė kėto luftime ėshtė vrarė tė pakten njė irakian, kanė bėrė tė ditur sot (e martė) banorėt vendės, njofton Rojter.
 
Persona tė armatosur kanė shkrehur zjarr nga pushkėt automatike dhe granata nė trupat amerikane nė qytetin e paqetėsuar Falluxha, 45 mila nė veriperendim tė Bagdadit dhe kanė goditur pajimet energjetike, kanė thėnė dėshmitarėt. Viktima amerikane s'ka pasur.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.