|
Shkruan: DDr. Krist MALOKI
Orjentalizma shqipėtare asht pa
dyshim njė system mendimesh, ndjenjash dhe instiktesh - si ēdo
sistem tjetėr jeteset - me njė botė kuptim dhe filozofiė tė
tijen. Dhe si dallohet dhe veēansohet secila filozofiė dhe
secili botėkuptim nėpėr disa principe karakteristike, po
njashtu dallohet dhe karakterizohet edhe orjenjtalizma shqiptare nėpėr
disa shprehje symtomatike dhe jetėfilozofike.
Si ma tė paren karakteristikė
tujkut orjental shqiptar duhet ta e marrim proverbin e ēdo
ēelerpirxhiu tė pashpirt:
Haja qenit, pija qenit
Edhe
bjerkaradyzenit:
njė bonmot, mjerisht, qė asht bam
bilem fjalė popullore:
Orientali shqiptar i pret tė
gjitha tė mirat - per vehte! - ēelepir nga tė tjerėt; bota
rreth e perēark asht per te njė burim i pashterrun mjetesh,
qejfesh dhe lezetesh, tė cilėt aj i shfrytėzon me ēdo mėndyrė
dhe methodė, pa pyetė se ku nget dhe ku vret. Detyrė tė
ndershme apor sakrifica vetmohuese karshi botės peranė snjef
kurr jo, orjentali shqiptar. Perkundrazi ushujza orjentale,
gjithmonė e pangishme, i ngjitet trupit kolektiv dhe shoqnor dhe
ja thithė gjakun pa asnjė droje a skrupullė. Dhe nė vend qė
tu turpnonte per veprėn shkatrimtare tė vetėn, orjentali
shqiptar bahet edhe ma kryenalt, ma kapadaji, ma qejfli... dhe i
bje karadyzenit....
Orjentali snjef turp a mare, a
ma mirė: aj ska cipė qė ti nxihet a faqe qė ti
skuqet. Prandaj karakterizohet edhe nga thanja pothue popullore:
Atje posht, nėr ata ripa,
Her ma hipe, her ta
hipa!
Orjentali shqiptar asht i zoti per
tė gjitha... turpet. Shet bab e nanė, din e iman, per mos me
thanė: shpirtin dhe trupin e vet; vetėm e pervetėm qė ti
shkoj kungulli mbi uj, vetėm qė mos ti prishen telat e
karadyzenit.
Idealet e orjentalit shqiptar jan
kulltuku dhe llokma. Per tė ja sigurue vehtes kėto tė mira
perdor aj ēdo mjet: bahet, kur e do nevoja, edhe patriot dhe
tradhėtor, monarkist dhe bolshevik, perparimtar dhe
reakcjanor.... dhe bilem edhe shok i fort me tė tjerė. Porse nė
shpirtin e tij, orjentali shqiptar asht kryekėput renimtar, asht
destruktiv.... dhe bashkohet me tė tjerėt si njata ujqt qė
vehen sė bashku nė preė.... porse edhe si njata ujqt qė e
shkyjn shokun e vet kur dobsohet apor plagoset udhės.
Sepse orjentali shqiptar i ka
instiktet e ujkut monoambulant, tujkut tek. Dhe deviza e tijė
karakteristike - qė e percjellė nėr shtegtime tė jetės - asht
njė thanėje - pothue prap popullore:
Kudo rafsha, mos u vrafsha!
me kuptimin: Ubi bene, ibi patria!
Vendi, ku yshqehet dhe majet orjentali shqiptar asht atdhe, asht
vatan per te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytėzon. Dhe e
shfrytėzon pa pikė turpi, dhimbje dhe skrupullė. Sepse po
shprishet Shteti, sepse po shkatėrrohet Kombi, sepse po rėnohet
njė botė e tėrė.... ēė ka?.... Aprčs moi le déluge!
Dhe e kerkon e verteta tė
deklarojm me kambėngulėja qė: kėsi farė orjentalash gjinden
si ner pleq si edhe ner tė rinj shqiptarė....
Porse e verteta na detyron edhe per
njė konstatim tjetėr per kah orjentalizma shqiptare!
Asht gabim i trashė kur thohet
shumė herė qė orjentalizma na ka ardhė sefte nga Azija apor
nepėr religjonin muhamedan apor edhe nga populli tyrk. Jo,
kurrsesi, orjentalizma e jonė asht kryekėput njė dhantiė
(darovė) fatale e kristjanizmit, me gjithė qė e njė
kristjanizmi tė degjeneruem euro-aziatik.
Po spjegohemi! -Nė tė VIII-in
shekull mbas Krishtit, - aty kah vjeti 740, - d.m.th. 600 vjet
para se me shkelė Tyrku nė Vendin tonė, u ba Shqipnija
provincė e Byzancės nėn Leonin III., tė quejtun Isaurios. Dhe
nga ky dhespo i mnerrshėm u ngushtuen gjithė shqiptarėt me u
ndae nga kisha okcidentale (romake) e me u fundosė nėr
labyrinthet e errėta tė kishės byzantine (orientale) satėherėshme.
Por sishte aqė fort ndamja (skizma) kishėtare se sa njaj
shpirt i administratės byzantine, plot ankth e myk, qė u plakos
si njė shpirtėr e zezė, si njė hieje murtaje pothue mbi mbarė
Kombin Shqiptar.
Se shka don me thanė spiritė
byzantine e di pothue seicili qė ka kėndue ndopak nėr fletėt e
historiės sė kulturės dhe nė literaturėn kulturė filozofike.
Na kėtu po mjaftohemi vetėm tuj permendė qė byzantinizma
kulturė historike asht po njėlloji me orjentalizmėn shqiptare qė
u pershkrue ma nalt. Shqiptari i shkretė ja ka thithė langun
njasaj bime dehėse dhe helmatuese mrenda 12 shekujve tė kaluemė
- qysh nga vjeti 740 - dhe asht kalbė dalėngadalė nė trup e nė
shpirt tė vet tuj i u shprishė kėsodore fuqiėt e tij ma tė
thjeshtat dhe ma fisniket kolektive-kombėtare. Po Shqiptari dikur
ka qenė kolektivist e universalist; ka pasė njė dashuniė tė
pervėlueshme dhe njė besim tė pa fundt ndaj Zotat e qiellit e tė
Tokės, ndaj vendit dhe trashigimisė tė parėve tė vetė dhe
ndaj vėllaznit e vetė shqiptarė. Vala e nxehtė kolektiviste
aristokratike dhe drita e flakėt politike-filozofike qė derdhen
edhe sot nėr amanetet e cungueme tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit
dhe nėr sa e sa tradita malėsore-shqiptare na lanė me kuptue
naltėsiėn shpirtnore dhe heroizmėn vetflijuese tė tė Parėve
tonė dikur.
Porse tė gjitha njato vetijė - tė
nalta e ndertuese-kolektiviste shkuen dam dhe hurq nepėr helmin
shkatrues tė byzantinizmės. Sepse shi nė mbarėshtimin shoqnor
e politik, d.m.th. nėr marrėdhanje tė shqiptarit me shtetin dhe
eprorėt e tijė bunoj dhe u perhapė spirita byzantine si njė
epidemiė renimtare dhe e deformoj karakterin e shqiptarit nė njė
bollė amorfe dhe sy-sfingore. Genjusi i popullit ja ka gjetė
mandej formulėn karakteristike, tuj e kristalizue tė gjithė
filozofiėn e sajė - perfide dhe simahore - nė shanjėn
shekullore:
bu gjun jarėn!
Si i tha nėnprefekti djalit tė ri
qė po hynte rishtas kryetar komuneje?
-Biro, ato qė ka mėsuarė nėr
kurse dhe nėr libra hidhi mė njanė. Po deshte tė jesh njė
nėnpunės i mirė, tė lavdėrohesh dhe tė nderohesh, mbaje
popullin me premtime. Sjelle vėrdallė nga njėra ditė mė tjatrėn,
gjėr sa tė merzitet, dhe mos i kryej asnjė punė....
Qé pra byzantinizma, mikrobi i
demoralizimit dhe i bastardhimit tė Kombit tonė.... dhe qé
edhe murtaja shpirtnore e sa e sa kombeve tjerė. Dhe nė qoft qė
Muhamedanizma heroike e dikurshme, nė qoft qė kombi zhenjal arab
dhe turmat hovplote dhe ngadhnimtare tė Tyrkmenėve u shprishėn
shpirtnisht dhe ranė posht qysh para se me e pushtue Byzanzin
(Stambollin) mė 1453, kuptohet vetėm e pervetėm nga fakti qė
njaj mikrob shkatrimtar u infiltrue qysh nga lufta byzantine-arabe
(720 e tėhu!) - nėr zemrat tė tyne. Tyrqija e pastajme ska
qenė tjetėr veē se trashigimtarja dhe kujdestarja e miraz-it
byzantin, dhe fesi i kuq - njė krijesė greko-byzantine u pranue
si symbol i njatij trashigimi....
Dhe sasht ēudiė qė Atatyrku
zhenjal - me njė gjest prap symolik e flaki fesin mbatė anė
dhe e shkėputi zemrėn e kombit tyrk - kryegjytetin - nga pellgu
i miazmave tė Stambollit....
Kaqė sot sa per stambollinjt e
sotshėm shqiptarė - pleq apor tė rij!....
(Marrė nga www.stublla.com)
|