|
Intervistoi:
Elez BIBERAJ
23
qershor 2003 - "Zėri
i Amerikės"
Ish
kryeministri i qeverisė nė mėrgim tė Kosovės, Bujar Bukoshi,
ishte njė prej politikanėve nga Kosova qė morėn pjesė ditėn
e enjte nė takimin e komunitetit shqiptar tė Amerikės me ish
presidentin Bill Klinton. Sot ai drejton Partinė e Re tė Kosovės.
Zotin Bukoshi dha sot njė intrevistė pėr Zėrin e Amerikės:
Zėri
i Amerikės: Zoti Bukoshi, ju para luftės vinit shpeshherė
nė Washington, ku kėrkonit ndėrhyrjen e Shteteve tė Bashkuara
dhe tė komunitetit ndėrkombėtar pėr ti dhėnė fund
represionit serb tė shqiptarėve nė Kosovė. Me sa di unė, kjo
ėshtė vizita juaj e parė pas luftės kėtu nė Washington. Ēfarė
pėshtypjesh keni nga kjo vizitė?
Dr.
Bujar Bukoshi: Sė pari mė lejoni
tju shpreh ngushėllimet e mia mė tė sinqerta pėr humbjen e
bashkėpunėtorit tuaj Shefki Morina, vdekje qė na ka befasuar tė
gjtihėve ne. Pėr sa i pėrket ardhjes sime kėtu, pėr mua ėshtė
kėmaqėsi e veēantė, sepse pėr herė tė parė pas aq shumė
vitesh vij si me thėnė, i relaksuar kėtu; pėrpara vija shumė
i shtanguar pėr tė prezantuar ēėshtjen e Kosovės, pėr tė
luftuar pėr tė drejtat e shqiptarėve etj, etj. Ajo tashmė ėshtė
e kaluar, jemi nė njė fazė plotėsisht tjetėr, njė
kostelacion tjetėr, njė situatė shumė e kėnaqshme, por unė
them gjithmonė qė kemi kaluar gjysmėn e rrugės. Ta shohin si
do ta kalojmė gjysmėn tjetėr tė rrugės.
Zėri
i Amerikės: Zoti Bukoshi, siē
thamė nė hyrje, ju ishit tė pranishėm nė takimin qė u
zhvillua me Presidentin Klinton nė New York dhe kemi edhe disa
fotografi nga takimi juaj dhe i bashkėshortes tuaj me Presidentin
Clinton.
Dr.
Bujar Bukoshi: Tema kryesore e
fjalimit tė Presidentit ishte mundėsia e pajtimit midis shqiptarėve
dhe serbėve. Presidenti Klinton tha: Unė
mbėshtes vetėvendosjen pėr popullin e Kosovės dhe atij duhet
ti njihet e drejta tė vendosė vetė pėr tė ardhmen dhe nėse
populli kėrkon pavarėsinė, kjo e drejtė duhet tė njihet. Por
nėse doni shtetin tuaj, ju duhet tė doni njė shtet qė ta
meritojė, ju duhet tė falni.
Zėri
i Amerikės: Zoti Bukoshi, a e pranojnė shqiptarėt
mesazhin e Presidentit Clinton pėr mundėsinė e pajtimit me serbėt?
Dr.
Bujar Bukoshi: Po pėrgjithėsisht,
shqiptarėt e pranojnė kėtė mesazh nė parim, edhe politika
aktuale e Kosovės e pranon kėtė mesazh. Gjithshka qė ėshtė nė
funksion tė progresit, qė punėt tė ecin pėrpara, do tė
pranohet me kėnaqėsi. Nga ana tjetėr, mė duhet tė them menjėherė,
se gjenocidi nuk harrohet lehtė, ėshtė shumė vėshtirė tė
harrohet gjenocidi. Ju e pėrmendėt vetėm shkurtimisht, ju pėrkujtoj
situatėn mes hebrejve dhe nazizmit gjerman. Ne do tė pėrshėndesnim
ēdo lėvizje nga tė dy palėt po them, por edhe nga Beogradi,
sidomos nėse heqet dorė nga pozicioni obstruksionist i politikės
aktuale tė Beogradit. Unė me keqardhje, me pikėllim e them se
pak ka ndryshuar retorika e Beogradit edhe pas Millosheviēit. Me
fjalė tė tjera, shumė shkurt, pajtim po, me harru asnjėherė
jo, ka ende domethėnė hesape, ka me u pagu fatura nga ana e
Beogradit, dėmshpėrblime tė tjera, por tani qė ne jemi shpejt,
shumė shpejt, si dy shtete shumė tė barabarta dhe sovrane tė
bisedojmė pėr normalizimin e raporteve Beograd Prishtinė.
Zėri
i Amerikės: Zoti Bukoshi, Presidenti e kishte fjalėn qė
shqiptarėt ti falin serbėt, jo qė ti harrojnė krimet qė
kanė kryer serbėt ose qeveritarėt serbė nė Kosovė.
Dr.
Bujar Bukoshi: Edhe nga tė gjithė
pothuajse civilėt serbė nė Kosovė, e kanė vendin nė Kosovė,
janė tė mirseardhur, le tė kthehen tė gjithė ata qė dėshirojnė
tė vijnė, nuk flas kėtu pėr ekstremistė dhe kriminelė, me tė
cilėt do tė merret gjyqi, nuk ėshtė puna jonė. Por ne e pėrceptojmė
Kosovėn jo vetėm si pronė, si tė thuash pronė private
ekzkluzivisht e shqiptarėve, por e gjithė atyre njerėzve, edhe
tė serbėve edhe tė pakicave tė tjera, qė tė jetojnė aty dhe
tė marrin pjesė nė organet e jashtme. Tju pėrkujtoj se aty
ka probleme ende pėr shkak tė manipulimit, fatkeqėsisht tė
manipulimit nga ana e Beogradit me fatin e serbėve civilė.
Zėri
i Amerikės: Doktor Bukoshi, nė pėrfundim tė takimit tė
nivelit tė lartė tė Bashkimit Europian nė Selanik, u tha se
bisedimet midis shqiptarėve dhe serbėve pėr ēėshtje teknike
mund tė fillojnė muajin e ardhshėm. Sot, dėgjuam nga Prishtina
se ka tė ngjarė qė kėto bisedime tė mos zhvillohen muajin qė
vjen, por diku nga vjeshta. Sa tė pėrgatitur janė shqiptarėt pėr
bisedime tė tilla? A ka Prishtina njė strategji tė qartė pėr
kėto bisedime?
Dr.
Bujar Bukoshi:
Une mendoj se shqiptarėt nė pėrgjithėsi janė tė pėrgatitur,
por gjithmonė ka mundėsi tė bėhen vėrejtje. Edhe unė i takoj
shpesh atyre njerėzve qė shpeshherė bėj vėrejtje ndoshta,
edhe mė tė ashpra, me tė drejtė, pėr shkak se konsideroj se
natyrisht, klasa politike kosovare, pėrfshirė edhe partinė time
tė re, nuk ėshtė nė nivelin e duhur, por prapė se prapė,
strategjia e shqiptarėve dhe Kosovės ėshtė sqaruar qysh nė
vitin 1991 me referendum, do me thėnė nė strategjinė kryesore
do ta kemi vullnetin politik tė shqiptarėve, se si ēdo popull,
edhe shqiptarėt do ta kenė tė drejtėn tė vendosin pėr fatin
e tyre politik. Tjetėr janė aspektet teknike. Unė mendoj
personalisht se sa ma shpejt qė tė fillojnė kėto bisedime, aq
mė mirė do tė jetė pėr tė dy palėt dhe unė jam pėr
fillimin e normalizimit tė raporteve Beograd - Prishtinė.
Mesazhet e shqiptarėve janė tė qarta. Edhe nė tė kaluarėn
kemi qėnė njė faktor shumė kooperativ, kemi bashkėpunuar me
bashkėsinė ndėrkombėtare, por ju them sot kėtu se ėshtė
iluzore, ėshtė naive, politikisht e gabuar, qė tė ushqehen ato
iluzione pėr ndonjė kthim eventual tė Kosovės nėn
juridiksionin serb dhe ėshtė iluzore, nėse pėrdoret demagogjia
nga politikanėt kosovarė pėr kėto bisedime. Duhet tė ulemi
sinqerisht dhe tė bisedojmė pėr ēėshtje tė cilat na presin.
Ėshtė nė interesin tonė.// lk //
|
|