23.06.2003 - Trepca.net

Manifestim Kulturor nė Vjenė – „Lufta e Fundit“


   
 
 
Vjenė (Austri), 23 qershor 2003
 
Shoqėria kosovaro-austriake KÖG (Kosovarische – österreichische Gesellschaft) organizoi nė Vjenė  njė manifestimin kulturor dyditor „Der letzte Krieg“ (Lufta e fundit) kushtuar 4-vjetorit tė pėrfundimit tė luftės nė Kosovė dhe 125-vjetorit tė „Lidhjes se Prizrenit“.
 
Manifestimi u mbajt me dt. 20 dhe 21 Qershor 2003 nė sallėn festive Rudolfsheim Fünfhaus – Der Bezirksvorsteher tė rrethit tė 15 tė komunės sė Vjenės, nė njė atmosferė madhėshtore dhe program tė pasur artistik. 
 
Programi filloi me njė homazh muzikor kushtuar tė rėnėve dhe viktimave tė luftės tė interpretuar nė piano nga Ardita Statovci, studente e pianos nė Universitetin e Muzikės dhe Arteve Aplikative „Mozarteum“ nė Salzburg, pėr te vazhdur pastaj me fjalen hyresė dhe pėrshendetėse tė drejtuesit tė Shoqėrisė kosovaro-austriake KÖG, z. Niq Krasniqi, i cili pasiqė pėrshėndeti pjesėmarrsit dhe mysafirėt foli pėr konceptin e organizimit dhe qėllimin e tij;

Pamje nga Viena

 
 „Manifestimi Kultur – Der letzte Krieg“ organizohet nė pėrvjetorin e katėrt tė pėrfundimit tė luftės nė Kosovė dhe ka pėr qėllim qė luftėn e fundit nė Kosovė ta paraqes nga njė kėnd i vėshtrimit, ku lufta paraqitet si rezultat i ballafaqimit dhe konfrontimit tė dy koncepteve dhe orientive shoqėrore tė ndryshme dhe kontradiktore, ne mes tė dėshirės, pėrpjekjeve dhe punės pėr zhvillim dhe pėrparim tė njė shoqėrie dhe afirmimin e kulturės dhe traditės sė saj nga njėra anė dhe dhunės sistemike pėr pengimin dhe ndalimin e kėsaj pune, si dhe shkatrrimin dhe zhdukjen e kėsaj kulture nga ana e nje shoqerie tjeter, nga ana tjetėr. Si rrjedhojė e kėtij konfrontimi janė njė pjesė e prezentuesve sot kėtu, jo vetėm pėr tė shfaqur programin e tyre, por mė tepėr pėr tė dėshmuar se koncepti i punės dhe i zhvillimit, jo vetėm qė ka mbijetuar, por edhe qė fiton.“
 
Programi pėrfshiu pjesė muzikore tė lujtura nė piano nga Ardita Statovci dhe nga Jeta Dumnica, studente e Joseph Haydn Konservatorium nė Eisenstadt, ekspozitė tė pikturave tė Erol Kursanit, cikli „Refugjatet“ dhe fotografi dhe dokumetacion filmik, „Qyteti i djegur - Peja 99“, kolekcion i mbledhur dhe pregatitur nga Shoqėria KÖG.
 
Si pikė qendrore tė ditės sė tij tė parė Manifestimi kishte prezemtimin e librit te Dr. Enver Hasani t „Self-Determination, Integrity and Internationl Stability: The Case of Yugosllavia“ dhe diskusionin nė podium me tematikė: Suveriniteti dhe Intervenimi. Ne diskutim muaren pjesė pėrfaqėsuesi i Ambasadės Amerikane nė Vjenė, Dr. John A. Quintus, Dr. Enver Hasani nga Universiteti i Prishtinės, Zonj. Christine von Kohl nga Balkani – Dialogu i Evropės Juglindore dhe Mag. Ernst M. Felderbauer nga PfP – Consortium of Defense Academies and Security Studies Institutes.
 
Tė pranishem ishin edhe perfaqesuesit e Ambasades Shqiptare nė Austri Zonja Ambasadore Dr. Shpresa Kureta dhe Sekretari Dr. Artan Canaj si dhe pėrfaqėsues tjerė tė disa vendeve tjera balkanike. Diskutimi u zhvillua me pėrkushtim dhe u pėrcjell me interes tė madh nga mysafirėt ku edhe njėherė erdhėn nė pah kėndvėshtrimet e ndryshme rreth temės nė fjalė dhe problematikės nė rajon, si lidhur me zhvillimet nė tė kaluarėn, ashtu edhe pėr tė ardhmėn. Kjo shtroi haptas edhe njėherė mungesėn e prezentimit dhe pėrfaqėsimit tė mirėfilltė e tė drejtė tė problematikės kosovare nė Evropė, si nė aspektin kualitativ, ashtu edhe nė atė sasior dhe vuri nė dukje njė ramje tė theksuar nė kėtė drejtim.
 
Derisa programi i ditės sė parė u mbajt kryesisht nė gj. gjermane dhe angleze, nė ditėn e dytė programi u shfaq nė gjuhėn shqipe ku u prezentua njė program artistik me kėngė dhe valle dhe kuizi i diturisė “Ta njohim Atdheun mė mire”, i pregatitur nga mėsimdhenėsit dhe nxėnėsit e mėsimit plotėsues nė gjuhėn shqipe nė Austri, i cili kishte karakter garues nga lamia gjuhės dhe letėrsisė shqipe dhe historia dhe gjeografia kombėtare me theks tė vecante nė “Lidhjen e Prizrenit”.
 
Muarėn pjesė ekipet e nxėnėsve nga Vjena, Graci, Linci etj., ku fitues doli ekipi “Sharri” nga Vjena, ndėrsa vendin e dytė dhe tė tretė i muarėn ekipet “Dituria” dhe “Dardania” nga Graci. Pėr kėto tri vende u ndan shpėrblime rasti, ndėrsa pjesėmarrsit muarėn dhurata simbolike. Manifestimi ishte njė shkas i mirė i takimit tė Mėrgatės Shqiptare nė Autri pėr bisedimin dhe shkėmbimin e pėrvojave, si dhe nj, pasdite e hareshme pėr fėmijėt dhe prindėrit shqiptarė tė Vjenės dhe rrethinės. Harenė e fėmijve e shtoi sidomos prania e kėngėtarit tė mirėnjohur Sabri Fejzullahut, i cili me disa pika muzikore i entuziazmoi tė pranishmit.   

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.