23.06.2003 - Trepca.net

Lajme

E hėne, 23 qershor 2003


 

Pėrmbajtja:

  • Kryeparlamentari Daci priti zėvendėsdrejtoren pėr Ballkanin nė Ministrinė sė Jashtme tė Kanadasė

  • Shtajner thotė se nė dialogun e ardhshėm shqiptaro-serb duhet tė pėrfshihen edhe SHBA-tė dhe BE

  • Presidenti Rugova ėshtė nderuar me Ēmimin "Konica"

  • Rrėmbyesit e Valon Dreshajt janė nga rajoni i Pejės

  • Janė arrestuar tre personat qė para njė jave kishin rrėmbyer 20-vjeēarin nga Peja, Valon

  • Nė Londėr do tė mbahet takimi ministror i REBIS-it

  • Shtajner vizitoi komunėn e Gjilanit

  • Me kėrkesė tė Ministrisė sė Shėndetėsisė ėshtė arrestuar Numan Baliq

  • Mbrėmė nė Prishtinė u mbajt maratona humanitare kushtuar fėmijėve tė Kosovės

  • Nė Foto Maratonėn morėn pjesė 500 fotografė amatorė e profesionistė nga Kosova dhe nga jashtė

  • Presidenti Rugova ėshtė ftuar nga Trajkovski nė njė vizitė zyrtare nė Maqedoni

  • "Uashington tajms": Bisedimet shqiptaro-serbe nuk do ta prekin kėrkesat e shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi

  • Seanca e statusit pėr tė akuzuarit Fatmir Limaj, Haradin Bala dhe Isak Musliu mbahet mė 25 qershor

  • Vjenė: Manifestim kulturor me temėn – "Lufta e fundit"

  • Nė qendėr tė Shkupit ndodhėn dy shpėrthime tė fuqishme tė cilat tronditėn banorėt e atjeshėm

  • Policia maqedonse ėshtė nė pėrndjekje tė Dilaver Bojkut, i cili javėn e kaluar ka ikur nga burgu i Strugės

  • Forcat speciale greke kanė zėnė njė anije me 680 tona lėndė shpėrthyese

  • Tė paktėn 17 njerėz kanė vdekur nė Indi

  • Pentagoni ka refuzuar tė konfirmojė njė pėrpjekje pėr tė vrarė Sadam Hyseinin

  • Katėr anėtarė tė njė grupi ekstremist palestinez u vranė mbrėmė nė Rripin e Gazės

  • Aman: U bėhet thirrje Izraelit dhe palestinezėve tė veprojnė pėr ta shpėtuar planin e paqes

  • Pritet tė formohet Kėshilli Politik pėr tė ndihmuar menaxhimin e punėve tė jashtme tė Irakut

  • Pauell: Eshtė "gabim" tė mendohet se Shtetet e Bashkuara pėrgatiten pėr aksion "agresiv" kundėr Iranit

  • Kėshilli i Evropės debaton sot pėr trafikimin e femrave dhe prostitucionin

  • Nė Kashmirin indian janė vrarė tė pakten dy civilė dhe janė plagosur 36 tė tjerė


 
Kryeparlamentari Daci priti zėvendėsdrejtoren pėr Ballkanin nė Ministrinė sė Jashtme tė Kanadasė
 
Prishtinė, 23 qershor 2003 - Zhvillimet nė Kosovė dhe rajon, kompetencat e mangėta tė institucioneve tė Kosovės dhe ēėshtja e dialogut me Beogradin, ishtin temat kryesore tė bisedės ndėrmjet kretarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci dhe zėvendėsdrejtores pėr rajonin e Ballkanit pranė Ministrisė sė Jashtme tė Kanadasė, Margaret Moores, tė cilėn e shoqėronte shefi i Zyrės Kanadeze nė Prishtinė, Shown Barber.

Profesor Daci vuri nė pah zhvillimet aktuale nė Kosovė, tė cilat i vlerėsoi kryesisht pozitive dhe shumė mė tė avancuara se nė vendet tjera tė rajonit, tė dala nga lufta dhe nga pėrbėrja e Jugosllavisė. Ai foli edhe pėr synimet e popullit tė Kosovės pėr tė jetuar nė paqe dhe nė njė shoqėri demokratike e tolerante, si dhe pėr synimet e institucioneve tė Kosovės pėr mė shumė kompetenca dhe pėrgjegjėsi pėr zhvillimin e Kosovės.

Duke folur, ndėrkaq pėr dialogun me Beogradin, fillimisht pėr ēėshtje teknike qė e lehtėsojnė jetėn e qytetarėve nė Kosovė dhe Serbi, kryeparlamentari Daci ėshtė shprehur se Kuvendi i Kosovės i jep mbėshtetje tė plotė dialogut, por vlerėson se ai duhet tė bėhet me ndėrmjetėsues ndėrkombėtarė, veēmas me praninė e amerikanėve dhe jo sipas kushteve qė tenton t’i diktojė Beogradi zyrtar.

Diplomatėt kanadezė, Moores dhe Barber i dhanė mbėshtetje vizionit tė Kuvendit pėr ardhmėrinė e vendit dhe u zotuan se vendi i tyre do ta mbėshtesė Kosovėn nė rrugėn e pėrparimit. Ata me kėtė rast kretarit Daci i kanė dorėzuar ftesėn pėr ta vizituar Kanadanė.
 
 
Shtajner thotė se nė dialogun e ardhshėm shqiptaro-serb duhet tė pėrfshihen edhe SHBA-tė dhe BE
 
Prishtinė, 23 qershor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės, Mihael Shtajner ka deklaruar dje nė Prishtinė se nė dialogun e ardhshėm shqiptaro-serb duhet tė pėrfshihen edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Pėrfshirja e BE-sė dhe e SHBA-ve ėshtė cilėsuar si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi si e domosdoshme pėr suksesin e bisedimeve, ka thėnė Shtajner.
 
Ai ka rikonfirmuar mundėsinė qė bisedimet e tilla ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr zgjidhjen e ēėshtjeve teknike e tė interesit tė dyanshėm do tė fillojnė sė shpejti.
 
Sipas z. Shtajner me gjasė nė tavolinėn e bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit do tė jėnė katėr tema: ēėshtja e kthimit tė personave tė zhvendosur, fati i personave tė zhdukur gjatė luftės, bashkėpunimi nė transport dhe komunikacion, ku pėrfshihet edhe lehtėsitė e kalimit tė pikave kufitare, si dhe bashkėpunimi nė rrjetin energjetik.

Ai nėnvizoi se kėto bisedime duhet tė jenė gjithėpėrfshirėshe dhe nė to duhet tė marrin pjesė institucionet e pėrkohėshme tė qeverisjes nė Kosovė dhe qeveria e Beogradit.

Shtajner gjithashtu ka theksuar se pėrfshirja e Kosovės nė samitin e BE-sė nė Selanik, marrja e vendit adekuat tė saj nė proceset integruese, si dhe hapja e shtegut pėr bisedime tė drejtpėrdrejta Prishtinė-Beograd, ishin tri qėllimet e delegacionit tė Kosovės para se tė shkonte nė Selanik dhe qė tė tri kėto qėllime janė pėrmbushur me sukses, ka thėnė ai.
 
 
Presidenti Rugova ėshtė nderuar me Ēmimin "Konica"
 
Prishtinė, 23 qershor 2003 - Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike me seli nė Tiranė ka nderuar Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova me Ēmimin "Konica". Ky Ēmim Presidentit Rugova i ėshtė dhėnė pėr "kontribute tė veēanta nė marrėdhėniet me SHBA-tė dhe Britaninė e Madhe", thuhet nė arsyetimin e vendimit tė kėsaj qendre.
 
 
Rrėmbyesit e Valon Dreshajt janė nga rajoni i Pejės
 
Pejė, 23 qershor 2003 - Policia rajonale e UNMIK-ut nė Pejė bėri tė ditur se rrėmbyesit e Valon Dreshajt nga familja e tij kanė kėrkuar 2 milionė euro pėr lirimin e tij, ndėrkaq kėto para rrėmbyesve ėshtė dashur t'u dorėzohen brenda 48 orėve.
 
Por katėr orė para skadimit tė ultimatumit policia e UNMIK-ut dhe pjesėtarėt e SHPK-sė, tė ndihmuar edhe nga pjesėtarėt e KFOR-it, pas njė pėrleshjeje tė armatosur kanė arritur ta nxjerrin Valon Dreshajn nga kthetrat e rrėmbyesve.
 
Policia refuzoi t'i njoftojė emrat e rrėmbyesve, duke thėnė se ata do tė bėhen tė ditur pasi tė ngritet akuza kundėr tyre. Policia vetėm ka thėnė se tė gjithė rrėmbyest janė nga rajoni i Pejės.
 
 
Janė arrestuar tre personat qė para njė jave kishin rrėmbyer 20-vjeēarin nga Peja, Valon
 
Dreshaj - Pejė, 23 qershor 2003 - Policia ndėrkombėtare dhe SHPK-ja kanė arrestuar tre persona tė dyshuar pėr rrėmbimin e Valon Dreshajt 20-vjeēar, i rrėmbyer njė javė mė parė me qėllim pėrfitimi.
 
Policia e gjeti Valonin dhe rrėmbyesit dje nė orėt e hershme tė mėngjesit nė njė objekt tė pabanuar nė fshatin Lipė tė Pejės. Me atė rast ka pasur edhe shkėmbim zjarri ndėrmjet policisė dhe rrėmbyesve, ku janė lėnduar dy nga rrėmbyesit qė kishin tentuar ta ekzekutojnė Valon Dreshajn nė vendin e ngjarjes.

Nga ana e policisė nuk ka pasur tė lėnduar pos qė njė pjesėtar i SHPK-sė ka marrė njė gėrvishtje pasi njė plumb e kishte goditur nė pantollone. Policia nuk ka bėrė tė ditur emrat e rrėmbyesve.
 
Rikujtojmė se rrėmbyesit pėr lirimin Valon Dreshajt ditė mė parė kishin kėrkuar 2 milionė euro. Ndaj rrėmbyesve kanė filluar hetimet nė akuzat pėr rrėmbim dhe tentim vrasjeje.
 
 
Nė Londėr do tė mbahet takimi ministror i REBIS-it
 
Prishtinė, 23 qershor 2003 - Nga 25 deri mė 27 qershor nė Londėr do tė mbahet takimi ministror i REBIS-it. Kosova nė kėtė takim ėshtė e ftuar tė marrė pjesė sikundėr edhe tė gjitha vendet e rajonit.
 
Nė kėtė takim, qė ėshtė vazhdimėsi e takimit tė ngjashėm tė mbajtur para do kohėsh nė Luksemburg, nga Kosova ėshtė ftuar tė marrė pjesė edhe ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit z. Zef Morina.
 
Ministri Morina sė bashku me stafin e tij nė kėtė takim do tė prezentojė projektet me interes pėr Kosovėn vlera e tė cilėve arrinė nė disa milionė euro.
 
 
Shtajner vizitoi komunėn e Gjilanit
 
Gjilan, 23 qershor 2003 - Shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner vizitoi sot fshatin Cėrnicė tė Gjilait, ku u bė pėurimi i njė nėnstacionit tė SHPK-sė, nė tė cilin do tė punojnė 6 policisė tė SHPK-sė, shqiptarė e serbė.
 
Pranim-dorėzimin e kėtij nėnstacioni e bėnė kryetari i komunės sė Gjilanit Lutfi Haziri dhe komandanti i SHPK-sė Sheremet Ahmeti, tė cilėt vlerėsuan se pjesėtarėt e SHPK-nė gjithnjė e mė shumė po ofrojmė liri dhe siguri pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės pa dallim etnie.

Shtajner pastaj vizitoi edhe fshatin Livoē i Epėrm, i banuar me popullsi tė pėrzier.
 
 
Me kėrkesė tė Ministrisė sė Shėndetėsisė ėshtė arrestuar Numan Baliq
 
Prishtinė, 23 qershor 2003 - Policia rajonale e UNMIK-ut ka konfirmuar sot se nė fshatin Vitomiricė dje ėshtė arrestuar ish-ministri i Shėndetėsisė Numan Baliq. Ndėrkaq lidhur me arsyet e arrestimit tė tij pėr mediat lokale ka dhėnė sqarime vetėm zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut nė Prishtinė Beri Fleēėr.
 
Ai ka thėnė se ish-ministri Baliq ka marė dy vetura tė ministrisė dhe ca gjėra tė tjera. Baliq ka kthyer njėrėn nga veturat por ka refuzuar tė kthejė edhe njė veturė tjetėr dhe pėr kėtė arsye ai ėshtė arestuar dje nė shtėpinė e tij nė njė fshat afėr Pejės (Vitmoricė) nėn akuzėn pėr vjedhje dhe tani mbahet nė arrest, thotė Fleēėr.

Ndryshe, kėrkesėn pėr aktpadi kundėr Numan Baliqit e ka bėrė Ministria e Shėndetėsisė.
 
 
Mbrėmė nė Prishtinė u mbajt maratona humanitare kushtuar fėmijėve tė Kosovės
 
Prishtinė, 23 qershor 2003 - Me moton "Shėn Tereza e shqiptarėve", mbrėmė nė Prishtinė nė palestrėn e sporteve "1 Tetori" u mbajt maratona humanitare, njė spektakėl artistik-muzikor, tė ardhurat e tė cilit u janė dedikuar fėmijėve tė Kosovės.
 
Merrnin pjesė nė kėtė spektakėl pesronalitete tė njohura shqiptare nga bota e artit, muzikės, sportit e tjera, si Ismail Kadare, Inva Mula, Nexhmie Pagarusha, Enver Petrovci, Merita Juniku, dirigjenti Eno Koēi, violinisti Shkėlzen Doli, Luan Krasniqi, Merita Halili, Elsa Lila, Igli Tare, aktoret e reja tė Holivudit Kristina e Marina Malota, qė kishin ardhur enkas nga Amerika e tė tjerė.

Ky spektakėl u transmetua direkt nga TV21 dhe TVSH edhe pėrmes satelitit.

Ndėrkaq teleshikuesit nga mbarė bota pėrmes telefonatave kanė dhėnė shumė kontribute financiare pėr fėmijėt e Kosovės. Tė gjitha mjetet financiare qė do tė mblidhen u dedikohen fėmijėve tė sėmurė, atyre jetimė dhe tė viktimave tė luftės nė Kosovė.
 
Pėrkundėr insistimeve tona kolegėt e RTV21 nuk mundėn tė na japin as shumėn aproksomative tė mjeteve tė mbledhura.
 
 
Nė Foto Maratonėn morėn pjesė 500 fotografė amatorė e profesionistė nga Kosova dhe nga jashtė
 
Prishtinė, 23 qershor 2003 - Nė Prishtinė pėrfundoi manifestimi i Foto Maratonės, nė tė cilin morėn pjesė 500 fotografė amatorė e profesionistė nga Kosova dhe nga bota, duke krijuar fotografi artistike brenda njė dite dhe tė cilėt edhe mė parė me fotografitė e tyre kishin konkurruar nė festivale tė ndryshme ndėrkombėtare me fotografitė e tyre artistike.
 
Organizatorėt e kėtij manifestimi thanė se Foto Maratona kishte filluar si synim i promovimit tė fotografisė si art, i cili nė Kosovė deri mė tash nuk ka qenė nė vendin e duhur.
 
Po ashtu, u bė e ditur se nė tė ardhmen ky manifestim do tė jetė tradicional si ngjarje kulturore pėr promovimin e artit fotografik, sepse organizohet pėr tė gjithė qytetarėt.
 
 
Presidenti Rugova ėshtė ftuar nga Trajkovski nė njė vizitė zyrtare nė Maqedoni
 
Shkup, 23 qershor 2003 - Burimet e BDI-sė kanė bėrė tė ditur se Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova sė shpejti do tė vizitojė Maqedoninė me ftesėn e presidentit maqedonas, Boris Trajkovski. I njejti burim ka bėrė tė ditur se presidentit Rugova i ėshtė bėrė ftesa pėr njė vizitė zyrtare nė Maqedoni nga ana e presidentit Trajkovski gjatė punimeve tė samitit tė BE-sė nė Selanik.
 
 
"Uashington tajms": Bisedimet shqiptaro-serbe nuk do ta prekin kėrkesat e shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi
 
Uashington, 23 qershor 2003 - Gazeta e njohur amerikane "Uashington tajms" shkruan se liderėt e Bashkimit Evropian nė samitin e BE-sė nė Selanik shfrytėzuan premtimet pėr anėtarėsim nė BE pėr tė ndikuar nė dy anėtarėt mė tė papajtueshėm tė rajonit qė tė ulen nė tryezėn e Bisedimeve.
 
Ėshtė shpallur se serbėt dhe shqiptarėt e Kosovės gjatė muajit tė ardhshėm do t'i fillojnė bisedimet pėr, siē thuhet nė shkrimin e kėsaj gazete, normalizimin e marrėdhėnieve.
 
Mirėpo, kjo gazetė konstaton se kėto bisedime nuk do ta prekin ēėshtjen e kėrkesave tė shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi, por do tė trajtohen ēėshtjet siē janė: energjia, transporti, personat e zhdukur dhe kthimi i refugjatėve.

"Ajo qė na shtyn qė tė ulemi nė tryezė ėshtė dėshira jonė e sinqert pėr shpejtimin e integrimit evropian", transmeton kjo e pėrditshme amerikane ministrin e jashtėm tė Serbisė dhe Malit tė Zi, Goran Svillanoviq.
 
 
Seanca e statusit pėr tė akuzuarit Fatmir Limaj, Haradin Bala dhe Isak Musliu mbahet mė 25 qershor
 
Hagė, 23 qershor 2003 – Tribunali i Hagės nė njė njoftim tė sotėm pėr media ka bėrė tė ditur se seanca e statusit pėr tė akuzuarit Fatmir Limaj, Haradin Bala dhe Isak Musliu ėshtė planifikuar tė mbahet tė mėrkurėn, mė 25 qershor nė orėn 15.00, nė sallėn I tė kėsaj Gjykate.
 
Si pėr tė gjitha rastet e dėgjimit tė Tribunalit, procesi do tė ketė pėrkthim simultan dhe mund tė ndiqet nė mjetet audio-vizuele dhge nė internet.
 
 
Vjenė: Manifestim kulturor me temėn – "Lufta e fundit"
 
Vjenė, 23 qershor 2003 - Shoqata kosovaro-austriake - KÖG (Kosovarische – österreichische Gesellschaft) organizoi nė Vjenė njė manifestimin kulturor dyditor "Lufta e fundit", kushtuar 4-vjetorit tė pėrfundimit tė luftės nė Kosovė dhe 125-vjetorit tė Lidhjes se Prizrenit.

Manifestimi u mbajt nė njė atmosferė madhėshtore dhe program tė pasur artistik, i cili filloi me njė homazh muzikor kushtuar tė rėnėve dhe viktimave tė luftės tė interpretuar nė piano nga Ardita Statovci, studente e pianos nė Universitetin e Muzikės dhe Arteve Aplikative "Mozarteum" nė Salzburg. Pastaj foli drejtuesi i Shoqatės kosovaro-austriake KÖG, z. Nik Krasniqi.

Programi ngėrthente pjesė muzikore tė luajtura nė piano nga Ardita Statovci dhe Jeta Dumnica, studente, dhe Jozef Hajdėn, njė ekspozitė tė pikturave tė Erol Kursanit, cikli „Refugjatet“ dhe fotografi dhe dokumentar filmik, „Qyteti i djegur - Peja 99“, koleksion i mbledhur dhe pregatitur nga Shoqėria KÖG.

Me kėtė rast u bė prezemtimi i librit tė Dr.
Enver Hasani t "Self-Determination, Integrity and Internationl Stability: The Case of Yugosllavia" dhe diskutimi nė temėn: Sovraniteti dhe intervenimi.
 
Nė diskutim morėn pjesė pėrfaqėsuesi i Ambasadės Amerikane nė Vjenė, Dr. John A. Quintus, Dr. Enver Hasani nga Universiteti i Prishtinės, zonja Christine von Kohl nga Balkani – Dialogu i Evropės Juglindore dhe Ernst M. Felderbauer nga PfP – Consortium of Defense Academies and Security Studies Institutes.
 
 
Nė qendėr tė Shkupit ndodhėn dy shpėrthime tė fuqishme tė cilat tronditėn banorėt e atjeshėm
 
Shkup, 23 qershor 2003 - Dje nė qendėr tė Shkupit kanė ndodhur dy shpėrthime tė fuqishme, tė cilat kanė tronditur banorėt e atjeshėm dhe kanė futur panik nė popull. Njoftohet se njėri nga shpėrthimet ka shkaktuar plagosjen e njė kalimtari tė rastit.
 
Deri nė kėtė moment nuk dihen motivet, por as autorėt e kėtij akti, ndėrkaq organet kompetente po i zhvillojnė hetimet pėr ndriēimin e kėtyre shpėrthimeve tė rrezikshme pėr stabilitetin e kėtij vendi.
 
 
Policia maqedonse ėshtė nė pėrndjekje tė Dilaver Bojkut, i cili javėn e kaluar ka ikur nga burgu i Strugės
 
Shkup, 23 qershor 2003 - Policia maqedonse ėshtė angazhuar nė aksionin e saj pėr kapjen e Dilaver Bojkut, tė njohur me nofkėn Leku, i cili javėn e kaluar ka ikur nga burgu i Strugės, ku e vuante dėnimin gjashtė muajsh pėr udhėheqjen nė trafikimin e njerėzve dhe rrjetin e prostitucionit nė Maqedoni dhe Shqipėri.
 
Mediat lokale kanė njoftuar se Bojku ka ikur derisa ai transferohej nė burgun e Ohrit pa pranga nė duar. Bojku gjendet nė listėn e Interpolit pasi gjykata e Maqedonisė kundėr tij ka ngritur 17 padi pėr vepra tė ndryshme.
 
 
Forcat speciale greke kanė zėnė njė anije me 680 tona lėndė shpėrthyese
 
Athinė, 23 qershor 2003 – Forcat speciale greke kanė zėnė njė anije, nė tė cilėn janė zbuluar 680 tona lėndė shpėrthyese, tė destinuara pėr ndonjė shtet tė Afrikės, njofton BBCWorld. Zyrtarėt e Ministrisė greke tė tregtisė po i kontrollojnė aktualisht dokumentet pėr tė konstatuar nėse ngarkesa e eksploziveve ėshtė ilegale.
 
Sasia e kėtyre lėndėve shpėrthyese ėshtė aq e madhe saqė mė shumė besohet se ėshtė e destinuar pėr ndonjė qeveri sesa pėr ndonjė organizatė dhe mund tė jetė pėr pėrdorim tė industrisė minerare, thonė zyrtarėt grekė.
 
 
Tė paktėn 17 njerėz kanė vdekur nė Indi
 
Bombei, 23 qershor 2003 - Tė paktėn 17 njerėz kanė vdekur nė Indi kur tre vagona tė njė treni kanė rėrshqitur nga binarėt dhe janė pėrplasur nė hyrje tė njė tuneli, njoftuan sot zyrtarėt indianė.

Aksidenti ka ndodhur afėr qytetit Kankavali nė shtetin Maharashtra, ndėrsa treni po qarkullonte drejt qendrės financiare tė Indisė - Bombeit. Nė mesin e tė vdekurve janė edhe tre fėmijė dhe katėr gra.
 
 
Pentagoni ka refuzuar tė konfirmojė njė pėrpjekje pėr tė vrarė Sadam Hyseinin
 
Uashington, 23 qershor 2003 – Pentagoni ka refuzuar tė konfirmojė zyrtarisht se nė njė sulm nė njė konvoj automjetesh afėr kufirit tė Irakut me Sirinė ka qenė njė pėrpjekje pėr tė vrarė Sadam Hyseinin, njofton BBCnews.
 
Por, zyratrėt amerikanė kanė thėnė se tė pakten shpresohet se ish-lideri irakian ka qenė nė njėrėn nga automjetet e goditura, ndonėse s’ka tė dhėna se ai ėshtė vrarė. Zėdhėnėsi i Komandės Qendrore amerikane as s’ka konfirmuar, por as s’ka mohuar raportet e inēizuara se raketat amerikane “Hillfire” janė shkrehur nga njė aeroplan pa njerėz.
 
Zyrtarėt qė kanė folur me gazetėn “Nju Jork Tajms” kanė thėnė se konvoji i automjeteve ėshtė shkatėrruar krejtėsisht, por s’ėshtė e sigurt se Sadami apo djemtė e tij kanė qenė nė ndonjėrin syresh.
 
 
Katėr anėtarė tė njė grupi ekstremist palestinez u vranė mbrėmė nė Rripin e Gazės
 
Gaza, 23 qershor 2003 - Zyrtarėt palestinezė thonė se 4 anėtarė tė grupit ekstremist Brigadat e Martirėve Al-Aqsa humbėn jetėn nė njė shpėrthim qė ndodhi mbrėmė vonė nė Rripin e Gazės.

Zyrtarėt palestinezė tė sigurimit thonė se shpėrthimet u shkaktuan nga predhat e tankeve izraelite. Por zyrtarėt izraelitė tė mbrojtjes thonė se ushtria izraelite nuk ishte nė zonė nė kohėn e shpėrthimit.
 
Ata thonė se ekstremistėt palestinezė ka tė ngjarė tė jenė vrarė kur lėnda shpėrthyese qė ata po pėrgatiteshin tė vendosnin diku u aktivizua para kohe.

Shpėrthimi mė i fundit i dhunės ndodh njė ditė pasi forcat izraelite vranė njė zyrtar tė lartė tė grupit ekstremist palestinez, Hamas, gjatė njė operacioni kontrolli, pėr tė cilin Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, e konsideroi si shumė tė suksesshėm.
 
Grupi Hamas ėshtė zotuar se do tė hakmerret pėr vrasjen e zyrtarit tė vet, Abdullah Qawasemeh.
 
 
Aman: U bėhet thirrje Izraelit dhe palestinezėve tė veprojnė pėr ta shpėtuar planin e paqes
 
Aman, 23 qershor 2003 - Pėrfaqėsuesit e Shteteve tė Bashkuara, Rusisė, Bashkimit Evropian dhe Kombeve tė Bashkuara, u bėnė thirrje Izraelit dhe palestinezėve tė veprojnė menjėherė pėr ta shpėtuar planin e paqes.

Thirrjet u bėnė nė mesin e shqetėsimeve mė tė reja pėr qėndrueshmėrinė e planit, tė nxitura nga vrasja e djeshme e njė militanti palestinez dhe sulmet e fundit tė palestinezėve.

Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Kofi Annan tha se vrasja e Abdullah Qawasmeh, njė udhėheqėsi lokal tė Hamasit nė Bregun Perėndimor, nuk e rrit sigurinė.
 
 
Pritet tė formohet Kėshilli Politik pėr tė ndihmuar menaxhimin e punėve tė jashtme tė Irakut
 
Jotrdan, 23 qershor 2003 - Administratori civil i Irakut Paul Bremer tha se muajin e ardhshėm pritet tė formohet Kėshilli Politik pėr tė ndihmuar menaxhimin e punėve tė jashtme tė vendit.

Bremer foli nė Forumin Ekonomik Botėror nė Jordan.

"Qėllimi ėshtė formimi i njė kėshilli tė pėrfaqėsuesve politikė nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė sė Irakut. Ai do ta ketė rėndėsinė e veēantė prej ditės sė parė tė formimit", tha Bremer.

Administratori amerikan tha gjithashtu se zyra e tij sė shpejti do tė fillojė tė rekrutojė ushtarė pėr armatėn e re tė Irakut.
 
 
Pauell: Eshtė "gabim" tė mendohet se Shtetet e Bashkuara pėrgatiten pėr aksion "agresiv" kundėr Iranit
 
Deti i Vdekur, 23 qershor 2003 - Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell tha se ėshtė "absolutisht e gabuar" tė mendohet se Shtetet e Bashkuara pėrgatiten pėr aksion "agresiv" kundėr Iranit, pėrkundėr shqetėsimeve pėr qėllimet bėrthamore tė Teheranit.

Nė mbledhjen e Forumit Ekonomik Botėror, Pauell tha se Shtetet e Bashkuara janė kundėr mbėshtetjes qė Irani u bėn aktiviteteve terroriste, dhe kundėr zhvillimit tė ēfarėdo programi tė armėve bėrthamore.

Pauell tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnė qė iranianėt nuk do tė luajnė njė rol tė padobishėm nė pėrpjekjet pėr rindėrtimin e Irakut.

Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Kofi Annan sot u bėri thirrje Uashingtonit dhe Teheranit tė pėrmbahen nė kontestin e tyre rreth programit bėrthamor tė Teheranit.
 
 
Kėshilli i Evropės debaton sot pėr trafikimin e femrave dhe prostitucionin
 
Strazburg, 23 qershor 2003 - Sesioni veror i Kuvendit parlamentar tė Kėshillit tė Evropės sot nė Srazburg do tė diskutojė pėr tregtinė e femrave dhe pėr prostitucionin si pasojė e migrimit tė madh nė Evropė. Delegatėt ndėr tė tjera do tė diskutojnė edhe pėr konventėn pėr ardhmėrinė e Evropės.
 
 
Nė Kashmirin indian janė vrarė tė pakten dy civilė dhe janė plagosur 36 tė tjerė
 
Srinagar, Indi, 23 qershor 2003 – Nė njė sulm me granatė nė njė treg pėrplot me njerėz nė Kashmirin indian janė vrarė sot (e hėnė) tė pakten dy civilė dhe janė plagosur 36 tė tjerė, njofton Rojter.
 
Sulmi dyshohet tė jetė vepėr e militantėve muslimanė dhe ka ndodhur nė qytetin Shopian, rreth 50 km nė jug tė Srinagarit, kryeqytet veror i shteteve indiane, Xhamu dhe Kashmir. Deri tash askush s’e ka marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė kėtė sulm.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.