|
- 22 qershor 2003 / Genc RIZAI
-
- Te gjithe e patem percjelle me
interes ate qendrim te Xh Sorosit ne fjalen e tij dhe ne
shkrimet e botuara ne shtypin boteror duke dale ne favor te
pavaresise se Kosoves,interesimi pati rrjedhoje te
menjehershme habine duke dite ate ngarkese qe ka shoqeruar
emrin "Soros" nder shqiptare gjate ketyre viteve.Por
njekohesisht nje tjeter gjykim surprize erdhi nga nje
politikan shqiptar Arben Xhaferri qe dilte me versionin e
Shqiperise etnike.Cfare mund te thuhet mbas ketyre
deklarimeve!?
-
- Pershkrimi qe Soros i ben politikes
europjane eshte i sakte.Fakti qe kerkon njohjen e pavaresise
se Kosoves dhe me vone ndarjen e Malit te zi sigurisht qe
eshte pozitiv po ashtu dhe ideja per te integruar ne EU,
Shqiperine ne v. 2010 eshte me interes( ne liste e para eshte
Serbija qe ofrohet per integrim, e fundit Shqiperia.),Kosova
me 2015.
-
- Per Bosnjen nje Deiton i dyte,pak a
shume...Shqiptaret e Maqedonise sic jane... Ne dy variantet qe
shtrohen tash per rajonin njeri eshte ky qe perkrah Soros.
Varianti i dyte eshte ma drastik dhe kerkon grupimin e
shqiptareve ne nje shtet shqiptar,sic shprehet Xhaferi.Ky nuk
i pelqen Sorosit, dhe Europes jo qe jo, qeveria shqiptare s'ka
kohe te merret me probleme qe nuk jane ne axhendat greke dhe
personale pas komuniste dhe len ujin te shkoje nga te kete
qejfe dhe perpiqet te lidh sa me shpejt me serbet interesat e
klaneve te veta. Me qe ne EU hiqen kufinjte te mendojne vetem
per 'kufinjte' e pronave te veta personale.
-
- Arben Xhaferi nuk flet kot, pa
mbeshtetje asnje politikan nuk ka ide personale!.Ali Ahmeti ka
frike ndarjen e Maqedonise se shqiptaret ne 80 vjet kane humbe
shume territore qe jane populluar me sllave.Kane humbe
Shkupin,Manastirin etj,qe edhe Xhaferi dikur e ka pas shprehe
kete frike.Vec tjerash bashkimi me Shqiperine i heq mundesine
e protagonistit te rendesishem politikaneve shqiptare te
Maqedonise dhe mbeten periferike...!
-
- Ideja qe shqip taret te mbrojne
identitetin e tyre dhe vlerat te shperndare eshte pak e
minuar,te tjeret e shohin te mundeshem nje shperthim te
shqiptareve ne Ballkan, kjo eshte e veshtire dhe utopi ala V.
Surroi. Balanca nga do te anoje? Europa eshte per statu-kuo ne
kete moment se nuk ka peshe politike perballe SH.B.A deri sa
te krijohet nje moment me i favorshem per te vijuar politiken
e vjeter.
-
- Perse serbet u kethyen ne bisha te
egra per ta shkye Ballkanin keto dhjete vite aq me teper qe po
behej deti kos, pra Europa po behej nje dhe ata e kishin
rrugen hape? Me potencialin qe kishin ata mund te krijonin
ekspansion ekonomik,kulturor dhe etnik re fuqishem, pra perse
u nguten!? Dikush ka shprehe figurativisht ndertimin e
Europes: Jo ti shembim kufinjte por ti zhysim pak qe te
bashkepunojme! Kjo eshte historia,kufinjte ose ti gllaberon
dikush perkohesisht ose perfundimisht dhe kete e dine serbet,
Europa eshte nje eksperiment ne kohe dhe sado e sukseseshme
dhe e nevojeshme qe te jete ajo neser mund te ndodhet para
dilemave te ridezintegrimit.
-
- Askush nuk eshte kurre ne gjendje
te parashikoje te ardhmen, aq me teper para dilemave te
papritura "moderne" te shumellojeshme qofte dhe te
ekonomise ne nje klime dhe ekologji te papercaktueshme te se
ardhmes. Perplasje te natyrave te ndryshme mund te jene te
dera. E dyta, mbijetesa ne EU nuk presupozon koperative
komuniste ku punon sa mundesh e merr sa ke nevoje, por nje
dominim te kapitaleve dhe forces, konkurrences se eger. E
treta, sa me e fuqishme te ishte Serbo-Jugosllavia aq me shume
do te kishte ze ne tavolinen e 'burrave" per te ēuar
ujin ne mullirin e interesave te veta.Se fundi, ne se ky
eksperiment dikur do te deshtonte, ajo do te shkonte ne
kufinjte e sanksjonuar qe kur ishte futur ne BE.
-
- Problemi jone tani per tani eshte
cfare po thuhet e cfare po diskutohet per Kosoven dhe te
ardhmen e saj!Keshtu nese Kosova fiton pavaresine eshte mire
relativisht. Shqiptaret nuk krijojne ate potencial maksimal te
mundeshem politik ekonomik, etnik te bashkuar per te shprehe
dhe mbrojte interesat e tyre te jeteses se perditeshme por dhe
vecanerisht te ruejtjes se qenies nga asimilimet e terbuara
greko-sllave.
-
- Sic duket futja e Kosoves nen
hyqmin serb eshte shkas per konflikt te metejshem ne Ballkan
dhe nuk pranohet nga askush realisht por dhe alternativa e nje
Dejtoni te ri per te ripercaktuar kufinjte e Ballkanit mund te
jete dhe jasht deshires edhe te vete serbeve, te cilet ne
Bosnje kane marre c'fare deshten, dhe e kane por te cileve do
tu vihej njehere e mire kufiri tek thana per me tej dhe
perpjekjet e tyre aktuale politike jane per te marre sa te
jete e mundun me shume perballe qullesise se nenshtrimit te
shtetit te shqiptareve. Shqiptaret edhe sikur te humbisnin ata
territore qe i kane humbe tashme ne Maqedoni, do te fitonin
shansin e fundit per te pase nje qender te vetme kohezioni. Te
shperndare ata do te vijojne te jene gogla ne doren e gekeve
dhe sllaveve dhe Europes "shume dashamirese".
-
- Sharon ka thane tash vone per
Palestinen:''ka ardhe koha per te ndare tashma kete toke'' !
(fituan cka mund te fitonin)!Dhe shqiptaret e sllavet ka 1300
vjet qe perplasen dhe do vazhdojne te perplasen, ka ardhe koha
tashma qe shqiptaret te grupohen dhe pastaj "en
group" te futen ne B.E. te grupuar dhe te orientuar nga
nje qender shqiptaret do te kene maksimalen e aspiratave te
mundeshme mbrenda nje bote rrafshuese, asimiluese.
-
- Nese nuk ndodh kjo, rrafshimi i
ndergjegjes dhe identitetit qofte dhe i interesave materiale
shqiptare ne "lokalitetet" Shqiperi,lokalitetetin
Kosove, Maqedoni, lene ma Mal i Zi apo Cameri,do te jete shume
me i vrullshem nen daren greko-sllave
dhe mbare europjane, kontemporane. Do mbetemi periferia
per "gjah" a nuk ka p.sh. Italia plagen e vet te
perjeteshme ,Italine e jugut? Perse Europa tash dhjetra vite
nuk arriti ta sheroje? Secili popull duhet vete t'a nxjerr
gomarin nga balta!
-
- Nese alternativa per tu bashkuar
shqiptaret ne nje shtet ofrohet realisht, me duket se eshte
gjeja me e plote e mundeshme!Shikojeni aktualisht me nje
shembull krejt te thjeshte deti eshte terheqja me e madhe per
kontinentalet, shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise sot
ndjekin rruget qe kalojne neper Tirane pra ne nje rreze qe
mund te behet integruese per interesat mbareshqiptare,ne
'kudhren ' europjane. Perse sot del A.Xhaferi me kete teze?
Dje ishte si protagonist politik efektiv dhe i lejonte vehtes
te perfitoje, dhe te bente dhe lojen e te tjereve, sot deshton
pas A.Ahmetit dhe kujtohet se egziston nje mision politik
jashte portofolit personal i cili ne nje moment te caktuar
pushon se ''mbushuri''.
-
- Me mire von se kurr! Nese thuhet qe
shqiptaret do te kene mundesi me se fundi qe ne EU te
realizojne aspiratat e tyre per ''bashkim'' (qe s'eshte
bashkim po nje komunikim ne hanin e madh europian qe eshte i
te gjithe bujtesve), pra kot qe mendoni per Shqiperine etnike
(edhe L.Zogu ka thene i ka ike koha ati term) aty bile
shqiptaret si race e zoja qe jane do te krijojne 'ekspansionin
e races se tyre (se mos erdhi perandoria osmane dhe shqiptaret
u vecuan nga fqinjet dhe u vendosen ne ball te perandorise),
rrethanat jane krejt ne disfavor te shqiptareve te shperndare.
-
- Po meqe shqiptaret jane race e
zonja edhe ne rastin kur jane brenda nje shteti te plote
shqiptar, ne Europen pa kufinj s'u mungon aspak rasti qe te
shprehin vrullin e tyre shperthyes!? Ne se mbesin te
shperndare Kosova dalngadale do te orientohet drejt metropolit
ekonomik Serbi, apo nuk jane te shperndare serbet ne Kosove
sot si njollat ne lekuren e leopardit!?.
-
- E.Hoxha jo me kot
pat shperndare faren e komunizmit nder shqiptaret e
Kosoves, ai e ka dite se historia nje dite do te ndodhet ne
kthesa tjera dhe ka menduar te nesermen kur do ti vije fundi
ketij sistemi, te mos kete kosovare ne shpine por si
bashkepuntore te tij ne krahun e majte mafiozo-komunist.
Prandaj dhe socialistet penguan bashkimin e luftes ne Kosove,
kunder Rugoves i cili ne rethana normale duhet te kerkonte
bashkimin me Shqiperine kur te paraqitej rrethana e
pershtateshme sic eshte rasti sot apo neser.
-
- Nacionalizmi per ata qe e kane
zgjidhur me kohe kete problem per kombet e tyre eshte jashte
interesit dhe pengues per interesat e tyre, po keshtu dhe per
komunistet qe kane vulen e tradhetise ndaj kombit.Per te
tjeret eshte jetik. Eshte thellesisht trondites fakti qe
kryetari i biznesmeneve te Shqiperise deklaron se gjithe
biznesi ka rene ne dore te huaj dhe eksport-importi qe ne te
gjithe boten kerkohet te jete i balancuar te pakten ne 50% ne
shqiperi ndodhet ne kufijte:-import 95% dhe eksport 5%, bilanc
fatal shkaterrues qe nuk egziston ne asnje vend tjeter te
botes.
-
- Nese shqiptaret do vazhdojne te
mbeten te shperndare dhe ai 5% do te zhduket, si do te
zhdukeshim edhe vete ne! Te bashkuar, nese do te krijohet
mundesia, do te dale nje shtrese e re qe do kerkoje zgjidhje
te tjera ne favor te mbrojtjes se interesave te shqiptareve ne
rrethanat e EU apo tjera cfaredo qe ne EU te mos flasin me
urdherin e lejen e grekerve, a tjereve perfaqesues
koperativiste se tipit te ulte si Shqiperi, a Kosove, lere
pastaj Maqedoni qe as do te ekzistonte fare!
-
- E pame cfar beri kisha serbe ne
Maqedoni? E shperndau kishen maqedonase autoqefale dhe pasi i
hoqi te gjithe peshkopet vendosi spiune te Serbise dhe i dha
afat deri ne shtator qe te futen nen hyqmin e patriarkanes
serbe te Pejes!!! Pra a mos ka marre fund lufta dhe a do te
marri fund ndonjehere!?
-
- Liga shqiptaro-amerikane ne
deklaraten e saj te shpallur dhe botuar ne shtyp thote qe
qeveria e Sh.B.A. ndjek presionet serbe dhe politiken
tradicionale duke mos perkrahe pavaresine e Kosoves. Aty
thuhet se nder kundershtaret me te medhenj qenka i famshmi
Kizinger i cili beka tregeti te madhe te pakontrolluar me
Serbine...! Soros perkrah ,Kizinger kundershton...!?
-
- Edhe ish-ministri i jashtem
italian, faqeziu antishqiptar L.Dini akuzohet se ka blere
telekomin e serb me trefish cmimin per te financuar luften e
serbeve kunder Kosoves, nje pjese e madhe e pareve as qe dihet
kah kane fluturuar...! Shqiptaret i shkaterruan qe te mos jene
te zotet te blejne asgje per vendin por vetem ta shesin te,
gjerat i kane ne dore hajdutet politike per pak pare te
qelbura dhe per perfitime japin gjithshka.
-
- Kadare thote qe klasa politike
shqiptare eshte imorale dhe Europa ben sehir me varferine e
rende shqiptare dhe kjo po ashtu eshte imorale!!!(Dikush thote
po keta politikanet tane si s'kane turp per poziten e tyre
inferiore dhe akuzen qe jane politikane te klases se dyte,
ashtu sic e kane bere popullin e tyre perballe kolegeve te
tyre europjane?).
-
- Tjetri mund te pergjigjet, jo
zoteri jo, se politikanet europjane jane ne daren e ligjit se
nuk jane asnje gram me te mire se ata tonet, dhe ndofta mund
t'i kene zili dhe mund t'u ofrojne bashkepunim sa here qe
munden. Sa futemi ne moralizime fluturojme prej realitetit
politik dhe s'na pyet politika qe natyrisht e ka te fshire nga
agjenda mor alin, nepermes agjentit te saj forces, ose me sakt
forca perdor agjentin e saj politiken, si instrument te vetin.
|
|