|
20
qershor 2003 / Intervistoi,
Zijadin GASHI - Europa
e lirė
Alush
Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike tė Kosovės
RADIO
EVROPA E LIRĖ: Zoti
Gashi, kėto ditė po zhvillohet samiti i BE-sė nė Selanik. Si e
shihni ju pėrfaqėsimin e Kosovės atje dhe pėrgjithėsisht
pozitėn e Kosovės nė kuadėr tė integrimeve evropiane?
ALUSH
GASHI:
Mendoj
se ėshtė mirė qė Bashkimi Evropian e ka ftuar Kosovėn tė
marrė pjesė nė Samitin e Selanikut. Do kishte qenė mė mirė tė
jetė pjesėmarrėse aktive e jo vetėm nė rolin e vėzhguesit.
Megjithatė ėshtė mirė qė Kosova nė tryezėn e Selanikut ka
vendin e vet dhe kohėn e prezantimit tė pėrpjekjeve dhe
nevojave tė saj pėr Bashkimin Evropian.
RADIO
EVROPA E LIRĖ:
Nga
Bashkimi Evropian kanė ardhur mesazhe se vendet e Ballkanit kanė
gjasa tė integrohen nėse i normalizojnė raportet mes tyre. Sa
konsideroni se me vėnien e kontakteve tė paralajmėruara nė
Selanik, mund tė fillojė njė epokė e re nė Ballkanin Perėndimor?
ALUSH
GASHI:
Mendoj
se Kosova mund tė integrohet nė Unionin Evropian, vetėm nėse
ėshtė si Kosovė me adresė. E adresa jonė, pėrpjekjet tona,
apo mandati ynė ėshtė pėr njė Kosovė si shtet tė pavarur
dhe sovran. Tė gjitha kėto pėrpjekje qė Kosova tė qetėsohet
dhe tė kėnaqet vetėm me liri fizike, mendoj se nuk janė tė
mjaftueshme pėr tė siguruar njė stabilitet tė Evropės
Juglindore. Mendoj se Ballkani Perėndimor do ta ketė qetėsinė
e garantuar sapo Kosova tė bėhet shtet i pavarur.
RADIO
EVROPA E LIRĖ:
Gjithashtu
ėshtė paralajmėruar dhe fillimi i kontakteve mes Prishtinės
dhe Beogradit. Sipas vlerėsimeve tuaja cili mund tė jetė
rezultati i kėtyre bisedimeve eventuale?
ALUSH
GASHI:
Si
inicim tė takimit Prishtinė Beograd, natyrisht qė ėshtė
njė kėrkesė legjitime dhe kėrkesė e drejtė dhe se ai takim nė
Selanik, nė Samitin e shefave tė shteteve tė 25 vendeve
evropiane, e ngre Kosovėn nė njė pozitė mjaft tė lakmueshme,
ku Kosova ka argumentet e verifikueshme pėr tė demonstruar
stabilitetin, ka tė dhėna tė verifikueshme pėr trajtimin e
drejtė tė pakicave dhe natyrisht ka njė llogari tė fuqishme qė
mund tia prezantojė Beogradit pėr reparacionin e dėmeve tė
luftės si dhe shumė ēėshtje, pėr tė cilat qeveria e
Beogradit duhet tė japė llogari, gjithashtu dhe pėr gjenocidin
qė ka ndodhur kėtu nė Kosovė.
RADIO
EVROPA E LIRĖ: Sipas
paralajmėrimeve tė para, thuhet se nė kėto bisedime nuk do tė
trajtohet ēėshtja e statusit tė Kosovės. Mirėpo, duke i pasur
parasysh rrethanat, sa konsideroni se palėt biseduese mund tiu
shmangen bisedimeve rreth statusit tė Kosovės?
ALUSH
GASHI: Fatmirėsisht
nė Selanik, Kosova pėrfaqėsohet nga pėrfaqėsuesit mė tė
lartė, me kryetarin e Kosovės dhe me kryeministrin dhe natyrisht
edhe me pėrfaqėsuesin special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm,
kėshtu qė besoj se presidenti dhe kryeministri janė tė vetėdijshėm
pėr gjendjen nė Kosovė dhe besoj qė ata gjatė qėndrimit nė
Selanik, do tė bėjnė pėrpjekje maksimale qė aktiviteti i tyre
tė jetė kontribut i stabilizimit e jo eskalimit. Prandaj unė
pres qė do tė jenė veprime tė matura nė dobi tė proceseve
pozitive nė Kosovė dhe se nuk do tė ketė aventura, tė cilat
do ta keqėsonin gjendjen nė Kosovė.
RADIO
EVROPA E LIRĖ:
Ju
jeni dhe deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe anėtar i Komisionit
pėr marrėdhėnie me jashtė. Institucionet vendore kanė kėrkuar
qasje nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Cilat janė
nevojat e momentit qė Kosova tė marrė pėrgjegjėsi sa i pėrket
politikės sė jashtme?
ALUSH
GASHI: Unė
mendoj se Kosova duhet ti ketė kompetencat tė cilat i kanė
vendet tjera pėrreth Kosovės. Samiti i Selanikut dhe prania
fizike e Kosovės atje, qoftė edhe nė njė pozitė tė reduktuar
nė formė tė vėzhguesit, mendoj se ėshtė njė alarmim i
komunitetit ndėrkombėtar, e nė veēanti i OKB-sė, se duhet
krijuar njė vend pėr Kosovėn nė Organizatėn e Kombeve tė
Bashkuara. Nuk ka asnjė arsye qė Kosova mos tė jetė vėzhguese
nė OKB, kur OKB-ja e ka njė mision kaq tė fuqishėm nė Kosovė.
Ėshtė shumė e deplasuar qė nė debatin pėr Kosovėn tė mos
marrė pjesė askush nga njerėzit e zgjedhur tė Kosovės, e nė
raste tė posaēme, ēuditėrisht tė mos marrin pjesė as pėrfaqėsuesi
special apo dikush nga zyra e tij. Kėshtu qė komuniteti ndėrkombėtar
duhet tė jetė shumė mė i guximshėm sa i pėrket ēėshtjes sė
Kosovės, ta pranojė realitetin se Kosova ėshtė njė entitet i
posaēėm dhe i veēantė ndėrkombėtar dhe pėr kėtė duhet tė
ketė trajtim tė veēantė, do tė thotė si njė shtet. Sa mė
parė qė kjo tė realizohet, aq mė tė mėdha janė gjasat pėr
paqe dhe stabilitet nė Evropėn Juglindore.
|