|
Isak AHMETI
Kur shkruajmė ose flasim pėr Rrugėt e zhvillimit tė letėrsisė
shqipe nė Kosovė, medoemos duhet tė priremi qė atė ta shikojmė
dhe ta vėshtrojmė nė radhė tė parė nė kontekst me traditėn
kishtare iliro-shqiptare nė Dardani, pėrkatėsisht nė Kosovė.[1] Nga ky kėnd vėshtrimi, ne do tė mund tė kuptojmė se rrėnjėt e
qytetrimit tonė, pra edhe tė letėrsisė sonė, janė shumė mė
tė hershme se ēėshtė pohuar deri mė sot nė tė gjitha
Historitė e letėrsisė shqipe.[2] Duke ndjekur kėtė vijė, unė do tė pėrpiqem mė shumė tė nxjerr nė
dritė nė pikat kryesore, personat, por edhe dukjet letrare tė kėsaj
treve, qė kanė kontribuar jo vetėm pėr ti lidhur e bashkuar
shqiptarėt dhe kulturėn e tyre me Perėndimin, me Europėn, por
edhe nė zhvillimin e kulturės evropiane nė pėrgjithėsi. Nė
kontekst me kėtė, prandaj, del se historia e zhvillimit tė
shkencės, kulturės dhe
arsimi
t
shqiptar nė Kosovė dhe mė gjėrė, ruan njė traditė tė largėt.
Ajo shpie nė dukjen e civilizimit mė tė hershėm europian. Pra
nga stėrgjyshėrit tanė ilirėt e mė pastaj gjatė mesjetės nė
trojet e rudhura arbėrore, pra edhe nė Kosovė, u zhvillua njė
pėrvojė e madhe e njohjes qė u transmetua nga brezi nė brez.
Kėto
predispozita, siē ka hetuar edhe Jahja Dranēolli,[3]
paraqitnin njė bazė solide pėr zhvillimin e mendimit shkencor,
arsimi
t,
artit dhe kulturės nė pėrgjithėsi tė popullit tonė nė
truallin e tij atnik, pra edhe nė Kosovė. Qė kėtej, pra, edhe
kultura, letėrsia, por edhe
arsimi
qė u zhvillua nė Kosovė ku, krahas ngritjes sė qyteteve tė
njohura tė Europės gjatė shekujve tė mesjetės sė zhvilluar,
u zhvilluan edhe qendra tė njohura tė Kosovės si: Novobėrda,
Prizreni, Peja, Trepēa, Janjeva, Stublla e Epėrme etj,[4]
ka kontribuar jo vetėm nė ruajtjen, por edhe nė forcimin e vetėdijes
kombėtare nė pėrgjithėsi. Kėto qendra kishin marrėdhėnie tė
drejtpėrdrejta me qytetet e njohura europiane, gjė qė ėshtė
realizuar pėrmes raguzanėve, venedikasėve, relatorėve tė Papės,
etj. tė ardhur nė Kosovė, nė njė anė, dhe nė anėn tjetėr,
shqiptarėve tė mėrguar apo tė shkolluar nė qendra tė mėdha
tė dijes europiane, si bie fjala nė Romė, Padovė, Bolonjė,
Paris, Raguzė e gjetiu.[5] Kėta shkollarė ishin njėkohėsisht edhe bartės tė ideve progresive
e humaniste tė kohės. Nė mesin e tyre pati edhe prelatė tė
lartė kishtartė, krijues (historianė, teologė, filozofė, mjekė,
letrarė, artistė, etj), qė bėnė emėr nė Europė.
Ēėshtė e vėrteta, tradita e shkrimit nė
Kosovė, ndonėse nė gjuhėm latine (ēfarė ishte praktikė nė
Europėn e asaj kohe), fillon, sipas tė djėnave tė sakta qė
disponojmė, qysh nė shek. IV, kohė kjo kur tradita e shkrimit nė
kėto treva lidhej ngushtė edhe me traditėn kishtare
iliro-shqiptare nė Dardani, pėrkatėsisht nė Kosovė.[6] Tė kėsaj kohe, pra tė shek. IV kemi edhe teologun, folozofin dhe
poetin, autorin e TE DEUM-it tė famshėm tė krishterimit,
Shėn Niketėn dhe Dardania.[7] vepra madhore e kėtij prelati kishtar shqiptar edhe veēmas TE
DEUM-i i tij, siē ka vėnė re edhe I. Kadare, ėshtė bėrė
me kohė pjesė e komunitetit kulturor europian.[8] Ėshtė theksuar, por, me tė drejtė se nė aspektin
teologjiko-filozofik dhe letrar-poetik himni i famshėm i Shėn
Niketės TE DEUM-i. radhitet ndėr krijimet antologjike tė
poezisė botėrore.[9]
Nė vargun e krijuesve tė Kosovės, qė kanė
dhėnė kontribut tė madh nė epokėn e humanizmit dhe tė
Rilindjes evropiane. krahas personaliteteve si janė: gjon
Progoni, Gjon Vaji, Gjon Injaci etj., qė tė gjithė nga Novobėrda,
qė etėbotė ishte qendėr e njohur kishtare, vlen tė pėrmendim
me kėtė rast, nė mėnyrė tė veēantė, Martin Segonin (? -
1485). ky historian e teolog i njohur (i shek. XV), qė kish bėrė
emėr nė Europė (kish mbaruar edhe doktoratėn mė 1475 nė
Univesitetin e Padovės), krahas me ēėshtjet kishtare,
gjeografike dhe juridike, ėshtė marrė edhe me tėma aktuale tė
luftės pėr liri kundėr invadimit osman, qė kish pėrmbytur
Ballkanin e qė po rrezikonte Europėn.
Duke qenė dėshmitar i afėrt i pėrmbytjes sė shtetit shqiptar dhe i
nismės sė rretikut pėr pushtimin e Italisė, martin Segoni,
kishte shkruar, pos tjerash, edhe njė skicė jetėshkrimi, me
plot elemente letrare dhe historike, mbi Skėnderbeun, tė
titulluar: Narrazione di Giorgio Castriotto dei Terchi nelle
lingua lero chiamato Scender Beg, cio Alesandro Magno (Tregim mbi
Gjergj Kastriotin, i mbiquajtur nga Turqit nė gjuhėn e tyre
Skender Beg, dmth Leka i Madh). Mė sa dihet ky ėshtė shkrimi i
parė i njohur derisot kushtuar Heroit tonė fetar e kombėtar, qė
ruhet nė Bibliotekėn nacionale tė Firencės.[10] Ndryhse nga Barleti, Beēikemi e ndonjė tjetėr humaist shqiptar, qė
shkruan pėr Gjergj Kastriotin - Skėnderbeun jashtė Atdheut,
Segoni shkroi nė ulqin dhe vetėm dhjetė vite pasvdekjes sė
Heroit tonė fetar e kombėtar. Qėllimi i kėtij prelati tė lartė
kishtar qe, gjithsesi, ta informonte Papėn dhe opinionin europian
pėrgjithėsisht pėr ngjarjet e ndryshme tė luftrave tė
popullit shqiptar kundėr osmanėve, duke u nisur nga Lufta e
Kosovės e vitit 1389, ku kanė marrė pjesė edhe shqiptarėt
katolikė, ithtarė tė Kishės katolike shqiptare qė e njihte
Papėn e Romės pėr epror, nė krye me Muzakajt, Balshajt,
Dukagjinasit dhe Kastriotėt, e duke mbaruar me pushtimin e Krujės
e tė Shkodrės, nė vitet 1478-79. Ēėshtė e vėrteta,
Segoni ka shkruar edhe shkrime tė tjera, qė pėrshkohen nga njė
kulturė e gjerė europiane, e ku kemi edhe fragmente tė tjera
mbi Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun dhe familjen e tij. ka shkruar
edhe pėr Kossovėn, pėrkatėsisht pėr Dardaninė. ky madje, pas
Anonimit tė Raguzės (shek. XV), ėshtė i pari qė krahas emėrtimit
Kosova, pėrdor edhe emėrtimin Dardania.[11]
Mirėpo kur ėshtė fjala Rrugėt
e zhvillimit tė letėrsisė shqipe nė Kosovė, le tė pėrmendim
kėtu se shumica e autorėve tė letėrsisė sė vjetėr shqipe tė
shekujve XVI-XVII, punuan, gjithnjė nė kuadėr tė Kishės
katolike shqiptare, nė viset e Kosovės dhe u pėrpoqėn, veē
tjerash pėr hapjen e shkollave shqipe siē ėshtė rasti edhe me
hapjen e Shkollėssė parė shqipe nė Stubėll tė Epėrmme, tė
Karadakut, nė Kosovė, fillet e sė cilės shkollė i gjėjmė
qysh nė vitin 1584, kur ka funsionuar, siē ka dėshmuar edhe
Prof. Dh. S. Shuteriqi,[12] njė Kolegj fetar i rangut tė njė Instituti tė lartė, ēfarė
ishin zakonisht Kolegjet fetare tė asaj kohe e ku, pėrveē
teologjisė, mėsoheshin filozofia dhe stidioheshin edhe klasikėt.
Qė kėtej, shkrimtari tjetėr, Atė Pal hasi, franēeskan (shek.
XVI-XVI), ishte poashtu kosovar nga Hasi dhe kultivuesi i parė i
vargut artistik nė shqipe. Nga vepra e kėtij shkrimtari, autor
edhe i vjerrshės sė njohur
Dita e gjyqit dhe Mortja,[13] janė frymėzuar edhe autorė tė tjerė tė hershėm tė kkosovės siē
janė Pjetėr Budi, Pjetėr Bogdani, Andre Bogdani, Lukė Bogdani
etj., qė vazhdimisht traditėn e sahkrimit shqip nė Kosovė dhe
gjithnjė nė frymėn e qytetrtimit europian.
Krahas Atė Pal Hasit, me amrin e tė cilit, pra, lidhet edhe tė dukurit
e parė tė poezisė shqipe nė frymėn europiane nė Kosovė dhe
mė gjerė,[14] ėshtė edhe Pjetėr Budi (1560-1622). Kur jemi te ky autor, le tė pėrmendim
se, ndonėse ishte nga Shqipėria, pjesėn mė tė madhe tė shėrbimit
tė vet fetar dhe kombėtar ai e ka kaluar nė Kosovė, ku edhe
shkroi, i frymėzuar nga Atė Pal Hasi, njė pjesė tė mirė tė
veprės sė vet, ku hasim edhe elemente tė njė vetėdije tė
lartė kombėtare dhe patriotike. Ndėrsa me prozėn e vet kombėtare,
siē ka vlerėsuar edhe studiusi Gunnar Svane,[15] nuk mbete aspak mbrapa standardeve europiane. Figura e Pjetėr Budit, siē
ka vlerėsuar edhe studiusi ynė I. Zamputi,[16] na del sot e inkuadruar nė plan tė parė tė pėrndjekjeve tė
shqiptarėve tė shek. XVII pėr ēlirimin e vendit dhe vepra e
tij letrare del e vėnė nė shėrbim tė kėtyre pėrpjekjeve.
Kur shkruajmė pėr P. Budin duhet medoemos tė theksohet edhe
fakti se me tė letėrsia shqipe e Kosovės nė veēanti dhe letėrsia
shqipe nė pėrgjithėsi, ka hyrė nė njė fazė mė tė lartė
zhvillimi. Me tė fillon proza origjinale. Tek ai kemi edhe poetin
mė tė plotė dhe mė tė kompletuar nė shqipet, pas Atė Pal
Hasit.
Vėshtruar nga aspekti pėrmbajtėsor, por edhe nga aspekti
estetiko-poetik, poezia e Pjetėr Budit (qė kapė diku rreth 3000
vargje), nuk mbetet mbrapa poezisė sė kohės nė Europė. Skiroi
madje me plot tė drejtė atė e ka radhitur krahas Miltonit dhe
krahas poetit Andreini, qė tė dy poetė tė shek. XVII dhe autorė
qė janė mbėshtetur nė historinė biblike.[17]
Ėshtė konstatuar me tė drejtė se askush
nuk mund tė mohojė se aspektizmi mė i rrebtė nuk arrin tė
fshehė nė vargjet e Pjetėr Budit aspiratat e tija politike e
kombėtare, derisa duket qartė se ai ndonjėherė nė mėkatin
dhe nė djallin shikon dhe mallėkon Turkun e errejtur, shkelėsin
e Atdheut tė tij. Dhe nė tė vėrtetė ai qortim e kushtrim, qė
Budi u drejton bashkatdhetarėve pėr njė jetė tė pastėr, pėr
qėndresė nė virtyt, lutjet e vazhdueshme pėr lirim nga gjendja
e mjerueshme, shprehin realitetin e idhėt tė kohės dhe dėshiron
pėr njė jetė tė lirė.[18] i ndikuar nga poezia europiane si edhe nga poezia e traditės letrare
hasjane, veēmas nga Dita
e Gjyqit e Atė Pal Hasit, Pjetėr Budi ka kėrkuar ndėr
vargjet mė tė bukura, qė i njohim nė poezinė e asaj kohe. Dy
poemat e Doktrinės sė Budit, veēmas:
Ajo ditė me meni, tė cilėn nė fragmente e gjejmė te
Buzuku dhe mė vonė te Bogdani, nuke gjėjmė vetėm me pėrmbajtjen
e ngushtė filozofike tė Biblės, pėrkthimin integral tė sė
cilės nė shqipet pėr herė tė parė, nė botim tė Reaksisė sė
Dritės, na e ka dhuruar Dom Simon FILIPAJ.[19] Por kur jemi te poezia: Ajo
ditė me meni, e
Pjetėr Budit vlen tė theksohet se nė tė, por edhe nė vargjet
e tjera, kemi njė shpėrthim tė fuqishėm poetik, me pėrmbajtje
biblike tė gėrshėtuar edhe me pėrmbajtje patriotike. Duke e
lexuar me vemendje poezinė e Budit, qė ėshtė doktrinė nė
vargje, si dhe vargjet fort tė bukura:
Ajo ditė me meni
Qi tė vijė ndė e vonė
Kėtė shekull tė zi,
Ta diegė e ta pėrvėlojnė,
kuptojmė se ai ka kėnduar njė tematikė biblike, nė formė
popullore-artistike. Dhe vleė me vete vjerrshat e Budit i bėn,
para se gjithash, fakti se ato janė shkruar shqip e me tematikė
univerzale, qė intelektuali i kohės ka mund ti lexonte nė
gjuhė tė tjera. E gėrshetuar me elemente tė krijimtarisė
popullore, me pėrmbajtje bibliko-filozofike, poezia e Budit ka diēka
qė lidhet me rrethanat, me kushtet historike, me tendencat e kohės.[20] Kėsodore, prandaj ajo shėnon njė etapė tė re nė zhvillimin e letėrsisė
kishtare nė veēanti, e nė nė letėrsinė shqipe neė pėrgjithėsi.
Nė shek. XVII nė kėto treva ka jetuar dhe ka vepruar edhe Imzot Pjetėr
Bogdani (1630-1689), njėri nga doktorėt e parė tė shkencave
filozofike dhe teologjike. Vepra e tij madhore, Cuneus
Prophetarum (Ēeta e profetėve), botuar mė 1685, nė
Padovė tė Italisė, ėshtė bėrė me kohė e njohur nė mbarė
Europėn. Kjo vepėr, e cila ka vlerė tė pakontestueshme
teologjike,filozofike, gjuhėsore, letrare, pedagogjike, etike e
psikologjike, ėshtė njė Krue
i gjallė, thėnė metaforikisht, ku mendja dhe shpirti ynė
do tė gjejė kėnaqėsi dhe shqetėsim intelekual, ku shumėkush
mund tė marrė e nuk do tė shterret lehtė, farė ėshtė cilėsi
dhe vlerėsi e veprave tė mėdha e komplete qė bėjnė jetė nė
kohė, qė qėndrojnė fort me tematikėn dhe poetikėn e vet. Ėshtė
kjo, siē ka theksuar me tė drejtė Ibrahim Rrugova, vepėr bazė
nė humanistikėn shqiptare.[21] Vepra e Pjetėr Bogdanit, Ēeta e
profetėve, pėrgjigjet konceptit organizativ tė Biblės. Sė
pari libri ėshtė i ndarė nė dy pjesė, ashtu siē ėshtė e
ndarė edhe Bibla nė Dhjatėn e Vjetėr dhe Dhjatės sė Re, e kėtu
Cuneus prophetarum
dhe De vita Iesu Christi salvatore mundi,
qė nė titullin e
pėrgjithshėm tė librit dalin si titull i vetėm e tij. Pjesa e
parė e librit ėshtė njė traktat filozofik e shkencor nė kuadėr
tė teologjisė, ndėrsa pjesa e dytė i kushtohet kryesisht jetės
sė Jezu Krishtit qė nga gjeneza deri te rishfaqja e tij. E gjithė
vepra e Bogdanit ėshtė njė praktikė filozofike, njė filozofim
i pasur dhe i thelluar me argumente mbi krijimin marrė nė
kuptimin mė tė gjerė dhe mbi jetėn dhe pėrvojėn njerozore nė
planin e vendosjes dhe tė shqyrtimit transcedental.[22]
Kur jemi te vepra e Bogdanit vlen tė theksohet se momenti patriotik dhe
humanist i Pjetėr Bogdanit dhe i veprės sė tij, si dhe pėrcaktimi
i tij nė luftė konsekuente kundėr turqėve, sidomos nė fushėn
e angazhimit dhe tė organizmit tė kėsaj rezistence, ka frymėzuar
poetė tanė dhe tė huaj qė ta krahasojnė kėtė shkrimtar dhe
humanist tė madh tė Europės Juglindore me Gjergj Kastriotin dhe
me epokėn e tij tė lavdishme:
Trimėria dhe mirėsia e Gjergj Kastriotit
dhe Pjetėr Bogdanit gjithė botės i ėshtė
e njohur:
ai nė luftė bėri vepra tė mėdha,
kurse ti tani nė fushėn e dijes
(P. Rikeiardi)
Ky korife i shkencės dhe arteve shqiptare,[23]
ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme edhe nė krijimin e poezisė shqipe
duke shprehur, pėrmes saj, koncepte dhe ide filozofike e
shkencore. nė shkallėn e IV tė veprės sė tij, Pjetėr Bogdani
ka dhėnė njė cikėl tė tėrė poezish me titull: Jeta
e dhetė Sibilave dhe kėngėt e tyre,[24]
qė
nė njėfarė mėnyre janė vazhdimėsi e profecive tė profetėve.
Pėrmes kėtij cikli poetik del prefigurimi i Sibilave mbi disa
elemente tė jetės dhe veprės sė Krishtit, qė do tė gjejė
trajtim tė meritueshėm ehe nė veprėn: Shpėrblyesi
i botės ase Jeta e Jezu Krishtit tė Atė Shtjefėn Gjeēovit
tė cilėn e botio Drita (Ferizaj) pėr tė parėn herė (1993),
por edhe nė veprėn mė tė re: Jezu Krishti e vėrteta ėr tė gjithė (1994) tė Dom Pren Kolajt,[25] vepra kėto tė njė frymzimi gjithsesi europian. Por kur jemi te cikli i
poezive: Jeta e dhjetė Sibilave dhe Kėngėt e tyre, le tė
theksojmė se aty P. Bogdani ka kėnduar nė mėnyrė tėperfeksionuar
poetike, me plot elemente biblik-filozofike ėshtė kėnduar Jeta
e Krishtit prej lindjes deri nė vdekje. prandaj nė qendėr tė kėsaj
filozofie bibliko-poetike, prej nga mund tė jenė frymėzuar
mbase edhe Atė Shtjefėn Gjeēovi, Imzot Frano Illia, Dom Pren
Kolae ndonjė tjetėr, ėshtė edeja pėr tė Mirėn, pėr tė Vėrtetėn,
pėr tė Drejtėn. nė kėtė cikėl poezish tė Pjetėr Bogdanit,
por, kemi figura mė tė bukurat nė poezinė shqipe. Shembuj tė
shumtė flasin pėr gjuhėn e formuar poetike tė Bogdanit:
Elementet poetike flasin se janė tė gėrshetuara nė njė
trinomi: e bukura e natyrės, harmonia e pėrgjithshme nė suaza tė
kozmologjisė teologjike dhe e bukura shpirtėrore (virtyti). Qė
tė tre kėta pėbėrės tė poetikės sė Bogdanit janė shkrirė
nė njė gjuhė poetike autonome qė ėshtė ajo e gjithė veprės
sė Bogdanit.
Nuk mund tė bėhet fjalė pėr Rrugėt
e zhillimit tė letėrsisė shqipe nė Kosovė e tė mos pėrmendet
edhe Dom Lukė Bogdani (shek XVII) dhe poezia e tij e njohur
kushtuar Pjetėr Bogdanit.[26] Si poet i frymės rilindėse tė renesansės shqiptare, Lukė Bogdani me
zotėsitė pashoqe sintetizuese e ka lidhė tė kaluarėn e largėt
historike, atė tė kohės sė Lekės sė Madh me kohė e Gjergj
kastriotit dhe me kohėn e autorit.[27] Poezia e tij paraqitet me interes tė veēantė, qoftė pėr elementet e
pėrmbajtjes, qoftė pėr rrjedhshmėrinė e vargjeve qė ka.
Kujtimi i Gjergj Kastriotit, si simbol i qėndresės sė popullit
shqiptar kundėr skllavizmit turk, ėshtė i gjallė. Poetinė
fjalė e pėrmend atė me krenari: Skėnderbeu shitoi Mbėretnė (e goditi keq Sulltanin).[28] Poezia e Lukė Bogdanit hapet me vargjet:
Duel nGurit bukuria
Zana si nji sute naltė,
Qi skish mbrenda VENECIA
Bė PASHTRIKUT mur Maltė.
Siē ka vlerėsuar edhe I. Rugova,[29][29] kėtu ėshtė fjala pėr njė figurė mitologjike popullore, qė nė
gjuhėn popullore del si arketip i tė bukurės, e qė kėtu poeti
e nxjerr prej gurit, qė ėshtė element real i vendlindjes sė
tij, dhe tė Bogdanit-Hasit tė Gurit. Pastaj kėsaj figure, Zanės,
ia kundėrvė dy toposeve reale Venedikut, si sinonim i begatisė
dhe bukurisė mesjetare dhe Pashtrikun, qė ėshtė i pasur dhe i
banuar prej njė kėso bukurie. Kėshtu konceptit tė civilizimit
evropian-Venedikut, qė mund tė komentohet edhe kėshtu, ia kundėrvė
kkonceptin e njė civilizimi tjetėr, Pashtrikun, se edhe ky e ka
civilizimin, se edhe ky e ka civilizimin, begatinė dhe bukurinė
e vet. Pra kėtu e kemi atė problemin e vazhdueshėm midis
autentikės dhe tė jashtme, po jo nė kuptimin mohues tė sė dytės.[30]
Poezia e Lukė Bogdanit, tė cilėn e ka ēmuar lart edhe Faik Konica,[31], ėshtė, nė bazė tė elementeve tė saja poetike dhe tematika
autentike dhe autoktone, ndėr krijimet mė tė bukura nė poezinė
tonė.[32] Ēėshtė e vėrteta, poezia e Pjetėr Bogdanit si dhe ajo e e Lukė
Bogdanit, siē ka vlerėsuar edhe Dh. S. Shuteriqi,[33 ėshtė dėshmi e gjallė e njė veprimtarie pak a shumė tė gjerė
poetike nė Kosovė dhe mė gjerė nė shek. XVII.
Nė periudhėn e mėvonshme (shek. XVIII) si punonjės i shquar nė fushėn
e gjuhės dhe tė kulturės shqiptare nė Kosovė dhe mė gjėrė,
pėrmendet njė prift tjetėr katolik. Ky ėshtė Gjon Nikollė
Kazazi (1702-1752) nga Gjakova, i cili, siē ka pohuar studiusi
dhe profesori i Albanologjisė nė Univerisitetin e Romės, Namik
Resuli[34], bashkė me Buzukun, Budin, Bardhin e Bogdanin i ka dhėnė dinjitet
shkrimi prozės sonė. Dhe mu nė kohėn kur gjithėkah, tė
thuash, shuhej zjarri i shqipes[35]. Gjon Nikollė kazazi, argjipeshkv i Shkupit, e botoi katekizmin
Doktrina e krishterė, Romė 1743. Kjo vepėr e dalluar nė kohė
tė vet lidhet me letėrsinė shqipe tė periudhės sė mėparshme
dhe ėshtė frymėzuar nga tė njėjtat qėllime: autori ka tė njėjtėn
dashuri pėr gjuhėn shqipe, tė njėjtin kujdes pėr pastėrtinė
e saj si autorėt e shekullit tė kaluar[36], qė bėnė pėrpjekje kėmbėngulėse pėr t'iu pėrballuar orvatjeve
intensive asimiluese tė pushtetit osman.
Doktrina e krishterė
e kazazit si dhe krijimet e tjera tė shquara T'asaj kohe (shek.
XV-XVI-XVII) kanė mund tė lindinnga njė lėvizje e vėrtetė
letrare dhe me cilėsi artistike, qė abjektivisht, me frymėn e
qytetėrimit europian si dhe me frymėn e qytetėrimit autokton qė
kishin, iu kanė kundėrvėnė kulturės dhe letėrsisė shqipe tė
proveniensės islame qė, siē ka pohuar me tė drejtė edhe
studiuesi ynė Injac Zamputi[37], paraqet njė stagnim, kthesė prapa nė ndėrgjegjėn kombėtare, do
thoshim. Sepse letėrsia e bejtejxhinjve, qė ishte thellėsisht e
ndikuar nga gjuha dhe letėrsia e pushtuesit[38], nė tendencėn e vet tė pėrgjithshme ishte njė trup i huaj nė
kulturėn dh letėrsinė shqiptare. Ajo, pra letėrsia e
bejtexhinjve e proveniensės islame, disa reflekse tė sė cilės
i hasim edhe nė Kosovė, qėndroi mė shumė larg halleve dhe
shqetėsimeve tė mėdha tė popullit dhe pati lidhje tė pakta me
qėndresėn kundėr zgjedhės turke.[39]
Mė shumė se njėqind vjet mė vonė, pas Gjon Nikollė Kazazit, qė
njihet edhe si zbuluesi i Mesharit (1555) tė Gjon Buzukut, me
fjalėt e shkruar nė gjuhėn shqipe nė Kosovė paraqitet edhe
prifti katolik shqiptar nga Peja, Dom Ndue Bytyqi (1847-1917), qė
me tė drejtė ėshtė quajtur »Bilbili i Kosovės«[40][. Ky ėshtė i pari midis tė parėve poetė tė Fillimeve tė Rilindjes
kombėtare. Ėshtė i njohur pėrkthimi i tij Psalmet e Davidit
nė gjuhėn shqipe. Por janė me rėndėsi tė veēanta poezitė e
tija patriotike, nga tė cilat mė e njohura ėshtė poezia Atdheu,
e botuar nė Shkodėr nė vitin 1877 pranė poezisė Vaji i
bylbylit, tė
poetit mė tė madh tė rilindjes, Dom Ndre Mjedjės. Poeti Dom
Ndue Bytyqi ėshtė dalluar pėr saktėsinė e vargut dhe si njė
nga lėruesit e parė tė tingėllimit nė shekullin e kaluar. Si
poet ai ka shėnuar kthes nė krijimtarinė artistike tė viteve
ne prag tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878) duke kontribuar
njėkohėsisht, jo vetėm nė zgjimin dhe forcimin e ndėrgjegjės
komėtare, por edhe nė lidhjen midis fazės sė dytė dhe tė
tretė tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Ndonėse i »harruar«
nė Historinė e letėrsisė shqiptare, Dom Ndue Bytyqi, duke pėrdorur
nė krijimtarinė e tij poetike pėrbėrės qė dallojnė
klasicizmin, romantizmin dhe realizmin, ėshtė bėrė, qiē ka
pohuar me tė drejtė edhe Rexhep Qosja[41], paralajmėrues i tė tri prirjeve stilistike, qė do ta karakterizojnė
periudhėn e pėrbashkėsisė sė stileve. I ndikuar thellė nga
poezia shqipe e traditės si dhe nga poezia e pasur europiane, veēmas
nga poezia e pasur gjermane, Dom Ndue Bytyqi ka mund t'i japė
poezisė shqipe nė Kosovė dhe mė gjėrė disa nga krijimet mė
tė bukura, duke e pasuruar atė jo vetėm me pėrmbajtjen
patriotike, por edhe me figura, masė e rima tė ndryshme. Jo vetėm
nė poezitė LUGATI dhe KASTIGIMI, por edhe nė poezitė ĒOBAJT,
BARKAXHIA dhe PESHKAXHIA, qė shquhen me tė dhėna realiste, kemi
njė jehonė tė madhe tė poezisė romantike europiane.
Nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, nė Kosovė ėshtė
shquar patrioti e martiri i Fesė e Kombit, Atė Shtjefėn Gjeēovi,
tė cilin Faik Konica e ka vlerėsuar si si njėrin nga njerėzit
mė tė lartė qė ka pasur Shqipėria[42], ka njė prodhim tė madh letraro-shkencor, njė trashėgim qė rralė
kush e ka lėnė nga njerėzit tanė tė kulturės e tė shkencės.
Ai, siē ka pohuar edhe studiuesi Rrok Zajzi[43] ėshtė dalluar kryesisht pėr veprimtarinė e tij nė fushėn e
arsimi
t
dhe tė edukimit kombėtar, tė letėrsisė artistike dhe tė
shkencave albanologjike. Njeri me horizont tė gjėrė kulturor,
njohės i thellė i letėrsisė klasike dhe i letėrsisė sė
Rilindjes europiane, Gjeēovi ka lėnė njė varg veprqash edhe nė
fushėn e letėrsisė artistike, ku motivi qėndror nė shumicėn
e veprave tė tij letrare, qe ndjenja kombėtare, pėr ēka edhe
ra fli nė lterin e kosovės, nė lterin e Atdheut.
Meqenėse shumica e veprave tė Gjeēovit janė
tė njohura pėr opinioin tonė, unė kėtu do tė ndalem, nė mėnyrė
tė veēantė, te vepra e tij e fundit: Shpėrblesi
i botės ase Jeta e Jezu Krishtit, tė cilėn me 1993, e ka
botuar Redaksia e Dritės, Ferizaj (e shtypur nė Bergamo, Itali).
Kjo vepėr, mbase vepra e fundit e Gjeēovit, edhe pse e pambaruar
pėr shkak tė vrasjes tragjike tė tij, ėshtė njė kurorėzim i
bukur nė letėrsinė shqipe tė Kosovės! Ėshtė kjo njė vepėr
shumė e rėndėsishme dhe e mbrojtur me shumė vlera e cilėsi
biblike, etike, sociologjike, sociopsikologjike, filozofike,
letrare, gjuhėsore, etj. Kėtė vepėr e bėnė edhe mė madhėshtore
shprehja e fuqishme teologjike-biblike, aspektet dhe elementet
diturore-filozofike, letrare, etj. Vlera e kėsaj vepre, pra, ėshtė
e shumėfisht. Sepse, sė pari kemi edhe njė vepėr deri tash tė
panjohur tė Atė Shtjefėn Gjeēovit, qė shpėtoi nga plihuri i
harrėsės nė saje tė kujdesit shembullor tė Imzot Nikė Prelės.
Sė dyti, e kemi edhe njė vepėr tė njė krijuesi tė madh, qė
ėshtė mbėshtetur fuqimisht nė pėrvojėn krijuese tė traditės
letrare shqiptare dhe europiane. Dhe sė treti, Atė Shtjefėn Gjeēovi,
duke shkruar kėtė vepėr, deshi tė pėrtėrijė traditėn e
shkelqyeshme tė shkrimit shqip nė kėto anė dhe atė sipas
shembullit tė Pjetėr Bogdanit duke krijuar kėsodore, natyrisht,
njė vepėr tė re, origjinale e tė mbėshtetur nė baza tė
forta biblike, teologjike, filozofike e letrare-stilistike tė
traditės »letrare hasjane« si do tė shprehej edhe Prof. DH. S.
Shuteriqi.
Nė librin Shpėrblesi
i botės ase Jeta e Jezu Krishtit, tė Atė Gjeēovit dallojmė
dy probleme, tė cilat do t'i pėrkisnin domenit tė tematikės
bilbike: sajimi i librit sipas njė logjike tė kompozicionit, mbėshtetja
e tė cilit gjendet kryesisht nė vijėn kontinuale tematike dhe sė
dyti, degėzimi tematik, qė nėnkuptohet si gherėsi temash qė
trajtohen, nduarndyrshmėri problemesh e preukopimesh. Sipas tė
parės na del se libri ndjek njė logjikė tė pėrcaktuar mirė tė
ndėrtimit kompozicional, sepse kemi gjashtė njėsi tematike. Atė
Gjeēovi ka inkuadruar pėrmes paraqitjes sė Jetės dhe veprės sė
Jezu Krishtit aq motive e preokupime, sa kėtu nuk mund tė pėrmbyllen
me shembuj e skema strikte tematike, porse lidhen mes vete mė
shumė pėr nga komponentat e tjera. Por problemi jetė-vdekje dhe
sėrish jetė, ēėshtjet metafitike tė ekzistencės, dhembja,
dyshimi, vetėmia e shpresa shfaqet si njė temė bazė. Kjo vepėr
ėshtė dėshmi e gjallė se Atė Gjeēovi e kishte mėnyrėn e
vet tė sjkrimit, ritmin e fjalės, gjuhėn e kulluar shqipe. Kėto
komponenete nė fakt pėrbėjnė edhe palcin gjuhėsor tė veprės
nė fjalė, me tė cilėn Atė Gjeēovi porsi paraardhėsit e tij
qė nga shek. i IV e kėtej deshi ta ruajė klahjen europiane tė
zhvillimit tė letėrsisė shqipe nė Kosovė dhe mė gjerė.
Prandaj pohimet se letėrsia jonė ėshtė e vonshme (Sabri Hamiti)[44], se letėrsia jonė ėshtė europizuar vonė (Rexhep Qosja)[45], janė tė pabaza, tė paqėndrueshme. Janė tė pėqėndrushme, sepse
letėrsia jonė, edhe ajo e Kosovės, qė u zhvillua brenda traditės
kishtare iliro-shqiptare nė Kosovė, dhe veēanėrisht veprat qė
u krijuan qė nga shekulli XIV e kėtej e deri nė shekullin XX,
kur e kemi edhe veprėn Shpėrblesi i botės ase Jeta e Jezu Krishtit tė Atė Gjeēovit por
edhe pėrkthimin e shkėlqyeshėm e integral tė Biblės nė
shqipet nda Dom Simon Filipaj, etj, krahas frymės sė qytetėrimit
europian kanė ruajtur edhe frymėn e qytetėrimit autokton duke
kontribuar, kur e kur edhe nė mėnyrė vendimtare, jo vetėm nė
ruajtjen por edhe nė forcimin e vetėdijės kombėtare brenda dhe
jashtė shtetit iliro-shqiptar[46].
Ēėshtė e vėrteta, nė kohėn e Atė
Gjeēovit, por edhe pas tij, deri nė luftėn e Dytė Botėrore, nė
Kosovė kemi disa shfaqje e reflekse letrare qė pėrfaqėsohen
nga Lazėr Lumezi, Haxhi Lutfi Paēarizi,
Shaip Zurnaxhiu, Hilmi Maliqi, Tahir Luka e ndonjė tjetėr. Kėto
shfyqje apo reflekse letrare, sipas vlerėsimeve tė pėrgjithshme,
nuk kanė ndonjė vlerė tė veēantė nė krahasim me letėrsinė
qė ishte krijuar deri matėherė nė Kosovė.
Vlen tė theksohet se vetėm pas LDB, nė Kosovė u krijuan kushte mė tė
favorshme objektive shqiptare nė pėrmasa mė tė gjera. Rol tė
veJantė nė zhvillimin e letėrsisė shqipe nė Kosovė luajti
revista letrare: Jeta e re , qė zu tė botohet mė 1949 nė
Prishtinė. Kėshtu Prishtina zė tė bėhet qendėr e jetės
letrare dhe kulturore. Nė fillim tė viteve tė 50 nė Kosovė
i kemi edhe veprat e para tė poezisė sė Martin Camajt, Esad
Mekulit, Mark Krasniqit, etj. Kur jemi te letėrsia, ndonėse nė
kushte tė vėshtira okupimi, veprojnė mė se njiqinė poetė,
romansierė, tregimtarė, dramaturgė, publicistė e kritikė
letrare[47], disa prej tė cilėve madje kanė arritur tė afirmohen edhe nė botėn
e jashtme (Ali Podrimja, Rexhep Qosja, Dom Lush Gjergji, etj).
Pas trajtimit dhe shtjellimit tė Rrugėve tė
zhvillimit tė letėrsisė shqipe nė Kosovė, del se ajo ka
arritur tė ruajė, gjatė gjithė zhvillimit tė saj rrokulli, qė
nga Shėn Niketa e deri nė ditėt e sotm, karakterin e vet
europian, perėndimor, kishtar. Ndonėse e krijuar nė kohė, nė
rrethana e kushte tė ndryshme okupuese (osmane, sllave, etj), letėrsia
shqipe e Kosovės ka arritur, pra, qė, pėrballė shekujve, tė
ruajė, krahas frymės sė qytetėrimit europian edhe frymėn e
qytetėrimit autokton, duke mbetur, por, gjithnjė brenda rrethit
kulturor europian. Kjo ka mund tė arrihet vetėm pėrmes veprave
tė autorėve siē janė: Shėn Niketa, Martin Segoni, Atė Pal
Hasi, Pjetėr Budi, Lukė Bogdani, Pjetėr Bogdani, Gjon Nikollė
Kazazi, Ndue Bytyqi, Shtjefėn Gjeēovi, Ali Podrimja, rexhep
Qosja, Dom Lush Gjergji, etj.
Mbi tė gjitha, KISHA
KATOLIKE SHQIPTARE e ruajti origjinalitetin e letėrsisė
shqiptare.
(Marrė nga http://www.stublla.com)
|
|